• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Gjatë kohës që shërbeva në ambasadën tonë në Rumani, u takova vetëm një herë me Nikolae Çausheskun, i cili na tha…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

“Gjatë kohës që shërbeva në ambasadën tonë në Rumani, u takova vetëm një herë me Nikolae Çausheskun, i cili na tha…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu
“Si i përjetoi protestat masive dhe pushkatimin e Çausheskut, stafi i ambasadës sonë në Bukuresht, ku unë…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të protestave massive të popullit rumun në fundin e dhjetorit të vitit 1989, të cilat çuan në rrëzimin e udhëheqësit komunist, Nikolae Çaushesku, i cili e kishte qeverisur atë vend, që nga viti 1965, pas vdekjes së George Dezhit. Dëshmitë e rralla të gazetarit e moderatorit të njohur, Rezar Xhaxhiu, i cili nga viti 1987 e deri në marsin e 1991-it, shërbeu si atashe i Shtypit dhe Kulturës pranë asaj ambasade, që rrëfen eksluzivisht për Memorie.al, duke bërë publike për herë të parë, se si i përjetoi stafi i asaj ambasade me në krye ambasadorin Pirro Vito, ngjarjet e bujshme të protestave masive të popullit rumun, ku për disa ditë me rradhë, personeli i asaj selie diplomatike, u detyrua të armatosej dhe zuri pozicione në pjesë të ndryshme të asaj godine? Çfarë porosish merrnin ata nga Tirana zyrtare nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe si e kaluan momentin më të vështirë, kur ambasada shqiptare u rrethua nga tanket e Ushtrisë së komanduar nga gjeneralit Vasile Milea që ishin bashkuar me protestuesit, pas hapjes së lajmit se, diktatori rumun, Çaushesku, me gruan e tij, Helena, ishin strehuar në bodrumet e tunelet e asaj ambasade?!

                                                  Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Zoti Xhaxhiu, në kohën kur keni shërbyer si diplomat, keni pasur rast të takoheni me liderin komunist rumun, Nicolae Çaushesku?

Nicolae Çausheskun, e kam takuar vetëm një herë gjate ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve nga ambasadori Pirro Vito. Ne, qëndruam me të në bisede, si pjesë e stafit të ambasadës shqiptare, diku afro një orë.

Mund ta përshkruani, episodin e këtij takimi dhe çfarë u bisedua në të?

Me çfarë më kujtohet ai, ishte shtatshkurtër, i zbehte, imcak, dhe tepër i kujdesshëm në bisedën zyrtare. Bisedë e cila, ishte më shume se e përgjithshme, sikundër janë bisedat në këto lloj ceremonish. Në të u diskutuan, marrëdhëniet mes dy popujve, roli i komunitetit shqiptar në Rumani, raportet ekonomike midis Tiranës dhe Bukureshtit, dhe gjëra të tilla të përgjithshme.

Përveç këtij rasti, keni pasur ndonjë moment tjetër takimi me Çausheskun?

Përveç këtij rasti të paraqitjes së kredenciale të ambasadorit të sapoardhur Pirro Vito, unë nuk pata më rastin të takohesha më me diktatorin komunist të Rumanisë.

Jemi në vitin 1989, viti vendimtar për rrëzimin e regjimit komunist në Rumani. Si i mbani mënd zhvillimin e pakënaqësive dhe protestave të para në këtë vend?

Viti 1989 për rumunët, ishte viti që do të sillte ndryshimin e madh për ta dhe për Rumaninë. Dhe kjo për faktin se në fillim të atij viti, Çaushesku, deklaroi se kishte zeruar, te një miliardë dollarët, që i kishte marrë borxh nga Perëndimi, në fillimin e viteve ’70-të. Ky borxh arriti te shlyhej, dhe në një Kongres Partie, Çaushesku deklaroi me bujë, se: ‘tani për rumunët, do të fillonte kthesa e madhe’, çka u konceptua ndryshe në popull, edhe si bollëku i madh!

U vu re ndonjë ndryshim ekonomik dhe social në Rumani, pas shlyerjes së borxhit nga Çaushesku?

Me kalimin e muajve, gjendja ekonomike dhe sociale, jo vetëm që nuk u përmirësua, por vijoi që të përkeqësohej gjithnjë e më shumë. Në fundin e vitit 1989, në dyqanet e Bukureshtit, dhe në gjithë dyqanet e Rumanisë, kishte vetëm konserva me turshi dhe marmelatë. Ekzistonin vetëm gjëra të vogla bazike, për të mbajtur shpirtin gjallë. Gjithçka, ishte e racionuar dhe nuk ekzistonte fare ushqimi me bollëk, sikurse u propagandua!

E parë me syrin e një diplomati, parandjetë ju që këto protesta të heshtura, do të përshkallëzoheshin në demonstrata të dhunshme?

Patjetër që kjo gjendje e rëndë, bëri që të rritej dhe të akumulohej një pakënaqësi në heshtje, që do të përhapej në formë rrethi nga qendra, drejt periferisë së Rumanisë. Gjithkund ndjehej një situate e karikuar, një tensionim i brendshëm, dhe një gjendje e cila, mund të shpërthente nga çasti në çast. Ndërkohe që TV shtetëror rumun, i cili në atë kohë transmetonte vetëm katër orë program (nga të cilat tre orë i zinin vetëm çifti presidencial Çaushesku), vijonte të jepte pafund dokumentarë, për arritjet e industrisë rumune!

Siç dëshmon edhe kronologjia e këtyre ngjarjeve, pikënisja e trazirave në Rumaninë komuniste, do të ishin edhe përleshjet që do të ndodhnin në të ashtuquajturën “Masakra e Timishoarës”. Si e kujtoni atë ngjarje tragjike?

Pastaj mbërrijmë tek e famshmja, “Masakra e Timishoarës”, e cila ndodhi pas arrestimit të një pastori reformator me origjinë hungareze, të quajtur Laszlo Tokesh, kujtoj, që ka qenë 15 dhjetor. Ajo, ishte një ditë me një dëborë të frikshme. Njerëzit, u mblodhën në qendër të qytetit të Timishoarës, në formën e një proteste. Ishte hera e parë që ndodhte kjo në Rumani, që pas Luftës së Dytë Botërore. Protestuesit, shpërthyen në thirrje dhe parulla kundër regjimit. Kaq mjaftoi që gjithçka të dilte jashtë kontrollit, dhe të kalohej më pas në një masakër që u bë ndaj protestuesve.

Pas viteve ’90-të, shumë analistë rumunë dhe të huaj, kanë theksuar që këtë masakër, e nxitën USLA-sët (trupat speciale) të Securitates, të cilët të kamufluar si civilë, qëlluan turmën me snajper nga tarracat e ndërtesave. Nga informacionet që keni a qëndron kjo dhe cili është mendimi juaj për këtë ngjarje?

Në fakt edhe në atë periudhë, ky lajm, qarkullonte shumë, jo vetëm në opinionin publik rumun, por edhe në atë të segmenteve të tjera liberale të Byrosë Politike rumune. Duhet theksuar fakti, që gjatë periudhës së demonstratave dhe luftimeve të përgjakshme në Rumani, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, u bashkuan me popullin, ndërsa, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra Securitate-a, i qëndruan besnike, pothuajse deri në fund, regjimit të Çausheskut.

Pas kësaj masakre, si vijoi të ishte situate aty në Bukuresh, por dhe në gjithë Rumaninë?

Pas kësaj, unë kujtoj se Çaushesku, në këtë kohë kthehet urgjent nga një vizitë që po zhvillonte në Iran dhe në 20 dhjetor, mban një fjalim, ku i cilësoi qytetarët e Timishoarës, si “Armiq të Rendit Socialist”! Ndërkohe që nuk harroi të përmendte arritjet e sistemit socialist të Rumanisë. Por ajo që do të ndizte edhe më shumë urrejtjen dhe revoltën e njerëzve, ishte një idiotësi e gruas së tij, Elenës, e cila tha në TV shtetëror se: ‘Kufomat e protestuesve të vrarë në Timishoara, duhet të nguleshin në hunjtë e gardhit, që të zinin mënd të gjithë’!

Në ç’mënyrë, informoheshit rreth këtyre ngjarjeve që po ndodhnin dhe ku i ndiqnit ato!

P.sh., ngjarjet e Timishoarës, ne në ambasadë i ndiqnim përmes radiove të huaja, si ‘VOA’ apo ‘Radio BBC’ dhe ato franceze, por edhe përmes raportimeve të shumta, që na vinin neve nga Ministria e Punëve të Jashtme, në Tiranë.

Ju komunikoi ndonjë direktivë zyrtare në lidhje më këto ngjarje, ambasadori Pirro Vito, dhe nëse po, çfarë ju tha ai?

Në këtë kohë, faktikisht ne morëm udhëzime nga qendra (Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë), por edhe nga vete ambasadori Pirro Vito, i cili na tha që: ‘duhet të ishim vigjilentë në lëvizjet tona’. Kjo vigjilencë, duhet të shtrihej edhe në raport me rumunët, pasi asgjë nuk i dihej se çfarë mund të precipitonte në ditët dhe javët që do të pasonin!

A keni asistuar në mitingun e madh që u mbajt në qendër të Bukureshtit nga Çaushesku, dhe nëse po, si e mbani mënd atë?

Tani, të vijmë tek mitingu i famshëm i 20 dhjetorit. Më kujtohet si sot, ai manifestim gjigant, pasi unë isha diku nga fundi i turmës. Ishte një ditë e bukur, me shumë diell, edhe pse shumë ftohtë. Një i ftohtë karakteristik i Bukureshtit. Një masë e stërmadhe njerëzish, kishte mbushur sheshin përballe ndërtesës së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Rumanisë, deri në momentin që u shfaq në ballkonin e kësaj ndërtese, vetë Nicolae Çaushesku. Ai, filloi të mbante një nga ato fjalimet e tij bajate dhe pa ngjyrë, duke cilësuar si: “armiq te socializmit dhe te Rumanisë”, të gjithë ata që morën pjesë në revoltën e Timishoarës. Dhe se ‘Rumania pas kësaj revolte, do të jetë më e mire, se do të kalohet në një rritje rrogash dhe pensionesh’, etj, etj. Por, befas në këtë moment, nga fundi i turmës dëgjohet një: ‘alo’, ‘alo’, dhe më pas një shpërthim, që nuk u mor vesh kurrë se çfarë ishte! Në atë moment, me mijëra vetë, ulën në shenjë proteste flamujt dhe banderolat e kuqe, së bashku me fotografitë e Çausheskut, dhe filluan të bërtisnin, “Timishoara”, “Timishoara”.

 Reagoi Çaushesku pas kësaj?

Duke parë se ç’po ndodhte, Çaushesku qëndroi i ngrirë për një çast, pasi, nuk po arrinte t’u besonte veshëve dhe syve, për atë që po ndodhte në sytë e tij!

Ç’ndodhi me Çausheskun, pas këtij anti-mitingu që sapo kishte nisur?

Më pas ai, kaloi në thirrje, duke u munduar që të qetësonte turmën, duke thënë këto fjalë, “shokë shokë…, qetësohuni, mos u shpërndani, qëndroni në vendet tuaja, shokë…”. Por nga poshtë, ai mori një përgjigje, që vetëm ai nuk e priste. Turma popullore, e egërsuar bërtiste, “Jos Çaushesku” (poshtë Çaushesku), “Çaushescu, cine esti, criminal din Scorcinesti” (Kush është Çaushesku, një kriminel nga Skorcinesti), “Nu vai frie frica, Ceausescu pica” (Mos kini frikë, se Caushesku, ra) etj., etj., thënie si këto. Më pas, ndërhyri truproja e tij, që e tërhoqi me vrull nga ballkoni, për ta futur brenda, dhe në vazhdim, për ta evokuar me helikopter, në një drejtim të panjohur. Ky ishte fillimi i fundit dhe nisma e gjithçkaje, që do të pasonte në ditët që do të vinin në Rumaninë komuniste.

Si dëshmitar okular i revoltave të armatosura që shpërthyen aty në Bukuresht, ç’mund të na thoni në lidhje me to, si i kujtoni?

Në orët dhe ditët që vijuan, i gjithë Bukureshti u zhyt në një kaos dhe tensioni të paparë. Me mijëra njerëz, hynë me forcë në ambientet e brendshme të godinës së quajtur “Casa Poporului” (ose ndryshe “Pallati i Popullit”), që në atë kohë ishte rezidenca presidenciale e Nicolae Çausheskut, dhe filluan të bastisnin e të digjnin veprat e tij, të cilat fluturonin të grisura dhe të djegura, nga ballkoni i madh.

Thuhet se ajo godinë gjigante dhe njëkohësisht luksoze, kishte shkatërruar buxhetin e shtetit rumun?

Po, është e vërtetë, ajo godinë luksoze, i kushtoi shumë shtrenjtë buxhetit të shtetit komunist të kohës, çka do të varfëronte ndjeshëm edhe xhepat e rumunëve të thjeshtë. Ishte si një lloj “Versaje e Ballkanit”, pasi kjo godinë është më e madhja në Europë, dhe e dyta në botë, pas Pentagonit të SHBA-së. Pati luftime kudo nëpër bulevarde e blloqe pallatesh, nëpër institucionet e rëndësishme, si në posta, spitale, zyra administrative, komisariatet e policisë, etj. Ndërtesa qendrore e Securitates, pothuajse u shkrumbua nga përleshjet e armatosura midis demonstruesve dhe rojeve që e ruanin.

Ç’ndodhi me luftimet e ashpra, në orët në vijim?

Në mbrëmjen e asaj date, filloi edhe represioni i udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Vasile Milea. Gjithçka zgjati dy deri në tre ditë. U mobilizuan Ushtria, tanket, Policia, Garda, Forcat e Kufirit, Securitate, me repartet e saj, si Njësia Speciale e Luftës kundër Terrorizmit, e quajtur USLA, etj., segmente shtetërore. Por poshtërsia më e madhe, ndodhi me oficerët e Securitates dhe USLA-shët, të cilët, u veshën si civilë, dhe gjuanin me armë kundër popullit, nga çdo lloj drejtimi i mundshëm. Gjenerali Milea, në ditët në vijim, pas një debati të ashpër që pati me Çausheskun, dhe me hierarkë të tjerë komunistë të lartë të regjimit, nuk pranoi që ta rreshtonte ushtrinë në radhën e tyre, dhe kreu vetëvrasje. Kjo do ta tensiononte, edhe më tepër situatën, si në radhët e popullit, ashtu dhe në atë të qeverisë.

Si do të vazhdonin, përplasjet e armatosura, në ditët në vijim, dhe cili ishte momenti më kulminat i atyre ngjarjeve?

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, mijëra punëtorë të uzinave periferike të Bukureshtit, marshuan drejt qendrës, në sheshin e Universitetit, ku ishin edhe një pjesë e madhe e Ushtrisë mbi tanke, por më pas, ndodhi një vëllazërim mes tyre, me lule dhe përqafime! Por gjithçka, më pas i’u nënshtrua kaosit, shkatërrimeve, barrikadave, tankeve, vrasjeve, dhe një tensioni që ishte prezent, kryesisht në Bukuresht dhe shume më pak në qytete e tjera të vendit. Të dyja palët, u përfshinë në luftime dhe në vrasje të ethshme me të gjitha mënyrat e mundshme. Revolucionarët demonstrues, pasi zbulonin agjentët e Securitates, dhe të reparteve të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë, i linçonin publikisht, dhe në shumë raste i ekzekutonin. Po kështu vepronin edhe pjesëtarët e Sigurimit të Shtetit (Securitates) të cilët, pasi arrestonin ose dhe në shumë raste, rrëmbenin civilë ose demonstrues, i torturonin në qelitë e komisariateve, dhe më pas i vrisnin.

Nga sa mundët të kishit informacion në atë kohë, sa ishte numri i të vrarëve nga të dy palët?

Nga këto përleshje, u tha se mbetën të vdekur afro 2000 persona, si dhe u plagosën mbi 5000 të tjerë. Por shifrat e sakta, nuk u bënë kurrë publike.

Ambasada shqiptare, çfarë qëndrimi mbajti gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve?

Ne si ambasadë, ndiqnim me kujdes, hap pas hapi, të gjitha ngjarjet që po agravonin me shpejtësi të madhe nga momenti në moment. Sipas informacioneve që merrnim në rrugë të ndryshme, patjetër që edhe ne mbanim qëndrimet tona. Së pari duhej të qartësoheshim, se çfarë ishte ky ekip i ri që po zëvendësonte regjimin e Çausheskut, dhe që kryesohej nga një ish miku i tij, Ion Iliescu, çfarë roli po luante realisht Securitate dhe Ushtria, dhe çfarë qëndrimi duhej të mbanim ne, në raport me gjithë zhvillimet e vrullshme që po ndodhnin.

Komunikonit me Tiranën zyrtare, për këto ngjarje, dhe cilat ishin direktivat që ju jepnin ata?

Komunikimet ishin të shpeshta dhe Tirana po i ndiqte me kujdes e shqetësim të madh, gjithçka po ndodhte ato ditë në Bukuresht. Kjo vihej re dhe në telegramet e shpeshta që mbërrinin nga Ministria e Punëve Jashtme, në lidhje me qëndrimet tona, qofshin këto diplomatike, por edhe ato personale. Këtu kam parasysh, këshillat që na vinin ‘për të qenë të kujdesshëm, të matur por mbi të gjitha, të sigurt për ne dhe familjet tona’.

Ju si trup diplomatik, keni pasur ndonjë episod të caktuar në lidhje me këto luftime të përgjakshme?

Më kujtohet një ditë, ishte paradite dhe në një nga lëvizjet e mia me makinë nëpër bulevardet e Bukureshtit, së bashku me shoferin, ndalohemi në mes të rrugës nga një grup adoleshentësh diku tek 15-16 vjecarë te armatosur, dhe që kishin ndërtuar një postbllok me sende të ndryshme. Na bënë me shenjë që të ndalonim dhe na kërkuan të dilnim nga makina./Memorie.al

                                  Vijon numrin e ardhshëm                                                                             

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 31 Dhjetor

Next Post

Historia e panjohur e ‘fillrojtësit Dedë’, familja e të cilit thirri aktorin Rikard Ljarja në dasmën e djalit…!

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Historia e panjohur e ‘fillrojtësit Dedë’, familja e të cilit thirri aktorin Rikard Ljarja në dasmën e djalit…!

Historia e panjohur e ‘fillrojtësit Dedë’, familja e të cilit thirri aktorin Rikard Ljarja në dasmën e djalit…!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!