• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme

Abaz Kupi - 1943 Memorie.al
Domosdoshmëria e Legalitetit, Me rastin e 76 vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, 21 nëntor 1943-2019
“Në radiogramin për Liri Gegën, Enveri udhëzonte: ‘Pranë Kryeziut, është Zai Fundo, ka dijeni edhe Dushani, e i thashë Fadilit, që ta vrasë…”/ Historia tragjike e vëllezërve Kryeziu

Nga Ekrem Spahiu

Memorie.al / Marrëveshja e Mukjes është një ngjarje kyç në historinë e Shqipërisë, por dhe një çelës për të hyrë brenda saj, për të ditur dhe shpjeguar ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore. Nacionalistët që kishin frymëzim kombëtar dhe luftonin kundër pushtuesit, kërkonin vazhdimisht një marrëveshje kombëtare, për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, duke përfshirë edhe Frontin Nacional-Çlirimtarë, por udhëheqja komuniste, pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej.

Zogistët, nën drejtimin dhe porositë e Mbretit Zog, që ishte në Angli, ishin më me informacion dhe më të qartë në çdo drejtim gjatë luftës. Ato përveçse ishin drejtpërdrejt të përfshirë në luftë, bënë përpjekjet maksimale për të kontribuar me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit.

Përfaqësuesi i zogistëve Major Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, përpara delegatëve deklaroi: “… jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e, me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit, qysh para 7 Prillit 1939, jam me Mbretin Zog”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku përfaqësuesit e Frontit Nacionalçlirimtar dhe të ‘Ballit Kombëtar’ u mblodhën në një takim me 26 korrik 1943 në Tapizë dhe nga 1-3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca në Mukje.

Pika e parë e marrëveshjes ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë” i cili në fund doli me një program, ku më kryesoret ishin:

* Luftë të përbashkët në krah të aleatëve më të mëdhenj, kundra pushtuesit.

* Luftë për një Shqipëri të pamvarme dhe për një Shqipëri etnike.

* Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore dhe forma e regjimit, do të zgjidhej nga vota e popullit pas lufte.

Menjëherë pas Konferencës së Mukjes, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në afërsi të Qafë Shtamës me datën 4 gusht 1943, një betejë të përbashkët të çetave zogiste, balliste dhe partizane kundër ushtrisë italiane nën komandën e major Abaz Kupit, ku bashkimi rezultoi me sukses të plotë.

Udhëheqja komuniste e pranoi “Marrëveshjen e Mukjes” deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën, që ta prishte menjëherë atë.

Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4-8 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe j’u shpalli luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Për këtë qëllim, thirrën Kongresin e Përmetit, më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

Zogistët që ishin promotorët e luftës kundër okupatorëve nazifashistë, i njihnin shumë mirë komunistët dhe e parashikuan saktësisht qëllimin e tyre, që donin t’i dërgonin shqiptarët në përplasje civile. Për këtë arsye, mbretërorët riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda dhe jashtë vendit./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Andrea Manço, ka vjellur vrer kundër vijës politike ekonomike dhe ideologjike të Partisë sonë, udhëheqësit kryesor të saj, duke...”/ Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj drejtorit të Makinaimportit, maj ‘76

Next Post

“Jam penduar, kam qenë shtëpi bazë e luftës, jam vëllai i Todo Manços, si dhe kam dy fëmijë në ngarkim, ju lutem të më falni jetën...”/ Zbulohet letra para pushkatimit, e drejtorit të Makina-importit, maj 1976

Artikuj të ngjashëm

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

August 17, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

August 17, 2026
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
Dossier

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan…”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

August 17, 2026
“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

August 14, 2026
“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

August 13, 2026
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

August 12, 2026
Next Post
“Jam penduar, kam qenë shtëpi bazë e luftës, jam vëllai i Todo Manços, si dhe kam dy fëmijë në ngarkim, ju lutem të më falni jetën…”/ Zbulohet letra para pushkatimit, e drejtorit të Makina-importit, maj 1976

“Jam penduar, kam qenë shtëpi bazë e luftës, jam vëllai i Todo Manços, si dhe kam dy fëmijë në ngarkim, ju lutem të më falni jetën...”/ Zbulohet letra para pushkatimit, e drejtorit të Makina-importit, maj 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme