• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988

“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   
“Po të dëgjonim rusët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht ’70, të cilin e vrau Mosadi në Tunizi, në 1988

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al/ Aty nga fundi i korrikut të vitit 1970, në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, mbërriti për një vizitë zyrtare një delegacion i lartë i Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës, apo siç njihje ndryshe “Al Fatah”, i cili kryesohej nga Khalid Al Wazir, krahu i djathtë i Jasaer Arafat-it (zëvendëskryetar dhe bashkëthemelues i “Al Fatah”) i njohur me pseudonimin “Abu Xhihad”, që në hierarkinë e asaj organizate, ishte i zgjedhur edhe si anëtar i udhëheqjes së përgjithshme të Forcave të “AL – ALIFA”. Vizita e delegacionit të lartë të Al-Fatahut në Shqipëri, ishte organizuar prej disa kohësh në mënyrë të fshehtë, nga ana e ambasadës shqiptare në Kajro, sipas kërkesës së bërë nga Jasar Arafat, kreu kryesor i Lëvizjes palestineze. Vetëm dy tre ditë pas mbërritjes së tyre në Shqipëri, më datën 1 gusht, ata u pritën nga vetë kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, në vilën qeveritare në Kodrën e Durrësit (ish-Vila e Mbretit Zog), ku pas bisedimeve të gjata, ai shtroi edhe një drekë në nder të tyre. Bashkë me kryeministrin Mehmet Shehu, në atë takim sekret asistuan edhe ministri Mbrojtjes Popullore dhe zv. kryeministër Beqir Balluku, ministri i Jashtëm Nesti Nase, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, Hito Çako, kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, Shefqet Peçi, etj. 

Tre ditë më pas, (më 3 gusht 1970) delegacionin e lartë palestinez, e priti vetë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në vilën qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në bregdetin e Vlorës, ku asistonin edhe Hysni Kapo, ministri Beqir Balluku, sekretari i parë i Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, zv. ministri i Mbrojtjes Popullore, Rrahman Parllaku, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli, etj.. Pritja që iu bëhej asokohe krerëve kryesorë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës (më vonë u quajt Organizata për Çlirimin e Paltestinës), ishte në vazhdën e ndihmave që Tirana zyrtare u jepte prej vitesh vendeve arabe dhe kryesisht Palestinës, në konfliktin e tyre të armatosur me shtetin e Izraelit, e cila u intensifikua së tepërmi kryesisht pas vitit 1967, kur nisi dhe lufta midis tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin

“Amerikanët, sovjetiket dhe Tito, e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit, por tashmë janë në terren të vështirë, pasi…”/ Fjala e Çu En Lait, në takimin me Enver Hoxhën, mars 1965

Konflikti arabo-izraelit i vitit 1967, i njohur ndryshe si “Lufta Gjashtë Ditore”, nisi më 5 qershor 1967, kur Izraeli kreu një sulm ajror parandalues kundër Egjiptit. Konflikti në fjalë, e kishte zanafillën që gjatë mesit të viteve ’60-të, kur grupet guerile palestineze të mbështetura nga Siria, kryenin sulme të vazhdueshme përtej kufirit izraelit, të cilat pasoheshin me kundërpërgjigje ushtarake nga Izraeli. Tensionet u rritën edhe më shumë nga përpjekjet siriane për të devijuar burimet e ujit në Lartësitë Golan, gjë që kërcënonte furnizimin kryesor me ujë të Izraelit.

Në luftën arabo-izraelite e cila asokohe pati një jehonë të madhe, pasi indirekt aty u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, pati një rol modest edhe Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, e cila që nga ajo kohë dhe më pas, përveç ndihmës financiare apo materiale (stofra, ushqime, medikamente e pajisje mjekësore), që u jepte vendeve arabe, ajo priti dhe stërviti në Shqipëri edhe grupe të ndryshme palestinezësh, (në repartin e Zall-Herrit), kryesisht për luftën guerilje dhe vendosjen e lëndëve plasëse në objekte të ndryshme.

Sa më sipër tashmë prej kohësh këto janë gjëra janë shumë të njohura, në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore me proces-verbalin e takimit të kryeministrit Mehmet Shehu me delegacionin e lartë palestinez, të kryesuar nga Khalid Al Wazir, (të cilin e vrau Mosadi izraelit në Tunizi, në vitin 1988) ku midis të tjerash një vend të veçantë zuri edhe çështja e Çe Guevarës, për të cilin kryeministri shqiptar pati shumë rezerva, madje duke i këshilluar miqtë palestinezë, që të mos bazoheshin në asnjë moment në fjalët dhe idetë e tij. Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet në fjalë, që janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat publikohen për herë të parë me fotot dhe faksimilet përkatëse, nga Memorie.al.

PROCES-VERBALI I TAKIMIT TË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, ME DELEGACION E LARTË PALESTINEZ TË “AL FATAH”, I KRYESUAR NGA KHALID AL WAZIR, I NJOHUR ME PSEUDONIMIN “ABU XHIHAD”, KRAHU I DJATHTË I JASER ARAFAT

                                        B I S E D I M

ZHVILLUAR ME DATËN 1 GUSHT 1970, NË DURRËS, NË PRITJEN QE I BËRI KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE MEHMET SHEHU, DELEGACIONIT TË LËVIZJES PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR TË PALESTINËS (AL-FATAH), KRYESUAR NGA ANËTARI I UDHËHEQJES SË PËRGJITHSHME TË FORCAVE TË AL-ALIFA-së ABU XHIHAD.

Shënimi: U shtyp në 3 kopje: 1 për arkivin e aparatit të Këshillit të Ministrave, 1 për arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe 1 për arkivin personale.

Në pritje merrnin pjesë zëvendëssekretari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, zëvendësekretari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase, ministri dhe zëvendëspresidenti i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së popullit shqiptar, Shefqet Peçi, shefi i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, Hito Çako dhe Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli.

Mbas përshëndetjeve të rastit, u zhvillua kjo bisedë:

MEHMET SHEHU: Ne jemi shumë të gëzuar që erdhët në vendin tonë, në Shqipëri dhe ju urojmë mirëseardhjen.

ABU XHIHAD: Ju faleminderit. Për gjithë anëtaret e delegacionit të Lëvizjes për çlirimin kombëtar të Palestinës, është një nder i madh që na u dha mundësia për të ardhur në vendin tuaj heroik, i cili është kthyer në një bazë të revolucionit për gjithë njerëzit që luftojnë për liri. Pra, Shqipëria si e tillë, nuk ka dyshim, është një mbështetje e luftës sonë popullore dhe për gjithë popujt e tjerë që luftojnë. Edhe para se të vinim këtu, ne e dinim se Shqipëria është bazë e revolucionit, por me ardhjen tonë kjo u konkretizua më shumë. Ky besim dhe këto ndjenja ndaj vendit tuaj, nuk do të shlyhen nga mendja dhe zemra jonë. Kur të kthehemi, ne do t’u flasim shokëve tanë për përshtypjet tona mbi vendin dhe popullin tuaj heroik. Gjatë vizitave që bëmë në Atdheun tuaj, ne pamë me sytë tona se si populli shqiptar, i cili ka luftuar me heroizëm për çlirimin e vendit, tani po punon përsëri me heroizëm për të mirën e socializmit.

MEHMET SHEHU: Ju faleminderit për vizitën që po bëni në vendin tonë, si dhe për fjalët e ngrohta që thatë. Ju thatë se Shqipëria është një bazë e revolucionit. Kjo është e vërtetë, por Shqipëria nuk është baza e vetme e revolucionit. Edhe ju jini bazë e revolucionit, tjetër gjë është se akoma nuk keni çliruar vendin. Pikërisht se jemi të tillë, prandaj e duam njeri tjetrin. Populli dhe Partia jonë kanë një simpati të madhe për luftën që po bën populli i Palestinës. Partia jonë dhe udhëheqësi ynë, shoku Enver Hoxha, na kanë mësuar të ndjekim me vëmendje luftën e popullit tuaj heroik dhe ne e ndjekim atë me interesim të veçantë.

Lufta juaj është me të vërtetë heroike dhe mund të themi se po zhvillohet në kushte më të vështira nga ato të Luftës sonë Nacionalçlirimtare, për arsye se koniunktura ndërkombëtare sot, në krahasim me atë që ekzistonte në kohën kur bëmë ne luftën partizane, është më e ndërlikuar si dhe për faktin se ne luftonim në terrenin tonë, në “shtëpinë tonë”, ndërsa ju luftoni në terren të huaj, sepse një pjesë e popullsisë suaj, ka qenë e detyruar të emigrohet dhe ndodhet jashtë kufijve të atdheut të vet.

Natyrisht këto e komplikojnë situatën, por, megjithëse gjendja është e vështirë, populli juaj lufton dhe po bën një luftë me të vërtetë heroike, një luftë të drejtë revolucionare. Pikërisht sepse është një luftë e tillë, të gjitha forcat reaksionare, imperialiste, shoviniste dhe social-imperialiste, i janë qepur për ta mbytur atë. Partia, Qeveria dhe populli ynë e mbështesin luftën e popullit tuaj.

Edhe ne kemi bërë luftë nacionalçlirimtare dhe ju kini shprehur dëshirën si përpara, ashtu edhe tani, me vizitën që po bëni në vendin tonë, për të mësuar nga eksperienca e luftës sonë. Ne e kemi për detyrë atë që dimë t’ua japim miqve dhe shokëve tanë, por mendoj se sido që të jetë puna për ju, eksperienca më e madhe dhe më e mira është eksperienca e luftës suaj, për arsye se si duhet të luftohet, p.sh., në lumin Jordan, nuk mund ta mësoni kurrë, as nga eksperienca e Shqipërisë, as nga ajo e Kinës dhe as nga kush tjetër. A po nuk është kështu shoku Beqir?

BEQIR BALLUKU: Ashtu është, shoku Mehmet.

MEHMET SHEHU: Gjithashtu se si duhet të luftohet në malin Tomor, nuk mund të na e mësojë as eksperienca e luftës së popullit kinez, as ajo e popullit palestinez dhe as një luftë tjetër. Ne duhet të marrim nga jashtë eksperiencën e mirë revolucionare e konsekuente, ta kërkojmë kudo që është – në Kinë, Vietnami e gjithë, por në fund të fundit është vija e drejtë politike në kushtet e dhëna, ndërgjegjja e popullit, uniteti, qartësia politike dhe gatishmëria luftarake që vendos fatin e luftës.

Ne jemi gati t’ju japim eksperiencën tonë, por mendoj se juve ju intereson më shumë të mësoni nga ajo e Luftës sonë Nacionalçlirimtare, se sa nga organizimi i mbrojtjes që kemi sot, për arsye se sot ne ndodhemi në një epokë tjetër dhe arti ynë operativ, taktik e strategjik ushtarak i sotëm, është në një fazë e në kushte krejt të tjera nga ato që ndodheni ju.

Ju tek ne, te populli shqiptar dhe te Partia e Punës, do të keni kudo herë një mik të vendosur dhe besnik. Ne mund të kemi të meta, por populli ynë ka një cilësi, të cilën e ka vërtetuar jeta, historia, dhe që e konsiderojmë një nga cilësitë tona kryesore, atë që mikut i thotë mik dhe armikut armik, pa marrë parasysh se sa i fortë duket armiku dhe sa i vogël miku.

Ne jemi marksistë-leninistë të deklaruar, ndërsa ju nuk e kini deklaruar veten si të tillë, por, pavarësisht nga kjo, ne jemi shokë lufte dhe, si të tillë, mund t’ju them se Lufta jonë Nacionalçlirimtare ka qenë e vështirë dhe na është dashur të bëjmë shumë sakrifica për të vendosur pushtetin popullor, por vështirësi më të mëdha na është dashur të kapërcejmë për ta mbajtur pushtetin.

Lufta mbas çlirimit ka qenë njëqind herë më e vështirë se ajo që bëmë për vendosjen e pushtetit popullor. Historia jonë vërtetoi edhe një herë në praktikë, atë që ka thënë Lenini, se është më lehtë të përmbysësh borgjezinë e të vendosësh diktaturën e proletariatit, se sa ta mbash pushtetin pas marrjes së tij. Ne kemi kaluar shumë rreziqe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe pas çlirimit, gjer në ditët e sotme.

Edhe ju jeni duke kaluar rreziqe shumë të mëdha, prandaj më lejoni t’ju them disa nga ato më të mëdha që kemi kaluar ne. Në vitin 1943, forcat reaksionare të vendit u përpoqën dhe arritën një farë suksesi, duke gënjyer disa përfaqësues të Komitetit Qendror të Partisë sonë për të shkrirë të gjitha forcat tona nacional-çlirimtare, me forcat reaksionare dhe për të formuar një pushtet të përbashkët. Me fjalë të tjera për të ndare pushtetin me borgjezinë.

Anëtari i Komitetit Qendror të Partisë sonë, qe deleguar për bisedime me përfaqësuesit e organizatave borgjeze, pranoi këtë komplot, bile pranoi dhe firmosi një marrëveshje për këtë çështje me reaksionarët. Në rast se Partia jonë do të kishte pranuar këtë komplot, ju nuk do të ndodheshit sot në Shqipëri, sepse nuk do të ishim në fuqi ne, Shqipëria do të ishte si Greqia e sotme e kolonelëve.

Një rrezik tjetër të madh kemi kaluar në vitin 1944, në kohën kur forcat tona ndodheshin në sulmin e përgjithshëm kundër forcave gjermane, për të çliruar gjithë vendin. Në këtë kohë, forcat angleze të Mesdheut, gjenerali Aleksandër, kërkoi me insistim që forcat e tyre të zbarkonin në Jugë të Shqipërisë, nën pretekstin për të ndjekur forcat gjermane dhe për t’u bashkuar me forcat shqiptare.

Shoku Enver Hoxha, që në atë kohë ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, u tha se nuk pranonim e nuk kishim nevojë për një ndihmë të tillë, se Shqipërinë do ta çlironim vetë dhe, në fakt, vetë e çliruam. Megjithatë, anglezët zbarkuan disa forca të tyre në Sarandë. Ne u dhamë ultimatum që brenda 24 orëve, ose do të largonin forcat, ose ne përndryshe do të luftonim njëkohësisht kundër gjermanëve dhe anglezëve e, do t’i asgjësonim. Mbas këtij ultimatumi, anglezët u larguan jo brenda 24 orëve, por brenda 23 orëve.

Në rast se ne do të kishim pranuar të zbarkonin forcat e tyre në Shqipëri, vendi ynë do të ishte ashtu siç është Greqia sot, “Shqipëria e kolonelëve” reaksionarë. Gjithashtu mbas çlirimit, kaluam një rrezik tjetër të madh. Ne qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kemi patur marrëdhënie shumë të ngushta me Partinë Komuniste Jugosllave. Në atë kohë nuk e njihnim mirë Titon dhe kishim një bashkëpunim shumë të ngushtë; ne niseshim nga pozita të sinqerta. Mbas çlirimit Jugosllavia u orvat ta asimilojnë Shqipërinë.

Vendin tuaj janë duke u përpjekur ta asimilojnë qysh tash, pa u çliruar akoma dhe jo një forcë, por shumë, ndërsa tek ne, në atë kohë, ishte një forcë, forca titiste. Ky qëndrim i jugosllavëve, bëri që në vendin tonë, pas çlirimit, të krijohej një situatë shumë kritike. Revizionistët jugosllavë kishin mundur të penetronin, duke futur elementë të tyre deri në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë sonë, ata kishin zënë vende dhe pozita në organet e Partisë, në Ushtri dhe në pushtet.

Kur Titua pa se situata ishte pjekur për ta gllabëruar Shqipërinë, kërkoi të dërgonte divizionet e tij në Shqipëri, nën pretekstin për t’i ardhur Shqipërisë në ndihmë, se gjoja kjo do të sulmohej nga Greqia. Por Komiteti Qendror i Partisë sonë, shoku Enver Hoxha, refuzuan menjëherë ardhjen e ushtrisë jugosllave në Shqipëri, grupuam forcat në kufirin jugosllav, arrestuam gjithë agjentët e tyre, i pushkatuam ose i dënuam me burg, dhe kështu Atdheun e shpëtuam përsëri nga vdekja.

Po të kishim pranuar tutelën e Titos, Shqipëria do të ishte bërë me kohë Republika e 7 e Jugosllavisë. Titon ne e respektonim sinqerisht si mik, por kur pamë se ai kishte qëllime të këqija ndaj Shqipërisë, kur pamë se ishte armik, i dhamë shkelmin, i kthyem pushkën dhe ia vumë në gjoks. Në konflikturën ndërkombëtare që kalojmë sot, ju mund të kini dëgjuar se në rast se Jugosllavia dhe Rumania do të kërcënojnë nga jashtë, nga Bashkimi Sovjetik, ose vende të tjera, ne do ta mbështesim luftën e tyre.

Kjo është e vërtetë, nuk është gënjeshtër, por Partia e Punës e Shqipërisë me Partinë e Titos, nuk puqen kurrë; aq sa mund të pajtohet zjarri me ujin, aq mund të pajtohemi edhe ne me Titon. Do t’ju përmend edhe një shembull tjetër, nuk flas për komplotet e imperialistëve, por të ish-miqve tanë. Me Bashkimin Sovjetik ne kemi patur marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta dhe intime. Ne kemi qenë të lidhur ngushtë me të, qysh kur ishte gjallë Stalini, në kohën e Molotovit, bile dhe të Hrushovit.

Të gjithë këta, përfshi Brezhnjevin, Kosiginin, Poljanski, Susllovin e të tjerë, dikur kane qenë miqtë tanë të afërt. Udhëheqjes sovjetike ne i njohim të gjitha nuancat. Siç e dini, pas vdekjes së Stalinit, në fuqi erdhi Hrushovi. Kjo ka ndodhur në muajin shtator të vitit 1953, ndërsa Stalini vdiq në mars të vitit 1953. E vërteta është se ne prisnim që të vihej Molotovi dhe nuk na pëlqeu e u çuditëm që u vu Hrushovi në krye, por kjo ishte punë e tyre, ata vetë e zgjodhën dhe ne e duartrokitëm.

Mbas vdekjes së Stalinit, ne vumë re se udhëheqja sovjetike filloi të sillej ndryshe me ne, ajo filloi të mbante qëndrim armiqësor kundër nesh, miqve, ndërsa ndaj armiqve, si Jugosllavisë dhe Amerikës, filloi një qëndrim tjetër, udhëheqja sovjetike filloi afrimin me ta. Filloi një tendencë e theksuar drejt armiqësimit me Shqipërinë dhe Kinën, me lëvizjet nacionalçlirimtare, kundër popujve të Amerikës Latine, të Afrikës e gjithë popujve të botës.

Me Hrushovin ne jemi ndeshur qysh në fillim të muajit qershor të vitit 1955. Kjo gjë nuk është shpallur, por ju a themi juve si miq e shokë që jemi. Në atë kohë Hrushovi do të vente në Jugosllavi. Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, i ka dërguar një letër firmuar nga shoku Enver Hoxha, e cila ndodhet në arkivat e Moskës, në të cilën ne shpreheshim se ishim kundër vajtjes së Hrushovit në Jugosllavi dhe kundër rehabilitimit të Titos.

Nga dyshimet që kishim ndaj udhëheqjes së re sovjetike, arritëm në konkluzion se veprimet e tyre nuk ishin vetëm thjeshtë oportuniste, por armiqësore dhe se ata ishin armiq të popullit sovjetik, të popullit shqiptar dhe të popujve të gjithë botës. Në vitin 1956, në Moskë, u mbajt Kongresi i 20 i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të cilin ne e aprovuam vetëm formalisht, se në fakt nuk ishim dakord. Në muajin qershor të vitit 1960, në mbledhjen e Bukureshtit, dhe në muajin nëntor po të këtij viti, në mbledhjen e 81 partive komuniste dhe punëtore që u mbajt në Moskë, ne dolëm hapur kundër udhëheqjes sovjetike.

Kohët e fundit është botuar fjalimi që mbajti shoku Enver Hoxha kundër Hrushovit në mbledhjen e Moskës. Vetëm Partia jonë dhe Partia Komuniste e Kinës, u ngritën kundër udhëheqjes sovjetike, të gjithë partitë e tjera: rumune, bullgare, polake, gjermane, hungareze, çeke, etj., pa përjashtim u sulën kundër nesh. Ne na dënuan edhe komunistët e Irakut, të Sirisë, te Libisë, te Turqisë e të gjithë pa përjashtim. Por ne nuk u trembëm, u thamë se ne ishim në rrugë të drejtë, ndërsa ata të gjithë, që nga Hrushovi, deri tek Halid Bagdashi i Sirisë me shoke, ishin të poshtër dhe se ne do të fitonim, prandaj po t’ua mbante, le të suleshin kundër Shqipërisë.

Në qoftë se ne do të kishim pranuar tezat e Kongresit të 20 të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Durrësi dhe Vlora sot, do të ishin baza detare të flotës ushtarako-detare sovjetike; udhëheqja e sotme do ishte likuiduar, Shqipëria do ishte kthyer në satelit të social-imperialistëve sovjetike, ashtu siç është sot Bullgaria; në atë rast këtu sot do të ishin në fuqi bashkëpunëtorët e armiqve tuaj, këtu do të sundonin revizionistët dhe reaksionarët, Shqipëria e sunduar nga revizionistët do të punonte kundër popullit palestinez, do të bashkohej me “planin Roxhers”, nuk do të kishte këtu emision të radios në arabisht dhe në rast se do të vinit për vizitë në Shqipëri, nuk do t’ju flisnin ashtu siç po ju flasim ne sot, por me një gjuhe tjetër, do t’ju nxitnin për te pranuat “planin Roxhers”.

Ne armiqtë na quajnë të “çmendur”, na thonë; “nuk merrni vesh”, e na kanë venë plot tituj të tjerë. Thonë se shqiptarët i kanë kundërshtuar Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, janë kundër amerikanëve, kundër marrëveshjeve sovjeto-amerikane, luftojnë me të gjithë reaksionaret dhe revizionistet në botë. Vihet pyetja; si është e mundur që ne të ndjekim një politikë të tillë? Si mund të ekzistojë një shtet i vogël si Shqipëria, me një popullatë prej rreth 2.000.000 banorë, në zemër të Evropës imperialiste dhe revizioniste?

Ne ju themi sinqerisht, si miq dhe shokë që jemi, se nuk ka forcë në botë që të mund të mposhtë Partinë e Punës së Shqipërisë dhe popullin shqiptar. Ne jemi dy milion banorë, që banojmë në rreth 28 mije km². Ky teatër luftarak, Shqipëria, ka një kapacitet të caktuar, për të mbajtur një numër të caktuar forcash ushtarake të armiqve të mundshëm. Ne jemi përgatitur që të përballojmë e asgjësojmë edhe numrin maksimal të forcave të armatosura armike, që mund të mbaje territori i teatrit tonë luftarak. / Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një...”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin

Artikuj të ngjashëm

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin
Dossier

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin

November 24, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Amerikanët, sovjetiket dhe Tito, e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit, por tashmë janë në terren të vështirë, pasi…”/ Fjala e Çu En Lait, në takimin me Enver Hoxhën, mars 1965

November 24, 2026
“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912
Dossier

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

November 23, 2026
“Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju, pasi ai…”/ Dëshmia e trishtë e Friz Radovanit nga Melburni
Dossier

“Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju, pasi ai…”/ Dëshmia e trishtë e Friz Radovanit nga Melburni

November 23, 2026
“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965
Dossier

“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965

November 25, 2026
“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963
Dossier

“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

November 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme