• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: “Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja, mbajnë materiale dekadente dhe…”/ Emrat dhe ‘bëmat’ e tyre!

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1973, ku zv/ Ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’, i bën me dije lidhur me jetesën e sjelljet e studentëve shqiptarë që asokohe ishin me studime në Francë, ku midis të tjerash shprehet: “Astrit.., nga Dibra, me prejardhje të mirë, mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, me rezultate të mira, mban korrespodencë me anglezen Katerina Doris dhe me një vajzë tjetër në Francë, kurse Vladimir…… nxënës në Berat, me përbërje të mirë politike, por në letrat që i shkruan një shokut të tij në Shqipëri, i thotë, për arsye se mban flokët e gjatë, nuk shkon në ambasadë, se njihet me dy francez, me të cilat bën shëtitje me makina dhe shkon për dreka dhe për darka”.

Bisedat, takimet, marrëdhëniet dhe shoqëria me shtetas të huaj në Shqipërinë komuniste të para viteve ’90-të, përbënte një herezi dhe ata që e guxonin një gjë të tillë, e paguanin shtrenjtë. Kjo gjë vlente edhe për ata shqiptarë, që u jepej mundësia për të dalë jashtë me punë, shërbime, specializime, si dhe sportistëve e artistëve, etj. Nga ky rregull strikt, nuk shpëtonin as studentët shqiptarë, që u jepej mundësia të shkolloheshin e diplomoheshin në disa universitete të huaja, me të cilat Tirana zyrtare kishte lidhur marrëveshje. Jo vetëm kaq, por studentët shqiptarë që studionin jashtë, ishin nën një survejim të rreptë të organeve të Zbulimit Politik Shqiptar, që ishin atashuar nëpër ambasadat tona në vende të ndryshme të botës, duke u kamufluar si diplomatë. Të cilat herë pas here, hartonin raporte dhe informacione, të cilat bëheshin në dy kopje dhe i’a përcillnin më pas, eprorëve të tyre në Tiranë, një titullarëve të Ministrisë së Brendshme dhe një për Sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit. Një raport i tillë është edhe ky që Memorie.al po publikon më poshtë në këtë shkrim, ku zv/Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, me anë të një raport-informacioni, me titull: “Mbi qëndrimin e disa studentëve shqiptarë në Francë”, i bënte me dije Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, (i cili mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), për mënyrën e sjelljes dhe jetesën e studentëve shqiptarë, që asokohe ishin me studime në Francë. Raporti sekret është hartuar fillimisht nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të asaj kohe (Jonuz Mersini), për eprorët e tij më të lartë në Ministrinë e Brendshme dhe zv/ Ministri Feçorr Shehu, i’a ka drejtuar atë Hysni Kapos, i cili ka vënë shënimet përkatëse aty me shkrimin e tij, duke propozuar edhe kthimin në atdhe, të atyre studentëve që manifestonin shfaqje të tilla. Ashtu siç do të shikojmë në raport informacionin në fjalë, rezulton se studentët shqiptarë që ishin asokohe në Francë, jo vetëm që survejoheshin në çdo hap dhe veprim që bënin, por atyre i’u kontrollohej edhe korrespondenca me letra, që ata komunikonin më familjarët e miqtë e tyre në Shqipëri.

Raport-informacioni i Drejtorit të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, për Hysni Kapon

Gjithashtu mund të lexoni

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                  “Sekret”

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME                            Ekzempl. Nr 1

DREJTORIA E I-rë                             Tiranë, më 8.9.1973

Nr. 4399. Prot.

LANDA: Mbi qëndrimin e disa studentëve shqiptarë në Francë

                              SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                               SHOKUT HYSNI KAPO

                                                           TIRANE

Në bazë të marrëveshjes kulturale, nga vendi ynë, janë dërguar për studime të larta në Francë një numër studentësh.

Gjatë kohës së qëndrimit atje, shokët e ambasadës së Parisit janë përpjekur për t’i mbajtur afër dhe për t’i mbrojtur nga tentativat e mundshme të zbulimeve të ndryshme e për ruajtjen pastër të figurës morale të tyre. Por me gjithë këtë, nga të dhënat e Zbulimit, rezulton se disa student, bëjnë jetë jo normale dhe kanë krijuar një afinitet të madh me disa persona vendas ose të huaj të ardhur në Francë. Kështu pa dijeninë e ambasadës, ata kanë krijuar marrëdhënie me persona të ndryshëm francezë, anglezë, etj, me të cilët organizojnë ekskursione jashtë qytetit, i janë përshtatur modës e imitojnë mënyrën e jetesës franceze, studiojnë materiale të ndryshme dekadente e pornografike, gjë e cila duket edhe në sjelljen me vete gjatë pushimeve të tanishme verore, të materialeve të tilla jo dinjitoze. Për këtë çështje bien në sy shumë studentë.

  1. Kadri…., nga qyteti i Gjirokastrës, i shtresës së varfër, babai me gjendje punëtor, me qëndrim të mirë gjatë luftës dhe pas çlirimit. Vetë Kadriu ka mbaruar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe është dalluar si nxënës aktivist i organizatës së rinisë në shkollë. Gjatë kohës së qëndrimit në Francë, Kadriu ka shoqëri me një student angleze që studion në Paris dhe kohët e fundit punon në Radio-Londra, me të cilën mban korrespodencë.
  2. Vladimir…… nxënës në Berat, me përbërje të mirë politike, por në letrat që i shkruan një shokut të tij në Shqipëri, i thotë, për arsye se mban flokët e gjatë, nuk shkon në ambasadë, se njihet me dy franceze me të cilat bën shëtitje me makina dhe shkon për dreka dhe për darka.
  3. Astrit……., nga Dibra, me prejardhje të mirë, mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, me rezultate të mira, mban korrespodencë me anglezen Katerina Doris dhe me një vajzë tjetër në Francë. Vitin e kaluar, kur ishte me pushime në Shqipëri, ka marrë sende nga një person këtu, për t’ja dhënë t’arratisurit Sabaudin Dino, me banim në Francë.

Duke marrë parasysh se veprimtaria armiqësore kundër vendit tonë në disa drejtime është rritur, mendojmë se ndoshta është e nevojshme që puna për edukimin e mbrojtjen e studentëve tanë jashtë shtetit, duhet të bëhet më e organizuar dhe më intensive si nga ambasadat tona, ashtu dhe nga Ministria e Arsimit, në rastet kur studentët tanë kthehen me pushime verore ose kur aprovohet e drejta e studimit jashtë./ Memorie.al

                          ZV. MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                      (FEÇORR SHEHU)    

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Janar

Next Post

“Xhevdeti ka lidhje me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, i cili shkon e vjen në Shqipëri si tregtar dhe…”/ Historia e panjohur e ‘bandës Mustafa'

Artikuj të ngjashëm

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

September 1, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Dossier

“Pas arratisjes në Shqipëri, oficeri i UDB-së Mustaf Ll, ndiqej si ‘armik shtetit’ nga shërbimet sekrete jugosllave, por edhe nga Sigurimi i Shtetit…”!/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 31, 2025
“Përveç trupit diplomatike dhe disa biznesmenëve, Shqipëria pranon rreth 5000 turiste në vit, por në kufi, një berber zyrtar, rruante mjekrat dhe shkurtonte…”/ Shkrimi i New York Times, qershor 1976
Dossier

“Shqipëria socialiste, është i vetmi vend në rruzullin tonë, që nuk e njeh akoma Coca-Cola-n dhe…”! / Shkrimi i panjohur i revistës “Stern” me mbresat e gazetarëve gjermanë, pas vizitës në Shqipëri, në 1987

August 30, 2025
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!

“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.

“Xhevdeti ka lidhje me një dibran, Eqerem Kllobçishtin, i cili shkon e vjen në Shqipëri si tregtar dhe…”/ Historia e panjohur e ‘bandës Mustafa'

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme