• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Át Luigj Palaj, është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës, pasi në 1913-ën, kur në Gjakovë, serbët vazhdonin fushatën e egër…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga SHBA-ës

“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Padër Gjon Shllaku, thoshte se; Turku i Azisë, ka ikur me kohë nga territoret tona dhe s’kemi më të drejtën, ta përdorim si pretekst…”/ Historia e fratit të famshëm, që u pushkatua nga Enver Hoxha
Dom Gjon Gazulli

Nga Frank Shkreli

– Ceremonia e lumnimit në Shkodër, e Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli –

Memorie.al / Lumnimi në Katedralen e Shkodrës i dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Palaj nga Kosova: një ditë historike për Kishën Katolike Shqiptare, një ditë e madhe për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar – dy martirë të lumë, radhiten dhe ngrihen në altarin e lumnisë — jo vetëm në nivel të Kishës Katolike Shqiptare — por të mbarë Kishës universale.  Këta pra janë dy martirët — që i shtohen 38-martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, të kohës së komunizmit gjakatar, të lumnuar me 2016: Dom Gjon Gazulli, i varur nga regjimi i Ahmet Zogut dhe Luigj Palaj, i vrarë nga ushtria serbo-malazeze.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u zhvillua me 16 nëntor 2024, mesha dhe ceremonia për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezën. Ceremonia e lumnimit u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali Marcello Semeraro, i ardhur enkas për këtë qëllim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

Ai përshëndeti të pranishmit, duke folur për dy të lumnuarit: At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II-të, e pati kujtuar si; “të pasur, me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, meshtarin dioqezën i kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës.

Për të dy u plotësua fjala e Jezusit: “…për shkak timin, do t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë…”, ka thënë, ndër të tjera, përfaqësuesi i Vatikanit në ceremoninë e lumnimit në Shkodër të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike Shqiptare.

“Dy të Lumët tanë, bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan”, thanë predikimin e tij, përfaqësuesi i Papa Françeskut dhe vazhdoi:  “Kështu ndodhi për Át Palajn – historia e të cilit bën pjesë në Luftën e parë Ballkanike – kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse, kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje…!

Edhe vrasja e të Lumit Gazulli, u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij, qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur; “Fusha e druve”, tha, ndër të tjera, përfaqësuesi Vatikanit, gjatë ceremonisë së lumnimit të dy martirëve në Shkodër.

“Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore, kanë ekzistuar gjithmonë; por, sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej”, ka theksuar Kardinali Marcelo Semeraro.

“Mjafton të mendojmë sa dezinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmve dhe popujve, kalojnë në internet, aq sa të bëhet jashtëzakonisht problematike, ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra. Po sot, a na intereson ende “e vërteta”? – ka pyetur përfaqësuesi i Papa Françeskut në predikimin e tij në katedralen e Shkodrës.

Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut, të shtunën në Shkodër – nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku, gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve; Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e “Shën Pjetrit”, valëvitej lartë dhe me krenari, flamuri i Kombit shqiptar.

Në këtë ceremoni fetare, morën pjesë gjithashtu ipeshkvijtë e Shqipërisë, (përfshirë Kardinalin shqiptar, Ernest Troshani), ipeshkvijtë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia, si edhe autoritetet civile e fetare shqiptare, përveç mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë Katedralës, ose “Kishës së Madhe”, siç njihet në Shkodër.

Mediat njoftojnë se; pas ceremonisë së lumnimit, besimtarët shkuan drejtë Varrezave të Rrmajit, ku është përuruar monumenti në nder të Dom Gjon Gazullit, i varur në konop nga regjimi i Zogut, në vitin 1927.

Ndërkaq, një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut, të shtunën në Shkodër – nga Vatikani, ditën e diel përshëndeti këtë akt, edhe Papa Françesku gjatë Lutjes, Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit, valëvitej lartë dhe me krenari flamuri i Kombit shqiptar.

Po, kush janë këta dy “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”?

Át Luigj Palaj, është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj, i inkurajonte besimtarët e asaj treve, të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identiteti shqiptar.

Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan, në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shpua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.

Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga Mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin; “Bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”, më 2 janar 1927. (Radio-Vatikani, shqip).

Me vrasjen e tyre barbare dhe me luminimin e tyre të shtunën në Shkodër, këta të lumë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj, kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare, ndërkohë që tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit, si; “mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.

Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar, përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe jehonë globale, nga një vend i vogël si Shqipëria, se si duhet luftuar duke dhënë edhe jetën për ideale, për vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore universale e kombëtare. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hitleri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve, ambasadori italian në Berlin, shkoi te Hitleri...”/ Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme

Next Post

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Artikuj të ngjashëm

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Dossier

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 19, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
“Veprimet e ngathëta të kryetarit të Degës së Brendshme, shokut Kapllan Shehu, i cili vetëm pas gjetjes së kufomës së zv/shefit të Policisë…”! Zbulohet raporti sekret për “Bandën Xhevdet Mustafa”, tetor ‘82
Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 18, 2026
“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme