• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI

NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI
Kori që shndërrohet në kortezh
Ditari i të arratisurit në ’85-ën/ Çamët e Markatit në Chicago ishin përçarë nga  agjenti i Tiranës, K. A.,“Mos rri me Bilal Xhaferrin, se ai është një m…”, më tha kunati i tij
NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI
NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI
NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI
NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI

nga Visar Zhiti

                                              NË 35 VJETORIN E VDEKJES

Në SHBA, në Chicago, 35 vjet më parë u shua shkrimtari çam Bilal Xhaferri, i arratisur nga Shqipëria, kur atje sundonte diktatura më e egër në perandorisë komuniste..

Një elegji dhe një kartelë, të shkruara nga Visar Zhiti, kemi zgjedhur sot për të kujtuar dhe nderuar Poetin……

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

ELEGJI E JUGUT

PËR KTHIMIN E BIRIT TË VDEKUR

Bilal Xhaferrit

Ç’anije zije

ç’avion malli

do të çajë Oqean Qiellin e ëndrrës

për të sjellë vdekjen tënde në Atdhe?

Ndërsa funerali i dallgëve dhe i reve

s’mbaron e s’mbaron. Mbi një flatër

të bardhë varet një ylber i këputur…

si frerët e një kali,

e dëgjon? Pegasi

rend me arkivolin tënd mbi shpinë,

ndali duke ngulur potkonjtë

në baltë.

Ku është shtëpia jote? E dogjën të huajt,

tanët dogjën këngën tënde. Truall

i zhuritur

me kufomat e ullinjve të jetës, –

të pushkatuar përreth,

varret bosh- i përzunë të vdekurit,

po a mund të hedhim në çdo gropë dhëmbjeje

nga një eshtër tënden,

sa për shenjë; këtu

fillon Epiri dhe mbaron në shpirt…

Fantazma e Çamërisë kapërceu

Gurin e Fatit,

më gjunjë të ra. A do ta ngjallin dot

fjalët e gjuhës së përlotur Ballin tend?

Ku-do të prekin gishtat e përgjakur të erës

kufirin si brinjët.

Ç’ helm t’i mavijosi porositë prej mishi?

E deshe Fisin

sa vdekjen s’ia dhe, e mërgove larg,

por tufa e ujqërve vazhdimisht shqyen me dhëmbë

atë blegërimë jetime

që mardh mbi borën ballkanike.

Befas u bërë fëmijë përsëri

dhe jot motër t’u bë mëmë e vogël.

 

Kush po tregon me zërin tënd për udhët

që shtrove me zi-ftin e brengave? Dhe tërhiqeshe

për t’u mbrojtur në kështjellat e Skënderbeut

që i ri ngrite

dhe si me magji u shndërruan në qiellgërvishtëse

në Kontinentin e Ri,

arratia është e vjetër, si zjarri

që të ndoqi nga pas, jo vetëm ai i frymëzimit,

por dhe i atij që të dogji shkrimet. Medet!

E fundmja gjë në botën moderne

nuk është morgu, jo,

as lavdia, e ftohtë po aq. E ç’mbetet nga dashuria?

Si dikur…

Buzëqeshjen jote- trëndafil Jugu

ka çelur në një përkrenare ilire,

me pakëz dhé tragjedish brenda.

______________

Nxjerrë nga “Vepra, Bilal Xhaferri”, Vol. V, Tiranë, 2010

Kartela Bilal Xhaferri

(1935 – 1986)

Me baba të pushkatuar, çami i përndjekur Bilal Xhaferri, i kishte të gjitha rrugët e së ardhmes të mbyllura. Ai dhe një jetë të zakonshme si jetët e tjera në diktaturë nuk mund ta bënte dot, jo më të lejohej të bëhej shkrimtar,

Është punëtor krahu. Në shkollë të lartë as që bëhet fjalë se mund të shkojë, madje as në gjimnaz. Megjithatë në mynxyrën e tij do të ketë një lloj shprese si dritë vobektë, Është talenti i tij.

Dërgon tregimet e para për botim. Pëlqehet menjëherë. Por bashkë me famën, do t’i vinte shpejt dhe rënia. Rënie brenda rënies, pikërisht atje mes shkrimtarëve…

Dhe s’i mbetet gjë tjetër, veçse të arratiset. Shkon në SHBA… vdes në Çikago në rrethana të dyshimta, ku thuhet se mund ta jetë asgjësuar dhe nga kanale të fshehta, ndonjë agjent në shërbim të regjimit Stalinist shqiptar.

…lindi në fshatin Ninat afër Konispolit në 1935, babai i tij, Xhaferr Hoxha, i lidhur me Ballin Kombëtar, dënohet nga fitimtarët si antikomunist, e vrasin në 1945, në vitin e parë të lirisë,,, e ç’liri zeza do të tundnin

kokat nënat çame.

Bilal u rrit në internim bashkë me motrën, emrin e të atit e bëri mbiemër, të mos e njihnin, mbas shkollës 7–vjeçare, bëri një vit shkollë për gjeometër, por jo, mjaft, kaq… Dhe nisi punën herët, punëtor krahu,

shtronte rrugët, ku ta çonin. Andej nga Veriu, afër Rrëshenit, gjeti një mecenate shpirtërore, shkrimtaren e dalë nga burgu, Musine Kokalari.

Edhe kjo miqësi do të përndiqej, janë raportet në dosjet deri dhe të ministrit të Punëve të Brendshme

K. A.

Boton poezitë e para, tregimet e para, ndjeshmëria ishte e madhe por dhe befasia, ngjante me mahnitjen. Dhe u lejua të dale libri i tij me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë”. Në vitin 1967 u bë gati libri tjetër, ai me poezi “Lirishta e kuqe”. Ai i donte vargjet e tij: Krejt të lira/ si hapësira,/ si era,/ si drita./ Me vargjet si vargmalet/ që shtrihen nga veriu në jug/ dhe nga jugu në veri,/ me vargje të mbirë nga balta jote,/ Shqipëri.

Dhe dorëzoi në konkursin e shpallur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti– Skënderbeu romanin “Krastakraus”. Dhe një konflikt i beftë i tij në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, dalja kundër romanit të bujshëm “Dasma” të Ismail Kadaresë, bënë që atë ta përzënë. Autoritete të Realizmit Socialist, Fadil Paçrami, deri dhe anëtari i Byrosë Politike të Partisë në pushtet, Rita Marko, e kritikuan rëndë.

Dhe e hodhën sërisht në humnerë. Vepra iu ndalua. Libri i tij me poezi, që priste shpërndarjen, u dërgua në fabrikën e Letrës ne Lushnjë, për t’u ricikluar në letër të bardhë si harrimi, autorin e ri çuan në internim.

“Poet i nëmur” do ta quante shkrimtari Sabri Hamiti. Meqenëse vendlindja e tij ishte fare në Jug, në kufi, ai gjeti rastin fatlum dhe u arratis për në Greqi. Pa Çamërinë e tij dhe këndoi i dëshpëruar.

Një vit më pas fluturoi përtej oqeanit, në kontinentin e ri, në SHBA.

Punon në Boston në gazetën “Dielli”. Dërgon për botim në Prishtinë romanin për Skënderbeun, në fakt për Shqipërinë mesjetare, tani me titullin “Ra Berati”, por nuk i dhanë përgjigje.

Shkon në Çikago në vitin 1974, ku dhe themelon gazetën “Krahu I Shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ku krahas historisë së fisit, do të shkruante dhe për diktatura e lënë në atdhe, për krimet e regjimit.

Vend i vogël,/ kohë e vogël,/ racion i vogël.  / Errësirë e madhe,/ frikë e madhe,/ mjerim i madh./ Dhe rrugëve të Atdheut/ Si kukuvajkë nën hënë/Leh dhe ulërin/“Gazi 69”

Makina e arrestimeve. Vinte pa i rënë sirenës. Kur ikte, mbase po.

Ndërkaq nuk kishte ende seriana të makinave te ndihmës së shpejtë, epidemia ideologjike sundonte vdekshmërisht. Dhe andej nga u arratis, ku iku, edhe pse nuk nuk mbërrinte dot “Gazi 69”, do t’i ndaheshin djajtë e kuq, jo ata vetë, por tentakulat e fshehta të regjimit do të kërkonin kokën e tij.

Në kokë e mori goditjen dhe në spital mbaroi në rrethana të dyshimta në vitin 1986 .

Pas rënies së diktaturës, edhe pas kthimit të eshtrave të Bilal Xhaferrit ne Atdhe, për t’u prehur në vendlindjen e tij, u botua dhe vepra e plotë në pesë vëllime e Bilal Xhaferrit.

Ndërkaq dhe i vdekur ai s’është lënë i qetë. Herë pas here përfliten dhe dyshime në arratisjen e tij si i dërguar… aq sa duket sikur duan të vazhdohet ai konflikti i lënë në mes dikur, në Tiranën e kuqe për “Dasmën”, por tani i përmbysur, ende pa titull.

Gjithsesi Bilal Xhaferrit i janë dhënë medaljet e larta “Martir i demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”, iu vu dhe busti para shtëpisë së tij muze në Sarandë.

__________________

Nxjerrë nga libri “Kartela të Realizmit të Dënuar”.të Visar Zhitit, Tiranë 2020…

*   *   *

Si poet e shkrimtar Bilal Xhaferri mbart fatin muhaxhir të fisit të tij çam, të përndjekur, të goditur gjithandej, të shpërndarë:nëpër Shqipëri e Ballkan, në Europë e deri në SHBA, ata qëndruan me heshtje dinjitoze. Bilal Xhaferri i dha zë dhimbjes çame duke u bërë një nga zërat më tronditës, por dhe më të bukur në letrat shqipe. Edhe pse e këputën ashtu si dhe jetën e tij.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmitë e rralla: “Në qelitë e Burrelit u njoha me Dom Ndocin, vëllanë e ‘Heroit të popullit’, nëna e të cilit dilte në tribuna me Enver Hoxhën dhe…”/ Kujtimet e intelektualit që vuajti 21 vite burg

Next Post

Kalendari Historik 16 Tetor

Artikuj të ngjashëm

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   
Art & Kulture

“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)  

March 29, 2025
“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit
Art & Kulture

“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit

March 29, 2025
Next Post
Tetor

Kalendari Historik 16 Tetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!