• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë të cilat i përkasin viteve 1972 – ’73, ku ndodhet një korrespodencë midis Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me romanin “Një emër në katër rrugë”, të shkrimtarit Petro Marko, (ku trajtohej figura e Enver Hoxhës), i cili u botua pas recensionit të kritikut Dalan Shapllo dhe miratimit të Drejtorit të Shtëpisë, Ali Abdihoxha dhe redaktorit Llazar Siliqi. E gjithë korrespodenca midis dy sekretarëve të Komitetit Qendror, Ramiz Alia dhe Hysni Kapo, me Ministrinë e Arsimit dhe Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, lidhur me gjetjen e fajtorëve që kishin lejuar botimin e librit të shkrimtarit Petro Marko dhe masat që duheshin marrë ndaj tyre, duke filluar nga dëmshpërblimi i librit që me urdhër të tyre do të bëhej karton dhe asnjë kopje e vetme e tij të mos qarkullonte!

Trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në një vepër letrare apo dhe në artet figurative nga ana e shkrimtarëve dhe artistëve gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ’90-të, ishte një problem me mjaft zarar dhe paraqiste një risk të madh për autorët që merrnin përsipër trajtimin e “figurës së udhëheqësit kryesor”, sidomos kur ai ishte në epiqendër të veprës si personazh kryesor i saj. Risku që mbartnin mbi vete krijuesit në rast të mos aprovimit të veprës, e cila trajtonte “figurën e udhëheqësit’, nuk dëmtonte vetëm autorin e veprës, por edhe redaktorët, recensentët apo drejtuesit e Shtëpisë Botuese dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve që kishin dhënë aprovimin për botimin e saj. Sidoqoftë kësaj, atë risk e patën marrë përsipër dhe provuar një numër jo i pakët shkrimtarësh e artistësh, por jo të gjithë arritën ta kalojnë me sukses “provën e zjarrit”, mbi të cilën endej e ravijëzohej “figura dhe roli i udhëheqësit kryesor” në fantazinë e tyre krijuese.

Ndër të parët që e pësoi këtë gjë, ishte dhe shkrimtari i njohur Petro Marko, i cili që në vitet 1972-’73, në romanin e tij me temë historike “Një emër në katër rrugë”, (i cili u konsiderua si roman autobiografik, merrte përsipër e trajtonte edhe figurën e Enver Hoxhës, kryesisht për periudhën e Monarkisë së Zogu. Madje duke e trajtuar atë gati-gati si personazh kryesor të veprës së tij, e cila jo vetëm që nuk u lejua të qarkullonte pas botimit të saj nga ana e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, por ajo shkaktoi një furtunë të vërtetë për të gjithë ata që lejuan botimin e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi në veprën e tij, Petro Marko “nuk kishte trajtuar drejt figurën dhe rolin e Enver Hoxhës”?! Siç duket, fati i keq vazhdonte ta ndiqte “këmba-këmbës” Petro Markon, (në vitet e para të pas Luftës, vuajti disa vjet burg politik), pasi botimi i librit të tij konçidoi edhe me fillimin e pranverës së vitit 1973, kur Enver Hoxha ndërmori “furtunën” e madhe ndaj shkrimtarëve dhe artistëve, ku autori me origjinë nga Bregu, u ndodh papritur në qendër të atij “cikloni”, madje krejt i zbuluar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Të gjitha këto duken dhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri, ku krerët më të lartë të udhëheqjes, duke filluar nga Ramiz Alia, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Mantho Bala etj., kanë bërë një sërë shënimesh mbi to, duke dhënë orientimet përkatëse për dënimin e autorit Petro Marko, si dhe atyre që kishin lejuar e dhënë viston për botimin e atij libri, si; Pipi Mitrojorgji, Ali Abdihoxha, Alqi Kristo, Dilaver Dilaveri, Dhurata Xoxe, Dalan Shapllo etj. etj.

Aq i madh ka qenë alarmi i shkaktuar nga ai roman, saqë Ramiz Alia si rrallë ndonjë herë në të gjitha dokumentet që ai ka parë dhe nënshkruar, ka mbushur disa faqe të tëra me shkrimin e tij për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e tij, (gjë e cila duket dhe nga faksimilet përkatëse që Memorie.al po i publikon ekskluzivisht në këtë shkrim), libër i cili u botua vetëm me shembjen e regjimit komunist pas viteve ’90-të.

                   Recensioni i romanit të Petro Markos nga Dalan Shapllo

                                        Recension për romanin

                   “Gjikë Bua”, (“Një emër në katër rrugë”) të Petro Markos

Romani i ri i Petro Markos, që pasqyron ngjarje të periudhës së Zogut, në tërësinë e vet është një vepër pozitive. Vlera e romanit lidhet me pasurinë e fakteve që sjell autori, me vërtetësinë e ngjarjeve dhe me riprodhimin besnik të atmosferës së kohës. Autori e ka pasur për qëllim të tregojë rrugën e formimit të katër fshatarëve (me emrin Gjikë), nën ndikimin e rrethanave shoqërore dhe si pasojë e karakterit të tyre. Në përgjithësi, Petro Marko ja arriti kësaj dhe tregoi formimin apo degjenerimin e këtyre tipave. Përmes faktit të tyre del tabloja e jetës asi kohe, me gjithë të palarat e oborrit, të qarqeve të shthurura, me injorancën dhe brutalitetin. Përveç kësaj autori është munduar të japë edhe lëvizjen revolucionare të kohës, njerëz të thjeshtë të popullit me ëndrrat dhe aspiratat e tyre.

Vepra është shkruar me një stil të formuar, me letërsi dhe thjeshtë. Në pjesët kryesore romani zgjon interes dhe besohet. Romani ka vlera edukative.

Po vepra ka nevojë të ripunohet në disa drejtime dhe në disa pika të rëndësishme. Ripunimi është i domosdoshëm që vepra të dalë më realiste, më bindëse dhe të jetë në nivelin e krijimeve të mira të autorit.

  1. Karakteret ecin në rrugën e vet që ka si logjikë jetësore dhe artistike, por në këtë vështrim, vërehen dhe dobësitë dhe in konsekuenca. Mirë është dhënë në përgjithësi degjenerimi i një tipi shoqëror si Argjiri. Karakteri i Mërtirit është dhënë mirë dhe ka kuptimin e vet shoqëror, por nuk është shpurë gjer në fund. Kështu, Mërtiri, një njeri i ndershëm, po me luhatje dhe dashuriçka, i mprehtë, por jo i thellë, vështirë se mund të vriste veten më 7 prill. Ose duhet ndryshuar duke e lidhur me lëvizjen përparimtare, ndryshe, duhet përgatitur shumë që të bindemi për atë gjest. Po kështu nuk i përgjigjet edhe çmenduria e xha Fotit që bënte gjithmonë shaka. Në marrëdhëniet me femrat, Mertiri duhet të paraqitet i përmbajtur: Nuk ka sepse të takohet me Donikën, pasi ajo ka degjeneruar. Ndryshe bëhet antipatik dhe pa karakter. Po kështu duhet të zgjidhet edhe midis Qazimes dhe Marisë, sepse njëra është e tepërt.Edhe degjenerimi i Donikës mund të tregohet më mirë, sepse kalimi te italiani, pas dashurisë me Zogun, vjen i shpejtuar dhe duket ca si meskine.
  2. Vërejtjet që bëra lidhen me formimin e realizmit të veprës. Po kështu, në këtë aspekt, autori mund të ketë parasysh edhe momente të tjera. Romani ecën në shtratin e letërsisë me drejtim social, duke u mbështetur te parimi i historizmit. Ka edhe tendenca natyraliste, të grumbullimit dhe të futjes së materialit pa kriter, të ndodhive dhe anekdotave të shumta.

Romani mund të forcohet në realizmin e vet duke u pastruar nga anekdotizmi, nga ndodhitë e shkurtra dhe romuzet që tregohen në fshat. Disa prej tyre janë të këndshme dhe alternojnë ngjarjet e rënda, tragjike, flasin për humorin dhe vitalitetin e popullit. Por duhet ruajtur ndjenja e masës. Veç kësaj është mirë të depërtojë, herë pas here, drama e jetës, vështirësitë dhe autori të mos mbetet vetëm me intermexo humoristike.

Për të forcuar realizmin e veprës dhe të trajtimit të figurave është e domosdoshme që mbreti Zog të mos nxirret vetëm me aventurat e tij ironike, po si një njeri politik, dinak, tiran dhe djallëzor në kurdisjen e planeve.

Në pjesën e parë (lidhja e Argjirit me vëllanë e Mbretit dhe Lejlanë), romani merr një udhë jo aq realiste, kalon deri diku në një lloj aventure dhe sentimental si në romanet e psherëtimave mesjetare gjë që vërehet dhe në stil. Kjo pjesë mund të shkurtohet e të rregullohet, sepse në përgjithësi vepra është realiste.

  • Përshkrimi i lëvizjeve, i fillimeve të propagandës komuniste revolucionare bëhet mirë në roman dhe ndihmon në krijimin e atmosferës së veprës. Por, mendoj, se më shumë duhet të dalë fryma morale që është karakteristike për njerëzit e rinj. Si bartës të një ideologjie të re, të normave të reja morale, ata ishin dashur të çiltër me njëri tjetrin dhe të ndershëm në dashuri. Nuk është fjala që të krijohen marrëdhënie asketike e pedante, por për një ideal të qartë e më njerëzor. Është e nevojshme që autori të bëjë një punë të menduar mirë për të lehtësuar veprën nga erotizmi i tepërt, pa kriter, nga goditjet e Suzit ( e cila nuk e meriton aq vëmendje megjithëse mund të mbetet diçka si një e vërtetë e kohës), nga afeksimi seksual i të dy motrave për Mërtirin, nga sensualizmi edhe i Mari Shirokës (që jepet kalimthi), etj. Vepra duhet të përshkohet më mirë nga një moral i ri dhe nga një atmosferë më e virtytshme.
  • Figura e shokut Enver, në ato përmasa që e ka vënë autori mendoj se del mirë, me disa tipare të theksuara revolucionare dhe njerëzore. Por përsëri duhet menduar që të konkretizohet më tepër në ndonjë rast e sidomos pas çlirimit në bisedën me personazhet kryesore. Ky moment nuk duhet të jepet kalimthi.
    5. Në mënyrë të veçantë e quaj të nevojshme të them se vepra mund të shkurtohet mjaft: marrëdhëniet me Lejlanë dhe Xheladinin, anekdotat e fshatit për historitë jashtë atdheut etj. Vepra ka mundësi të ngjishet, të çlirohet nga materiali i tepërt, të përcaktohet më mirë rruga e disa karaktereve, komentet e rralla emfatike, agjitative të shihen (sidomos fillimi dhe fundi, kur i jepet rëndës Argjirit).

Me një punë të vëmendshme, romani do të bëhet i mirë dhe do të ndihmojë për njohjen e asaj kohe dhe për edukimin e të rinjve, të cilët, për të kuptuar më mirë të sotmen, duhet të njohin edhe të kaluarën.

              Dalan Shapllo

Tiranë, 17 nëndor 1972

Shënimi i Ramiz Alisë mbi recensionin e Dalan Shapllos

Po si autobiografi a nuk
i bie në sy Dalanit.
Këto të meta që thekson Dalani, a nuk
janë ideologjike? A nuk i japin vulën romanit?
E si atëhere është një vepër pozitive?

Ramiz

Shënimet e Ramiz Alisë për ndëshkimin e atyre që lejuan botimin e romanit të Petro Markos

Shoku Pipi

  1. Lidhur me romanin e Petro Markos, siç del nga propozimet tuaja e të Ministrisë, të veprohet menjëherë:
    Të thirret Petro Marko nga shoku Mantho Bala, ku të jetë edhe shoku Dritëro Agolli dhe Thanas Leci e Ali Abdihoxha dhe t’i thuhet që libri i tij nuk lejohet të qarkullojë. Të kritikohet me argumente ky libër si ideologjikisht i shtrembër dhe që dëmton edukimin e masave.Por Manthua të përgatitet mirë dhe të bisedojë që edhe Dritëroi të kritikojë librin.
  2. Të shtrohet në organizatën bazë të Ndërmarrjes dhe të diskutohet përgjegjësia e Ali Abdihoxhës, që lejoi botimin e librit. Përgjegjësia e tyre është akuza më e madhe, sepse recensentët, siç që shprehen pozitivisht, kanë bërë vërejtje që romani duhesh ndrequr. Dalani ka vërejtje të rëndësishme. Pse s’u morr parasysh? Duhet të nxirren një nga një këto vërejtje.
  3. Po kështu në organizatën bazë duhet të kritikohet Llazar Siliqi e Dalan Shapllo. Llazari si redaktor kish edhe vërejtjet e recensentëve. Pse nuk nguli këmbë të paktën t’i ndreqte, pa lere që edhe ky pranoi romanin. Dalani megjithëqë bëri vërejtje, disa herë parimore, pse shfaq mendimin se romani është vepër pozitive e me vlerë, pra të botohet? Askush nuk tërheq vëmendjen që ky libër është autobiografik. Pse kështu?
  4. Duhet të merren të gjitha masat shtetërore përkatëse. Edhe pushimi i Ali Abdihoxhës, por edhe dëmshpërblimi. Të gjithë kanë marrë para: Që nga Petrua tek Llazari, recensentët e redaktorët. Si mbas rregullave duhet të caktohet si do veprohet.
  5. Libri të kalojë në karton, të prishet dhe asnjë kopje të mos lihet në qarkullim.
  6. E kam thënë edhe një herë tjetër, në mbledhjen që kishim me gjithë përgjegjësit e shtypit, që në Kosovë në asnjë mënyrë nuk duhet që të dërgojmë dorëshkrime, por mund të dërgojmë kopje të librave, pasi dalin tek ne në qarkullim. Të merren masa për të tërhequr librin e Petro Markos nga Kosova. Sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që libri të botohet atje.
  7. Këto materiale që keni në këtë dosje, t’i lexojë edhe shoku Manush, sepse Komiteti i Partisë së Tiranës duhet të jetë në dijeni dhe të ndjekë ç’bëhet në institucionet e Tiranës.

                                   11.XII.1973                                Ramiz Alia

Letra e Pipi Mitrojorgjit

Me porosi të shokëve Hysni dhe Ramiz po ju dërgoj materialet që bëjnë fjalë mbi romanin e Petro Markos “Një emër në katër rrugë”. Pasi t’i lexoni, ju lutem që t’i ktheni.

                              12.XII.1973                         Pipi Mitrojorgji

Letra e Hysni Kapos për Ramiz Alinë lidhur me romanin e Petro Markos
Shoku Ramiz

Dalan Shapllo dhe Dilaver Dilaveri janë recensentë të librit që i ka ngarkuar Ndërmarrja e Botimeve. Recensionin e kanë bërë në nëntor 1972. Pra kjo dëshmon se sa koncepte të gabuara kanë recensentët dhe akoma më keq është për Ali Abdihoxhën, Xoxen etj, që kur kanë parë recenzën ashtu si janë bërë, në to thuhet se romani duhesh ndrequr, kurse këta e shtypin.

Unë mendoj se përveç masave shtetërore dhe materiale që duhet marrë ndaj tyre, të japin llogari edhe para organizatave bazë të partisë ku bëjnë pjesë.

Gjithë këto materiale unë mendoj që t’i shoh edhe shoku Manush, mbasi të gjithë këto kuadro janë nën varësinë dhe si efektiv i Komitetit të Partisë së Tiranës dhe Partia në rreth duhet të ketë dijeni të plotë dhe të ndjek çështjet./Memorie.al 

                       11.XII.1973                            Hysni Kapo    

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Foto e rrallë: “Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…”/ Imazhet e panjohura

Next Post

“Kur na komunikuan lajmin e vrasjes së Gjinishit, i thashë Teodor Hebës: ‘ky qenka suksesi’ dhe ai më tha…”/ Dëshmia e sekretares së Enverit, në Shtabin e Përgjithshëm

Artikuj të ngjashëm

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   

March 29, 2025
“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit

“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit

“Kur na komunikuan lajmin e vrasjes së Gjinishit, i thashë Teodor Hebës: ‘ky qenka suksesi’ dhe ai më tha…”/ Dëshmia e sekretares së Enverit, në Shtabin e Përgjithshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!