• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Babës, Markut, kooperativa ia prishi oazin që kishte krijuar për njëzet vjet me krahët e tij, refuzoi fillimisht të hynte aty, por nga presioni politik, ai…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita  

“Kur Nënë Tereza, shkoi në malësitë e Pukës, për të vizituar motrat e veta dhe në shenjë respekti, hoqi kryqin nga qafa e, ja  dhuroi hoxhës, Hafiz Elezit, ai i tha…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Babës, Markut, kooperativa ia prishi oazin që kishte krijuar për njëzet vjet me krahët e tij, refuzoi fillimisht të hynte aty, por nga presioni politik, ai…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Mirdita   
“Në qoftë se, me bjen shkues Përtenën, cucën e ke t’marrme’ – kishte than Preng Gjeta, t’uj i caktu hasmin e tij me i trokit n’derë, për me kërku vajzën ma t’mirë…”! Një histori e vërtetë, në kufijtë e legjendës
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
“Në qoftë se, me bjen shkues Përtenën, cucën e ke t’marrme’ – kishte than Preng Gjeta, t’uj i caktu hasmin e tij me i trokit n’derë, për me kërku vajzën ma t’mirë…”! Një histori e vërtetë, në kufijtë e legjendës
“Në qoftë se, me bjen shkues Përtenën, cucën e ke t’marrme’ – kishte than Preng Gjeta, t’uj i caktu hasmin e tij me i trokit n’derë, për me kërku vajzën ma t’mirë…”! Një histori e vërtetë, në kufijtë e legjendës

Nga Ndue Dedaj

Nga cikli: “Enciklopedi njerëzish të thjeshtë”

Memorie.al / Po e them që në krye të herës, mua do të më kishte pëlqyer të lexoja jetë njerëzish, as të shquar e as të pashquar, jo se disa të paktë njerëz mbi këtë tokë, nuk kanë bërë vepra të mëdha në dobi të njerëzimit, për çka duhen përmendur gjithmonë e jetës, por, ngaqë në “shëmbëllim” të tyre, janë të pafundëm njerëzit, që nuk kanë bërë asgjë të shquar, por zotërojnë mrekullisht “artin” e të shtirurit si njerëz të mëdhenj.

E kur qëllon që ata janë udhëheqës, atëherë për famën e tyre punon një mori nëpunësish zyrtarë dhe mjetesh informacioni, deri tek i fundit, Tik-Toku, në shumëfishim të zërit, figurës dhe emrit të tyre të zakonshëm. Prandaj, në shenjë mospranimi të kësaj kategorisë, që nuk u ka shkuar prapa historia, por janë përpjekur ata vetë ta tërheqin pas tyre historinë si mushkën, kam vendosur të shkruaj enciklopedinë e njerëzve të pashquar, me lejen dhe në nderin e tyre, kuptohet në kundërshti të plotë me shkruesit “normativë” të librave për të shquarit e pashquar, siç po ndodh me të gjithë drejtorucët dhe kryetarucët e djeshëm të provincës, një pjesë e të cilëve “punëtorë partie” të devotshëm dhe servilë të përbetuar të shefave më të lartë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

I pari në këtë enciklopedinë e njerëzve të thjeshtë, është im atë, Marku, jeta e të cilit, sipas kërkesave standard të CV të sotme zyrtare, nuk shënon asgjë të veçantë. Kishte lindur më 1923 te Rrasa e Zezë dhe dinte vetëm shkrim e këndim, pa shkuar dhe një ditë të vetme në shkollë, por që pasi kishte vetë mundur analfabetizmin, shkruante nga pak kur i nevojitej (nuk vinte gisht në letër si gjyshi) dhe lexonte libra e gazeta. I binte çiftelisë për qejf ndonjëherë mbrëmjeve në shtëpi, por pa ndonjë talent, dhe vetëm nëse nuk ishte dikush tjetër që ia thoshte, ai mund të këndonte në sofrën e burrave në dasma, sa për të kaluar rendin.

Pas Luftës kishte kryer ushtrinë në Himarë dhe vise të tjera të Bregut për tre vjet, veshur me uniformën ushtarake të rreshterit apo kapterit, që i shkonte; kishte qenë deri në Shkodër e Tiranë, e mundet, kur ishte i ri, pa u mbyllur kufijtë, dhe kah Kosova. Mbetur jetim 13 vjeç më 1936, nga i ati Deda, që kishte qenë ndërtues kullash në Dheun e Dibrrit-Mirditë, i kishte rënë barra të “mbartte” shtëpinë nga Rrasa e Zezë, në Qafë-Vorrëz, pasi atje në breg të Lumagjinit, kulla trekatëshe në kodër, ishte “zhytur” në tokë, çka zor të ketë ndodhur tjetërkund. Këtu, pra, qëndron dhe merita e tij, që mund të quhet vepra e pashkruar, si krejt punët atërore të pashkruara të kësaj bote, që kanë mbajtur gjallë shtëpinë e tyre me votrën ndezur e tymin lart.

Se nuk ishte fjala vetëm për t’i dalë çatisë në krye me tjegullat, por shtëpia ishte në radhë të parë bashtina, gjaja e gjallë, mulliri, pazari, dalja në katund e bajrak, ekzistenca e mbijetesa. E gjitha kjo mund të përmblidhej me togfjalëshin: Guri i Caranit. Apo plang e shtëpi. Nëse do të guxonim në rrafshin etnologjik, me termat e sotëm, shtëpia ishte institucion, që kishte kreun e saj, të zotin e shtëpisë, emri i të cilit gdhendej në portën e saj dhe po atij i thirrej në emër në oborr nga të njohur e të panjohur: “O Marka Deda: O i Zoti i Shpisë”!

Në kushtet që u ndodh im atë, pas shembjes “apokaliptike” të Kullës, i ra që gjithçka shtëpiare të ngrihej nga hiçi. Hapi me krahët e tij krejt tokat e reja në vend ngulimin e ri, Livadhi i Karricës, blerë nga gjyshi, për ta bërë atë prodhues e të jetueshëm. Shkuli aq shumë rrënjë lisash, për të mbjellë misër e hardhi, sa vetëm traktori mund t’ia kishte dalë. E, pra, nuk ishte me ndonjë shtat të bëshëm Herkuli, por krejt i hajthëm, thua se era mund ta shtynte tutje. Ndryshe kishte qenë nga shtati i bëshëm dhe temperamenti vetmitar, Nika i novelës “Pishtarët e natës” të Martin Camajt, i lidhur ngushtë me tokën e tij dhe ai, por si njëri, si tjetri, nuk ia gjenin kurrë fundin rropatjes së përjetshme me bashtinën, për t’i bërë pjellore malet, ashtu si dhe fushat, që nuk bëheshin dot të tilla me parullat e Partisë, por mbeteshin rrakuke pa krahët e tyre të fortë.

Shkonim shpesh bashkë me tim atë te Vija e Madhe, nëpër korijet e lisave të bungës e shpardhit, që e kishte rezën në krye të Lumagjinit, nja tre mijë metra larg shtëpisë. I binim mbrapa ujit, pasi vija herë thyhej tek shembja (që ishte një shkrelë e frikshme, që po të të rrëshqiste këmba, përfundoje humnerës në përrua), apo në nja dy përroska të vogla, herë se vija mbushej me gjeshkë e ujët derdhej anash. Dimrit vija thuajse nuk sillte ujë, kurse në pranverë mblidheshim gjithë burrat e lagjes dhe e hapnim atë për ta bërë gati për stinën e verës.

Thuhej se Vija e Madhe që hapur me pagesë nga disa ushtarë italianë, që ishin gjendur atypari, gjatë Luftës së Parë Botërore. E vetmja vepër arti e saj mund të quhet Laku i Pré, nëpër të cilin kalonte uji nga njëra anë e një kodërze në tjetrën. Nuk dihet nëse mes atyre ushtarëve kishte ndonjë teknik apo inxhinier, megjithatë vija si objekt ujësjellës i vështirë, e dëshmonte përvojën italiane.

Me tim atë shkonim dhe tek dy mullinjtë e shtëpisë sonë të vjetër te Rrasa e Zezë, “Mullini i Madh” e Mullini i Vogël” ku bluanin kallamoqin banorë nga Shëngjergji, Kalori e Bukmira. Flisnim për gjëra të përditshme, të moralshme, sa i përket familjes, shoqnisë së fshatit dhe miqve të shtëpisë, shkollimit etj. Ajo ishte bota jonë asokohe, në fëmijërinë time. Pastaj erdhën sondat, gjeologjia dhe miniera me punëtorinë e saj, rruga-ura, sektori pyjor etj.

Deri në vitin 1973, ishte gjallë dhe gjyshja flokëbardhë Dilë, e cila herë më dukej se kishte dalë nga bota e miteve dhe legjendave, herë nga kronika e luftërave për Pavarësi, që i kishte ngulur topat te “Boka e Dryshkut” e gjuante armikun. Si çdo Nënë e Bir, ata të dy plotësonin njëri-tjetrin për bukuri. Në familjen tonë, kurrë nuk u mor nëpër gojë askush, prandaj ne fëmijët, falë edukatës që kishim marrë nga të mëdhenjtë, nuk dinim asgjë të keqe, për askënd që na rrethonte.

Im atë ishte njerëzor, i buzëqeshur, bujar, kurrë s’e pata dëgjuar të thoshte “unë”. Bile ky ka qenë një stil i burrave të maleve, që thëniet e mençura të tyre, i vinin në gojën e dikujt tjetër, bie fjala, “siç ka pas thënë një plak andej kah Oroshi a Kashnjeti”, prandaj dhe fjala e tyre e peshuar zinte vend. Me fjalë të tjera, im atë nuk ishte një burrë i kombit, bile as i Krahinës, në kuptimin e parisë së vendit, ai nuk e pati ndonjëherë as vulën e katundit.

Kooperativa ia prishi oazin që kishte krijuar për njëzet vjet me krahët e tij, refuzoi fillimisht të hynte në bashkësinë fshatare me këtë emër, por pas njëfarë presioni politik, u fut. Në gjeologji e minierë ku punoi më vonë e hidhte ndonjë gotë fërnet me shokët, por nuk e tepronte. I donte njerëzit dhe përpiqej të bënte për ta sa mundej. Nuk fliste kurrë keq për askënd dhe mbi të gjitha nuk urrente. Nuk kishte armiq, kishte vetëm miq.

Di të them që im atë ishte i rëndësishëm për ne si familje, si një zot shtëpie model, që ri ngriti shtëpinë tonë nga “hiri”, me zdatk e mure, pemë të llojllojshme, kopshtnaje – përfshi dhe kopshtin e duhanit, ara me gjirize, gjë të gjallë, koshere bletësh, dhe mbi të gjitha, se ishte njeri. Nuk ka një fjalë, më të madhërishme, më të bukur, më të shquar se ajo. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që çel ose mban në vende publike, për pamje spektalesh ose klube, duke mos respektue urdhnat e Autoritetit për planet publike, ndëshkohet me...”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

Next Post

“Rrugëtimi im i gjatë nëpër arkiva që solli ‘Enciklopedinë e Filmit Shqiptar’, një vepër që do u shërbejë, jo vetëm studiuesve të historisë së artit, por edhe studentëve e...”/ Refleksionet e autores së librit  

Artikuj të ngjashëm

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit
Personazh

July 12, 2025
“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve
Personazh

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

July 11, 2025
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Rrugëtimi im i gjatë nëpër arkiva që solli ‘Enciklopedinë e Filmit Shqiptar’, një vepër që do u shërbejë, jo vetëm studiuesve të historisë së artit, por edhe studentëve e…”/ Refleksionet e autores së librit   

“Rrugëtimi im i gjatë nëpër arkiva që solli ‘Enciklopedinë e Filmit Shqiptar’, një vepër që do u shërbejë, jo vetëm studiuesve të historisë së artit, por edhe studentëve e...”/ Refleksionet e autores së librit  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme