Memorie.al publikon për herë të parë, fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin e Francës, Paris, e cila do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më kryesore dhe më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, në Europën Perëndimore.
E vendosur në rrugën Rue De La Pompe, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), e cila përveç shtetit ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës edhe disa vënde të tjera europiane, si: Britaninë e Madhe, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgu, Spanjën, Portugalinë, etj.
Një nga detyrat kryesore përgjatë 47 viteve të ekzistencës së saj gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, do të ishte dhe survejimi e tentativa për t’u infiltruar në rradhët e emigracionit politik anti komunist shqiptar në Francë dhe Belgjikë.
Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Llambi Peçini, Hasan Luçi, Myslym Sinojmeri, Labo Abazi, Servet Backa, Thoma Bano, Idajet Hoxha, Naim Çipi, Eqerem Gaxholli, Haxhi Taga, etj./ Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016