• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën

“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën
“Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Myrteza Bajraktari thotë se; Tito u tregua trim, që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik, por ai ishte vetëm, sepse…”/ Dëshmitë e bashkëpunëtorit “Ylli”, në ’78-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tridhjetë e një

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Emri Baja, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Ylli”, për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Marrë nga P.Op. Emri Baja

Dhënë nga B.p. “Ylli”

Tiranë më 17.4.1978

      Sekret

                                                         R A P O R T

Burimi njofton se në datën 16.4.1979, u takua me Myrteza Bajraktarin në shtëpinë e këtij të fundit, ku atje po shkonte dhe Idriz Lleshi. Ai pa në shtëpi një skulpturë dhe e pyeti se e kujt ishte. Myrtezai, i tha që është e imja dhe ma ka falur si dhuratë Muntaz Dhrami, në shenjë kujtimi si patriot kosovar që jam.

Më tej ra fjala për Poloninë dhe Myrtezai tha se ata janë popull luftarak, vetëm se njeriu më i poshtër që kanë nxjerrë ka qenë Feliks Xherxhinski që, ka vrarë të gjithë antisovjetikët. Kur po e përcillte burimin, i tha atij se e motra i kishte dhuruar një stilograf “Pelikan”, me gruan e një shoku të tij dhe i kishte dërguar haber Myrtezait, të rrijë atje ku është se mirë është, veç po të dojë të rrezikojë kokën e motrës së tij, të vijë këtej.

Unë mendoj tha Myrtezai se ajo ka shkuar në ambasadën shqiptare në Beograd dhe ka kërkuar largimin tim nga Shqipëria, dhe ata i kanë propozuar që të vihet në shërbim të tyre, si shpërblim për këtë, por ajo thotë që të mos e vë në rrezik kokën e saj.

 “Ylli”

Detyrë: Qëndro më afër me Myrtezain dhe thuaji që ata nuk kanë nevojë për motrën tënde, por duan njerëz me shkollë e me pozitë. Motra jote e ka fjalën për ndonjë gjë tjetër, që ti nuk e kupton. Herë pas here takoje se mos na ikën dhe thuaji që mos të iki pa të të thënë gjë.

Vlerësimi: E dhëna ka vlerë operative pasi, mësojmë se Myrtezai e ka mendjen e ngritur për t’u arratisur.

Masa Operative: Raporti të shtypet dhe të vihet në dosjen e tij. Gjithashtu të shikohen materialet në ngarkim të Idriz Lleshit dhe të pyetet në drejtim të Myrtezait.

                                   Punëtori Operativ

                                      Emri Baja

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Mihallaq Sovjani, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Ylli”, për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit nga baza “Proletari”

Dhënë nga B.p. “Ylli”

Marrë nga P.Op. Mihallaq Sovjani

Baza “Proletari”

        Sekret

                                                                   R A P O R T

Më 12.2.1980

Burimi sipas detyrës u takua me Myrteza Bajraktarin në 9.2.1980, në restorant “Arbëria”, ku u zhvillua biseda e mëposhtme: Lidhur me ngjarjet dhe situatën në Jugosllavi, Myrtezai i tha se “djalli me një këmbë”, nuk e ka të gjatë për shkak të moshës së Titos, dhe një vëlla i tij ka vdekur në të njëjtën mënyrë. Jugosllavia është në gjendje gatishmërie Nr.1. Po kryen shumë arrestime tek filo-sovjetikët dhe e njëjta gjë po ndodh në Kosovë.

Ai e pyeti sesi është puna me Xhemalin, vëllain e Myrtezait. Para një jave tha ai, e mora në telefon dhe më doli e shoqja që më tha se Xhemali është shtruar në spital. Mua nuk më pëlqen kjo gjë sepse, është rrezik për të. Para ca kohësh mora vesh se Xhemali do të caktohej atashe në SHBA-ëS. Gjatë bisedës Myrtezai, më tha se e bija e tij ishte kthyer nga SHBA-ja, pasi kishte marrë diplomën.

Lidhur me riatdhesimin, ai tha se Neziri nuk e mbajti fjalën. Por në vijim i thashë: “Myrteza të gjithë në jetë manovrojnë por, ti manovron ca si tepër. Kohë më parë më the se unë do të riatdhesohem, më pas më the amanet fëmijët, në vijim më the gjëra të tjera, si e shpjegon ti këtë?! Myrtezai u skuq dhe tha se: njeriut i lejohet të manovrojë sipas rrethanave pasi, mua më futën në burg dhe më lanë pa punë për 4 vjet.

Ai është i pakënaqur me dënimin që i bënë, pasi dhe dëshmitarët ishin të rremë dhe dokumentet e falsifikuara. Ata më kërkuan të dal dëshmitar për Kapllan Resulin por, unë jam burrë dhe nuk e bëj dot atë. Më poshtë e pyeta për Abdurrahmanin dhe i thashë që ta pinim një gotë, por ai më tha që Abdurrahmani nuk pi dhe nuk shoqërohet me njeri veç meje. Kur e pyeta se çfarë do ishe bërë po të kishe qëndruar në Gostivar, më tha që mund të kisha zënë një post pasi, miku im me mbiemër Pustina, ishte bërë Shef i Dhomës së Tregtisë në Federatë.

Në vijim Myrtezai tha se: Tito ishte trim që kundërshtoi hegjemonizmin sovjetik por, atëherë ishte vetëm. Në atë kohë hidheshin diversantë nga Shqipëria, Hungaria, Rumania, e Bullgaria, por ai qëndroi në këmbë. Gjatë bisedës për Ahmetin, Myrtezai më tha se nuk e kishte harruar dhe se i kishte shkuar në burg por, kohët e fundit Ahmeti e kishte humbur. Po atë ditë Myrtezai i dha burimit një orë grash “Darvil”, për t’ja shitur 1000 lekë.

                                       “Ylli”

Detyrë: B.p. ju dha si detyrë që problemet që lindin, t’i bisedojë më hollësisht me Myrtezain pasi, nga bisedat e përgjithshme, nuk del figura e qartë e objektit.

Vlerësim: E dhëna ka vlera operative pasi, Myrtezai është i pakënaqur dhe vlerëson Titon. Madje ai, po të kishte qenë në Jugosllavi, do të kishte zënë punë të mirë, etj. Gjithashtu ai, nuk zgjerohet më në biseda me B.p.

Masa Operative: E dhëna të shtypet në dy kopje dhe të vendoset në dosjen e Myrtezait. Gjithashtu të nxirret një ekstrakt dhe për Ahmetin.

                                      Puntori Operativ

                                      Mihallaq Sovjani

Dokumenti sekret i hartuar nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës, ku është zbardhur biseda që është regjistruar me T.O. (teknikë operative, përgjues), në ambientet e restorant “Arbëria” në Tiranë, ndërmjet Myrteza Bajraktarit dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Ylli”

Ministria e Punëve të Brendshme                                                              Sekret

Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë                                          Ekzemplar i vetëm

Nr. 8 

Grupi i II-të

                                                              Tiranë në 13.2.1980

Legjenda: O – Myrteza Bajraktari, B – B.p. “Ylli”

Ndalohet riprodhimi 

Informacion i T.O. mbi bisedat e zhvilluara ndërmjet objektit Myrteza Bajraktari dhe B.p. “Ylli”, bërë në restorant “Arbëria” në datën 9.11.1980.

Shënim: Objekti është në vazhdim të një bisede për një drejtor që është në Arbanë dhe thotë:

B – Hë?!

O – Ai qen bir qeni, që është atje në Arbanë, drejtori i Kimetes, njeri shumë i përciptë dhe ky Nauni, nuk duhet të jetë ndonjë kapacitet. Duhet të jetë njeri me kapacitet të kufizuar, përderisa ka shoqëri me atë.

B – Ka shoqëri ky?!

O – Po, me drejtorin e Kimetes.

B – Me drejtorin, ë…?!

O – Po po ai, është djalë i ri.

B – Po.

O – Ka qenë fejuar me atë vajzën që ka qenë në Paris. Ajo e ndau dhe punon me Lumen, atje në Komitetin për marrëdhëniet me Botën e Jashtme.

B – Kush është kjo ore…?!

O – Ka qenë 6 vjet në Paris për specializim gjuhe.

B – Me mik të fortë?!

O – Ka qenë fejuar me të, por më në fund, ajo u bind se nuk mund të bënte jetë me të. Njeri shumë i poshtër por, nga forca e zakonit, e ka shtyrë si fejesë. U nda dhe u martua me një tjetër kjo ndërsa ai, u fejua me ……….. të Kinematografisë sonë… (qesh).

B – Po pse qeshe…?!

O – Jo, se nuk është e keqe ajo, por ky ka bërë ca gafa atje në shkollë. Ca gafa që nuk mund t’i bëj një drejtor, p.sh., në zbor, nuk ka shënuar por, ka marrë rrogë të plotë, shkelje financiare.

B – Po pse si të duken ty këto gjëra…?!

O –  Shkelje të rënda.

B – Ti bëjmë, unë e ti këto, na lidhin.

O – Janë shumë të rënda.

B – Hë…?!

O – Thonë që ka qenë njeri si imoral, se njeri po të gjej vend ordiner po, e për shumë gjëra është fajtor.

B – Të isha unë, nuk do e lija.

O – E di, e di, se ti je i ndershëm.

B – Të betohem, hë…?!

O – Kur kam biseduar unë me një njeri, i kam vajtur në shtëpi, dhe i ati i ka punuar në Ministrinë e Brendshme dhe tani është me përgjegjësi në Uzinën Traktori. Dhe i thashë e njeh filanin e filanin. Posi më tha i kam pasur shokë, dhe më foli për kujdesin për gruan.

B – Hë…?!

O – Se ishte koha që kishim dërguar karakteristikat dhe prisnim që ajo të vinte këtu. Na kishin premtuar që kjo punë kishte marrë fund. Ndërhyri Muntazi dhe i tha Riza Hajroja se, kjo punë nuk bëhet sivjet. Sivjet erdhi Naumi e, kështu me radhë. Ky i bën presion Kimetes që ta mbarojë këtë punë për tre ditë. (Objekti i tregon për mosmarrëveshjet e gruas së tij me drejtorin e shkollës për çështjen e transferimit në qytet).

B – Si thua, është koha që t’i shkojmë Naumit apo jo?!

O – Për mendimin tim nuk bën gabim ti shkosh dhe atij dhe Engjëllit. Po në fillim, të shkosh te Engjëlli dhe ai të përgatisë terrenin. Që ai të thotë se ja për hatër të Engjëllit, e bëra, pra që të bëhet kjo punë.

B – Po.

O – Ashtu kam menduar edhe unë.

B – Kështu që brenda kësaj jave të bisedosh.

O – Më tha ai, që kështu si Engjëlli më ka folur Zëvendës Ministri i Brendshëm, me këtë pjekuri. D.m.th., më ka konsideruar të riatdhesuar.

B – Hë, hë?!

O – Se ai nuk është për atë shkollë. Me atë shkollë që ka ai, është për një pozitë më me rëndësi.

B – Po, po.

O – E kupton tani, unë them vetëm esencën që, ti di ta shtjellosh.

B – Po (më pas kalojnë në biseda për punë pijesh pa ndonjë interes operativ).

B – Po mirë ishte ajo, atë natë që fole ti ?!

O – Cila?!

B – E more është një që e ke ti, ça e ke?!

O – Po, po. Ajo ishte që unë munda të flas ashtu, megjithatë 700 lekë pagova.

B – Sa është një bisedë?!

O – Një bisedë tre minuta, është 300 lekë.

B – Një pulë.

O – (Qesh) po një pulë. Ajo e shkreta kunata, shumë grua me edukatë….! Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Maj 2022

Next Post

Dëshmia tragjike: “Avokati Koço Dilo, na tregoi se Galipin e kishte parë në ’47-ën, në bodrumet e Sigurimit te ‘Shtëpia me gjethe’, nga ku më pas e dogjën…”/ Historia e dhimbshme, e sportistit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Dëshmia tragjike: “Avokati Koço Dilo, na tregoi se Galipin e kishte parë në ’47-ën, në bodrumet e Sigurimit te ‘Shtëpia me gjethe’, nga ku më pas e dogjën…”/ Historia e dhimbshme, e sportistit të famshëm

Dëshmia tragjike: “Avokati Koço Dilo, na tregoi se Galipin e kishte parë në ’47-ën, në bodrumet e Sigurimit te ‘Shtëpia me gjethe’, nga ku më pas e dogjën…”/ Historia e dhimbshme, e sportistit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!