• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur na komunikuan lajmin e vrasjes së Gjinishit, i thashë Teodor Hebës: ‘ky qenka suksesi’ dhe ai më tha…”/ Dëshmia e sekretares së Enverit, në Shtabin e Përgjithshëm

Foto e rrallë: “Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…”/ Imazhet e panjohura
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
“Unë si sekretare e tij, mora telegramin që vinte për Enverin, ku thuhej; ‘porosia juaj u zbatua me sukses’…”/ Dëshmia e rrallë e Flora Dishnicës, për vrasjen e Gjinishit
0
Shares
2.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon dëshmitë e rralla të znj. Flora Sata Dishnica, ish-sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, gjatë periudhës së Luftës, që u nda nga jeta para pak javësh, në moshën 96 vjeçare, e cila bashkë me bashkëshortin e saj, Dr. Ymer Dishnica dhe fëmijët e tyre, vuajtën në internim deri në fillimin e viteve ’90-të, pasi ishin goditur familjarisht nga Enver Hoxha, që në fillimin e viteve ’50-të, si “armiq të popullit”! Dëshmitë e rralla të znj. Dishnica, e njohur ndryshe si Gjystina Sata, lidhur me intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e Enver Hoxhës, në eliminimin fizik të shokëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi, për të cilin, ai (Enveri), kishte ngarkuar Liri Gegën, gjatë kohës që ajo ishte në rrethin e Dibrës me Divizionin e Parë Sulmues, që e komandonte, bashkëshorti i saj, gjeneral-major, Dali Ndreu, të cilët gjithashtu, Enveri i pushkatoi në vitin 1956, edhe për të mbuluar gjurmët e krimeve të tij gjatë periudhës së Luftës!

“Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhrave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i deshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Deshifroje vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’. Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit dhe unë i thashë, se ja dhashë Enverit, por ai më tha: ‘Deshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi. Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Ju japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fonogramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paska qenë me sukses’?! Kështu e kujtonte ish-sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Flora Sata Dishnica, e cila u nda nga jeta para pak javësh në moshën 96 vjeçare, (më 7 nëntor 2020) intrigat dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të Mustafa Gjinishit, një prej personaliteteve të Luftës Antifashiste në Shqipëri.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Enveri: Gjinishi agjent i anglezëve

Si rrodhën më pas ngjarjet në lidhje me kontradiktat në mes Enverit dhe Gjinishit? Lidhur me këtë, në mes të tjerash Enveri kujtonte: “Në prag të Kongresit të Rinisë në Helmës, u takova me nënkolonelin anglez Lik. Nga sa nuhata, ai kishte dijeni që ne do të mbanim një kongres. ‘Ja edhe një shenjë tjetër’, mendova që anglezët duhet të kenë ndonjë informator në radhët tona, dhe ky informator ishte, Mustafa Gjinishi. Kjo kishte kohë që ishte bërë më se e qartë për mua. Teksa po largoheshim nga Helmësi drejt Staraveckës, Gjinishi, qëndroi i fundit dhe pasi kujtoi se nuk kishte më njeri mbrapa, vrapoi në një kthesë dhe u takua me një ushtar anglez, i cili i dha atij një letër. Mustafa e ktheu kokën dhe pasi e pa që e pikasëm, e futi letrën në xhep dhe vazhdoi rrugën. Kur i kërkuam që të na e dorëzonte letrën, ai na tha: ‘Letrën nuk e dorëzoj i gjallë’ dhe se dorëzoi që se dorëzoi! E shamë dhe nuk i lamë gjë pa thënë, kurse ai vetëm tha: ‘Bëni çfarë të doni, i tillë jam dhe i tillë do të mbetem”.

Më pas Enveri shprehet se për atë gjë, vuri në dijeni të gjithë shokët dhe e kërcënoi përsëri Gjinishin, se po të vazhdonte atë rrugë, do të jepte urdhër ta arrestonin, kurse Myslym Peza i kishte kërkuar që të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e tij! Në përfundim të shënimeve të gjata për marrëdhëniet e tija me Gjinishin, Enveri dëshmon: “Pas Kongresit të Përmetit, Gjinishin e dërguam në Veri, pranë reparteve partizane. Përsëri me indulgjencë e trajtuam atë njeri, Por ‘ujku qimen ndërron, por zakonin se harron’. Edhe atje, pavarësisht nga grushti i rëndë që kishte ngrënë, nuk i linte manovrimet dhe batakçillëqet për të goditur Partinë. Nga Divizioni i Parë më njoftuan se Gjinishi i ishte ankuar Haxhi Seserit, duke i thënë: “Mua dhe Dr. Dishnicën, pas Mukjes, Partia nuk na ka me sy të mirë, s`më kanë dhënë përgjegjësinë që më takon, kurse Haxhi Lleshin e bënë Ministër të Brendshëm. Partia ka frikë se unë kam shumë influencë në popull, kanë frikë nga unë, se kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam patur një bashkëbisedim me Enver Hoxhën, me të cilin jemi grindur shumë”. Kurse për vrasjen e Gjinishit, me të cilën Enveri mbyll shënimet e tija, ai kujton: “Në gusht 1944, një oficer anglez më dërgoi një mesazh që kishte ardhur nga Kuartieri i tij i Përgjithshëm në Bari të Italisë, ku thuhej: ‘Për Gjeneralin Hoxha. Me regret ju njoftoj, se Mustafa Gjinishi, u vra në frontin e Divizionit të Parë. Ai dhe Smithi ishin vënë në pusi prej një patrulle gjermane. Smithi shëndosh. Humbje e madhe për kauzën aleatët’. Dhe në fund, vetë oficeri nga ana e tij shtonte: ‘Gjinishi ishte një mik i madh i yni’. Nga ky dokument dilte më se qartë ç`humbje qe për anglezët, vdekja e Gjinishit. Po aq e qartë për ne, se ai ishte dhe mbeti, deri sa vdiq, përkrah mister Smithit, njeriu i anglezëve, agjent e shërbëtor i tyre”, përfundon Enveri konsideratat për Gjinishin!

Dëshmia e Sekretares së Enverit

Dëshmitë e Enverit, në lidhje me vrasjen e Gjinishit, hidhen poshtë nga Flora Sata Dishnica, (bashkëshortja e Dr. Ymer Dishnicës), e cila gjatë viteve 1943-‘44, ka shërbyer si sekretare e tij me shifrën sekrete në Shtabin e Përgjithshëm. Lidhur me këtë ngjarje, znj. Dishnica kujton: “Së bashku me Teodor Hebën, ishim duke punuar me shifrën sekrete në dhomën tonë në Helmës, ku ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm. Ne punonim me tre shifra sekrete, që ishin: një për Miladinin, një për Enverin dhe tjetra e hapur për të gjithë. Këto shifra i dinim vetëm unë e Teodori, të cilat, sipas urdhrave që na i jepnin personat që u adresoheshin, ose i deshifronim vetë, ose u’a jepnim atyre. Telegrami që erdhi për Gjinishin, ishte tepër sekret dhe i drejtohej me emër Enverit. Unë, porsa e mora, i’a çova Enverit dhe ai më tha: ‘Deshifrojë vetë’. Në atë telegram thuhej: ‘Çdo gjë mbaroi me sukses, sipas porosisë tuaj. Prisni fonogramin’. Teodori, që ishte shumë njeri i mbyllur, më tha t’ja çoja Enverit. Unë i thashë Teodorit, se ja dhashë Enverit dhe ai më tha: ‘Deshifrojeni ju’. Unë, si kurioze e madhe që isha, mezi prisja të nesërmen që të shihja se çdo të kishte ai fonogram. Atë ditë erdhi dhe telegrami i gjatë me shifër të thjeshtë për zyrën tone, ku ndërmjet të tjerash thuhej: ‘Duke kaluar në një qafë mali (s’më kujtohet emri por ishte diku në zonën e Dibrës), hasëm në një pritë ku ishte pozicionuar dora tradhtare e armikut, që qëlloi mbas shpine shokun tonë të dashur Mustafa Gjinishi. Një humbje e madhe për ne dhe për Luftën. Jua japim me hidhërim të madh këtë lajm’. Pasi e lexova fonogramin, i thashë Teodorit: ‘Kjo gjë paska qenë me sukses’?! Teodori më tha: ‘Mos fol shumë, se nuk ka të bëjë me atë që thua ti’, dhe më bëri më shenjë që të mbyllja gojën. Ndërsa ne prisnim që të na komunikonin lajmin, Enveri me Miladinin, na thanë se do të organizohej ceremonia, e njëkohësisht do të jepej dhe lajmi i vrasjes së Gjinishit. Atë mbrëmje, Teodori shkoi të dëgjonte lajmet në Radio-Tirana, (siç bënte zakonisht) dhe kur erdhi, ishte shumë i mërzitur e thoshte: “Si shumë po vonohet Dr. Dishnica”?! Teodorin, Dr. Dishnica e donte shumë, prandaj ai gati sa s’qau të nesërmen kur u lidh me Doktorin. Unë nuk e kuptoja se ku e kishte fjalën dhe çfarë kishte ngjarë. Këtë gjë e mësova të nesërmen nga vetë Teodori. Atë natë, kur ai shkoi për të dëgjuar lajmet, Radio-Tirana dha një komunikatë të Xhelal Staraveckës, (ish shokut tonë të Shtabit që kishte kaluar me Xhandarmërinë e Përgjithshme në Tiranë), ku thuhej: ‘Partia Komuniste e Shqipërisë, vrau pas shpine Mustafa Gjinishin, dhe tani pritet dhe vrasja e Dr. Ymer Dishnicës’. Ky lajm ishte tepër demaskues për shokët kryesorë të Shtabit dhe u’a prishi atyre planet për vrasjen e Dishnicës. Siç mësova më pas, Dr. Dishnicën, e kishin dërguar gjoja për të marrë pjesë në festën e Baba Tomorrit në Qafën e Kulmakut, dhe atje do e vrisnin! Prandaj dhe Enveri me Miladinin nuk po e organizonin ceremoninë për vrasjen e Gjinishit, se prisnin që të vritej dhe Dishnica, e të bënin një ceremoni për të dy. Ceremonia për vrasjen e Gjinishit, u bë pas tre ditësh, ku dhe mbajtëm një minutë zi”, kujtonte Flora Sata Dishnica, ish sekretarja e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në kohën e Luftës, duke hedhur dritë mbi intrigat, makinacionet dhe prapaskenat e ish-shefit të saj, lidhur me eliminimin fizik të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç ishte dhe Mustafa Gjinishi.

Dëshmitë e Enverit të dyshimta!

Të gjitha kujtimet e Enverit në lidhje me Mustafa Gjinishin janë shumë të dyshimta dhe pothuaj tërësisht të pabesueshme. Kjo për faktin, se Enveri këto kujtime i pati botuar vetëm në librin e tij të fundit “Rreziku anglo-amerikan” në vitin 1982, kur të gjithë personazhet që ai përmend aty, si Peza, Mojsiu, Shtylla e ndonjë tjetër, kishin ndërruar jetë. Kjo gjë të bën të dyshosh, sepse ndonëse ato kujtime flasin për një kohë të largët, atë të Luftës, ato u lanë prej tij, që të botoheshin të fundit, kur kishin vdekur të gjithë bashkëpunëtorët që ai i përmend aty, si duket për të krijuar alibitë e tij. Është e pabesueshme që Myslym Peza, t`i ketë thënë Enverit, se: ‘donte të bëhej Kryetar i Gjyqit për dënimin e Gjinishit’, të cilin e kishte djalin e byrazerit të tij, Adem Gjinishin, të cilit kur e vranë, i kishte marrë ai (Myslymi) hakun. Po kështu veç të tjerash, kjo gjë, (pra thënia e Enverit, se Myslym Peza i kërkoi që të bëhej kryetar gjyqi për dënimin e Gjinishit), nuk qëndron, pasi në një dokument arkivor që është botuar pas viteve ’90-të, ndodhet letra e Gogo Nushit dërguar Enver Hoxhës, ku midis të tjerash, ai shkruan: “Babë Myslymi qau kur mori vesh vrasjen e Gjinishit dhe tha se: atë e kanë vrarë shokët, se ai ishte më i zoti se ata”.

Edhe pa dëshminë e ish sekretares së Enverit, Flora Sata Dishnica, del fare qartë, se; Enver Hoxha ka qenë urdhëruesi i vrasjes së Gjinishit, pasi veç të tjerash ai dyshonte, se Mustafai ishte agjenti i anglezëve, dhe se britanikët, në përpjekjet e tyre për të krijuar një qeveri shqiptare në mërgim (siç kishin bërë me grekët e jugosllavët), në Shqipëri do të përdornin Gjinishin, si “kartën” kryesore të tyre. Duket se vrasja e Gjinishit, e ka munduar shumë Enverin, përderisa ai ndalet aq gjatë në kujtimet e tij dhe për të hequr hijet e dyshimit nga vetja, pra që nuk ka pasur gisht në atë vrasje, si rrallë ndonjëherë, ai përmend raportin e oficerit britanik Smith, që është qëlluar nga gjermanët bashkë me Gjinishin. Ky raport edhe mund të jetë i vërtetë, me të vetmin ndryshim, se ndaj Gjinishit e Smithit, nuk ka qëlluar patrulla gjermane, por partizanët që komandoheshin nga Liri Gega, gjë e cila konfirmohet dhe nga dëshmia e ish sekretares së Enverit, e cila ka deshifruar vetë telegramin që Liri Gega dërgoi pranë Shtabit të Përgjithshëm, ku thuhej: “Çdo gjë mbaroi me sukses sipas porosisë tuaj”. Dhjetë vite më vonë, në 1956-ën, ndoshta edhe për të mbuluar gjurmët e këtij krimi, Enver Hoxha, urdhëroi dhe ekzekutimin e Liri Gegës (dhe burrit të saj, gjeneral-major Dali Ndreut, ish Komandantit të Divizionit të Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare), edhe pse ajo ishte shtatzënë, gjë për të cilën asokohe pati protestuar edhe vetë Nikita Hrushovi./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

Next Post

Kalendari Historik 26 Nëntor

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Kalendari Historik 18 Nëntor

Kalendari Historik 26 Nëntor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!