• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!

“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!
“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!
“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!
“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!
“Shoku Veli, na thuaj se si është ajo puna e armës bastun me dylbi, që u prodhua për armikun Mehmet Shehu…”?! / Plenumi i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu
“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!
“Është përhapur në të gjithë Shqipërinë, sikur Hysni Kapo s’ka vdekur nga kanceri, por e kanë vrarë me urdhër të..…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82   kur “kryqëzohej” Kadri Hazbiu!
“Ku ka çiltërsi këtu, të bësh një bastun të tillë dhe…”/ Akuza e Dritëro Agollit, në Plenumin i 5-të, kur Enveri u tregoi gjatë mbledhjes, armën bastun me dylbi me të cilën do e vriste Mehmeti!

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite, ku ndodhet një dosje me materiale sekrete e dokumente, që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu, në kohën që ishte ministër i Brendshëm”, autokritika me shkrim e Kadri Hazbiut, “Vendimi i Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi përjashtimin nga Komiteti Qendror e nga Partia si dhe shkarkimi nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit”, si dhe proces-verbali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14  tetor të vitit 1982, në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtaria e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për “veprimtarinë armiqësore” të tij për periudhën gati 30 vjeçare, kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Dosja me dokumentet që botohet për herë të parë nga Memorie.al, ku përveç materialit “Tepër sekret”, të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe proces-verbali i Plenumit, ku Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunëtorin me të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, por edhe kanë debatuar ashpër me të, gjatë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtarinë e tij, që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëniet e raportet me këshilltarët rusë, Konferencën e Tiranës në 1956-ën, e deri tek “bashkëpunimi i tij me grupet armiqësore” të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe “poli-agjenti” Mehmet Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtimin nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit, Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj. 

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Proçes-verbali ‘Tepër sekret’ i mbledhjes së Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 13 dhe 14 tetor të vitit 1982

 PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

 KOMITETI QENDROR                                                                         Tepër sekret

                                                      -Sektori i Përgjithshëm-

 PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 13 DHE 14 TETOR 1982

 Seanca e dytë

VELI LLAKAJ: Për teorinë e rrëshqitjes, pyetën shokët. Unë kam mbrojtur një diplomë në vitin 1970-1971, “Mbi operacionin e kalimit të korpusit nga lufta në front të rregullt, në luftën partizane”. Ajo diplomë është dhe sot e kësaj dite aty. Nuk e ka titullin “Tërheqje dhe rrëshqitje”, por kam bërë kalimin e një brigade në luftë partizane, duke mbajtur frontin e rregullt. Janë dokumentet. Ashtu kanë qenë tezat e Këshillit të Mbrojtjes dhe unë u jam përmbajtur atyre.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka një rregull në të gjitha shkollat e larta që diplomat e studentëve ruhen në arkivin e shkollës. Diploma jote ku është? Shoku Hekuran ka thënë që nuk është.

VELI LLAKAJ: Diploma, shoku Ramiz, është në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse në Ministri dhe jo në Akademi? Kush e tërhoqi atë nga Akademia?

VELI LLAKAJ: Diplomën nga Akademia e kam tërhequr unë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pse e ke tërhequr dhe kur e ke tërhequr?

VELI LLAKAJ: E kam tërhequr pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, (zhurmë në sallë).

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse e tërhoqe?

VELI LLAKAJ: Ja, ta them unë pse e tërhoqa. Duke lexuar në arkiva kam gjetur një material, një letër që Mehmet Shehu i bënte Beqir Ballukut për materialin e zi, për teorinë e rrëshqitjes. Ai rekomandonte që kjo letër të punohej me kuadrot. Mbi bazën e kësaj unë kam gjetur një material, më është dhënë në atë kohë nga Shtabi i Përgjithshëm, janë dokumentet zyrtare aty, dhe unë e kam marrë. Atje ishte një fjalim i shokut Enver dhe një shtojcë e porosive që jepte Mehmet Shehu.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kush t’i ka dhënë ty ato materiale?

VELI LLAKAJ: Mua m’i ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Cili konkretisht?

VELI LLAKAJ: Vehbi Hoxha, Rrahman Parllaku dhe Ernest Jakova.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mbi këtë bazë bëre diplomën ti?

VELI LLAKAJ: Mbi këtë bazë unë bëra diplomën.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu?!

VELI LLAKAJ: Dhe këtë material pastaj e kam kërkuar se humbi, u zhduk. Unë e kërkoja se nuk dija a ishte atje thënia e shokut Enver, apo nuk ishte. Ky material, më vonë është gjetur.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë pse e tërhoqe pastaj ti diplomën; ç’të duhej ty?

VELI LLAKAJ: E tërhoqa diplomën të shikoja si ishte trajtuar atje kjo çështje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk e ktheve prapë atje ku e more?

VELI LLAKAJ: Po duhet të jetë kthyer.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, ti nuk e ke kthyer.

VELI LLAKAJ: Nuk e di, duhet të jetë kthyer, po dhe po të mos jetë kthyer ajo është në sekretari. I kam gjetur këto materiale, kam gjetur edhe diskutimin e shokut Enver që ka mbajtur për stërvitjen “Drini” dhe mbi bazën e kësaj…!

SHOKU HEKURAN ISAI: U bë plenumi i Komitetit Qendror për armikun Beqir Balluku, ti në atë mbledhje të plenumit more një vërejtje.

VELI LLAKAJ: Po.

SHOKU HEKURAN ISAI: Armiku Mehmet Shehu ishte këtu dhe hiqej sikur nuk dinte gjë. Mbasi mbaroi plenumi, ke gjetur ti një material dhe ia ke çuar Mehmet Shehut lidhur me teorinë e rrëshqitjes, ku bën fjalë se Mehmet Shehu është autori? Dhe ai të ka thënë ty: “Pse nuk është zhdukur? Unë kam urdhëruar të zhduket ky material”?!

VELI LLAKAJ: Jo, jo.

SHOKU HEKURAN ISAI: Si jo? Nuk them tani, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, po e kam fjalën për atëherë, pas plenumit ku u dënua Beqir Balluku.

VELI LLAKAJ: Ju kuptoj. Mbi bazën e kësaj pune kam vajtur dhe i kam kërkuar Mehmet Shehut, ku është ky material. Ai më ka thënë se janë thëniet e shokut Enver. Kjo çështje ka lidhje me atë që tha shoku Ali, se është punuar Arti Ushtarak, kapitulli i tërheqjes strategjike dhe atje janë futur fjalët e shokut Enver, mbi bazën e materialit që gjetëm tani në Arkivin e Komitetit Qendror dhe që e lexuam me kuadrot kryesore. Janë pikërisht ato trajtime. Le të shikohet edhe pjesa teorike e diplomës, unë ashtu i kam trajtuar dhe citoj thëniet e shokut Enver. Unë prandaj ia kërkova Mehmet Shehut dhe ai e ka futur të interpretuar këtë në Artin Ushtarak.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: S’marrim vesh fare.

SHOKUT ENVER HOXHA: Jo, Veli, shoku Enver s’ka thënë gjë, nuk di unë nga këto gjëra që thua ti, (të qeshura).

SHOQJA TEFTA CAMI: Në plenumin e Komitetit Qendror të Partisë kur u dënua Beqir Balluku, i është kërkuar Veli Llakajt të flasë për këto probleme dhe ai bëri thjesht një autokritikë rrëshqitas. Pse nuk e tregoi ai këtë çështje.

SHOKU ENVER HOXHA: Është pyetja e shokut Shefqet Peçi kjo.

SHOQJA TEFTA CAMI: Pse nuk tregoi që dhe ai ka dorë në ‘Teorinë e Rrëshqitjes’?

SHOKU ENVER HOXHA: Përgjigju, përgjigju (i drejtohet Veli Llakajt).

VELI LLAKAJ: Ja kjo është, shoku Enver. Unë e denoncova këtë, u punua në Artin Ushtarak dhe janë futur pikërisht ato citate që janë të materialit që e keni diskutuar juve. Mbi këtë bazë është punuar.

SHOKU PALI MISKA: Ç’flet ashtu ti? Ju e keni futur atë material në Artin Ushtarak. Ti e mbajte dhe kur e pe që Mehmet Shehu u qërua, vajte e more dhe e fute në kasafortën tënde.

VELI LLAKAJ: Jo, nuk e kam në kasafortën time. Është në sekretari.

SHOKU PALI MISKA: Pse s’e le atje?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ajo duhej të ishte në Akademi.

SHOKU PALI MISKA: Pse s’e le atje?

(dhe shumë shokë të tjerë thonë: pse nuk e le atje?).

VELI LLAKAJ: Unë e mora, e verifikova me autorin dhe mbi bazën e kësaj i kam bërë informacion Komitetit Qendror.

 SHOKU PALI MISKA: Pse e more pikërisht pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut? Këtë na thuaj, pse e more?

VELI LLAKAJ: Se pikërisht tani më doli që Mehmet Shehu ka qenë dakord me këtë teori.

SHOKU PALI MISKA: E kishe konservuar atje dhe pse pikërisht atje?

VELI LLAKAJ: Jo.

SHOKU PALI MISKA: Si jo?

 VELI LLAKAJ: Një minutë, më fal.

SHOKU XHELIL GJONI: Shoku Pali, le të përgjigjet Veliu për atë pyetjen e shokut Shefqet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, përgjigju pyetjes së Shefqetit.

SHOKU XHELIL GJONI: Të thotë më gjerë ç’ishte ai në komplot, çfarë roli kish?

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, të na tregojë fijet.

SHOQJA VITO KAPO: Të na thotë, kur erdhi te Mehmet Shehu, si biseduan bashkë apo thanë: “shpëtuam deri këtu, tani si do të vazhdojmë më tej”! Të na e thotë hapur sepse kjo duket, kuptohet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po.

VELI LLAKAJ: Ne kemi bërë biseda lidhur me trajtimin në përgjithësi të problemit, si duhet ta trajtojmë ushtrinë, ç’ndryshime duhet t’i bëjmë strukturës organizative, si duhet të punojmë planin e mbrojtjes mbi këtë bazë dhe si duhet t’i trajtojmë çështjet kryesore të stërvitjes. Gjë tjetër për ndonjë plan, ja ku janë edhe shokët e tjerë që kanë qenë bashkë me ne, unë nuk di. Nuk di ndonjë plan në këtë pikëpamje, absolutisht asnjë gjë nuk di.

SHOKU SHEFQET PEÇI: Veli Llakaj, unë kam qenë në Këshillin Popullor të rrethit të Lushnjës dhe atje është ngritur një oficer dhe ka thënë: shoku Shefqet, je i deleguar? Po, – i thashë. Po Veli Llakaj është me Beqir Ballukun, me Hito Çakon, me komplotistët, dhe unë kam ardhur këtu e ia kam thënë Partisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu.

SHOKU SHEFQET PEÇI: Epo thamë, bën diferencim Partia, mbase nuk është futur aq thellë. Pastaj u fut më thellë me Mehmetin dhe kjo punë kështu vajti (të qeshura).

SHOKU ENVER HOXHA: Është kështu siç thotë Shefqeti?

VELI LLAKAJ: Jo, dakord, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Sepse Partia kështu ka vepruar siç thotë Shefqeti, i ka diferencuar njerëzit sipas fajeve e gabimeve që kanë bërë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Diferencimi është bërë.

VELI LLAKAJ: Jo, dakord, po unë, shoku Enver me çiltërsi u them shokëve: (të gjithë shokët njëzëri thonë: o, o, o) le të verifikohen nga Partia këto gjëra, po të kem gisht në komplot apo në veprimtari armiqësore, Partia le të mbajë qëndrim, të marrë ndaj meje masën më të rëndë, pa hezitim e them këtë.

SHOKU XHELIL GJONI: Kot e zgjasim. Unë kam mendimin të përjashtohet nga Partia dhe t’i jepet organeve të Hetuesisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Dale se ka dhe të tjera.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Po ku ka çiltërsi këtu?! Të bësh bastun të tillë dhe të flasësh për çiltërsi?!

SHOKU NEZIR GORICA: Dhe një gjë tjetër më ka bërë përshtypje: shoferi që ka pasur ky, kur ka qenë komandant brigade, ka qenë vëllai i njërit që është dënuar me grupin sabotues të ndërtimit të hekurudhës në vitin 1947. Vëllai i tij ishte dënuar si armik dhe ky e mbante shofer, mua më duket se Veliu bënte gabim që e mbante, bile dhe tani ka miqësi me të. Ky ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, si i lejonte këto gjëra? Thotë se nuk e dinte për Arif Haskon?! Si nuk e dinte ai, kur për Arif Haskon e dinin të gjithë?!

SHOKU ENVER HOXHA: Ka propozime të tjera shokë, se një propozim është bërë? Meqë nuk ka, atëherë vëmë në votë propozimin e shokut Xhelil Gjoni. Kush është pro, të ngrejë dorën… Kundër? S’ka (të gjithë shokët janë dakord me propozimin).

SHOKU ENVER HOXHA: Shoku Veli Llakaj përjashtohet nga Partia për gabime të rënda. Keni gjë tjetër?

SHOKËT: Të na sqarohet problemi i tankeve.

SHOKU RAMIZ ALIA: E ka Nazari atë problem.

SHOKU ENVER HOXHA: Le të rrijë edhe Veliu, se kemi nevojë të sqarohet ai problem.

SHOKU MITI NITO: Duke qenë se shoku Nazar si zëvendësministër kishte në vartësi armët speciale, të na sqarojë çështjen që doli lidhur me brigadën e tankeve që ka marrë porosi nga Mehmet Shehu për të mos i lëvizur tanket e Saukut pa urdhrin e tij. Lind pyetja: pse shoku Nazar nuk ka informuar Komandantin e Përgjithshëm, Partinë për një gjë të tillë, se kjo është gati si përgatitje puçi.

(Shoku Enver i thotë Veli Llakajt: Veli, rri atje dhe fol, pa ke kohë të ikësh).

SHOKU MITI NITO: E dyta, të thotë më hapur shoku Nazar çfarë kanë biseduar me armikun Mehmet Shehu kur ky i fundit, para vetëvrasjes e thirri në shtëpi. Ai na tha se e thirri gjoja vetëm për nusen e djalit nëse e kish parë në kafene, mirëpo na doli dhe tabela e skalionimit të municioneve që është shumë sekrete, po ka dhe të tjera ndoshta, pra, ka diçka shumë të errët.

SHOKU ENVER HOXHA: Të të bëj një pyetje unë ty Veli? Kush ka të drejtë ta shohë tabelën e skalionimit të municioneve? A e ka kryeministri këtë të drejtë?! Memorie.al

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Janar 2022

Next Post

“Bisedat që bën Xhavit Qesja me familjarët dhe të afërmit që i shkojnë në shtëpi dhe…”/ Raporti i shefit të seksionit të Vëzhgimit të Degës së Durrësit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në Shijak kemi elementin anti-parti, Ernest Jakova, me anë të ‘Drini’-t, të shikohet nëse Xhaviti…”/ Përgjimet nga Dega e Brendshme e Durrësit, janar ‘87

“Bisedat që bën Xhavit Qesja me familjarët dhe të afërmit që i shkojnë në shtëpi dhe…”/ Raporti i shefit të seksionit të Vëzhgimit të Degës së Durrësit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!