• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“E pandehura dënohet me 15 vite burg e 5 vite internim, për krimin e provokimit të luftës e prerjes së marrëdhënieve diplomatike të …”/ Burgosja e fshesares që çau gomat e automjeteve “CD”

“Shoku Elham i’a hodhi fajin hetuesit Sokol Koleka për akt-ekspertimin e.…”/ Relacioni i Rexhep Kollit për “Thikat” e ambasadave, Tiranë 1980

Zbulohet dosja e bujshme e “Thikave”, me ambasadat e huaja në Tiranë në ’80-ën, që solli “ftohjen” e Enverit me Mehmetin! Dëshmia e Neshat Tozajt

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik të akredituara në Tiranë, e cila shqetësoi deri udhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën, që i telefonoi menjëherë ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, ku, në kulmin e zemërimit, “Komandanti” i tha: “Nëse për 24 orë nuk e gjeni se kush dhe përse i ka dëmtuar automjetet e ambasadave të huaja në Tiranë, gjej vrimë dhe futu”! Alarmi i ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, i cili thirri në një mbledhje urgjente, të gjithë drejtorët kryesorë të dikasterit që drejtonte dhe pasi iu bëri të qartë shqetësimin e madh të “Komandantit”, se mos ajo ngjarje do krijonte incident diplomatik me disa shtete, organet e Sigurimit të Shtetit dhe struktura të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda  24 orësh, arritën të zbulonin autoren e “krimit”, Prendushme Deda, punëtore e Ndërmarrjes Komunale të kryeqytetit, që punonte në pastrimin e rrugëve, e cila u kap në flagrancë përpara Hotel “Dajtit” teksa çante gomat e disa prej automjeteve, të trupit diplomatik në Tiranë. Dëshmia e rrallë e ish-Drejtorit të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Neshat Tozaj, të dhënë pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, lidhur me debatet e ashpra e përplasjen e tij, më ministrin Feçor Shehu, pasi ai, si titullar i laboratorit që drejtonte, nuk pranoi të firmoste akt-ekspertimin, për të konsideruar “armë të ftohtë” mjetin prerës, me të cilën punëtorja e pastrimit, kishte çarë gomat e disa prej automjeteve me targa “CD”! Kërcënimi i Feçor Shehut, për vartësin e tij që e shkarkoi menjëherë nga detyra, duke e dërguar si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe odiseja e gjatë e Tozajt, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e tij, duke i dërguar letra ankesash kryeministrit Mehmet Shehu dhe më pas Enver Hoxhës, gjë e cila u bë shkak e solli dhe ftohjen e përplasjen e parë midis dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, të asaj kohe! Akuzat e Enverit ndaj Mehmet Shehut, se: përse ai e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen e bujshme, që tronditi Tiranën zyrtare, (nga frika e ndonjë incidenti diplomatik me disa shtete), ku pas vdekjes së tij dhe arrestimit të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, ajo ngjarje ri doli “në skenë” dhe si rezultat, u liruan nga burgu e internimi të gjithë pjesëtarët e “grupit armiqësor”, që ishin akuzuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja (me përjashtim të Prendushe Dedës, që u lirua me amnistinë e vitit 1986), e kthimin në vendin e punës së Neshat Tozajt, (si Drejtor i Laboratorit Qendror Kriminalistik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme) i cili disa vite më pas, shkroi romanin “Thikat”, që asokohe do të bënte një bujë të madhe, duke u ribotuar disa herë!

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

REPUBLIKA POPULLOR SOCIALISTE E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT TIRANË

Nr. 88 Aktit

Nr. 90 i vendimit

                                                                V E N D I M

                                                   “NË EMËR TË POPULLIT”

Gjykata Popullor e rrethit Tiranë e përbërë prej:

Kryetar i seancës: Beqir Basha

Ndihmës gjyqtar: Izet Hasani

Ndihmës gjyqtar: Petrit Baxhaku

Mbajtur prej sekretares Aishe Shima, me pjesëmarrjen e Prokurorit, Piro Suli, me datë 6.3.1981, shqyrtoi në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale që u përket të pandehurve: Prendushe Deda, Gavrosh Lasku dhe Lefkothe Lasku.

Që të pandehurit Gavrosh dhe Lefkothe janë vënë në dijeni për këtë dhe ata nuk e kanë denoncuar, u provua gjatë gjykimit me shpjegimet e dhëna nga e pandehura Prendushe dhe me pohimet e vetë të pandehurve Gavrosh dhe Lefkothe, të cilët si në Hetuesi, edhe gjatë gjykimit, pranuan plotësisht akuzën.

Vepra e kryer nga të dy të pandehurit e sipërpërmendur, përmban element të veprës penale të moskallëzimit të një krimi kundër shtetit, të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 112 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, ata duhet të përgjigjen.

I pandehuri Garvrosh Laska, përveç veprës penale të mos kallëzimit të krimit kundër shtetit, të kryer nga e pandehura Prendushe Deda, duhet të përgjigjet edhe për përvetësim të pasurisë socialiste.

Nga hetimi gjyqësor rezultoi e provuar se i pandehuri Gavrosh, se gjatë periudhës së viteve 1977-1980, ka përvetësuar në dëm të pasurisë socialiste një sërë artikujsh që kapin shumën prej 281.80 lekë. Kështu, gjatë kësaj kohe ai ka vjedhur në Kombinatin e Autotraktorëve “Enver Hoxha” një morset, një aparat fshirës xhamash, një çelës makine, një çelës fiso, katër copë drazel dritash neoni, një portollampë, një kalibër matës, një siguresë kabine, një rrjet teli bakri, limë e dalta të ndryshme, tel avolzhimi, shufra bakri dhe materiale të konsumuara të vlerësuara të gjitha në shumën e mësipërme.

Këto materiale i pandehuri i ka përvetësuar herë pas here në repartin ku punonte dhe i ka çuar në shtëpinë e tij për t’i përdoruar për nevojat e tij personale.

I pyetur në lidhje me akuzën e mësipërme, i pandehuri Gavrosh, e pranon atë plotësisht, si në Hetuesi dhe gjatë zhvillimit të gjykimit. Veç pohimeve të tyre, kjo akuzë provohet me proces-verbalin e kontrollit në banesën e të pandehurit Gavrosh, me akt-ekspertimet dhe vlerësimet përkatëse, si dhe me thëniet e dëshmitarëve Burhan Kastrati, Shaban Shemsiri dhe pohimet e të pandehurës Lefkothe, të dhëna në Hetuesi dhe në seancë gjyqësore.

Vepra e kryer nga i pandehuri Gavrosh, përmban elementët e veprës penale të përvetësimit të pasurisë socialiste, të parashikuara në nenin 63 të Kodit Penal, prandaj në bazë të kësaj dispozite, ai duhet të përgjigjet.

Nga hetimi gjyqësor, u vërtetua gjithashtu se e pandehura Lefkothe Laska, përveç veprës penale të mos kallëzimit të krimit kundër shtetit, duhet të përgjigjet edhe për kundra vajtjen penale të dështimit të palejuar, të parashikuar nga paragrafi II-të i nenit 178 të Kodit Penal.

Nga shpjegimet që dhanë të pandehurit Prenushe e Gavrosh, në seancën gjyqësore, nga shkresa nr 53. dt.23.12.1980, dërguar nga Spitali Obsertik Gjinekologjik dhe nga pohimet e vetë të pandehurës, Lefkothe, u pranua se kjo e fundit, ka kryer me datën 25.10.1979, dështimin e palejuar. Për këtë, ajo duhet të përgjigjet penalisht edhe për kundra vajtje për dështim pa leje, të parashikuar nga neni 178/2 të Kodit Penal.

Gjykata në caktimin e masës së dënimit për të tre të pandehurit: Prendushe Deda, Gavrosh e Lefkothe Laska, ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të madhe të veprës së kryer nga secili prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore që paraqet secili nga të pandehurit, ka parasysh edhe të pandehurën Prendushe, shkronja A të nenit të 31 të Kodit Penal, e cila ka qenë njëherë e dënuar më parë, prejardhjen e tyre, nga të cilët e pandehura Prendushe, është rritur në Shtëpinë e Fëmijës, se i pandehuri Gavrosh, është rritur jetim pa baba, kurse e pandehura Lefkothe, rrjedh nga një familje me qëndrim të mirë moralo-politik, se dy të pandehurit Gavrosh e Lefkothe, nuk kanë qenë ndonjëherë të dënuar, ka parasysh pranimin e sinqeritetin e tyre që treguan për veprat e kryera dhe si ndaj tyre duhet aplikuar shkronja “DH” e nenit 30 të Kodit Penal.

Këta kanë nivel të ulët arsimor, kurse e pandehura Prenushe, si mbas aktit psikiatriko-ligjor dhe shpjegimeve të mjekut Dragush Tototzani, paraqet çrregullime të karakterit si dhe gjithë rrethanat në të cilat janë kryer planet.

Nga sa sipër, Gjykata çmon se ndaj të pandehurës Prendushe Deda, në bazë të nenit 27 të Kodit Penal, veç dënimit, duhet të aplikohet dhe internimi si dënim plotësues.

             Për këto arsye:

Gjykata, duke parë nenet 150 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 35, 49, 11/1, 63, 112/2, 178/2, 224, 27 të Kodit Penal

                           Vendosi:

  • Deklaron fajtore të pandehurën Prendushe Deda, për krimin e provokimit të luftës ose i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe në bazë të nenit 49 të Kodit Penal, e dënon me 12 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim në bazë të nenit 27 të Kodit Penal.

Deklaron fajtore të pandehurën Prendushe Deda, për krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit dhe në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, e dënon me 4 vjet heqje të lirisë.

Deklaron fajtore të pandehurën Prendushe Deda, për kundra vajtje penale, të mbajtjes së armëve ta lejen e organeve kompetente dhe në bazë të nenit 224 të Kodit Penal, e dënon me 6 muaj heqje të lirisë.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, e dënon përfundimisht me 15 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim.

Dënimi fillon nga data e arrestimit 26.10.1980.

  • Deklaron fajtor të pandehurin Gavrosh Laska, për moskallëzim të krimit kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të Kodit Penal, e dënon me 1 vit e 6 muaj heqje lirie.

Deklaron fajtor të pandehurin Gavrosh Laska për krimin e përvetësimin e pasurisë socialiste dhe në bazë të nenit 63 të Kodit Penal e dënon me 1 vit heqje lirie.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, e dënon me 2 vjet heqje lirie, duke filluar vuajtjen e dënimit që nga data e arrestimit, më 26.10.1980.

  • Deklaron fajtore të pandehurën Lefkothe Laska, për moskallëzim të krimit kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të Kodit Penal, e dënon me 8 muaj heqje lirie.

Deklaron fajtore të pandehurën Lefkothe Laska, për kundra vajtje penale të dështimit të palejuar dhe në bazë të nenit 178/2 të Kodit Penal, e dënon me 2 muaj riedukim nëpërmjet punës.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal, e dënon me 8 muaj heqje lirie. Duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit, 26.10.1980.

Shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve.

Kundrejt këtij vendimi, mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve nga e nesërmen e shpalljes në Gjykatën e Lartë.

U shpall sot me datë 6.3.1981.

                   Kryetari

Beqir Basha

Kundër këtij vendimi, është bërë ankim nga Prendushe Deda, aktet i’u dërguan për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

SHËNIM:  Gjykata e Lartë, në shkallë të dytë, morri vendimin nr. 97 datë 11.4.1981, dhe ka vendosur:

  1. Lënien në fuqi të këtij vendimi, lidhur me dënimin e të pandehurës Prendushe Deda, e parashikuar nga nenet 49 dhe 55/1 të Kodit Penal, duke bërë dënimin për këto krime në pajtim me nenin 35 të Kodit Penal e dënoi përfundimisht me 14 vjet e 6 muaj heqje të lirisë dhe internim për 5 vjet.
  2. Lënien në fuqi të dënimit të sipërm, për të dy të pandehurit e tjerë.
  3. Prishjen e vendimit në pjesën që lidhet me armë mbajtje pa leje dhe dërgim çështje për hetime të reja në Hetuesi. Memorie.al

Tiranë, më 22.4.1981

          Drejtoria e Punëve të Brendshme të Hetuesisë.

                      Kryesekretare i Gjykatës

                            Ruko Sako

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 09 Shkurt 2022

Next Post

Kalendari Historik 10 Shkurt 2022

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 02 Shkurt 2022

Kalendari Historik 10 Shkurt 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!