• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, April 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Ndahet nga jeta ish-i dënuari politik Jetullah Gashi, mjeku human nga Prishtina, heroi dhe simbol i qëndresës antikomuniste, që sfidoi diktaturën në burgjet e Enver Hoxhës

“Si u arratisa dhe erdha në Shqipëri në ’64-ën, ku pasi u diplomova në Mjekësi, më arrestuan në Elbasan si ‘agjent i UDB-së’ dhe…”/ Dëshmia tragjike e mjekut të burgjeve

Nga Besim Ndregjoni

Memorie.al / Para tre ditësh, më datën 15 nëntor 2022, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në qytetin e Prishtinës, mjeku Jetullah Halil Gashi, ish-i burgosur politik nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia, i cili vuajti 14 vite në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste, nga 1977-ta, deri në 1991-in.  

Jetullah Gashi lindi më 6 shkurt të vitit 1944 në katundin Mramor të Prishtinës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Në vitin 1964, kur ishte gjimnazist, ai vendosi që të arratisej nga Jugosllavia dhe më 30 gusht të po atij viti, ai kaloi kufirin shtetëror në zonën e fshatit Zogaj të rrethit të Tropojës dhe erdhi në Shqipëri, duke u dorëzuar te posta më e afërt kufitare e asaj zone.

Pasi e mbajtën disa ditë duke e marrë në pyetje në Degën e Punëve të Brendshme të qytetit “Bajram Curri”, Jetullahun e sollën në qytezën e Shijakut, duke e sistemuar në një bazë të Sigurimit të Shtetit, e cila quhej “Qendra e Filtrimit e Emigrantëve Kosovarë”, që arratiseshin nga Jugosllavia dhe vinin në Shqipëri. Aty mbajtën për disa muaj, ku ai i’u nënshtrua një hetuesisë intensive nga ana e oficerëve të lartë të Sigurimit të Shtetit, që vinin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe që mbulonin “emigracionin kosovar”.  

Gjithashtu mund të lexoni

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

Më pas, Jetullahun e dërguan në rrethin e Korçës, ku mbaroi shkollën e mesme në qytezën e Maliqit dhe më pas e sollën në Tiranë, ku ai ndoqi studimet e larta universitare në Fakultetin e Mjekësisë, të cilat ai i përfundoi në vitin 1971, me rezultate të larta dhe u emërua në rrethin e Elbasanit, si mjek pranë spitalit të atij qyteti. Edhe pse ai punonte me shumë pasion dhe përkushtim e humanizëm të rrallë e, gjithashtu gëzonte simpatinë e kolegëve dhe qytetarëve elbasanas, pas disa kohësh survejimi dhe ndjekje nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, në prillin e vitit 1977, Jetullahu u arrestua prej tyre në mënyrë demonstrative, duke i vënë prangat gjatë një mbledhje të kolektivit, të inskenuar prej tyre në spitalin e Elbasanit.

Pas disa muajsh tortura çnjerëzore në hetuesinë e Elbasanit, duke u akuzuar: “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe si agjent i UDB-së”, më 14 qershor të vitit 1978, ai doli në gjyq ku, edhe pse nuk pranoi asnjë nga akuzat dhe mbajti qëndrim dinjitoz, u dënua me 25 vite burg politik, të cilat i vuajti në kampet e Spaçit, Qafë-Barit, dhe Burrelit, etj., ku ai vuajti dënimin deri në vitin 1991.

Shumë nga shokët, miqtë dhe bashkëvuajtësit që patën rastin ta njohin nga afër mjekun Jetullah Gashi në kampe dhe burgje ku ai vuajti dënimin nga viti 1977 deri në 1991-in, e kujtojnë atë me mjaft respekt si një njeri tepër human dhe me karakter të fortë, i cili u gjendej atyre në çdo kohë, duke ua lehtësuar sadopak dhimbjet e vuajtjet.

Bashkëvuajtësit e miqtë e tij të ngushtë në kampin e Spaçit, si; Qani Sadiku, Petrit Bazelli, Kaso Hoxha, Agim Akcani, Nuri Stepa, etj., veç të tjerash, e kujtojnë gjestin dinjitoz e të jashtëzakonshëm të Jetullah Gashit, kur ai vuante dënimin në atë kamp, kur në mënyrë demonstrative, ai u’a dorëzoi bluzën e bardhë të mjekut autoriteteve të komandës së kampit dhe hyri të punonte si punëtor me tre turne në galeritë e Spaçit, në shenjë proteste, duke mos i’u bindur, urdhrave të tyre, për të mos u dhënë raport mjekësor pushimi, bashkëvuajtëseve të tij që, kishin probleme shëndetësore dhe ishin të paaftë për punë.

Mjeku human Jetullah Gashi, u lirua nga burgu vetëm me shembjen e regjimit komunist, në marsin e vitit 1991, (u fal me dekret nr. 7460, datë 31.1.1991, të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në bazë të Kodit të Procedurës Penale), .me të fundit të burgosur politik që u liruan nga kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alisë.

Pas viteve ’90-të, mjeku Jetullah Gashi emigroi për disa vite në Zvicër dhe më pas u kthye në vendlindjen e tij në Kosovë, ku jetoi me babanë e tij, Halil Gashi, në lagjen “Ulpina” në Prishtinë. Në atë kohë ai krijoi familje duke u martuar dhe lidhur kurorë me zonjën Shukrie Demolli Gashi, (me profesion mamie në spitalin e Prishtinës), me të cilën kanë dy djemtë, Kreshnikun, i cili lindi më 14 qershor 1994 dhe Driloni, më 29 janar 1977, dhe bashkë me ta, e vajzën Krenaren, jetoi deri në çastet e fundit të jetës, ku më 16 nëntor 2022, u përcoll me nderime të mëdha për në banesën e fundit në Prishtinë.

Në vitin 1988, si rezultat i gjenocidit serb të Sllobodan Millosheviçit, ashtu si qindra e mijra familje të tjera kosovare, edhe Jetullah Gashi me familjen e tij u shpërngul nga Prishtina e Kosova dhe erdhi në Shqipëri, duke u vendosur për disa muaj në rrethin e Korçës dhe Elbasanit, (ku u prit si njeri i shtëpisë nga disa ish-bashkëvuajtës të tij, si Petrit Bazelli, etj.), ku ai kishte studiuar dhe punuar deri në vitin 1977, kur u arrestua nga regjimi komunist.

Në emër të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë, i shprehim ngushëllimet tona më të përzemërta familjes Gashi në qytetin e Prishtinës, për humbjen e njeriut të tyre të dashur, i cili do të kujtohet me respekt nga të gjithë bashkëvuajtësit e tij, si një mjek human dhe simbol i rezistencës antikomuniste, i cili vuajti plot 14 vite ne kampet e burgjet e regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te fotot që më tregoi zv/drejtori i Sigurimit, i cili bërtiste gjithë histeri; ‘këtu e ke vëndin’, njoha fytyrën e buhavitur dhe me gjak të Vangjelit...”/ Dëshmia rrëqethëse e publicisti të njohur

Next Post

Kalendari Historik 19 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

April 6, 2026
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 19 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme