• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Raporti sekret i Sigurimit të Shtetit: Në vitin 1973 Leka Bungo është marrë në përpunim paraprak 2 A, nga Dega e Brendshme e Fierit për agjitacion e propagandë…

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Raporti sekret i zv/ministrit të Kulturës, Mantho Bala: Regjisori Leka Bungo bëri krahasime të poshtra me Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror…
Raporti sekret i zv/ministrit të Kulturës, Mantho Bala: Regjisori Leka Bungo bëri krahasime të poshtra me Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror…
Raporti sekret i zv/ministrit të Kulturës, Mantho Bala: Regjisori Leka Bungo bëri krahasime të poshtra me Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror…

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon dokumentet e vitit 1974 me karakteristikën e Teatrit “Bylis” të Fierit për regjisorin e njohur , Leka Bungo, ku ai akuzohej për shfaqje të mendjemadhësisë, arrogancë, fodullëk dhe mospërfillës ndaj organizatës bazë të partisë, etj., etj., si dhe karakteristikën e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të vitit 1989 kur Bungo kërkonte një pasaportë për të shkuar tek të afërmit e nënës së tij në Greqi, dhe aty theksohet se regjisori i njohur ka qenë i survejuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ishte marrë në përpunim paraprak, 2 A, për agjitacion e propagandë.

Ashtu siç theksuam dhe në kapitullin paraardhës, raport-informacionit të zv/ministrit të Arsim Kulturës, Mantho Bala (i cili asokohe mbante edhe detyrën e Kryetarit të Komitetit të Kulturës dhe Arteve), dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së lidhur me problemet që kishin dalë në Teatrin (BYLIS) dhe Estradën e Fierit, i paraprinte një raport-informacion sekret i zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Feçorr Shehu, i cili po ashtu i drejtohet Komitetit Qendror të PPSH-së. Ku sipas praktikës, raporti i tij i e jepej sekretarit përkatës, Hysni Kapos, që mbulonte organet e diktaturës së proletariatit dhe njëkohësisht, Ramiz Alisë, që mbulonte Artin, Kulturën dhe Propagandën. Dhe ky dokument pasi është parë prej tyre, më shënimet përkatëse, i është dërguar edhe Enver Hoxhës, i cili gjithashtu ka vënë shënime mbi atë dokument. Por ajo që bie në sy, është se nga raport-informacioni i Mantho Balës, është shkëputur një ekstra prej gati një faqe, (ku bëhet fjalë vetëm për Leka Bungon), e cila i është dërguar e veçantë Enver Hoxhës, gjë e cila duket dhe nga faksimilja përkatëse me firmën e Enverit. Siç do të shohim dhe në dokumentin në fjalë të zv/ministri Feçorr Shehu, aty ai ka bërë një “tablo sinoptike”, rreth situatës politike që mbizotëronte asokohe në të gjithë vendin, lidhur me ato që thuheshin e komentoheshin pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur më 15 mars të vitit 1973 në Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe gjithashtu në Plenumin e III-të të Komitetit Qendror. Ajo që bie në sy te ky raport, është se me emër përmendet vetëm regjisori Leka Bungo, (bashkë me autorin e dramës Kleanthi Dusha), gjë e cila ka sjellë më pas dhe survejimin e ndjekjen e tij nga Sigurimi i Shtetit. Gjë e cila konfirmohet edhe nga një dokument i vitit 1989, kur Bungo ka bërë një kërkesë për të shkuar si vizitor në Greqi, tek të afërmit e nënës së tij, me origjinë dhe kombësi greke. Bashkë më këto dy dokumente që po publikojmë në këtë kapitull të librit, po japim edhe një karakteristikë të Teatrit Bylis të Fierit, e cila është lëshuar për regjisorin e njohur, Leka Bungo, ku midis të tjerash bie në sy një fjali ku thuhet: “Mëndje madhësia e ka çuar deri atje, sa që në punën e tij (Leka Bungo), duhet t’ja kalojë teatrove të tjera, për këto ka anuar nga modernizmi, konvencionalizmi në regjisurë, në podjumomaninë etj”. Për më shumë, na njohin tre dokumentet në fjalë të cilat po i publikojmë të plota dhe pa asnjë shkurtim, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Arkivin Qendror të Shtetit.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Karakteristika e Teatrit të Fierit për regjisorin e njohur / “Mendjemadhësia e ka bërë që Leka Bungo do t’ua kalojë dhe teatrove të tjera”…

 Karakteristikë

Leka Ferdinand Bungo, lindur më 29 II. 1944 në Tiranë, me origjinë nëpunës i mesëm (i ati ka qenë mjek), e ëma është me kombësi greke dhe ka mbajtur qëndrim indiferent. Mbas çlirimit gjyshi është burgosur për mos shlyerje tatimi pasi është prekur nga reforma e pushtetit popullor, janë shtetëzuar një palë shtëpi, një dyqan dhe dy baçe. Është me shkollë të lartë për aktor dhe një vit kurs për regjisor.

Ka ardhur në rrethin tonë nga shkurti i vitit 1971 dhe u emërua regjisor i Teatrit të Fierit. Gjatë kohës që ka punuar në këtë Teatër, janë konstatuar se karakterizohet me tendencë mëndje madhësie, mospërfillës në shoqëri dhe ajo e Vlorës, edhe njeri me tendencë animi nga arti borgjez.

Gjatë punës në Fier, shoku Leka ka patur një pamje pozitive dhe një tjetër negative, është treguar punëtor energjik sidomos kur erdhi në fillim, se më vonë pati rënie, është treguar njeri i aftë nga ana profesionale si regjisor, është treguar kështu dhe kjo është dhe qenë përshtypje edhe nga shkolla edhe për kohën që ka qenë në Vlorë.

Përveç punës si regjisor ai ka bërë edhe krijime të ndryshme. Përveç punës së mirë gjatë kohës shoku Leka ka pasur edhe një sërë të metash të që kanë konsistuar, me mungesën e studimit të materialeve të partisë me seriozitetin e duhur, në mos thellimin në to dhe në moszbatimin e tyre në jetë. Gjatë kohës ka shfaqur mendjemadhësi, është treguar mospërfillës ndaj njerëzve të tjerë në marrëdhëniet e punës, nga kjo mëndje madhësi ka kaluar në liberalizëm duke bërë krahasime pa përgjegjësi për m’vartësit dhe përgjegjësit. Mëndje madhësia e ka çuar deri atje, sa që në punën e tij duhet t’ja kalojë teatrove të tjera, për këto ka anuar nga modernizmi, konvencionalizmi në regjisurë, në podjumomaninë etj. Shfaqje këto të marra nga arti borgjez.

Me këto shfaqje duke pranuar edhe një përmbajtje jo socialiste në dramën “Historia e një vajze”, Leka Bungo luftoj që kjo dramë me të meta ideore, të vihej, të mos pranoheshin kritikat dhe të shkelej vija e masave duke i quajtur kritikuesit konservatorë, të mbetur prapa etj.

Leka Bungo është futur në rrugën e modernizmit dhe të animit nga arti borgjez për tre arsye: së pari se kjo ka qenë prej kohësh tendenca për të, së dyti është, pa brumosur me materialet e partisë, dhe së treti është inkurajuar nga përkëdhelitë e Sekretarit të Partisë Ismet Cibaj, që gjithashtu ishte infektuar nga modernizmi, liberalizmi dhe izma të tjera borgjeze.

Të metat në mungesën e formimit të tij ideologjik dhe shfaqjet e t’ija borgjeze në veprimtari, u diskutuan dhe u kritikuan në kolektiv nën dritën e materialeve të partisë dhe kolektivi mbajti ndaj tij dhe shfaqjeve të tij qëndrim revolucionar. Në këto mbledhje shoku Leka diskutoj në frymën e autokritikës, zbuloj origjinën dhe shkaqet e të metave e shfaqjeve të tija ideologjike borgjeze në jetë dhe në art. Autokritika e tij qe e thellë dhe u konsiderua e plotë. Ky fakt jep premtime për vënien e tij në rrugën e korrigjimit dhe të kalitjes revolucionare. Për t’i dhënë mundësi reale për të realizuar në fakt edukimin, kalitjen dhe korrigjimin, organizata bazë dhe kolektivi vendosën që shoku Leka Bungo të dërgohet në prodhim për një kohë të pacaktuar.

Mendojmë të kalojë në prodhim punëtor në N.Sh. N. Ballsh.

SHEFI I SEKSIONIT TE KUADRIT          SEKRETARE

 (Arqilini Prifti)                  (Meropi Trebicka)

Fier, më 20. IV.1970

Raporti i Sigurimit: “Në vitin 1973 Leka Bungo është marrë në përpunim paraprak 2A, për agjitacion e propagandë”

 DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT,

DEGA I-rë, Sektori i Vizave

Leka Ferdinand Bungo, i vitlindjes 1944, lindur dhe me banim në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, regjisor tetari, i padënuar, i paorganizuar, i martuar dhe me dy fëmijë, kërkon të shkojë vizitor në Greqi tek daja i tij, i quajtur Musledin Ibrahim Koka, si dhe për të zgjidhur një problem pasuror.

Dega e Brendshme e Tiranës, është dakord që Leka të shkojë vizitor jashtë shtetit dhe thekson se ai është me origjinë nga Elbasani, Gjyshi i tij Gani Bungo, ka qenë shtresë e pasur dhe ka shfrytëzuar punën e të tjerëve, pas çlirimit janë prekur nga reformat e Pushtetit Popullor, por Ganiu ka ndihmuar partizanët me 20 napolona në muaj. Babai i Lekës, Ferdinandi, para çlirimit ka qenë me studime në Itali për Mjekësi, pas kthimit ka punuar në rrethe të ndryshme, pas çlirimit ka mbajtur qëndrim të mirë, xhaxhallarët i ka me qëndrim të mirë.

Nëna e lekës, Eniseja, ka lindur në Veria të Greqisë, ka kryer studimet e mesme në Selanik dhe në vitin 1942 martohet me Ferdinand Bungon dhe vjen në Shqipëri. Pasi i vdes burri, Ferdinandi, Eniseja martohet përsëri me Dhimitër Liton, familje me qëndrim të keq politik, pasi ky (Dhimitri) së bashku me të vëllanë e tij kanë qenë pjesëmarrës në sabotimin e kënetës së Maliqit dhe që të dy janë dënuar me me 5 vjet heqje lirie. Pas daljes nga burgu është ndjekur në përpunim aktiv 2A si agjent i mundshëm i zbulimeve të huaja. Eniseja ka qenë dy herë vizitore në Greqi. Dy halla dhe një xhaxha i Lekës që banojnë në Shkodër, janë me qëndrim të mirë.

Vetë Leka, pasi ka mbaruar arsimin e lartë, fillon punë si regjisor në teatrin e Fierit. Këtu Leka është martuar me Luljeta Pirro Koçin, babai i së cilës, Pirroja, ka qenë ambasador në Romë, më vonë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si drejtor kuadri, aktualisht në pension e AP. (anëtar partie, shënimi ynë). Leka nga viti 1964 e në vazhdim ka patur korrespodencë me xhaxhanë e nënës dhe djalin e tij, nga të cilët ka marrë edhe sende të dërguara prej tyre. Në vitin 1970, kur Leka punonte në Teatrin e Fierit, është kritikuar për shfaqje moderniste në art, duke vënë në skenë  dramën “Histori e një vajze”, ka qenë dakord që të shfaqej drama “Njollat e murrme”, për të cilën dërgohet si punëtor në Uzinën Mekanike në Patos. Pas kësaj caktohet regjisor në Estradën e Lushnjes e kohët e fundit në atë të Tiranës ku është aktualisht.

Leka më datën 10.V.1973, është marrë në përpunim paraprak për agjitacion e propagandë në fushën e artit e të Kulturës nga Dega e Punëve të Brendshme Fier dhe po këtë vit është ngritur në përpunim aktiv 2A po për këtë tendencë. Meqë gjatë përpunimit nuk u vërtetua veprimi armiqësor, në vitin 1975, është ulur në kontroll-operativ 2B./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share5TweetPinSendShareSend
Previous Post

"Ju tregoj pushkatimin e 67 ballistëve afër shtëpisë sonë në Matjan, nga partizania 19 vjeçare Emine B, e Brigadës së Mehmet Shehut, që i griu me mitraloz…"/Dëshmia e Xhavit Matjanit

Next Post

Shën Petersburgu, mrekullia arkitekturore që u krijua mbi kënetë

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut
Art & Kulture

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

June 4, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
Next Post
Shën Petersburgu, mrekullia arkitekturore që u krijua mbi kënetë

Shën Petersburgu, mrekullia arkitekturore që u krijua mbi kënetë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!