• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e vajzës së ish-shefit të Policisë së Tiranës: “Si më mbajtën peng komunistët për 24 orë në bazën e tyre, ku…”

“Si e rrëmbyem unë dhe vëllai im, vajzën 12 vjeçare të Man Kukaleshit, shefit të Policisë Tiranës, që të na lironte…”/ Dëshmia e rrallë e ish-komunistes: ja kush urdhëroi

42
Shares
4k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur dhe të bujshme të ndodhur në Tiranë në 7 tetorin e vitit 1942, ku gueriljet komuniste të kryeqytetit, pas urdhrit të krerëve kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare, kryen aksionin e rrëmbimit të vajzës 12 vjeçare, të Shefit të Policisë së Tiranës, Man Kukaleshi, duke e mbajtur atë peng për 24 orë në shtëpinë e Shaban Vrapit, në Rrugën “Fortuzi”, në shenjë presioni që ai të ndërhynte dhe të lironte nga burgu komunistin, Shyqëri Ishmi, që pritej të ekzekutohej ato ditë nga autoritetet italiane. Dëshmia e rrallë e Ikbale Kukaleshit, lidhur me atë ngjarje të largët, që tmerroi familjen e saj dhe vuri në alarm qeverinë e kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, për aksionin e dy komunistëve të njohur, Sabaudin Gabrani (“Hero i Popullit”) dhe Tonin Jakova, të cilët e realizuan me ndihmën e familjes Çorati, që Kukaleshët i kishin fqinjë dhe mik shtëpie, si dhe “garancinë” që dha miku i familjes së tyre, Myslym Peza, kur vëllai i Man Kukaleshit, shkoi në Pezë, për t’i kërkuar ndihmë lidhur me atë që kishte ndodhur, duke i thënë atij se: “po t’i ndodhte gjë vajzës, ai do vriste me dorën e tij 100 partizanë”.

Në shkrimin e botuar në numrin e djeshëm të Memorie.al nëpërmjet rrëfimit të znj. Vanda Çorati, u njohëm me ngjarjen e bujshme të vitit 1942, kur gueriljet komuniste të Tiranës të drejtuar nga Agron Çorati, rrëmbyen vajzën 12-vjeçare të Shefit të Policisë së Tiranës, Man Kukaleshit, për t’i bërë presion atij, që të lironte Shyqëri Ishmin, një nga komunistët e njësiteve guerile të kryeqytetit, që ishte arrestuar e pritej të ekzekutohej ato ditë nga autoritetet italiane.

Rrëfimi i Bale Kukaleshit, për rrëmbimin e saj nga komunistët

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Ikbale Kukaleshi, vajza e vetme Selman Kukaleshit, Shefit të Policisë së Tiranës në vitet 1940-‘44, kujton atë ngjarje të largët të 8 tetorit të vitit 1942, se si ajo u rrëmbye nga gueriljet komuniste të Tiranës. Ikbale Kukaleshi, një grua me portret fisnik e sillte atë ngjarje në kujtesë, duke thënë se e mbante mënd njësoj sikur t’i kishte ndodhur vetëm një ditë më parë. Ikbale tregonte: “Ka qenë 8 tetori i vitit 1942 dhe unë porsa kisha dalë në rrugën që të shpie tek Pazari i Ri, dëgjova një zë që më thirri në emër. Kur ktheva kokën pashë një person i cili ishte Sabaudin Gabrani, të cilin në atë kohë e njihja vetëm për fytyrë, sepse ai vinte shpesh tek familja e Çoratëve, që banonin ngjitur me shtëpinë tonë. Pasi më foli në emër, Gabrani më tha: Hajde se të kërkon tata në zyrë. Unë u afrova tek makina “Miloçento”, që ishte aty pranë dhe u tërhoqa menjëherë, pasi aty brenda pashë shoferin, të cilin nuk e njihja, por një ditë më parë e kisha parë rastësisht në Rrugën “Fortuzi”, duke rregulluar e lyer makinën. Teksa unë u tërhoqa mbrapsht, një person tjetër që siç mësova më vonë, ishte Tonin Jakova, më tërhoqi me forcë  dhe më futi në makinë. Në atë kohë unë nisa të bërtisja e tmerruar, por Sabaudin Gabrani më mbylli gojën me dorë dhe më pas më futi një shami, që unë të mos kisha mundësi të thërrisja. Pasi m’i lidhën dhe sytë me një shami të madhe, kamionçina u nis me shpejtësi dhe për më shumë se një orë, ata më shëtitën nëpër rrugët e Tiranës, me qëllim që unë të humbisja orientimin dhe të prisnin sa të errej. Gjatë gjithë rrugës, ata nuk më thanë asnjë fjalë, po ashtu dhe unë nuk kisha mundësi të flisja.. Pas më shumë se një ore, ata më zbritën në një shtëpi në rrugën “Fortuzi”, ku banonin vëllezërit, Shaban dhe Lym Vrapi. Aty pa m’i zgjidhur sytë, ata më ulën në një karrige dhe njeri prej tyre, të cilin nga zëri mu duk i njohur, më lidhi duart e këmbët. Teksa ai po më lidhte, unë i thashë: pse po më lidhni, çfarë kam bërë unë?! Gjatë asaj kohe, nëpër Tiranë filluan të dëgjoheshin krisma pushkësh, të cilat nuk pushuan për disa orë. Nga stresi dhe nga lodhja, unë isha bërë si e trullosur dhe kërkova që të më jepnin ujë për të pirë. Ata më dhanë një gotë me limonadë, që them se i kishin hedhur ndonjë ilaç brenda. Gjithë atë natë unë nuk fjeta dot, pasi isha gjysëm e trullosur dhe nga lodhja e tepërt, nuk isha në gjendje të kuptoja bisedat që bëheshin në atë shtëpi. Për t’u kujdesur për mua, ata kishin lënë plakën e shtëpisë, e cila qëndroi gjithë kohën pranë meje. Nga mëngjesi, unë i’u thashë atyre: Pse nuk më lironi mua, unë nuk kam bërë gjë? Ata mu përgjigjën: E dimë se ti nuk ke bërë gjë, por do të lirojmë kur babai yt, të lirojë nga burgu Shyqëri Ishmin. Unë me atë naivitetin e fëmijës, u’a ktheva duke u thënë: Më lironin që të shkoj e t’i them babës, për këtë. Gjatë gjithë asaj dite ata më mbajtën aty në atë dhomë, të lidhur këmbë e duar dhe me sy mbyllur.

Lirimi e kthimi në shtëpi

Pasi vajza 12-vjeçare e Shefit të Policisë së Tiranës, u mbajt për 24 orë peng në bazën e komunistëve në Rrugën “Fortuzi”, ata vendosën që ta lironin dhe e kthyen në shtëpi. Lidhur me këtë Bale Kukaleshi tregonte: “Aty nga mbrëmja kur ishte errur, ata m’i zgjidhën sytë, duke më hequr shaminë dhe më ngjitën letra. Pasi më thanë se po më lironin, më vunë një palë syze të errëta, që të mos dukeshin letrat që më kishin ngjitur në sy dhe më nxorën jashtë duke m’i zgjidhur dhe duart. Aty, Tonin Jakova më hipi mbrapa në biçikletë dhe më porositi, që po të më pyeste njeri rrugës, t’i thoja se po shkoja tek doktori për t’u vizituar. Rrugës nuk takuam njeri dhe Tonini më zbriti e më la në qosh të rrugës tek Selvija, ngjitur me portën e shtëpisë së Xhemal Carës. Pas kësaj, ai iku me shpejtësi së bashku me personin, që na kishte shoqëruar nga pas për gjithë rrugës. Në fillim mezi u orientova, por pastaj u nisa për në shtëpi dhe rrugës, njerëzit të habitur më pyesnin se ku kisha qenë. Një prej tyre ishte goca e Mulletëve, që më tha: Ku ke qenë se ti ke humbur?! Unë i’u përgjigja: ishte tjetër ajo që kishte humbur. Kur erdha në shtëpi, hyra brenda dhe në këtë dhomën që jemi ne këtu, gjeta vetëm nënën Zojen dhe djalin e dajës së saj. Kur më pa mua në derë, nëna shtangu nga habia dhe nuk mu afrua fare. Qazimi, xhaxhai ynë, u hodh përpjetë nga gëzimi dhe më përqafoi. Pas kësaj shtëpia u mbush plot me njerëz, nga fqinjët, të afërmit tanë dhe miq e shokë të babait. Burrat që vinin më përgëzonin duke më thënë: patriotja e babës. Po atë mbrëmje, unë shkova dhe takova babën në Kuesturë, ai më puthi dhe nuk i përmbajti dot lotët. Mbas dy tre ditësh, në shtëpinë tonë erdhën dhe miqtë e ngushtë të babait, si dhe gruaja e Jakomonit, e cila më solli si peshqesh një biçikletë”,

Lym Peza: Do vras 100 partizanë!

Atë natë që Balja u mbajt peng nga komunistët, xhaxhai i tyre, Qazim Kukaleshi (shofer i Kryetarit të Bashkisë, Ymer Fortuzit), shkoi në Pezë për të takuar Myslym Pezën. Lymi ishte mik shtëpie i Kukaleshëve dhe korrieri i tij, flinte vazhdimisht në shtëpinë e tyre. Lidhur me këtë, Balja kujtonte: “Atë natë që më rrëmbyen mua, xhaj Qazimi u bë si i çmendur dhe me auto-veturën e tij, shkoi në të gjithë periferitë e Tiranës ku strehoheshin çetat e partizanëve, për të më kërkuar se mos më mbanin atje. Qazimi shkoi dhe në Pezë, ku Babë Myslymi e mori dhe futi, aty ku ishin duke fjetur partizanët e çetës së tij, për t’i treguar se unë nuk ndodhesha atje. Myslymi i tha xhajës: Mos u boj merak Qazim, se në qoftë se do t’i ndodhë gjë gocës Manit, kam për të pushkatuar me dorën time 101 partizanë. Pas disa kohësh nga kjo ngjarje, u martua xhaja jonë Mustafai dhe ai kishte thirrur në dasëm të gjithë shokët e tij. Bashkë me fëmijët e tjerë, u afrova edhe unë aty, për të parë dhe dëgjuar ahengun, por kur aty në tavolinë pashë Tonin Jakovën, ika në shtëpi si e tmerruar. Kur i thashë xhajë Qazimit se aty ishte njeriu që më kishte rrëmbyer, ai më tha: Lëre mër xhajë se iku ajo punë. Ndonëse unë i kisha njohur ata që më rrëmbyen, babai ynë Mani, nuk mori asnjë masë dhe kurrë nuk dërgoi policët për t’i arrestuar ata. Jo vetëm që baba nuk i ngacmoi komunistë, por ata vinin dhe na provokonin vetë, si Sabaudin Gabrani, që vinte dhe më pyeste se: ku banonin Çoratët”, Përfundon rrëfimin Ikbale Kukaleshi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 1942./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share42TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 17 Qershor

Next Post

Represioni e gjenocidi i bandave zerviste ndaj popullsisë çame, me veprimet shtazarake që nuk u kursyen as gratë, pleqtë dhe fëmijët”/ Reportazhi i gazetës “Bashkimi” në 1945-ën

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Represioni e gjenocidi i bandave zerviste ndaj popullsisë çame, me veprimet shtazarake që nuk u kursyen as gratë, pleqtë dhe fëmijët”/ Reportazhi i gazetës “Bashkimi” në 1945-ën

Represioni e gjenocidi i bandave zerviste ndaj popullsisë çame, me veprimet shtazarake që nuk u kursyen as gratë, pleqtë dhe fëmijët”/ Reportazhi i gazetës “Bashkimi” në 1945-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!