• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990

“Gjaku i Dukagjinit: Si u shua zëri i një familjeje që nuk u përkul kurrë”…/ Nga burgjet e fretërve në varret pa emra – fjala e fundit e Zef Prelës
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990

Dashnor Kaloçi             

Memorie.al publikon disa dokumenta të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1990, ku ndodhet një korrespodenca e ambasadës shqiptare në Romë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku ambasadori shqiptar, Dashnor Dervishi, informon ministrin Reiz Malile dhe eprorët e tjerë të tij në Tiranë, lidhur me letrën e dërguar pranë asaj përfaqësie diplomatike nga ana e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit, Angelo Sordano, i cili shprehte dëshirën për të ardhur vetë në Shqipëri, me qëllim për të takuar ish – priftin katolik, Monsinjor Nikolla Troshanin, i cili pasi kishte kaluar vite të tëra në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në atë kohë punonte në bujqësi në fshatrat e rrethin të Lezhës. Korrespodenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Romë dhe titullarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku përveç interesimit të madh, të shfaqur nga Vatikani për ish – Peshkopin, Nikolla Troshani me të cilin ata kishin humbur çdo lidhje, që nga koha e burgosjes së tij dhe nuk dinin nëse ai jetonte ende, si dhe përgëzimet ndaj qeverisë shqiptare, për pritjen që i bëri Nënë Terezës, ambasadori Dervish i bën me dije eprorëve të tij, se dy profesorët e Teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardo dhe Damako në Universitetin e Barit, i kishin thënë se: Vatikani po shfaqte interesim të madh, për zhvillimet në Shqipëri dhe veprimtarinë e saj në arenën ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë Selia e Shenjtë, po shprehte interes për integrimin e Shqipërisë në KSBE dhe po ndërhynte pranë qeverive të Europës Perëndimore, që të mbështesë hyrjen e saj në KSBE, para se të mblidhej konferenca e Helsinkit, etj., e deri tek përpjekjet e ambasadorit shëtitës të Vatikanit në vendet e Europës Lindore, Kolosuono, i cili i kishte konfirmuar se Vatikani kishte përgatitur dyzet peshkopë shqiptarë nga Kosova, në shkollat e Romës dhe po bëhej gati të krijonte diogjenezën me qendër në Prishtinë, që do të varej direkt nga Roma.

Letra e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit, Angelo Sodano, dërguar më datën 15 dhjetor të vitit 1990, priftit katolik, Monsinjor Nikolla Troshanit, i cili punonte në bujqësi në rrethin e Lezhës

                   Shkëlqesisë së Tij të Nderuar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

                   Monsignor NIKOLLA TROSHANI

                         Peshkopi i titulluar i Cisamos

                   Administrator Apostolik i Durrësit e Lezhës

                                        Shqipëri

      SEKRETARIA E SHTETIT

           Nr.7956/90/RS                                                   Nga Vatikani, 15 dhjetor, 1990

                                               Shumë i Nderuari shkëlqesi,

Me përvjetorin e shpejtë solemn të Lindjes të Zotit tonë, Jezu, kam rastin e lumtur që t’i drejtohem Shkëlqesisë Suaj me këtë letër. Ai që Ju shkruan, është pro-sekretari i ri i Shtetit, arqipeshkopi Angelo Sodano, i thirrur pak ditë më parë nga besimi i Atit të Shenjtë Papa Gjiovani II-të, për të zëvendësuar Lartësinë e Tij, Kardinalin Agustino Kazaroli.

Lartësia e Tij Papa, më ka besuar mua detyrën e nderuar t’Ju transmetoj Juve, shprehjen atërore e të përzemërt të përshëndetjeve të Tij të zjarrta, për misionin pastoral të Shkëlqesisë Tuaj. Është kjo një detyrë që, në fillimet e shërbimit tim, e kryej me zell të madh, jo pa përgjërim kur mendoj se një pjesë e madhe e ekzistencës Suaj, ka kaluar përmes vuajtjesh, poshtërimesh të panumërta, por të përballuara me kurajo të madhe, në sajë të dashurisë për Krishtin dhe për Kishën Tuaj të Shenjtë.

Në rrjedhën e këtyre viteve të një prove të rëndë, Ati i Shenjtë, më se njëherë ka ngritur zërin që të dëgjohet nga të gjithë bijtë Tuaj të Shqipërisë, pjesëmarrja e plotë në vuajtjet e tyre të dhimbshme dhe “tronditja e vazhdueshme” e Tij, (Roma, 27 prill 1987) për ndodhitë e asaj (…) Kishe heroike (….), të munduar nga një persekutim i gjatë e i rëndë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj: peshkopë, priftërinj, fetarë, fetare, besimtarë (…) (Otranto, 5 tetor 1980), pa pushuar së kërkuari Zotit të Mbifuqishëm, qetësi e paqe edhe për të gjithë kombin shqiptar.

Edhe në fjalët e mija, Shkëlqesi, mund të gjeni një shenjë tjetër të kujtesës, mirënjohjes të kësaj Selie Apostolike, për ata që si ju, pa nguruar për të ndjekur gjurmët dhe shembullin e Krishtit të përvuajtur, (1. Pt.2,21), kanë bërë të mundur që drita e besimit, të mos shuhet në truallin shqiptar.

Do të jem shumë mirënjohës, Shkëlqesi e Nderuar, në se në dhënien e përgjigjes së kësaj letre, do të keni mirësinë të përdorni të njëjtin kanal, që përdora unë për të hyrë në kontakt me Shkëlqesinë Tuaj. Ky është kanali personal i Zotit Ambasador të Tiranës, në Romë, i cili është ofruar bujarisht që të Ju përcjellë Juve, këtë letër dhe që të transmetojë mua sa më parë përgjigjen e Shkëlqesisë Suaj.

Shenjtëria e Tij, Papa, pret jo pa merak të madh, që të ketë sigurime të qarta mbi gjendjen e shëndetit të Shkëlqesisë Tuaj dhe të kushteve të jetës Suaj dhe dëshiron që të dijë drejtpërsëdrejti nga Ju, se çfarë evolucioni të favorshëm eventual mund të përvijohet, me shpresë të motivuar, për të ardhmen e Kishës në Shqipëri.

Gjithashtu di të jenë të dobishme informatat dhe njoftimet që Ju do t’i dërgoni Selisë së Shenjtë, për Bashkëvëllezërit Tuaj priftërinj, të cilët vazhdojnë të bashkëpunojnë me Shkëlqesinë Tuej, në përmbushjen e misionit Tuaj, me shërbim të komunitetit katolik në atë Komb.

Ati i Shenjtë, mendon gjithashtu që t’i ripërsërisë Shkëlqesisë Suaj, urimin e Tij, tashmë të shprehur dhe që Ju është dërguar Juve, me rastin e 50-vjetorit të Crdinacionit Priftëror, duke Ju dërguar dhe një herë bekimet e Tij apostolike.

Me një gëzim të thellë e intim edhe unë, Ju dërgoj i Nderuari Shkëlqesi, urimet më të ngrohta, që Dita e Krishtlindjeve t’Ju japë Juve dritë e qetësi dhe i besoj Virgjëreshës së Shkodrës, Padrone e Shqipërisë, shpresën që në vitin e bekuar 1991, të vijë dita që ajo Kishë të mund të gjejë lirinë e shumëpritur.

Duke Ju përsëritur urimet më të ngrohta dhe gjithë të mirat kam nderin që t’i konfirmoj.

               Shkëlqesisë Tuaj shumë të Nderuar

                  Devotshmërinë time në Krishtin

                  Angelo Sodano Kryepeshkop

Relacioni i ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për letrën që Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kryepeshkopit Angelo Sodano, kërkonte t’ja dërgonte priftit katolik, Monsinjor Nikolla Trashanit, ish-Peshkopit që në atë kohë jetonte në fshatrat e rrethit të Lezhës

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNËVE TE JASHTME

              Ambasada – Romë                                                        Romë, me 22.12.1990

                      Nr.847

                     Lënda: Letër e MPJ të Vatikanit për Nikolla Troshanin

                                      MINISTRISE SE PUNËVE TE JASHTME

                                                (Drejtorisë së parë)

                                                   Tiranë

Bashkëlidhur ju përcjellim letrën e Angelo Sodanos, Ministër i Jashtëm i Vatikanit, drejtuar Peshkopit Nikollë Troshani.

Letrën e solli në ambasadë profesori i teologjisë në Universitetin e Romës, Andrea Riccardi.

Bashkë me vlerësimet e rastit për procesin e demokratizimit të jetës në Shqipëri, Andrea Riccardi, theksoi faktin që Vatikani nuk dëshiron të krijojë lidhje sekrete me besimtarët katolik në Shqipëri, prandaj ashtu siç po dërgon këtë letër, propozon që edhe më tej, korrespondenca të vazhdohet nëpërmjet rrugëve diplomatike.

                                   AMBASADORI

                                 Dashnor Dervishi

 Shënim

Bashkëlidhur është fotokopja e letrës që ministri Jashtëm i Vatikanit, Angelo Sodano, i dërgon Nikolla Troshanit.

Letra i është dorëzuar ambasadës sonë në Romë, nga profesori i Teologjisë i Universitetit të Romës, Andrea Riccardi.

Ky i  fundit ju tha shokëve tanë se “Vatikani nuk dëshiron të krijojë lidhje sekrete me besimtarët katolikë në Shqipëri, prandaj ashtu siç po dërgon këtë letër, propozon që edhe më tej korrespondenca të vazhdohet nëpërmjet rrugëve diplomatike”

                          Tiranë, me 24 dhjetor 1990

Relacioni i ambasadorit shqiptar, Dashnor Dervishi në Romë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me mesazhin me rastin e Vitit të Ri, dërguar nga Papa Gjon Pal i Dytë, nëpërmjet të përfaqësuesit të tij në FAO

 AMBASADA E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE

TË SHQIPËRISË NË ROMË

                                    Romë më 12 Janar 1990

                                                  Nr.23

Lënda: Mesazhi i Vitit të Ri të Papa Pauli II

                MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

                               (Drejtorisë së Parë)

                                   TIRANË

Bashkëlidhur ju dërgojmë, sipas porosisë suaj për materiale të tilla, mesazhin e Vitit të Ri të Papa Paulit II, që i dërgon përfaqësuesi i përhershëm në FAO, përfaqësuesit tonë të përhershëm në këtë organizatë.

                                 AMBASADORI

                             (Dashnor Dervishi)

Telegram i ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për interesin e treguar nga Vatikani lidhur me ndryshimet në legjislacionin dhe Kodin Penal në Shqipëri edhe ndaj besimet fetare, të cilët kërkonin që ajo gjë të sanksionohej edhe në Kushtetutë

                                           DESHIFRIM

                                    Nr. 17807           Nga: Roma

                                    Nr. 944             Data: e gjashta

Në Turqi e Bullgari, si dhe në Bosnje të cilët ngushtojnë terrenin e tij në Ballkan. Në këtë drejtim është vlerësuar dhe relacioni i ish nuncit në Beograd, kur Xhovani Kalantuno, i cili para largimit nga Beogradi, në vizitën e tij në Prishtinë shkruante se midis shqiptarëve, gjeti një mikpritje bujare pavarësisht nga fetë që…..

                  (vijon) 

                                     DESHIFRIM

                            Nr. 17808                 Nga: Roma

                              Nr. 945                  Data: e shtata

…..përfaqësonin dhe kërkonte mbështetjen e tyre, për rrezikun e forcës shkombëtarizuese të Serbisë, në drejtim të kishës së saj. Sipas gazetarit shqiptar në radion italiane, Albert Akshija, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar përsa thuhet më sipër, Vatikani, ka vlerësuar heqjen e nenit për fenë nga kodi penal. Por ditët e fundit, forca të ndryshme……

                        (vijon)

                                       DESHIFRIM

                            Nr. 17809          Nga: Roma

                            Nr. 946               Data: e teta

….kanë shfaqur dyshime për këtë veprim. Burime të ndryshme kanë informuar se në Shkodër, pas ekseseve që pati në fillim të vitit, janë dënuar me pretekstin për agjitacion e propagandë fetare. Prandaj në rrugë të ndryshme nga Shqipëria do të kërkohet….

           (vijon)

                                      DESHIFRIM

                        Nr. 17810       Nga: Roma

                        Nr.947            Data: e nënta

….që veprimi që u bë në Kodin Penal për fenë, të reflektohet dhe në kushtetutë. Njëkohësisht do të kërkohet një prift që të jetë për shërbesat fetare dhe trupi diplomatik pa ndërhyrje në punët e brendshme, do të informojë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

                        (vijon)

                                   DESHIFRIM

                       Nr. 17811          Nga: Roma

                        Nr. 948            Data: e fundit

Në qëndrimin e Vatikanit ndaj Shqipërisë, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe monsinjor Fortino, ish – Nunci në Beograd, Xhovani Kalantino, që është krahu i djathë i Papës, për problemet e Europës Lindore dhe që aktualisht është Nunci i Vatikanit në Moskë.

                                          Dashi

Telegrami i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, dërguar ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, lidhur me kërkesën e ambasadorit Italian në Shqipëri, De Andreis, për t’a takuar Nikolla Troshanin dhe për t’i dhënë letrën me autografin e Papa Gjon Palit të Dytë

            SHIFRIM

             Nr. 2293          Datë: 23.6.1990

                       Adresa: Ambasadës në Romë

Koncepti: Sot, ambasadori italian De Andreis, kërkoi takim në ministri dhe theksoi se ishte ngarkuar për të kërkuar leje nga pala shqiptare, që ai ose ndonjë punonjës tjetër i ambasadës, të takohej me priftin katolik, Troshani, që banon në një fshat të Lezhës. Atij, duhet t’i dorëzonin një autograf benedicioni nga ana e Papës, për moshën e tij të avancuar. Ambasadorit i’u përgjigjëm që nuk e kuptojmë pse ai merr përsipër një gjë të tillë.

                                    SHIFRIM

               Nr. 2294                Data: 23.6.1990

                          Adresa: Ambasadës Romë

Koncepti: Lejen që ka kërkuar ambasadori italian, për të takuar priftin, Troshani, për t’i dhënë një autograf të Papës, do ta lëmë në heshtje. Por nëse ambasadori italian kërkon përgjigje, do t’i themi që nëse Vatikani ka gjë me të, le t’ia transmetojë nëpërmjet ambasadës sonë në Romë. Po ju transmetuan gjë nga Vatikani, merreni dhe mbani shënime.

                                     SHIFRIM

                   Nr.2331                  Data 27/6/1990

                          Adresa: Ambasadës Romë

Koncepti: Siç ju kemi njoftuar, ambasadori Italian kërkon të takojë priftin Troshana, për t’i dhënë një autograf ë tij. Këtë kërkesë do ta lëmë në heshtje, por nëse ambasadori Italian kërkon përgjegje, do t’i themi që, në qoftë se Vatikani ka gjë, të na i transmetoni nëpërmjet ambasadës sonë në Romë.

Po ju trasmetuan gjë nga Vatikani, e merrni dhe përgjigjuni se po mbajmë shënime.

                               26. 6. 1990 Reiz Malile

                                           SHIFRIM

                       Nr.2402               Data: 27/6/1990

                          Adresa: Ambasadës Romë

Koncepti: Ambasadori italian De Andreis, kërkoi përsëri leje për të takuar priftin Troshani, për ti dhënë autografin dhe bekimin e Papës. Ambasadorit, i thamë se Vatikani po të ketë gjë me të, t’ia komunikojë nëpërmjet ambasadës tonë në Romë.

             Nr. 2787/2788       Data: 31.7.1990

                          Adresa: Ambasadës Romë

 Koncepti: Tuajit nr. 2225 

Lidhur me përpjekjet e Vatikanit dhe reaksionit arbëresh për të lidhur rreth vetes emigracionin kosovar për interesat e tyre, nga ana juaj, të bëhet një informacion i plotë ku të shihet që deri në çfarë mase shtrihet ndikimi i qarqeve të mësipërme në këtë emigracion, çfarë platforme apo qendre kanë. /Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Italianët e humbën luftën me grekët, pasi ata në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit nuk ishte sa shpresonte Çiano”/ Historianët e huaj mbi rolin e qeverisë së Tiranës në atë konflikt

Next Post

Kalendari Historik 06 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 06 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!