• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ishte koha kur, për t’u pranuar si punëtor në minierë, duhej të gjeje një mik të fortë…”/ ! Peripecitë e poetit që u dënua për tekstet e këngëve të festivalit të 11-të, në Radio-Televizionin Shqiptar

Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
“Ishte koha kur, për t’u pranuar si punëtor në minierë, duhej të gjeje një mik të fortë…”/ ! Peripecitë e poetit që u dënua për tekstet e këngëve të festivalit të 11-të, në Radio-Televizionin Shqiptar
“Ishte koha kur, për t’u pranuar si punëtor në minierë, duhej të gjeje një mik të fortë…”/ ! Peripecitë e poetit që u dënua për tekstet e këngëve të festivalit të 11-të, në Radio-Televizionin Shqiptar
“Ishte koha kur, për t’u pranuar si punëtor në minierë, duhej të gjeje një mik të fortë…”/ ! Peripecitë e poetit që u dënua për tekstet e këngëve të festivalit të 11-të, në Radio-Televizionin Shqiptar

Nga Dr. Sadik Bejko

                                              – Nga fletorja e shënimeve –

Memorie.al/ Vjen një moment në jetë që duhet të marrësh një vendim: ‘kokë a pil’, vendim për t’iu futur detit më këmbë, edhe pa ditur not. Ose për të dalë para breshërisë së plumbave të armikut..! Ata bam me armë kundër teje dhe ti bam me plumb kundër tyre. Kjo është lufta fyt më fyt në front. Këtu çdo gjë merret parasysh, vetëm koka jo. Kokës i thuhet ik pirdhu. Prandaj je ushtar. Të lësh kokën…me nder…!

Dhe unë dikur e mora një vendim të tillë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Pse duhet ta merrja një vendim të tillë?

Puna kishte arritur në atë pikë që nuk mbante më. I kisha bërë të gjitha përçapjet. Kisha vajtur te zyra e Kryeministrit, te Prokurori i Përgjithshëm, te Lidhja ime e Shkrimtarëve…!

Të gjithë hiqnin dorën sikur atë t’ua digjte zjarri nga çështja ime…!

“Ooo për ty është lëshuar një urdhër nga Kryeministri. Kjo nuk është çështje për t’u shqyrtuar. Ti prano fajin që të kanë ngarkuar dhe zbato urdhrin për të shkuar punëtor në minierë”.

Sado që unë përpiqesha t’a ktheja çështjen në shinat e gjykimit logjik, sapo përmendej formula që për ty ka një urdhër, gjithçka këputej mes për mes e, më çonte errësisht drejt e….në minierë.

Atje shkova. E mora në sy përballjen me minierën.

Më 24 janar 1974, mora librezën e punës si punëtor nëntoke. Zbatova urdhrin. Pikë për pikë.

Por dhe kjo nuk paskësh qenë aq e lehtë. Për djall, miniera kishte rregulla, donte raporte shëndetësore, analiza laboratorësh që të të pranonte në thellësinë e vet.

Në Memaliaj shkova dhe bujta përkohësisht te disa bashkëfshatarë e bashkëmoshatarë të mi. Minatorë të regjur nëpër kapanone miniere.

“Të zuri dhe do ta heqësh, more mik”. Kështu më thanë ata.

Duhet të bëja analizat shëndetësore. Duhet të ishte i shëndetshëm gati si një pilot që ngrihet në qiell dhe një minator që zbret në minierë. Isha i ri. As 31 vjeç. Pak mbi peshë. Por i fortë.

Problemi ngeci te analizat për sytë. Njëri prej syve të mi, syri i djathtë, i dëmtuar që në fëmijëri në një lojë me kut e cingël, nuk ishte si syri tjetër: sy me 100 përqind vështrim. Syri im i djathtë ishte te 30-40 përqind të vështrimit. Gati sy gjysmë i verbër. Si i bëhej?!

Nëse doktori okulist shkruante që nuk je i aftë për në minierë… përjashtohesha, nuk…e zbatoja urdhrin e atyre nga lart që të zbrisja në minierë.

E dija këtë punën e syrit dhe bëra çmos që t’i dal përpara. Isha i vendosur ta zbatoj me patjetër urdhrin e atyre nga lart.

Në Memaliaj, kryeinxhinier, për fat, ishte Martini. Martin Cukalla. E njihja. Martini shkruante poezi. Më pëlqenin. Kishim shkëmbyer letra bashkë. Kisha ngulur këmbë që një libër poetik i përgatitur nga ai në ato vite, të botohej. Kisha ngulur këmbë? Fjalë e madhe. Kush isha unë? Por si redaktor i teksteve në Radio-Televizionin Shqiptar, si poet për kohën, unë kisha këmbëngulur në redaksinë e poezisë në Ndërmarrjen e Botimeve “Naim Frashëri”, kisha “bërtitur” me gojë dhe me shkrim, me një recension, që libri i Martinit të botohej. Jo se ishte miku im, jo se ishte një libër i pjekur… por atëherë botoheshin shumë libra koti. Martini, miku im, ishte njeri më i pjekur, më burrëror mbase sesa libri i tij.

Kjo ishte mbresa ime.  Dhe nuk më gënjeu.

Kur shkova në minierë, Martini jo vetëm si person, por bashkë me gruan e miqtë e tij më dhanë një mikpritje që po më zbukuronte jetën. Për herë të parë pas atyre fëlliqësive me të cilat befas isha ndeshur… me njerëz që nuk donin të më takonin e që më dredhonin…!

Martini po bënte kavalierin… mikun e harruar për ato kohë.

Martin, i them në një mbrëmje, unë e kam “teknikisht” të vështirë të hyj në minierë.  Kam një problem serioz me sytë.

“Ti, a e ke bërë mendjen top që do të hysh në minierë” më pyeti ai?

Po…po, i thashë prerë. Nuk kam rrugë tjetër.

“Atëherë merr nga doktori specialist një raport që të na lejojë ne të Memaliajit të të fusim në minierë”.

Martin, i thashë, unë po hyj në minierë për një falsifikim që nuk e kam bërë, si mund t’ia kërkoj diçka të tillë një tjetri?

“Jo’, më tha ai, ‘doktori ta shkruajë realisht gjendjen e syve të t’u. Pastaj doktori bën një rekomandim: i aftë të punojë në minierë… i pa aftë të punojë në minierë. Doktorit lutju që pasi ta shkruajë e zeza mbi të bardhë gjendjen reale të syve të t’u, pa falsifikim, të bëjë një rekomandim për komisionin mjekësor të minierës ku Kryetar jam unë, Martini. Mjeku, pasi të përcaktojë me përqindje gjendjen reale të syve…le të shkruajë: rekomandimi im si mjek specialist, është që: edhe mund të punojë në minierë, nëntokë. Komisioni mjekoligjor i minierës Memaliaj.. le të vendosë . Memaliaj të…vendosë”.

Mjekja kirurge okuliste në Gjirokastër, pas ekzaminimit të dy syve të mi, zbuloi defektin e syrit tim të djathtë, sy me gjysmë vështrimi dhe e lumtur më thotë: sa mirë, ju nuk mund të punoni në minierë. Nga theksi i saj mora vesh se ajo ishte e huaj. Ishte polake ndaj dhe e larguar nga Tirana. Ajo më kuptoi që edhe unë isha një i dëbuar nga Tirana.

Kur i thashë, Doktoreshë, unë dua të hyj në minierë, ajo shtangu. Doktoreshë, mua zyrtarisht më çojnë në minierë për një falsifikim që nuk e kam bërë. Tani unë nuk dua të falsifikoj të dhënat e mia shëndetësore, që të hyj në minierë.

Përse do të hysh?

Nuk ta them dot. Kam një grua që mund të mbetet pa punë. Pres një fëmijë. Me se do t’i mbaj? Miniera ka para. Ndaj të lutem, mos ndrysho asgjë nga përqindja e vështrimit të syve të mi.

Veç më shkruaj si opinion, si rekomandim mjeku…që unë edhe mund të hyj në minierë…mos e ndrysho atë që një nga sytë e mi është me defekt.

Doktoresha pa dëshirë, shkroi…si rekomandim që unë “edhe mund të punoja nëntokë”.

“Fitore” tha Martini, ti po shkon drejt e nëntokë.

Atë natë që komisioni minierës vendosi që të jem punëtor nëntoke, e festuam në një lokal me ing. Martinin. Atë që kurrë nuk e kisha dashur, tani po e festoja. Zot o zot, do të thoshte gjyshja ime…! Të hyja kokë e këmbë me dashjen time drejt e në minierë.

“Është fitore”, më thoshte Martini. “Nëse nuk pranoheshe nëntokë, do të përplaseshe në ndonjë fshat. Do zirreshe në punë me më pak se 200 e 300 lekë në muaj. Do ngordhje për të ngrënë. Ti do një libër të botuar së fundi, do një gazetë letrare të dielën, një revistë letrare të muajit. Pa këto do të ishe askushi. Ky është niveli yt. E merr vesh, në cilindo fshat të të çonin, t’i harroje libra e revista. Një lypsar…pa familje, pa miq do mbeteshe…! Bravo, që e pranove minierën. Ke trajtim ushqimor në mensë punëtorësh. Merr rrogë sa merrje në RTSH si redaktor. Kokën lart”, tha Martini. “Defekti në njërin sy? Asnjë send. Në minierë punojnë njerëz në prag pensioni që janë gati gjysmë të verbër. Mos çaj kokë. Je miku im. Do punosh në vende ku nuk do ta ndiesh se je me defekt. Në riparim… minierash ku punojnë burra rreth 50 vjeç. Prag pensioni. Rëndësi ka që ti i the minierës “nuk më tremb…”!

Nuk e dija se ç’ishte miniera. I kisha rënë ballit me grusht e i kisha thënë prano terrin…mos u tremb. Ku do të dilja?

Kishin kaluar dy a tre vjet.

Martini e mbajti premtimin. Fillova nën tokë, në riparim. Me një turn. Vetëm para dite. Dy tre muaj dhe ia plasën letrat anonime apo me emër e mbiemër. Kundra Martinit. Ai favorizon një “armik të klasës”. “Një të dënuar me… punë ndëshkuese të rëndë. E cakton në punë me një turn. Punë e lehtë. Dhe e takon mbas pune si mik të shtrenjtë”.

Martinit i dhanë vërejtje me shkrim në kartën e regjistrimit si komunist. Martini zbuste luftën e klasave.

Pas kësaj unë do të degdisesha në pusin më të thellë të minierave. Tashmë isha pa asnjë mik…!

Në të tatëpjetë…!

Larg prej meje, i thashë Martinit. Unë të bëj keq. Nuk dua që të fundosesh bashkë me mua.

“Kam përgjegjësi”, tha ai.  “Të futa në minierë, me mendimin se mund të të mbroj. Tani dil nga miniera. Kjo punë të kushton kokën. Trego defektin e syrit. Nuk di se ku do të të degdisin. Atje ku dhe me katër sy nuk mund të mbetesh në jetë”.

Martin, me kaq ti e kreve detyrën. Më dhe siguri që të zbres në minierë në katin e tretë. Tani u mësova. Le të më zbresin në katin e pesëmbëdhjetë. Bashkë këtu ndahemi. U ndamë si miq.

Dhe nuk pata më punë me Martinin.

Miniera ka magjinë e saj.  Disa minatorë fillimisht futen në terrin e saj… për një a dy vjet. Dhe mbeten aty për jetë. Pas tre- katër muajsh dhe unë isha droguar me helmet dhe me teret që ndonjëherë na bëhen pjesë për jetë. Unë po e jetoja minierën. Punën me rrezik koke, që merr koka njerëzish, po punë edhe që jep jetë.

Një ditë miku im i atyre viteve, Pertef Liçi, më thotë se me punën time në ato tre vjet, kisha një njeri që më adhuronte në atë qytet.

Mua…?

Pse çfarë kam bërë…?

“Jo gjë tjetër. Veç asaj që prej sa vitesh ti tani je një punëtor miniere i vërtet”.

Ha ha.. sikur unë e desha gradimin “punëtor miniere i vërtetë”… hë hë, mos u tall me mua…!

Me gjithë të shkolluarit e qytetit, që nga prishja e detyruar me Martinin (Martini tani ishte kryeinxhinier në një minierë nga më të rëndësishmet në këtë vend, më pas dhe zëvendësministër…) nuk këmbeja asnjë fjalë. Ishin të gjithë të korruptuar për një vend pune në administratë, në shtet. Unë gati isha njeriu …antishtet. Ishim në anë të kundërta të litarit. Dhe secili në vendin e vet. Pa pikë takimi.

Kush ishte ky që më adhuronte mua nga ana e kundërt e atij vetë?

Më së fundi e takova.  Me rezerva.

“Të adhuroj”, më tha. Mua më tradhtoi gruaja me një burrë tjetër dhe bashkëjetoj prapë me të”. Pse? Më thanë: po le gruan, duhet të lësh dhe profesionin si mësues muzike. Bëhu minator. Nuk ma mbajti. Nuk jam burrë. Si ka mundësi që ti je minator? Askush në këtë qytet, nuk thotë që ti bie më poshtë se cilido nga burrat e minierës në këtë qytet.

Ha ha…më vinte të qeshja… pa pa..pa! Kjo ishte gradë e lartë. Minator si burrat më të mirë në atë qytet minatorësh.

Dhe asnjë nuk e dinte se unë isha dhe me gjysmë syri. Se unë ia kisha bërë me hile komisionit, kisha futur mik që të më pranonin të punoj minator…të bëhesha një njeri kaq i rëndësishëm në atë qytet.

Pas ndonjë viti bëra një operacion në sy. Ky operacion më nxori nga nëntoka. Punova në repartet e jashtme të minierës. Tani isha pa rëndësi. E humba statusin e minatorit të patrembur të thellësive më të tmerrshme të nëntokës.

Thjesht, isha një punëtor i ndëshkuar me punë të rënda nga shteti.  Vetëm kaq. Nuk më duhej më shumë.

Pikë…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“U specializua për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik, por ‘fluturoi’ vetëm brenda kuadratit të portës, pasi...”/ Historia e panjohur e legjendës së “Partizani”-t dhe kombëtares shqiptare

Next Post

“Këta horra të degjeneruar e brekë palarë që drejtojnë ekonominë, janë qehajait e rinj, që tallen me djersën e fukarasë dhe vënë re b.thët e grave...”/ Letra e çamit nga Saranda për Ramiz Alinë, në ’85-ën

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Këta horra të degjeneruar e brekë palarë që drejtojnë ekonominë, janë qehajait e rinj, që tallen me djersën e fukarasë dhe vënë re b.thët e grave…”/ Letra e çamit nga Saranda për Ramiz Alinë,  në ’85-ën

“Këta horra të degjeneruar e brekë palarë që drejtojnë ekonominë, janë qehajait e rinj, që tallen me djersën e fukarasë dhe vënë re b.thët e grave...”/ Letra e çamit nga Saranda për Ramiz Alinë, në ’85-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!