• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 14, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Dritan Shkaba” në mes mësuesëve shkodranë në Rrëshen

“Dritan Shkaba” në mes mësuesëve shkodranë në Rrëshen
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…
20
Shares
530
VIEWS

Nga Namik Mehmeti

         Firenze

Ishim një grup mësuesish të rinj që kishim lënë Shkodrën me gjallërine e saj artistike, teatrore e sportive, për të çuar dritën e diturisë në një zonë të vështirë për nga terreni, në Mirditën e Ndrec Ndue Gjoka. Si zakonisht pas mësimit ishte restoranti e bar-kafeja që na grumbullonte së bashku për të kaluar disa çaste çlodhje e biseda nga më të ndryshmet. Ishim jo pak shkodranë, me veteranët Rifat Juka, Kin Bacli, Faik Hoti, familje të persekutuara nga diktatura komuniste, si dhe ne më të rinjtë 20-22 vjeçarët, si Xhelal Haxhi, Fran Xhuka, Ymer Striniqi, Gjovalin Dredhaj, Gjovalin Bajrami, Rudolf Mehilli, etj të shpërndar në katër anët e Mirditës, të gjithë keto me një cen në biografi.

Dhe në një nga ditët e zakonshme monotoninë e bisedave tona e trazoi hyrja në klub e një djaloshi të qeshur, energjik, jo më shumë se 22 vjeç, që u befasua kur u afrua pranë duke ndeshur në një grup shkodranësh që të gjithë e njihnim. Ishte Rikard Larja, me të cilin ishim përshëndetur e shkëmbyer biseda kalimtare në mjediset e gjimnazit, në xhirot tradicionale në Piacën e Shkodres.

Gjithashtu mund të lexoni

Pandotja poetike e shpirtit

“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja G. H. që mbanin frymën të gjithë dhe…”/ Historia e panjohur e një rruge emblemë që s’është më…!

Pasi u përshëndetem, i bëmë vënd në tovolinën tonë  duke kujtuar vitet e rinisë shkollore e universitare. Rikardi sapo ishte dipllomuar në Institutin e Arteve, për të nisur karierën e tij në teatër e kinematografi.

-Sa mirë që paskam shokë me kalu kohën, kemi ardhur për të realizuar një film për Mësuesin e Popullit Ndrec Ndue Gjoka. Regjizori Dhimitër Anagnosti më ka besuar rolin kryesor, atë të Dritan Shkabës. Ështe roli im i parë, kam shumë emocione, pasi duhet dhënë me vërtetësi figura e një mësuesi-nisi bisedën Rikardi.

Ne u ndjemë shumë entuziastë pasi një bashkëqytetar i yni do të ishte në një rol që do të nxirrte në pah vlerat e një armate të madhe në Shqiperi, siç ishin mësuesit, si dhe do të kishim në mesin tonë herë pas here artistin e ri që do të bënte shpejt emër.

-Ky mjedis që gjeta këtu në Rrëshen, sikur po ma lehtëson disi barrën që kam mbi shpin.

-Rikard, i tha një nga koleget, ti në Shkodër je rritur në një familje intelektuale, ku baba yt ka nxjerrë breza të tërë nxanësish dhe mësuesit e rinisë sonë kanë qënë profesorë të shkolluar në Europë, prandaj të shkon ky rol edhe për traditën e qytetit tonë të njohur për artin e kulturën.

-Kështu me fjalë edhe unë them se e kam të lehtë, por është roli i parë dhe me regjizorin Dhimitër Anagnostin nuk  është lojë fjalësh.

Biseda vazhdoi reth këtij angazhimi të Rikardit në rolin e Dritan Shkabës, kur në një moment u shpreh entuziast.

-Na duhen figurant për këtë film, dhe do të zgjedh dy tre veta nga grupi i juaj, por do të bisedoj më parë edhe me eprorët e mi.

-Mos harro edhe këtë ndërtesën përballë, tha Xhelal Haxhi me humor, duke aluduar për Komitetin e Partisë.

Rikardi buzëqeshi dhe na shikoi të gjithëve në sy.

-As që nuk disktutohet kjo gjë, por besoj se …

Nuk e përfundoi bisedën dhe na kërkoi leje për tu larguar se shokët ishin bërë gadi për xhirim, diku në kodrat e Dervenit.

Por tashmë u mësuam që të kishim pranë nesh Rikardin dhe për më tepër thyenim atë monotoninë e prag mbrëmbjes ku nuk mungonte humori shkodran.

Në një nga takimet e radhës Riakardi erdhi entuziast.

-Çdo gjë po shkon mirë, dhe po ju jap lajmin se ramë dakord për figurantët, Xhelalin i cili do të bëjë dy tri prova, si mësues i fiskulturës.

Xhelal Haxhi njihej si volejbollist, basketbollist me Studentin, Vllazninë dhe ishte një familje e njohur sportive, ku profesor Esat Haxhi kishte një jetë me sportin.

Me që unë shkruaja herë pas here në shtypin periodik të atyre viteve realizova dhe intervistën e parë me Rikardin për xhirimet e këtij filmi, intervistë që u botua në gazetën Mësuesi dhe mbeti shumë mirënjohës për këtë vlersim, bile më falenderoi edhe në emër të regjizorit.

Shoku yne Xhelali me ato sekuenca që luajti u bë i njohur në të gjithë Shqipërinë nga Rikardi.

Në vitet që pasuan për ne shkodranët, Rikardi do të mbetej gjithënjë modest, i rrespektuar për bisedat e sinqerta e të ëmbla, duke rrezatuar gjithnjë mirësi e qytetari, dhe duke lënë një trashëgimi të pasur rolesh në teatër e kinematografi.

Do të mbeten në kujtesë edhe takimet që kam rastisur në vitin 1975 kur xhirohej filmi “Rrugicat që kërkonin diell” ku interpretonte edhe djali i xhxhait tim Qemal Mehmeti, aktor në Teatrin Skampa në Elbasan dhe regjizor në shtëpinë e kulturës Kavajë, që të dy i lidhte një shoqëri e sinqertë.

 

 

 

 

Share20TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën

Next Post

Kalendari Historik 20 Maj

Artikuj të ngjashëm

Pandotja poetike e shpirtit
Art & Kulture

Pandotja poetike e shpirtit

July 17, 2022
“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja G. H. që mbanin frymën të gjithë dhe…”/ Historia e panjohur e një rruge emblemë që s’është më…!
Art & Kulture

“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja G. H. që mbanin frymën të gjithë dhe…”/ Historia e panjohur e një rruge emblemë që s’është më…!

July 9, 2022
NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN  DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
Art & Kulture

NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…

June 29, 2022
Nga Charlie Chaplin, te Dalton Trumbo, Peter Seeger, etj., / Historia e panjohur e shtatë artistëve të mëdhenj, karriera e të cilëve u rrëzua, nga lista e zezë e Hollywood
Art & Kulture

Nga Charlie Chaplin, te Dalton Trumbo, Peter Seeger, etj., / Historia e panjohur e shtatë artistëve të mëdhenj, karriera e të cilëve u rrëzua, nga lista e zezë e Hollywood

June 19, 2022
“Ju tregoj Beogradin e fëmijrisë time dhe si u ngritëm në protesta kundër Marshallit Tito në ’68-ën, i cili na…”/ Kujtimet e piktores së njohur, që u ‘divorcua’ nga dy prindërit e saj komunistë
Art & Kulture

“Ju tregoj Beogradin e fëmijrisë time dhe si u ngritëm në protesta kundër Marshallit Tito në ’68-ën, i cili na…”/ Kujtimet e piktores së njohur, që u ‘divorcua’ nga dy prindërit e saj komunistë

June 18, 2022
Burgu, arratisja dhe triumfi i Kaso Hoxhës
Art & Kulture

Burgu, arratisja dhe triumfi i Kaso Hoxhës

June 17, 2022
Next Post
Caleknadr

Kalendari Historik 20 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!