• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Telegrami i panjohur i Nexhmije Hoxhës: “Me kënaqësi të veçantë mësuam lirimin tuaj pas vuajtjesh dhe mundimesh të shumta në burgjet e…”/ Urimi për Nelson Mandelën, në shkurt 1990

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket muajit shkurt të vitit 1990, ku ndodhet një telegram urimi i Nexhmije Hoxhës, e cila asokohe në funksionin e Kryetarit të Frontit Demokratik të Republikës Popullore të Shqipërisë, i’a dërgonte Nelson Mandela’s, liderit me ngjyrë të lëvizjes dhe luftës për liri e të drejta të barabarta në Afrikën e Jugut, që sapo ishte liruar nga burgu me dekret të veçantë të Presidentit të Afrikës së Jugut, Fredrik De Klerk, pasi kishte vuajtur 34 vite, nga dënimi me burg të përjetshëm. Telegrami i plotë i Nexhmije Hoxhës dërguar liderit afrikano-jugor me ngjyrë, që u bë simbol i qëndresës dhe luftës kundër politikës së aparteidit, i cili nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, i’u dërgua ambasadës shqiptare në Dar Es Salaam, me shënimin për t’i gjetur adresën Nelson Mandela’s, pasi Tirana zyrtare, nuk dinte se ku t’a dërgonte telegramin…?!

Në shkurt të vitit 1990, pas një qëndrimi prej 34 vjetësh në burgjet e regjimit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, lideri me ngjyrë i lëvizjes dhe luftës për liri e të drejta të barabarta ndaj shtypjes racore që u bëhej bashkëkombëseve të tij, u lirua nga burgu, gjë e cila ndodhi edhe pas një presioni të madh ndërkombëtar, kur “qeveria e bardhë” e presidentit Frederik de Klerk, legalizoi të gjitha partitë politike dhe liroi shumicën e të burgosurve politikë.

Para se të ndodhte kjo, në vitin 1985, Mandelës i ishte ofruar lirimi me kusht që të mos angazhohej më në rezistencën e armatosur, “ofertë” të cilën ai nuk e pranoi dhe vazhdoi të qëndronte në izolim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Lirimi i Mandelës nga burgjet i cili u prit si hero nga mbështetësit e tij, pati një jehonë të madhe ndërkombëtare, pasi ai falë dhe karizmës së tij, cilësohej si simbol njeriut të guximshëm që luftonte për liri dhe të drejta të barabarta.

Por edhe pse i’u mohua liria për gati tre dekada me radhë, duhet thënë se Mandelës i ishte dhënë jo vetëm e drejta e shkollimit, (fakulteti i Drejtësisë në Johanesburg), por edhe më pas, ai kishte marrë licencën dhe ushtronte profesionin e avokatit në një studio ligjore në kryeqytetin, Johanesburg, së bashku me kolegun e mikun e tij, Oliver Tambo. Studio të cilën ai më shumë e përdorte për mbledhjet e organizatës që ai udhëhiqte dhe gjithashtu për organizimin e sulmeve të armatosura ndaj objekteve qeveritare?!

Gjithsesi lirimi nga burgu i Mandelës siç theksuam pak më lart, pati një jehonë të madhe, gjë cila nuk mund të mos kalonte në heshtje dhe në Shqipërinë komuniste, pasi prej vitesh Tirana zyrtare e kishte shpallur regjimin afrikano-jugor si një nga armiqtë më të mëdhenj të saj, pas SHBA-ve, Bashkimit Sovjetik dhe Izraelit?!

Në këtë kontekst, në atë kohë edhe Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist që drejtonte “de facto” Shqipërinë, nuk mungoi që t’i dërgonte një telegram urimi Nelson Mandelës, gjë e cila e parë në optikën e sotme, tingëllon dhe është një hipokrizi e padëgjuar më parë?!

Themi kështu, pasi në atë kohë, (viti 1990), në burgjet e regjimit të Shqipërisë komuniste kishte disa “Mandela”, që vuanin si të dënuar të ndërgjegjes prej disa dekadash, si p.sh.: Sami Dangëllia (43 vjet, vdiq në burg), Osman Kazazi (42 vjet burg), Petrit Velaj (38 vjet burg), Ilia Tereska, (34 vjet burg), Mersin Vlashi (33 vjet burg), Preng Gjonmarkaj (30 vjet burg), Pjetër Arbnori (28 vjet burg), Adem Allçi (27 vjet burg), etj., etj. Dhe burgu që ata po vuanin akoma në atë kohë që “shoqja Nexhmije” i uronte lirimin Mandelës, ishte me kushte tejet ç’njerëzore, të zhveshur e të zbathur e me një ushqim sa për të mbajtur shpirtin gjallë dhe në kufijtë e mbijetesës.

Për të mos thënë për të drejta dhe liri njerëzore, gjë të cilat duhet thënë se nuk i mungonin Nelson Mandelës, pa diskutuar trajtimin në izolim me kushte shumë të mira, si televizor dhe ushqimi deri me mish fazani….! Dhe të gjitha këto ndodhnin në regjimin afrikano-jugor të Presidentit de Klerk, i cili disa vjet më vonë së bashku me Mandelën. mori çmimin Nobel për Paqen?!

Por pa u zgjatur në krahasimet në mes trajtimit të Mandelës së Afrikës së Jugut dhe “Mandelave shqiptarë”, pasi thuhet se: “gjithkujt i mjaftojnë vuajtje e tij”, përveç hipokrizisë së “shoqes Nexhmije”, ajo që bie në sy telegramin e saj dërguar Mandelës, është cilësimi që ajo i bën atij dhe adresa ku është dërguar telegrami (ambasada shqiptare në Dar Es Salaam)?!

Pasi siç duket dhe nga telegrami në fjalë (shiko faksimilet përkatëse), ajo e quan Mandelën, “liderin e popullit Azanian”, (emri i vjetër që nga koha e Greqisë së lashtë i Afrikës së Jugut), dhe jo Afrikës së Jugut, lider i së cilës ishte në fakt Mandela, shtet të cilit ajo nuk ja përmendte dot as emrin?!

                      Telegrami i Nexhmije Hoxhës dërguar Nelson Mandelës

                                                                                 TELEGRAM
                      ZOTIT
           NELSON MANDELA

Me kënaqësi të veçantë mësuam lirimin Tuaj nga vuajtjet dhe mundimet e shumta dhe të gjata në burgjet e regjimit të Pretorias.

Kjo na jep rastin e shumëpritur që t’ju shprehur urimet më të mira dhe përshëndetjet më të ngrohta vëllazërore të Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe të mijat personale.

Populli Azanian për një kohë të gjatë ka luftuar heroikisht për realizimin e aspiratave të tj të larta, të lirisë, barazisë dhe demokracisë, kundër forcave të errëta e të egra raciste dhe politikës së tyre të aparteidit.

Ai mund të jetë krenar që ka nxjerrë nga gjiri i tij një udhëheqës të tillë siç jeni Ju, që, me qëndrimin e vendosur ndaj kauzës së të drejtave kombëtare u bë një shembull i madh frymëzimi.

Populli ynë ka shprehur dhe do të shprehë gjithë solidaritetin me përpjekjet e gjithë anshme të popullit Azanian për shembjen e sistemit të aparteidit me bindjen e plotë se lufta e tij do të vazhdojë dhe do të kurorëzohet me fitore, dhe të vendosë paqen dhe demokracinë e vërtetë, si të drejtat e tij të pamohueshme, në rrugën e përparimit shoqëror.

Në emër të mbarë popullit shqiptar Ju shprehim ndjenjat tona më të thella të simpatisë, ndaj Jush dhe ndaj popullit azanian. Ju urojmë suksese të mëtejshme në luftë për krijimin e një shoqërie të barazisë, lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

                    Nexhmije Hoxha

Tiranë, më 15.2.1990

 Kryetare e Këshillit të Përgjithshëm të

 FRONTIT DEMOKRATIK TE SHQIPERISE

Telegrami i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, për ambasadën shqiptare në Dar Es Salaam 

                                       TELEGRAM

Ambasadës: DAR ES SALAM

Merrni takim me përfaqësues të Kongresit Kombëtar Azanian (ANC) dhe saktësoni me të adresën e Nelson Mandelës, pasi nuk dimë ku t’i drejtojmë telegramet e urimit.

Presim urgjentisht.

 Tiranë, më 15 2.1990, Min. Jashtme. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Qershor

Next Post

“Kongresi i Elbasanit që historiografia e regjimit komunist e fshiu dhe falsifikoi, pasi Ahmet Zogu ishte kryetar i komisionit nismëtar dhe…”/ Historia e panjohur

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kongresi i Elbasanit që historiografia e regjimit komunist e fshiu dhe falsifikoi, pasi Ahmet Zogu ishte kryetar i komisionit nismëtar dhe…”/ Historia e panjohur

“Kongresi i Elbasanit që historiografia e regjimit komunist e fshiu dhe falsifikoi, pasi Ahmet Zogu ishte kryetar i komisionit nismëtar dhe…”/ Historia e panjohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!