• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

Kur sportistët shkodranë që refuzoheshin për arsye biografike te “Vllaznia”, gjenin ‘strehë’ në Mirditë, me ekipin “Minatori” i Rrëshenit…!

Nga Namik Mehmeti

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

Memorie.al/ Kjo fotografi e viteve ’60-të është realizuar në Rrëshen të Mirditës, kur ekipi “Minatori” i këtij qyteti, merrte pjesë në kategorinë e tretë në kampionatin kombëtar të volejbollit. Në përbërje të tij janë një grup arsimtarësh, disa prej tyre ishin nga Shkodra. Ato kishin luajtur me ekipet e të rinjve të Vllaznisë, por kur kishin pretenduar të luanin në ekipet e para, për arsye biografie, ishin braktisur si të padëshiruar, për njolla në biografi. Kështu ka ndodhur me sportistët e talentuar shkodranë, si: Skënder Sinani, Xhelal Haxhi, Skënder Mehmeti, Gjovalin Dredhaj, Çezar Çefa etj.

Në vitin 1964, Rrësheni, pra “Minatori”, u shpall kampion në kategorinë e tretë, që u zhvillua në Peshkopi. Pjesëmarrja e “Minatorit” të Rrëshenit, nuk ishte planifikuar nga Federata Shqiptare e Lojërave me Dorë. Mbas një takimi me ish drejtuesin e kësaj Federate, N. Kadiu, një emër i respektuar dhe shumë dashamirës, për të zgjeruar hartën e këtyre aktiviteteve deri në Mirditë, autorin e këtyre radhëve i dha mundësinë e një takimi me Kryetarin e Komitetit Shtetëror te Sporteve, Vasil Konomin. Vasili mbasi dëgjoi emrat e sportistëve të lartë përmendur, ku në ekipin e “Minatorit” bënin pjesë edhe sportistë të njohur, që kishin luajtur me “Studentin” si, ing. Gjeollog, Ibrahim Shkreli etj., pa asnjë mëdyshje e miratoi pjesëmarrjen e “Minatorit” në këtë aktivitet.

Përse këto talente sportive nuk ishin të preferuar për Shkodrën, pra për “Vllazninë”?! Njollat në biografi i detyronin të braktisnin ëndrrën e tyre rinore, për t’u afirmuar si sportistë. Skënder Sinani që në bankat e Shkollës Pedagogjike në Shkodër, falë edhe shtatët lartësisë trupore, trajnerët e përfshinë në formacionin e parë, duke treguar vlerat e vërteta të një shuteri potent. Por babai i tij Hamdi Sinani, në vitet e Monarkisë së Zogut, kishte qenë Qark-Komandant, në disa qytete të vendit dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai u dënua si “armik i popullit”. Me gjithë ndërhyrjet e drejtuesve të “Vllaznisë” e të trajnerëve, Komiteti i Partisë jepte orientimin se: ‘ky emër nuk është i denjë për të përfaqësuar “Vllazninë”.

Po kështu ka ndodhur edhe me një tjetër talent sportiv, Skënder Mehmeti, ku trajnerët e ekipeve të të rinjve të “Vllaznisë”, prof. Feti Dizdari, prof. Esat Haxhi, trajneri i futbollit i mirënjohuri Xhelal Juka, këmbëngulnin që t’a rreshtonin, i pari në atletikë, i dyti ne basketboll dhe Juka në futboll. Bëhet fjalë për vëllain tim, Skender Mehmeti. Ishte i lindur për t’u bërë një sportistë me emër. I pëlqeu më shumë basketbolli dhe për këtë ishte i bindur edhe trajneri i “Vllaznisë”, Esat Haxhi, i cili i hapi rrugën e afirmimit. Në bankat e shkollës se mesme Pedagogjike, në vitin 1958, Skënderi ishte fitues i Kupës së Shqipërisë me “Vllazninë”, përkrah mjeshtërve të njohur si Muhamet Sokoli, Vullnet Ademi, Luan Shatku, Skënder Osmani, Agim Quku, etj., dhe bashkëmoshatarëve, si V. Kalaja, L. Tarri, Z. Çoba, F. Karafili etj. Traineri Esat Haxhi bëri të pamundurën për t’a emrue mësues në Shkodër, por me urdhër tē Sul Bahollit e Qamil Peshqeshit, u anullue emrimi i tij.

Në Rrëshen ku punoi për pesë vite, e vuajti shumë largimin nga “Vllaznia” dhe jeta nuk i’u pri mbarë, pasi depresioni bëri efektin e tij. Dhe gjithë ky keqtrajtim, vinte se babai ynë, si nënpunës i Monarkisë Zogiste, (prefekt, n/prefekt, kryetar komune nga Vermoshi në Jergucat), u dënua si “armik i popullit”, me 10 vite burg.

Xhelal Haxhi edhe pse ishte një emër i njohur në sportin shqiptar, me “Studentin” në volejboll, edhe pse ishte i vëllai prof. Esat Haxhit, Shkodra, kuptohet Komiteti i Partisë, nuk ndërhyri për ta emruar mësues në qytetin e tij, ku me të rinjtë e “Vllaznisë”, ishte shpallur edhe kampion kombëtar, përkrah emrave të njohur, si Ali Bushati, Vuktor Jubani, Ndoc Pistulli etj.

Edhe familja Haxhi ndiqej nga një njollë në biografi, pasi babai i tyre kishte qenë nëpunës i Monarkisë Zogiste. Xhelali edhe atëherë kur i’u hap drita jeshile, për të përfaqësuar ngjyrat e “Vllaznisë” nuk i deshtë fati të vazhdonte më tej karrierën tij sportive. Ai u përfshi në ekipin e qytetit të tij të dashur, “Vllaznia”, në turneun miqësor në Kosovë, në vitin 1968, ku dihet reprezaljet që ndërmori Partia e Sigurimi i Shtetit, jo vetëm ndaj volejbollit shkodran, por edhe të gjithë ekipeve sportive, ku e pësoi edhe ekipi i futbollit, i cili u përjashtua nga Kupat e Europës. Të tre këto sportistë të talentuar, që ishin dhe shokë të ngushtë, ndonëse me ardhjen e demokracisë gjetën mirëpritjen e shokëve të tyre tek “Vllaznia”, sidomos të Mark Grimcit, që kishte luajtur me këto në ekipet e të rinjve, e më vonë në rolin e inspektorit e të shefit të Klubit Vllaznia. Për fatin e keq të tyre e të familjeve të tyre, këto tre shokë të ngushtë ndërruan jetë në moshën më të bukur, pa gëzuar atë fitore të demokracisë, kur diktatura komuniste u kishte mohuar ëndrrat e dëshirat e tyre për sportin.

Po kështu kishte ndodhur edhe me një tjetër talent sportive, Çezar Çefa, pasi kishte një vëlla të arratisur, Jul Çefa, ish atlet i “Vllaznisë”, po me kampionin kombëtar të hedhjes të shtizës, mjeshtrin e sportit, Llesh Vuksani, atleten kampione në atletikë Fozilet Luli (Burazeri) të cilët hoqën dorë nga sporti për arsye biografie. Vitet që këto sportistë kaluan në Mirditë, ndonëse kishin mbrapa shpine një “njolle”, i’u dha mundësia për t’u marrë me sport, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike e sociale, sportistët shkodranë kontribuuan shumë për zhvillimin e sportit në këtë krahinë, kjo falë edhe mbështetjes së seksionit të Arsimit e Kulturës, veçanërisht të një inspektori sportdashës, si Prend Jaku dhe ish – shefit të Arsimit, Çesk Kumrija. Por nuk duhet mohuar edhe kontributi i sportistëve mirditorë, që u krijuan shokëve të tyre nga Shkodra, një mjedis të ngrohtë. Kujtoj këtu emrat e Preng Përgjetani, prof. Ndue Toma, Namik Ruçi, Dritan Arapi etj./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Dhjetor

Next Post

“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

Artikuj të ngjashëm

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës
Sport

July 26, 2025
“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla
Sport

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

July 25, 2025
“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të

July 21, 2025
“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

July 6, 2025
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Sport

“Me një atmosferë të rëndë psikologjike, u përballu stafi shqiptar, sapo mbërri në Beograd, madje në seancën stërvitore, një ditë para takimit, ata…”! / 12 nëntor ’67, kur Shqipëria mundej 4 me 0, në Beograd!

June 7, 2025
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Sport

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

June 7, 2025
Next Post
“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

“Në ambasadën tonë në Rumani kishim ‘Dhomën e Zezë’ të mbuluar me një beze të trashë, ku Securitatea rumune…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme