• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën
“Tajar Zavalani i përktheu instruksionet për komunistët jugosllavë, kurse Zai Fundo…”/ Letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi
21 prill 1921, kur hapej Parlamentit i parë / Historia e panjohur e zgjedhjeve dhe votimeve në Shqipëri: nga dy parti në 1921-’24-ën, te Zogu dhe ato me gogla e një kandidat të Enverit
Memorie.al Sejfulla, Fundo, Shuteriqi
Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën
Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën

Memorie.al/ publikon një dokument arkivor me siglën “Sekret” të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, i cili i përket fondit të Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një plan-kombinacion i përpiluar nga zv/Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Fierit, Ndue Doçi në vitin 1970, për ndjekjen e survejimin e Sejfulla Malëshovës, ish-ministër i Arsim Kulturës dhe kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve në vitet e para të pasluftës, që pasi ishte goditur nga Enver Hoxha, ishte i internuar në rrethin e Fierit ku punonte si magazinier duhani. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, organet e Sigurimit të Shtetit me në krye Zv/Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Fierit, Ndue Doçi dhe vartësit e tij (Bajram Neli, Et’hem Sinani, Bahri Ferra e F. Boboçi) në bashkëpunim me disa nga mjekët dhe infermierët e atij qyteti, si Kosta Shkurti, Veli Muska, (disa prej të cilëve bashkëpunëtorë të Sigurimit, si “Aparati”, etj), kanë hartuar një plan-kombinacion, me qëllim për ta shtruar në spital Sejfulla Malëshovën, ku pasi ta vinin në gjumë me anë të ilaçeve, do t’i merrnin dhe t’i kopjonin çelësat e shtëpisë së tij, për t’ja kontrolluar më pas, pasi dyshohej se ai shkruante prozë dhe poezi, me përmbajtje armiqësore dhe mbante shënime duke bërë vërejtje në materialet e shtypit e të Partisë!  Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit, që botohet për herë të parë, të cilin po publikojmë të plotë dhe me faksimilet përkatëse.    

Dokumenti sekret i përpiluar nga Zv / Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Fierit, Ndue Doçi, me plan-kombinacionin për Sejfulla Malëshovën

 

                                                      A P R O V O H E T

Gjithashtu mund të lexoni

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

ZV/KRYETARI I DEGËS SË P. TË BRENDSHME                                               SEKRET

NDUE DOÇI                                                                                         Fier, më 20. II.1970

 

PLAN-KOMBINACION 

PËR KONTROLLIN SEKRET TË BANESËS SË OBJEKTIT ANTI PARTI

              SEJFULLA TASIM MALËSHOVA

Nga përpunimi agjentural që i bëhet objektit Sejfulla Malëshova, si objekt antiparti, na del: Se ai në banesën e tij shkruan proza dhe poezi, njëkohësisht objekti u bën vërejtje shtypit dhe materialeve të Partisë, duke lënë dorëshkrime, të cilat për organet tona paraqesin interes operativ.

Duke u ndodhur përpara kësaj situate, lind nevoja të bëjmë kontrollin sekret të banesës së tij. Për të realizuar këto veprime, do të punojmë me këto variante:

VARIANTI I PARË:

Objekti kohët e fundit është kuruar për një bronkopneumoni nga infermieri Kosta Shkurti.

a). Duke shfrytëzuar këtë moment, Kosta Shkurti do të merret në takim, nga P.Op. B. Ferra dhe shefi i seksionit, B. Neli, për ta udhëzuar që të shkojë tek objekti. S. Malëshova, të marri takim me të, ta pyesi për gjendjen shëndetësore dhe ta këshillojë për një kontroll tjetër mjekësor, qoftë në shtëpi më mjek, ose në dispanserinë anti T.B.C., ku do të bëjë vizitën e radio-skopisë.

b). Kosta Shkurti, që ka qenë edhe B.p. (aktualisht mban qëndrim të mirë), do të kërkojë nga objekti, se cili mjek don ta vizitojë.

c). Mbasi të kemi mësuar nga Kosta për mjekun që kërkon objekti, Kosta do të mësohet nga ana jonë që t’i thotë objektit se, mjekun që kërkoni ju, nuk e gjeta, prandaj të solla një mjek (i cili do të jetë B.p. i organeve tona), mendoj se nuk do ta kundërshtoni.

d). Mjeku B.p. do të porositet që objektit gjendjen shëndetësore, t’ja paraqes jo të mirë, dyshon për një shërim jo të plotë dhe t’i japi recetë për barnat e nevojshme, ose për kontroll në radio-skopi.

dh). Mjek radio-llog, do të jetë Veli Muska, i dispanserisë anti T.B.C., i cili do të porositet nga sh. Ndue Doçi, që në rast se i shkon për vizitë Sejfullah Malëshova, ta nxjerri të sëmurë me bronkopneumoni.

e). Në qoftë se objekti nuk do të pranojë të shtrohet, mjeku B.p. do të përdori në drejtim të tij, me anë të infermier Kosta Shkurtit, medikament me afat të shpejtë që t’i sjelli shqetësime, si vjellje, temperaturë, etj. Në këtë kohë, menjëherë do të kërkohet ambulancë nga B.p.“Aparati” që do të rrijë në gatishmëri, për të shtruar objektin në pavijonin e tij.

 VARIANTI I DYTË:

a). Në qoftë se varianti i parë nuk do të japi rezultat, atëhere infermieri Kosta Shkurti, duke i bërë një vizitë në sy, do t’i thotë objektit për një botkin, prandaj për t’u siguruar, po ju sjellë mjekun kompetent, që është B.p. “Aparati”, i cili kur të shkojë tek objekti për vizitë, do të kërkojë nga ky i fundit, të bëjë analiza urgjent në laborator.

b). Laburantja Qibre Cerga, A.P., do të porositet nga shoku Ndue Doçi, që rezultatet e analizave, të dalin pozitive.

c). B.p. “Aparati” me të marrë dijeni mbi përfundimin e analizave, menjëherë të marrë masa të shpejta për ta shtruar në pavijonin e tij infektiv.

Në këtë kombinacion, do të parashikohen këto masa:

  1. Bisedat e infermier Kosta Shkurtit, si dhe B.p. “Aparati”, në banesën e objektit, në të dy variantet, do të përgjohen me T.OP. nga F. Boboçi dhe B. Ferra.
  2. Me fillimin e kombinacionit, do të organizohet përgjimi i pandërprerë i objektit dhe i banesës së tij, për të gjithë periudhën që do të vazhdojë kombinacioni. Kryen, B. Neli dhe grupi i survejimit.
  3. Me qëllim që B.p.“Aparati” të jetë i lirë për të vepruar në këtë objekt, një ditë para se të fillojë kombinacioni, të largohet mjeku Vllash Gjeçi nga pavijoni infektiv, me shërbim prej dhjetë ditësh, në një nga lokalitetet e rrethit tonë. Për këtë çështje, shoku Ndue Doçi, do të bisedojë me N/Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, që ka në patronazh shëndetësinë.
  4. Do të bisedohet me B.p.“Aparati”, që në pavijonin e tij, të sigurojë një dhomë të veçantë për shtrimin e objektit, për të kryer me lehtësi veprimet dhe rezultatet, që do të japi përdorimi i opiumit, për të marrë pa u kuptuar nga objekti, çelësat e banesës. Kryen B. Neli.
  5. Një ditë para se të fillojë kombinacioni, në shtëpinë e objektit do të dërgohet B.p.“Morena”, për t’i bërë një pastrim të përgjithshëm banesës, si dhe për të na përcaktuar me saktësi, vendin e çelësave të valixheve. Kryen, P.Op. B. Ferra.
  6. Të njoftohet Dega Tekniko Shkencore, një ditë para fillimit të kombinacionit, të dërgojë në këtë Degë, specialistin për riprodhimin e çelësave dhe fotografin, Velo Pleshti, me aparatin me film.
  7. Ky kombinacion, do të kryet nga grupi operativ, i përbërë prej Ndue Doçit, Bajram Neli, Et’hem Sinani, Bahri Ferra dhe personat që do të merren me veprime teknike dhe grupi i survejimit. Ky kombinacion, do të udhëhiqet nga Zv/Kryetari, shoku Ndue Doçi.

Kombinacioni do të fillojë të zbatohet prej datës …deri në datën…ora…! Memorie.al

Marrë nga Historia. al

PUNËTORI OPERATIV                                                           SHEFI I SKESIONIT TË QYTETIT

BAHRI FERRA                                                                                      BAJRAM NELI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Jovan Haxhi - Vasiljeviç, u ankua se shqiptarët, kishin filluar të kërkonin pavarësinë dhe po ua mohonin serbëve të drejtën për...”/ Libri i ri i gazetarit, studiuesit dhe diplomatit të njohur

Next Post

Kalendari Historik 30 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

September 1, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Dossier

“Pas arratisjes në Shqipëri, oficeri i UDB-së Mustaf Ll, ndiqej si ‘armik shtetit’ nga shërbimet sekrete jugosllave, por edhe nga Sigurimi i Shtetit…”!/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 31, 2025
“Përveç trupit diplomatike dhe disa biznesmenëve, Shqipëria pranon rreth 5000 turiste në vit, por në kufi, një berber zyrtar, rruante mjekrat dhe shkurtonte…”/ Shkrimi i New York Times, qershor 1976
Dossier

“Shqipëria socialiste, është i vetmi vend në rruzullin tonë, që nuk e njeh akoma Coca-Cola-n dhe…”! / Shkrimi i panjohur i revistës “Stern” me mbresat e gazetarëve gjermanë, pas vizitës në Shqipëri, në 1987

August 30, 2025
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
Dossier

“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!

August 30, 2025
“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s
Dossier

“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 30 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme