• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni i Drejtori të Sigurimit: “Konferencerja e Estradës dhe solistja e Ansamblit, janë aventuriere, bëjnë jetë të ç’thurur, tentuan arratisjen dhe…”/ Letra për Liri Belishovën në 1959-ën

“Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që i përket vitit 1959, ku ndodhet një raport-informacion i zv/ministrit të Punëve të Brendshme, gjeneral-major Mihallaq Ziçishtit, i cili asokohe mbante edhe funksionin e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, dërguar sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishovën, që asokohe mbulonte, propagandë, artin dhe kulturën, lidhur me “problemet” që u kishin dalë organeve të Sigurimit të Shtetit, me dy artistet e njohura me origjinë nga Shkodra, këngëtares së famshme të muzikës popullore, Luçie Miloti, soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe Ana Kçira, konferenciere në Estradën Profesioniste të Tiranës. Raport-informacioni i plotë i gjeneralit të Sigurimit të Shtetit, me akuzat për dy artistet e njohura të skenës, si dhe masat që ai propozonte për të “parandaluar një skandal të mundshëm” prej tyre?!

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një raport-informacion me siglën “Tepër sekret”, i vitit 1959, ku zv/ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-major Mihallaq Ziçishti, i cili gjithashtu mbante dhe funksionin e lartë të Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, i dërgon Liri Belishovës, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, që mbulonte sektorin e artit, kulturës dhe propagandës.

Siç shihet dhe nga dokumenti në fjalë, gjeneral Ziçishti i bën me dije asaj, lidhur me “problemin” që u ka dalë organeve të Sigurimit të Shtetit që ai drejton, nga përpunimi (ndjekja, përgjimi) me artisten e njohur, Luçie Miloti, e njohur si një nga legjendat e këngës popullore shqiptare (asokohe dhe më pas soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore), si dhe kolegen e saj, Ana Kçira, konferenciere në Estradën e Shtetit në Tiranë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

Të cilat sipas tij, jo vetëm që kanë shfaqur “sjellje jo të mira”, “jetë të shthurur dhe aventuriere”, por kanë tentuar dhe arratisjen?! Ajo që bie në sy në raport-informacionin e general Ziçishtit, ku nuk ka asnjë përgjigje apo shënim nga ana e Liri Belishovës, është fakti se për këto gjëra, ai sugjeron që: “të shikohet me drejtësi trajtimi i tyre…, pasi në të kundërt, prej tyre mund të pritej çdo lloj skandali”?!

Me shumë gjasa kjo gjë nuk ka të bëjë më shumë me një “punë humane” të organeve të Sigurimit të Shtetit, se sa me atmosferën disi liberale që mbizotëronte në atë kohë në Shqipëri, edhe si rezultat i ndikimit të Moskës zyrtare, në sajë të politikës liberale që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe denoncimit të krimeve të Stalinit. (Shto këtu edhe politikën pajtuese me Beogradin që Hrushovi insistonte të realizonte Tirana zyrtare në atë kohë, ndërsa dy artistet e njohur akuzoheshin për nxitje nga ambasada jugosllave?!)

Sa më sipër, të gjitha këto nuk mund të mos kishin “resonance” edhe në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, si një nga vendet satelite më të bindura të Bashkimit Sovjetik. Por, në ”trajtimin” që sugjerohet për dy artistet e njohura, nuk mund të përjashtohet edhe versione të tjera, si: p.sh., “përfitimet personale” që shpresonin të kishin kuadrot e lartë të Sigurimit të Shtetit, nga ”këshillimi” që ata u bënin “objekteve” që kishin në përpunim, gjëra të cilat ndodhnin jo rrallë në punën e tyre?! Raport-informacioni në fjalë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve që kemi pasqyruar në këtë libër, publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim.

Relacioni ‘Tepër sekret’ zv / ministrit të Punëve të Brendshme, dërguar sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova, për dy artistet e skenës

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                       TEPER SEKRET

 MINISTRIA E PUNVE TE BRENDESHME                             Tiranë, më 18/IV/1959

                                             DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT

 Nr. 05- 154

 LANDA:  Mbi Luçie Pal Miloti e Ana Gjon Kçira

                                            KOMITEIT QENDROR TE P.P. SHQIPERISE

 SHOQES LIRI BELISHOVA

         TIRANE

Ju informojmë mbi disa të dhëna që disponojnë organet t’ona për Luçije Pal Milotin soliste popullore në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, si dhe për Ana Gjon Kçira konferenciere në Estradën e Shtetit.

Të dyja këto, kanë një të kaluar mjaft të ç’thurur, aventuriere dhe në disa raste nën nxitjen direkte të funksionarëve të Legatës Jugosllave, me të cilat kanë pas kontakte, kanë ç’faqur dëshirën për t’u arratisur.

Më von, të penduara për rrugën e gabuar që kishin marrë, i janë drejtua sekretarit të organizatës bazë të Partisë, duke pranuar gabimet dhe premtuar se nuk e tradhëtojnë Atdheun dhe nuk e njollosin veten si tradhtare. Në të njëjtën kohë këto kanë ç’faqur disa pretendime se nuk trajtohen mirë, gjë që i ka hedh në pakënaqësi.

Pakënaqësitë e tyre konsistojnë bë këtë çështje:

Pse nuk dërgohen jashtë shtetit me ekipet, duke e konsideruar veten talent dhe me stash më të madh se sa të tjerët.

Pse nuk caktohen në pritjet dhe mbrëmjet që organizohen për artistët e huaj kur vijnë në vendin t’onë.

Pse përbuzen për të kaluarën, të cilën sipas tyre e kanë dënuar.

Ankohen për trajtimin e diferencuar që u bëhet në Estradë dhe Ansambël, si për programet, kostumet dhe çështjet të tjera.

Këto pretendime dhe pakënaqësi, të përmendura i kanë ç’faqur edhe para organeve t’ona, të cilat u thirrën me rastin e takimit që bëri për t’u mbytur në det Luçie Miloti me datën 26/II/1959.

Luçia kur u pyet para se tentoi të vet-mbytet, deklaroi se sa më sipër si dhe për disa fatkeqësi që ka pas në jetë, si sëmundje, e cila vuan nga t.b.c, vdekja e nënës, sëmundja e motrës, grindjet me të vëllezërit, etj., kjo gjë mbas hetimeve t’ona të gjitha janë të vërteta.

Duke marrë parasysh se të dyja këto kanë pranuar hapat, gabime dhe dënojnë të kaluarën, mendojmë të shikohet me drejtë trajtimi i tyre si nga drejtuesat, ashtu dhe nga gjithë kolektivi në ansambël dhe estradë, në të kundërt, prej tyre mund të pritet çdo lloj skandali. Memorie.al

ZV/MINISTRI I PUNVE TE BRENDESHME

  GJENERAL – MAJOR

 MIHALLAQ ZIÇISHTI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi më arrestuan në Poloni ku studioja për Mjekësi, të lidhur më kaluan nëpër disa shtete, deri sa më sollën në Tiranë ku më dënuan me vdekje…”/ Dëshmia e rrallë e guerilasit që Mehmet Shehu i fali jetën

Next Post

Kalendari Historik 02 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Dossier

April 26, 2026
“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 26, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 02 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme