• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kompozitori Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpi librin e gjeografisë, ku ishte dhe foto e Hrushovit me Liri Belishovën, duke…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Rrapo Dervishit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përket vitit 1963 ku ndodhet një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko, për relacionet që i kanë ardhur atij nga Sigurimi i Shtetit, lidhur me “veprimtarinë armiqësore” në Tiranë, ku sipas informacioneve të dhëna nga anëtari i Partisë, Myfit Mushi, punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, Minushe D., sekretare e organizatës bazë së Partisë të Shkollës “Emin Duraku” dhe Esat R., një person me probleme mendore, bëhet e ditur se kompozitori i njohur, Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpinë e tij librin e gjeografisë ku në mes fotove të shumta ka qenë edhe ajo e Hurshovit me Liri Belishovën, ku ata kanë dalë duke vënë gurin e parë në themelet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Europës Lindore nuk kaloi lehtë dhe pa pasoja për regjimin komunist të Tiranës e personalisht vetë Enver Hoxhën?! Përkundrazi, ndarja nga aleati i madh i humbi orientimin dhe i shkaktoj një farë paniku udhëheqjes së lartë komuniste të Tiranës, aq sa për një farë kohe, Enver Hoxha nuk po vendoste dot për kursin politik, që do të ndiqte paskëtaj, gjë e cila solli një farë zbutje të “luftës së klasave” si dhe represionit të madh që regjimi komunist i Tiranës kishte nisur që me ardhjen e tij në pushtet në nëntorin e vitit 1944. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve të asaj kohe, rezulton se në vitet 1961-1962, i’u dha e drejta të ndiqnin shkollat e larta (kryesisht natën, pa shkëputje nga puna dhe me korrespondencë) edhe atyre që vinin nga “klasat e përmbysura” apo “familjeve reaksionare” siç i konsideronte regjimi në fuqi, kundërshtarët e vet politikë, gjatë periudhës së ekzistencës së tij, 1944-1991. Por edhe pse gjatë kësaj periudhe kohe, 1961-‘62, regjimi komunist pati një farë zbutje të represionit dhe luftës së klasave, nuk munguan arrestimet dhe dënimet për “krime kundër shtetit”, (kryesisht tentativat për arratisje), por këto në një numër shumë më të kufizuar se periudha tjetër, para dhe pas saj. Por kjo zbutje, nuk zgjati shumë, se pikërisht në fillimin e vitit 1963, regjimi komunist e ashpërsoi shumë politikën e “luftës së klasave”, madje shumë më të ashpër se ç’e kishte pasur më parë. Kjo gjë si duket vinte dhe nga paniku që kishte kapluar udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës dhe vetë Enver Hoxhën, pas prishjes së marrëdhënieve me Moskën zyrtare. Kjo gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga një numër mjaft i madh dokumentesh arkivore që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku Komiteti i Partisë së Tiranës, informonte vazhdimisht Komitetin Qendror, lidhur me “veprimtaritë armiqësore” dhe gjëra të tjera të kësaj natyre që ndodhnin në Tiranë. Këtij represioni me survejime, përgjime, kontrolle, arrestime, internime dhe dënime, nuk mund t’i shpëtonte inteligjenca e Tiranës dhe kryesisht ajo krijuese me shkrimtarët dhe artistët, ndaj të cilëve ndjeshmëria e organeve kompetente, (Sigurimi i Shtetit), ishte mjaft e madhe. Kjo veç të tjerash behet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikojmë, ku organet e Sigurimit të Shtetit, kanë “piketuar” kompozitorin e njohur, Abdulla Grimci, i cili asokohe ishte mjaft i njohur, për arsye se sapo kishte organizuar Festivalin e parë të Këngës në Radio Tirana dhe gjithashtu drejtonte vetë orkestrën simfonike të Radio Tiranës. Maestro Grimci shikohej nga regjimi komunist si “intelektual borgjez” për arsye se ai ishte diplomuar në Itali, ku dhe ishte martuar me shtetasen italiane, Klementina Agostini. Dhe në këtë kontekst, survejimi ndaj Grimcit, kishte filluar vetëm për faktin e thjeshtë se në shtëpinë e tij, ai kishte mbajtur një libër gjeografie, ku mes shumë fotove, ishte dhe ajo e Hrushovit dhe e Liri Belishovës, ku ata kishin dalë bashkë me Enver Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë, gjatë ceremonisë së vënies së gurit të parë në themelet e Pallatit të Kulturës në Tiranë. Letra e Rrapo Dervishit, të cilën Memorie.al e publikon dhe me faksimilet përkatëse, i është dërguar fillimisht Rita Markos, (sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së që mbulonte asokohe organet e Diktaturës së Proletariatit), e më pas vetë Enver Hoxhës dhe sekretarëve të tjerë të Komitetit Qendror.

Raport-informacioni i Rrapo Dervishit për Komitetin Qendror të PPSH-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Balli Kombëtar që në krijim, arriti një fuqi të armatosur prej 15 mijë veta dhe në fund të 1941-it kur nxori kokën komunizmi, për të ndihmuar frontin rus…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-deputetit të njohur

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

 PARTIA E PUNES SHQIPERISE                                     “Tepër sekret”

            T I R A N E                                                             25.1.1963 

                                           Ekzemplar, Nr 1  

 L A N D A: Dërgohen tri informacione të ndryshme   

                                          KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

                        Sekretarit të KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH. Shokut                         

  RITA MARKO

     T I R A N E

Bashkëngjitur ju dërgojmë informacionet e Esat R……, punonjës i N.T.L.U.S.I.T., Tiranë, Myfit Mushit, A.P. në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe të Minushe D…., sekretare e organizatës bazë të partisë së shkollës “Emin Duraku”.

Përmbajtja e letrës së Esat R….. iu njoftua shokut Jonuz Mersini dhe jemi duke e ndjekur, por duhet pasur parasysh se Esat R…. është përjashtuar nga partia dhe nuk është normal nga gjendja mendore.

Verifikuam çështjen që ngre në letrën e saj shoqja, Minushe D….dhe rezulton se; Abdulla Grimci ka ndërruar shtëpinë dhe me këtë rast ai ka pastrue librat. Ndër librat që ai ka hedhur në koshin e plehrave ka qenë edhe libri i gjeografisë me foto të ndryshme, midis të cilave dhe fotografia e Hrushovit, kur ka vënë gurin e parë te Pallati i Kulturës.

Kostandin Pone, nxënës në klasën e dytë të shkollës fillore e ka marrë librin e gjeografisë dhe ka parë fotografi të ndryshme, midis të cilëve edhe fotografinë e Hrushovit dhe Liri Belishovës. Ditën e hënë pasdite, datë 21.3.1963. ka hequr artikujt në gazetën e murit dhe ka vendosur fotografinë.

Këtë fotografi e vendosa thoshte ai, sepse aty është dhe shoku Enver.

Kostandin Pine, është djali i Petraq Pines, N/Drejtor dhe sekretar i organizatës bazë të Partisë së Shkollës së Rezervave të Ndërtimit.

Ndërsa për informacionin që na dërgon Myfit M…., një nga gratë që e ka bërë këtë bisedë, ka qenë dhe nëna e Fatmir Frashërit, e quajtur……..?! /Memorie.al

SEKRETARI I I–rë I K. P. QYTETIT TE TIRANES

                (RRAPO DERVISHI)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Qershor

Next Post

Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

Artikuj të ngjashëm

“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
Dossier

“Balli Kombëtar që në krijim, arriti një fuqi të armatosur prej 15 mijë veta dhe në fund të 1941-it kur nxori kokën komunizmi, për të ndihmuar frontin rus…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-deputetit të njohur

September 17, 2025
“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur

September 17, 2025
“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82
Dossier

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët….. dhe ai do dërgohet me…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

September 17, 2025
“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 14, 2025
“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 15, 2025
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë
Dossier

“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

September 15, 2025
Next Post
Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

Diskutimi i Enver Hoxhës: “Sikur me top të më qëllojnë, siç thotë Dritëro Agolli në romanin ‘Njeriu me top’, që është xhiruar në film, që edhe ky…”/ Mbledhja me artistët e skenës në ’78-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme