• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Foto e rrallë: “Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…”/ Imazhet e panjohura

Foto e rrallë: “Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…”/ Imazhet e panjohura
0
Shares
1.1k
VIEWS

Memorie.al/ publikon një foto të rrallë nga arkvi personal i Enver Hoxhës, e cila para viteve ’90-të nuk e pa kurrë dritën e botimit dhe ajo është bërë e njohur vetëm vitet e fundit, pasi Enveri aty ka dalë me disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë gjatë periudhës së Luftës, madje personalitete nga më të spikatura të Lëvizjes Antifashiste, Partisë Komuniste dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku ai u mbështet fillimisht dhe më pas i eliminoi të gjithë, disa fizikisht dhe disa në burgje, internime etj.

Kjo foto e cila i përket vjeshtës së vitit 1942,  është bërë në Pezë, (mendohet të jetë e nëntorit të vitit 1942), krahas Enverit që është i ulur nën këmbët e Abaz Kupit, aty ndodhen edhe Haxhi Lleshi (në krah të djathtë të Enverit), Mustafa Gjinishi (në krah të majtë të Enverit) dhe sipër tyre në këmbë (nga e djathta e fotos), janë: Myslym Peza, Sejfulla Malëshova, Baba Faja Martaneshi, Abaz Kupi dhe Dr. Ymer Dishnica.

Të parët që u goditën nga Enver Hoxha nga shtatë personat që janë në këtë foto, ishin Dr. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, të cilët që në shtatorin e vitit 1943, pak ditë pas Konferencës së Mukjes, ai (Enveri), i quajti ‘oportunistë dhe devijatorë që kishin rënë në prehrin e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit’, pasi ata të dy kishin firmosur “Marrëveshjen e Mukjes”, gjë e cila u bë shkas që ata më pas të shpalleshin prej tij si të padëshirueshëm.

Mustafa Gjinishi, me urdhër të Enverit, u vra pas shpine më 23 gusht të vitit 1944, nën “kujdesin” e Liri Gegës, (anëtare e Byrosë Politike të PKSH-së), nga një njësit partizan i Divizionit të Parë Sulmues i komanduar nga gjeneral-major, Dali Ndreu, kurse Dr. Ymer Dishnica, (ish-sekretar politik i Partisë Komuniste Shqiptare), me bashkëshorten e tij, Flora (Gjystina) Sata Dishnica, pas mbarimit të Luftës, do të internoheshin familjarisht, fillimisht në Elbasan dhe më pas në Berat, ku ata qëndruan deri në shëmbjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Gjithashtu mund të lexoni

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

Po kështu, në atë kohë, (në vjeshtën e vitit 1943), Enveri filloi goditjen ndaj Abaz Kupit, i cili u largua nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe krijoi “Lëvizjen e Legalitetit”, për t’u larguar më pas nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944, pasi Enver Hoxha e kishte shpallur “armik të popullit”, duke e konsideruar si “tradhëtarin më të madh” pas Mbretit Zog.

Pas Gjinisht, Dishnicës dhe Kupit, nga skena politike u zhduk Baba Faja Martaneshi,  i cili mbeti i vrarë te Kryegyshata Bekatishanie në Tiranë së bashkë me Baba Fejzon, më 17 mars të vitit 1947, pasi u qëlluan me disa plumba pistolete nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Abazi, teksa me porosi të Enver Hoxhës kishin shkuar për t’ë firmosur tek ai një dokument (Statutin) që kishte hartuar qeveria shqiptare, i cili e vinte Komunitetin Bektashian, nën urdhrat dhe thundrrën e regjimit komunist.

Pas Baba Faja Martaneshit, “rradha” i erdhi Sejfulla Malëshovës, ish-ministër i Arsim-Kulturës dhe tituallar i Lidhjes së Shkrimtarëve që me themelimin e saj në 1945-ën, të cilin Enveri e spostoi nga detyrat partiake dhe shtetërore që nga viti 1946 dhe më pas e internoi në rrethin e Fierit, ku ai  vdiq në vetmi dhe mjerim të plotë më 9 qershor të vitit 1971, pasi për vite me rardhë kishte punuar si punëtor dhe magazinier duhani.

Të fundit që e pësuan nga hakmarrja apo xhelozia e c’mira e Enverit, ishin Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi, që u lanë formalisht në detyra dhe funksione honorifike deri në fund të jetës së tyre. Myslym Peza, një nga personazhet me merita më të mëdha në Luftën Antifashiste, ndërroi jetë më 7 shkurt të të vitit 1984, (i abandonuar tërsisht nga Enveri), kurse Haxhi Lleshi, u shkarkua në vitin 1982 nga posti honorifik i Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe pas asaj periudhe, përveç disa privilegjeve si pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste, s’pati më asnjë funksion tjetër. Madje, sipas kujtimeve të sekretarit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, të bëra publike vitet e fundit, Enveri kishte urdhëruar që Haxhiu dhe Babë Myslymi, të mos shkelnin më në selinë e Komitetit Qëndror dhe as në shtëpinë e tij (Enverit), në raste festash apo përvjetorësh, siç shkonin pjesa tjetër e udhëheqjes së lartë të PPSH-së./ Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

SHKRIMTARI VISAR ZHITI I SHKRUAN SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

Next Post

Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

Artikuj të ngjashëm

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.
Galeria e Fotove

Pamje të vitetve 1939 -1942, nga dita e pyllëzimit, rinia shkollore mbjell 300 rrënjë pemë në Tiranë e Korçë.

March 20, 2023
Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.
Galeria e Fotove

Fotografi të Asdrenit në vitin 1943, me miq dhe të afërm të tij në shtëpi, plazh etj.

March 19, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e stadiumit kombëtar, (“Qemal Stafa”) në Tiranë, viti 1940

March 17, 2023
Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940
Galeria e Fotove

Pamje nga puna për ndërtimin e godinave të Ministrive në Tiranë, vitin 1940

March 17, 2023
Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940
Galeria e Fotove

Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

March 14, 2023
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Galeria e Fotove

Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

March 12, 2023
Next Post
Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!