Memorie.al/ Këto ditë u botua në Amerikë romani ‘Disatrous September’, i cili ishte botuar fillimisht në shqip në vitin 2011, nën titullin ‘Shtatori i gjëmës së madhe’. Kjo vepër i kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit në kullat binjake të New York, ku si pasojë e sulmeve të terroristeve islamike, mbetën të vdekur 2981 vete, ndër të cilët edhe tre shqiptare, personazhe të këtij romani.
Me 11 shtator te vitit 2011, me rastin e 10-vjetorit të kësaj tragjedie, ish-presidenti Barak Obama, përuroi memorialin e ngritur me këtë rast në New York dhe u ndal me nderim edhe para emrave të shqiptarëve të mësipërm, të gdhendur në këtë memorial krahas viktimave të mësipërme.
Deri tani, bazuar ne listën e romaneve kushtuar kësaj tragjedie, (pasqyruar në Google), është i vetmi roman që përshkruan si terroristët rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën kullat binjake, ngjarjet e tmerrshme në këto kulla dhe në aeroportin e Bostonit, nga ku u nisën terroristët, ku aso kohe punonte dhe vetë Kelliçi, autori i këtij romani.
Po botojmë një përmbledhje të tij.
Një ditë maji e vitit 2001 në aeroportin ndërkombëtar Logan, të Bostonit
Të ulur diku në hyrje të Terminalit B të këtij aeroporti, po bisedojnë Mohamed Ata dhe Marvan Shehini, dy terroristë arabë. Venë re se si pasagjerët lenë sendet prej metali ne rripin lëvizës, brisqe më të mëdha se foto dokumenti i punonjësve të ruajtjes së aeroportit, shishe… për të kaluar në pikën e kontrollit.
“Ja cili është kyçi që do të na ndihmojë të kryejmë detyrën tonë të shenjtë para Allahut”,- thotë Marvani.
PO ATË DITE NE KATIN E 107 TE KULLËS SE PARE BINJAKE TE ETC,(QENDRA BOTËRORE E TREGTISË) NE NEW YORK
Gazetari i njohur i CCN-së, Stiv Robertson, i fejuar me Zhaklina Kramerin, stjuardesë e kompanisë ajrore “Delta” në Boston, do të shkruajë një skenar televiziv, kushtuar punëtorëve që punojnë për pastrimin e xhamave të dritareve të Kullave Binjake, që janë dy shqiptarë: Besim Istrefi, me prejardhje nga Kosova, dhe tjetri, Marko Muzaka, arbëresh. Pastaj të katër zbresin në zyrën e Saidit, me origjinë nga Libani, që punon menaxher. Saidi fton aty edhe Jaserin me origjinë nga Siria, fundamentalist i maskuar islamik.
AEROPORTI NDËRKOMBËTAR LOGAN, BOSTON, 11 SHTATOR 2001
Sokol Kama, shkrimtar, ish-gazetar i Radio-Televizionit Shqiptar, dhe tani supervizor në këtë aeroport, bisedon me Xhaklinën, qe do të kryeje fluturimin e fundit, sepse me 20 shtator, do të martohet me Stivin. Ndërkohë, në pikën e kontrollit, veç pasagjerëve të tjerë, futen dhe pasagjerë terroristë.
Sipas rregullave, kalojnë me brisqe dhe shishe të mëdha dhe të vogla. Terroristët Mohamed, Satem dhe Abdyl, kanë zënë vend në klasën e parë, kurse dy vëllezërit, Vaili dhe Rashiti, në klasën e dytë. Befas sulmojnë me shishka lotsjellëse dhe me brisqe dy stjuardesa, përkatësisht në njërën dhe tjetrën klasë. Të tërë udhëtarët mbeten të tmerruar. Muhamedi dhe Satemi vrasin pilotët, me brisqe dhe me shishe. Së bashku me ta edhe Zhaklina dhe stjuardesa të tjera.
Mohamedi pastaj vazhdon të drejtojë avionin. Me mikrofon njofton pasagjerët që të qetësohen dhe të mos bëjnë marrëzira, se avioni po te kthehet sërishmi ne Boston dhe ata do të lihen të lirë. Kurse në të vërtetë, avioni si dhe një tjetër, i rrëmbyer po nga terroristë arabë, fluturon drejt New Yorkut dhe pastaj drejt ‘Kullave Binjake’.
Në ato çaste Mohamet Ata, merr në telefon Jaserin, që ndodhet në zyrën e tij, në kullën e parë, dhe i njofton se kanë rrëmbyer një avion.
Abduli, terrorist i penduar, kërkon të mënjanojë avionin që drejtohet nga kulla e parë. Dyluftimi tij me Muhamedin. Por është vonë. Avioni, si bombë e stërmadhe, përplaset në mesin kullës së parë, katet e së cilës fillojnë të digjen. Po kështu, edhe avioni i dyte godet kullën tjetër.
Markoja dhe Besimin që po punojnë mbi njërën kullë, mezi zbresin shkallët bashkë me të tjerë, por ashensorët kudo janë bllokuar. Të dy, si qindra e qindra të tjerë, përpihen me pas nga flakët.
Stivi, në këto çaste, po transmeton drejtpërdrejt ngjarjet me mikrofon nga një pikë shumë larg kullave, që po digjen. E kupton se ç’i ka ndodhur Zhaklinës…!
Ndërkohë, Saidi që ndodhet në katet e poshtme, del në korridor dhe habitet kur sheh Jaserin, i cili kërkon të mbyllë nga jashtë dyert e portave që të shpien në shkallët e sigurimit, nga ku qindra punonjës kërkojnë të zbresin poshtë, që ata të mos mbeten të vdekur. Dyluftim midis tyre. Saidi vret Jaserin dhe hap hap dyert e mbyllura prej tij dhe kështu shpëton qindra njerëz që vërshojnë poshtë shkallëve.
NE NJË SHPELLE TE MALEVE TE AFGANISTANIT
Bin Ladeni, së bashku me krahun e tij të djathtë, Khalid Sheik Mohamedin, arkitektin e këtij plani satanik, në strofkën e tyre, ndjekin nga stacioni televiziv Ala Zhazira, ç’ka ndodhur…! Bin Ladeni, ka një moment ekzaltimi. Por i duket se profeti Muhamed, e qorton me fjalët: ”Kurani dënon ashpër ata që vrasin njerëz të pafajshme, siç vret ti”.
PERSERI NE AEROPORTIN NDËRKOMBËTARE LOGAN NE BOSTON
Terminali B i aeroportit rrethohet nga forca të policisë dhe ushtrisë. Midis tyre ndodhen funksionarë të lartë të FBI-se dhe FAA-së. Dyshojnë se mos në një pikë kontrolli, janë futur terroristë me armë.
Sokoli shpalos shkakun e tragjedisë: brisqet më te vogla se fotoja e identitetit, shishet alkoolike dhe shishka me sprucim të mbushura me lëndë lotsjellëse, që lejohen nga rregullorja. Punonjësit e FBI-së dhe FAA-së mbeten të topitur.
Duke u kthyer për në shtëpi, Stivi ndal makinën para hotelit “Astoria”, ku pas një jave do të bëhej dasma e tij me Zhaklinen tashmë e vrarë në avion. I duket sikur e sheh atë të gjallë, veshur nuse, me të bardha, që po i afrohet atij. Dëgjohet zilja e telefonit. Është Sokoli që e ngushëllon plot dhembje…
”Ti je shkrimtar, – i thotë Stivi Sokolit.- Shkruaj një roman për të tëra këto që ndodhën, shkruaj se Amerika u godit rëndë, por nuk dorëzohet kurrë”.
Dhe Sokoli i premton./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016