• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën

Dëshmia e truprojës: “Enveri në ‘61-in u bë si i çmendur për Pashalimanin, duke thyer xhamat me grushte, kurse në ’74-ën, Ramizi i ra në gjunjë Nexhmijes, duke qarë…”
“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën
“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën
“Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture, por këto janë shumë dhe…”/ Relacioni i ministrit Deljana në ’67-ën
52
Shares
2.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të panjohur më parë, që është nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili i përket vitit 1967 dhe bën fjalë mbi një korrespondencë të Ministrit të Arsimit dhe Kulturës së asaj kohe, Thoma Deljana, me Ramiz Alinë sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, (për sektorin e propagandës dhe artit e kulturës), lidhur me numrin e objekteve të ndryshme të kultit, si kisha, xhamia, manastire, teqe, tyrbe, etj., që ishin deri në atë kohë, në funksion dhe sa prej tyre, do të mbeteshin në ruajtje si monument kulture dhe sa prej tyre, do prisheshin apo do jepeshin për përdorim publik, duke i’u ndryshuar krejtësisht deklinacioni i tyre si objekte kulti. Propozimet dhe sugjerimet e Ministrit të Kulturës së asaj kohe, Thoma Deljana, për Komitetin Qendror dhe Ramiz Alinë, ku nga 1536 objekti kulti që ishin deri në vitin 1967 në gjendje funksionale, nën mbrojtjen e shtetit si monumente kulture ishin vetëm 294, gjë të cilën ai dikaster e shikonte tepër të fryrë dhe i kërkonte udhëheqjes së lartë, që ai të shkurtohej, duke mbetur nën ruajtje vetëm 96 prej tyre?!

               Relacioni i ministrit të Arsimit e Kulturës, Thoma Deljana, për Ramiz Alinë  

                                                      R E L A C I O N

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

 MBI SHKURTIMET E NUMRIT TE MONUMENTEVE FETARE

Deri në fund të vitit të kaluar në Shqipëri funksiononin 1536 godina kulti, të ndara si më poshtë:

  • Kisha ortodokse        600
  • Kisha katolike              31
  • Manastire                      8
  • Teqe bektashinjsh       45 
  • Teqe helvetikesh           2
  • Xhami                         850

Përveç këtyre kishte edhe shumë kisha, xhamia, etj., të cilat qëndronin të mbyllura prej kohësh dhe në to ose nuk kryheshin fare ceremoni fetare ose bëheshin rrallë.

Nga ndërtesat fetare të këtyre dy kategorive, nën mbrojtje të shtetit, si monument kulture, ishin vetëm 294 xhamia, kisha teqe, etj.

Edhe më parë kemi qenë të mendimit se ka patur teprime në caktimin e numrit si monumente të këtyre institucioneve fetare.

Numri prej 294 ka qenë i madh dhe i pa studiuar mirë. Për këtë qëllim, ministria e Arsimit dhe Kulturës ngarkoi një komision për ta ri parë numrin e këtyre monumenteve.

Komisioni në shqyrtimin që i bëri listës së këtyre monumenteve, arriti në përfundim se duhet shkurtuar në masën rreth 70 %, duke lënë kështu në mbrojtje të shtetit vetëm monumentet të ndara si më poshtë:

  • Kisha               66
  • Xhamia           10
  • Teqe                 1
  • Rrënoja godinash të vjetra, dhe shpella 19

Në caktimin e listës së re, të cilat ja bashkëngjitim këtij relacioni, komisioni dhe kolegjiumi i Ministrisë ndoqën këto kritere:

Të mbeten si monumente ato institucione fetare që kanë vlerë shumë të madhe historike, kulturale dhe artistike.

Ruhen monumente fetare të periudhës para turke të shekujve XV-XVIII.

Në ruajtjen e monumenteve jemi nisur jo vetëm nga periudha e vjetërsisë, por në radhë të parë nga rëndësia e tyre për njohjen dhe studimin e historisë së arteve figurative shqiptare dhe për historinë e kulturës në përgjithësi. Kështu p.sh. nga piktura jonë, në listën që propozojmë janë veprat e Onufrit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, etj.,të cilat i kemi në një numër të vogël.

Piktorët e tjerë që i kemi në shumë kisha janë lënë për t’u ruajtur vetëm në ato institucione fetare ku ata përfaqësojnë më mirë dhe veprat e tyre paraqiten në gjendje më të mirë. E marrë në tërësi, piktura jonë do të përfaqësohet me krijimet e periudhës së lulëzimit më të plotë: për kohën e dekadencës është lënë në listë vetëm ndonjë dhe kjo është bërë për ta patur më të plotë kuadrin e zhvillimit të saj.

Edhe për arkitekturën pothuajse këto kritere janë ndjekur. Janë ruajtur godina kulti që janë karakteristike të një kategorie të caktuar ndërtime dhe stilesh. Ndërtesa që përsëritin njëra tjetrën, janë hequr nga lista be monumenteve. Ka disa monumente të një shekulli, të cilat janë në listë sepse përfaqësojnë tipa të ndryshme arkitekturale.

Në caktimin e listës së re u pat parasysh që këto monumente kulti nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Por ky kriter, siç mund të shikohet edhe nga lista që po ju paraqesim, nuk mund të zbatohej plotësisht. Kështu p.sh. në jug të Shqipërisë ka më shumë monumente se sa në veri, gjë që rrjedh nga rëndësia dhe shtrirja e tyre në këto zona edhe fakti se këto studiuesit tani i njohin më shumë.

Për një pjesë të monumenteve para se të vendosej u bënë sondazhe në vend.

Në përfundim nga shqyrtimi i listës së monumenteve (249) që kemi patur deri tani hiqen 198, nga të cilat 41 jemi të mendimit të jepen, që tani për përdorim publik. Të tjerat, (157) që propozojmë të hiqen nga mbrojtja shtetërore, nuk janë pa vlerë. Megjithëse më pak se të tjerat edhe këto paraqesin vlerë të veçantë për historinë e kulturës sonë, prandaj para se të dorëzohen për përdorim publik, duhet t’u bëhet dokumentacioni përkatës. Dokumentacioni ka rëndësi të madhe për studimet e ardhshme në fushën e historisë së arkitekturës dhe të arteve.

Kryerja e dokumentacionit kërkon që ne të shtojmë forcat (inxhiniere, piktor, skicograf, fotograf etj.) pranë Institutit të Monumenteve dhe sektorit të arteve të Institutit të Histori-Gjuhësi, kërkon të pajisim ata me aparate të veçanta, filma me ngjyra, filma bardh e zi dhe të angazhojmë edhe disa kuadro të Kinostudios “Shqipëria e Re”, për të bërë filmimin e plotë të të gjithë monumenteve që nuk janë në ruajtje.

Kryerja e dokumentacionit është e lidhur edhe me faktin se në përgjithësi monumentet e kultit janë të njohura pak nga studiuesit tanë. Gjatë dokumentacionit që kërkojmë të bëhet, ne do të mund të saktësojmë më mirë listën, do të japim një gjykim më të drejtë për ruajtjen ose jo të tyre.

Kryerja e dokumentacionit për monumentet që do të hiqen nga mbrojtja shtetërore kërkon kohë. Rretheve do t’u jepen për t’i përdorur ose adoptuar për nevojat e tyre, vetëm në tremujorin e III të vitit 1968. Para kësaj do të jepen pjesërisht ato institucione për të cilat nga ana jonë do të ketë dokumentacion përfundimtar.

Shtojmë se, meqenëse numri i institucioneve fetare që mbeten si monumente më me vlerë të vendit tonë, del detyrë që t’i mirëmbajmë, t’u bëjmë shërbimet e nevojshme dhe t’i kthejmë në qendra të vizitueshme, ku njerëzit tanë të mësojnë për rëndësinë e vlerën historike, kulturale dhe artistike të tyre./Memorie.al

                                           M I N I S T R I

                                        (Thoma Deljana)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

Share52TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 19 Maj

Next Post

"Dritan Shkaba" në mes mësuesëve shkodranë në Rrëshen

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Rrëfim i rrallë aktorit Rikard Ljara: Ju tregoj jetën time larg skenës dhe ekranit…

"Dritan Shkaba" në mes mësuesëve shkodranë në Rrëshen

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!