• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Sot bota nuk dron shpifjet… dron të vërtetën!

Dom Lazër Shantoja

Memorie.al/Ishte nata e motmotit të ri. Silvester!

Vjena ishte n’ethe. Njizet e tri theatrat, nji qind e shtatëdhetë e mâ kinematografat, pesë varjeté-at, gjashtëmbëdhetë cabare-at, katërdhet e tri baret, katërdhetë e nji kafe-koncertat e pernatshme kishin shpallun me kohë programet e veçanta të tyne.

Sensacjone, premjera, jazzbandi n’Oper… lojna, balle, girl-a ekzotike, specjalitete të ndryshme. Shkumbë shampaje mbi të gjitha…! Nji mijë nji qind e tri lokale, posë ata të zakontat, ftojshin publikun e Vjenës me dëfrue at natë, psé ne e nesre bota do të ndrronte nji shtatë në tetë…

Gjithashtu mund të lexoni

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

Nji vjet i ri, nji kalendar i ri! Në mesnatë do t’u fikshin pak të tana dritat. Ai terr simbolizonte vdekjen e vjetit të vjetër. N’ata pak minuta terri të tanë Vjena do t’ishte nji puthje e vetme. Me mâ të bukrin shêj dashtnije, kjo botë fillon vjetin e ri.

Mue at natë m’u duk vehtja porsi nji larvë. N’agoninë e vjetit qi po vdiste njofta vdekjen teme. Mendimet qi të rreshtova në ket leter më zatetne të tana per nji herë. Më duelen para porsi në nji vizjon të kjart skeletat e shokvet qi pushoshin nên dhe: nên dhe t’huej… e shokvet të vramun nga dora e sikarvet, e shokvet të vdekun në sallat e smuetorevet, e shokvet të grabitun nga dora dhe fati.

Më duelen para dhe skeletat e të nesermes… pashë para vedit fytyrat buzëvjerruna të dezertorvet e t’apostatavet, t’atyne qi lëshuene armët dhe u kthyene n’atdhé porsi paketa poste «senza valore».

Zhurma e motoravet t’automobilavet ishte at’ natë dhé mâ shurdhuese se të tjera herë, drita e reklamavet mâ e shndritshme, levizja mâ e madhe, luksi mâ provokant. Une at’ natë… shkova me fjetë. S’deshta me helmatisë orgjen e të gjallvet me frymen e të vdekunvet. Per mue tash tri vjet kalendari e kishte bjerrë kuptimin e tij. Tri vjet para u gjindshe në burg.

Vjetin e ri e prita tue fjetë… don me thanë se tue fjetë, i vûna kapak dhe të vjetrit. Mënyra mâ logjike per të vdekun si na me kremtue këto data. Ç’ka do t’jetë për ne vjeti i ri? Âsht zakon, sidomos nder gazetar, me i definue vjetët sikur historjakët definojnë shekujt.

1925 kjé vjeti i Lokarnos, 1926 vjeti i t’hyemit të Germanisë në Lidhjen e Kombevet, 1927 vjeti i katastrofavet t’evitueme. Edhé vjetit të ri kan me ja njitë nji êmen, por sot nji vjetë… (Vjetët pagzohen mbasi të vdesin.) na mund t’a pagzojmë qysh tash.

Vjeti i ri sikur tri vjetët e kaluem nuk âsht per né tjeter veç se nji vjet lêje mâ teper…

Nuk do t’a mbylli ket leter pa të bâ dhé urimet. Këto kan me kênë ndoshta e vetmja notë humorit në të tanë ket leter hypokondrike.

Heine kohës së tij i bani këto urime në rasen e ndrrimit të motmotit: «U uroj pak mênd të çmêndunvet e pak poezi të mêçëmvet. Gravet u uroj petka të bukra, e burravet shum duresë.

Të pasunvet u uroj nji zêmër e skamnorvet nji rriskë bukë. Por mâ fort se kurrgjâ uroj qi në ket vjetin e ri t’i shpifemi sa ma pak qi të mundemi njêni tjetrit».

Ti kujton ndoshta se une per ty si gazetar kam zgjedhë ket urimin e fundit.

Gënjehesh. Sot bota nuk dron shpifjet… dron të vërtetën!

Botuar te gazeta ‘Ora e Shqipnisë’, Vjenë, 10 Fruer 1928/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Xhaviti, Lubonja, Maqo, Bardhyli dhe Vaska, dëgjuan vetëm fjalimin e Presidentit dhe kur isha fjala e Komandantit të Përgjithshëm, ata…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, korrik ‘83

Next Post

Kalendari Historik 6 Janar 2022

Artikuj të ngjashëm

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
Dossier

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

November 8, 2026
“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   

November 9, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
Next Post
Janar

Kalendari Historik 6 Janar 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme