• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Denoncimi i Bedri Spahiut: “Në majin e ’59-ës, kur Tuku po takohej me familjen, korridori burgut oshëtiu nga britmat e….”/ Letra për komandantin e kampit në Elbasan

Letra për Mehmet Shehun: “Në kampin e Laçit, trupin e të vrarit që u arratis, e lanë 24 orë në oborr te këmbët e të burgosurve dhe…”/ Denoncimi i Bedri Spahiut nga burgu

“Enveri u prish me Tukun e Bedriun për foton e Spiro Kolekës dhe para gjyqit, i tha Aranit Çelës…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës
Denoncimi i Bedri Spahiut: “Në majin e ’59-ës, kur Tuku po takohej me familjen, korridori burgut oshëtiu nga britmat e….”/ Letra për komandantin e kampit në Elbasan
Denoncimi i Bedri Spahiut: “Në majin e ’59-ës, kur Tuku po takohej me familjen, korridori burgut oshëtiu nga britmat e….”/ Letra për komandantin e kampit në Elbasan
Denoncimi i Bedri Spahiut: “Në majin e ’59-ës, kur Tuku po takohej me familjen, korridori burgut oshëtiu nga britmat e….”/ Letra për komandantin e kampit në Elbasan
Letra për Mehmet Shehun: “Në kampin e Laçit, trupin e të vrarit që u arratis, e lanë 24 orë në oborr te këmbët e të burgosurve dhe…”/ Denoncimi i Bedri Spahiut nga burgu
Denoncimi i Bedri Spahiut: “Në majin e ’59-ës, kur Tuku po takohej me familjen, korridori burgut oshëtiu nga britmat e….”/ Letra për komandantin e kampit në Elbasan

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al publikon letrën e panjohur e ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Byrosë Politike e Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Bedri Spahiu, dërguar komandantit të Burgut 303 në Elbasan, Hysen Kapllanaj (ku të dënuarit politik punonin për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos), lidhur me trajtimin që u bëhej të burgosurve nga ana e komandës dhe e vetë shtetit, ku nuk zbatoheshin as ligjet që ata vetë kishin hartuar, si dhe presionet psikologjike që i bëheshin Bedri Spahiut nga ana e komandantit të atij kampi, që ishte shprehur para gjithë të dënuarve, se: “Bedriut do t’ja presim gjuhën”, etj. Letra e rrallë e të dënuarit politik Bedri Spahiu, ku ai për herë të parë hedh dritë edhe mbi disa prej enigmave të eliminimit të fizik të mikut të tij të ngushtë, Tuk Jakovës, gjatë periudhës kur ai vinte dënimin një burgun e Tiranës.

Letra e Bedri Spahiut për komandantin e burgut 303 në Elbasan

Objekti i testamentit: ju padis! 

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dy letra që nuk është oportune t’u dërgohen të adresuarve.

                                                        Letra e pare

I nderuari Hysen Kapllanaj

Komandanti i Kampit 303 Elbasan

Më datën 7 prill, në mungesën time, në mbledhjen që bëtë me të burgosurit, ju u thatë atyre se Bedri Spahiut i pret gjuha brisk, por do t’ia presim. Po të kundrohet në kontekstin e fjalimit tuaj, kjo do të thotë se Bedri Spahiu bën agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe partisë dhe ne do të marrim masa kundër tij. Është për të vënë re se këtë akuzë, ju ma bëni ditën që hordhitë fashiste sulmonin skelat tona. Në qoftë se kjo nuk është një koincidencë, mirë do të ishte të mos të kishit përdorur shpatën e antiligjorit vëllavrasës në këtë ditë, që mendimet e atyre që kanë luftuar për mbrojtjen dhe çlirimin e Shqipërisë dhe ato të popullit Nac – Çlirimtar, ishin përqendruar në atë ditë të zezë të asaj kohe të rëndë të pushtetit.

Nga ana tjetër, është për të vënë re se, ju emrin tim e kishit vënë në krye të një liste prej 3 vetash. Mua më duket se nuk gaboj po të them se dy vetat e tjerë, janë një koperturë që ju shërben të mbuloni faktin se akuza kundër meje është një fabrikim i paramenduar dhe me prapamendim. Është për t’u vënë re gjithashtu, se njëri nga shokët e bashkërenduar në listë, është akuzuar si social-demokrat, tjetri është prift katolik. Unë kam të drejtë, pra, të mendoj se mbasi nga pikëpamja ideore ju më quani revizionist, puna jua ka dashur ta paraqitni atë “të folur brisk” si një agjitacion të frontit revizionist-socialdemokrat-klerikal. Në qoftë se mbani parasysh se çfarë eksperience kam unë në kësi punësh dhe kush jam unë, do të kuptoni se nuk e kam zor të shquar nënshtresën e këtij rreshtimi dhe efektin që donit të bënit me këtë rreshtim dhe rezultatit që pritni. As që denjoj të merrem me vetë akuzën, e cila nga ana tjetër, mbasi i drejtohet një të dënuari politik, është një turp i shekullit të XX.

Spahiu: Kurthi që po më ngrini

Unë dua vetëm të vë në dukje:

  • E para se në bazë të opinionit të shëndoshë të të burgosurve, Zotëria juaj, deri më sot, njiheni si një partizan i ligjshmërisë, si një mbrojtës i principeve të kushtetutës, i ligjeve dhe i rregulloreve të administrimit të të burgosurve. Nga pikëpamja e të kuptuarit të problemeve politike të kohës, ne jemi dy të kundërta unitare. Në fakt, juve ju duhet të mbroni ligjet dhe rregulloret, se me atë kohë kryeni detyrën; mua më duket (më intereson) ky qëndrimi juaj, se me atë mënyrë mbrohen të drejtat e mia të ligjshmërisë si i dënuar. Bash për këtë arsye unë kam për ju atë respekt që duhet të ketë çdo njeri për atë zyrtar që nuk e vë vetveten mbi ligjet, që nuk e shpërdoron pushtetin, që nuk ushtron pushtet personal. Ka katër muaj që jam në kampin tuaj dhe nuk jemi njohur as përpara kësaj kohe. Nga të gjitha sa ju thashë më sipër, më imponohet të nxjerr konkluzionin se ju, nuk keni patur asnjë predispozitë dhe asnjë arsye personale që të më akuzonit kot.
  • E dyta: unë mendoj se komanda që ju drejtoni, po të gjendej përpara një informacioni të besuar, do të përdorte ose metodën e këshillimit veçan, siç e ka përdorur edhe për të tjerë, ose do të përdorte metodën e intensifikimit të përgjimit (të spiunazhit). Ju përdorët me mua metodën e provokacionit dhe të kërcënimit publik. Ju nuk keni pasur motive personale për një gjë të tillë, prandaj unë nuk mund të besoj që ju të jeni zgjedhës i metodës në fjalë.
  • E treta: Në kampin e Fushë-Krujës edhe në kampin që administroni ju, është një tabelë ku thuhet se nuk mund të përfitojë falje, lirim me kusht dhe takim special, ai që shprehet kundër situatës së vendit. Kjo është e drejta e shtetit. Asnjë shtet që dënon agjitacionin dhe propagandën, nuk i fal ata kundërshtarë që nuk janë rehabilituar në bazë të pikëpamjes së tij, në situatën e dhënë. Por duket qenë se çështja qëndron kështu, lind pyetja: Mbi cilin nen të Kodit Penal e ngritët ju akuzën kundër meje? Çfarë masa të tjera ju lejohet të merrni kundër një të burgosuri e të dënuari politik, që e akuzoni se bën agjitacion mes qytetarësh të burgosur, të cilët i keni dënuar gjithashtu për agjitacion e tradhti.

Unë nuk mund të besoj që një njeri i ligjit, siç jeni ju, t’i lejojë vetes të ngrejë akuzë të pambështetur në ligjet e Republikës, prandaj më duhet të konkludoj se akuzën e ka ngritur tjetër kush dhe juve ju ka vënë në rolin e zëdhënës. Më duhet t’ju sqaroj se, edhe po të kishit përdorur me mua metodën e këshillimit dhe jo të kërcënimit edhe po të kishit përdorur metodën e këshillimit veçan, e jo të kërcënimit publik, unë do të revoltohesha, do të zemërohesha dhe do të pezmatohesha njësoj, pra do të reagoja siç po reagoj.

Ja pse më luftoni

Jua them këtë që t’i thoni atij që ju ka servirur materialin provokues, se nuk i shitet mish kasapit dhe nuk mund të zihet i papërgatitur dhe në befasi, ai që ka respekt për dinjitetin e personit, sado të rrojë me litar në grykë, siç po jetoj unë. Është një veprim kontradiktor fakti që nuk ju dorëzoj juve letrën që shkruaj për ju. Kjo kontradiktë shpjegohet: Asgjë nuk do t’i vlente antiligjorit kjo letër që do të binte në dorën tuaj, në qoftë se procesi i arbitraritetit ka arritur apo do të arrijë në atë shkallë që ka qenë, në të cilin i burgosuri është një dash kurbani në pritje të dasmës. Edhe në qoftë se gjendja do të zhvillohet në drejtim të pasigurisë së të burgosurit, nuk do të ishte kjo letër që do të përmbante antiligjorin.

Unë e kuptoj dhe e justifikoj plotësisht rolin tuaj si zëdhënës i antiligjorit. E çfarë mund të bënit tjetër kur antiligjori të del përpara me flamurin e Partisë, të Republikës, të Socializmit, të cilëve zotëria juaj i keni kushtuar ndjenjat më fisnike të njeriut dhe jetën tuaj? Në luftën që bën ndërgjegjja juaj si njeri, si ligjor, si komunist, ju i thoni ndërgjegjes po ashtu siç i kam thënë edhe unë dikur ndërgjegjes sime: “Praj! S’ka të drejtë!” Megjithëse veprimi juaj i tanishëm na vë në pozicion me njëri tjetrin, ne të dy përbëjmë një unitet nga pikëpamja e perspektivës. Po! Se sado e rëndë që të jetë situata e ligjshmërisë, sado pisk që ta ketë kjo, sado e rëndë që të bëhet në të ardhmen (mjaft e rëndë ishte edhe ajo e 1948) në fund të fundit kontradikta ndërmjet zyrtarëve ligjorë e antiligjorë, do të zgjidhet në favor të ligjshmërisë së Republikës, të kësaj Republike, të këtij takëmi, se shteti ynë si çfarëdo shtet tjetër, nuk mund t’i veshë vetvetes funksionet e arbitraritetit.

Ripërtëritja e 1966 ishte një fenomen simptomatik në këtë drejtim. Në qoftë se dikush, e kam fjalën tek ai që të përdori si zëdhënës, u kujtua të më vërë në shënjestër pikërisht mua, në qoftë se këtë e bëri në kushtet e çiltërsisë së dëshpërimit të të burgosurve dhe të heroizmit të dëshpërimit, në qoftë se këtë e bëri në kushtet që shfaqen konturet e represionit me të gjitha format e tija antiligjore, antishtetërore, bandite, gangsterizmin dhe mafioze, në qoftë se mbahet parasysh se i keni vënë në shënjestër, është një personalitet dhe shok i ngushtë i Tuk Jakovës, të cilin e vranë antiligjorët zyrtarë, në qoftë se mbahet parasysh, se unë nga pikëpamja e antiligjorëve nuk jam më pak i rrezikshëm se Tuk Jakova, në qoftë se mbahet parasysh se arbitrariteti që po ravijëzohet karakterizohet nga fshehja e fakteve antiligjore nëpërmjet akteve të reja antiligjore, po të mbahen parasysh të gjitha këto nuk mund të mos konkludohet se, provokacioni i 7 prillit është preludi i fundit, vënia në zbatim e planit të zhdukjes së Bedri Spahiut.

Ja si e terrorizuat Tukun

Mund të bëhet vërejtja se, po të kishte një plan të tillë, do të më kishin vrarë bashkë me Tuk Jakovën. Para së gjithash duhet thënë se në atë periudhë (gusht 1959) antiligjorëve nuk u paraqitej nevoja e zhdukjes as e Bedri Spahiut dhe as e vetë Tuk Jakovës. Përkundrazi, ata ishin në nevojë që Tuku të jetonte. Ata dyshim omanë, ata dyshim pashuar besonin se Tuku dhe unë, do të kishim material të padeklaruar, që mund t’iu interesonte për goditje në udhëheqje. Ata shpresonin nga ana tjetër, se metodat që kam përshkruar në Testamentin e 1965, të vazhduara pa kufizim kohe, do të na detyronin të viheshim në pozitën e jallanshahitëve për goditje në udhëheqje. Përjashtohet, pra, një dëshirë e antiligjorëve që të vinin në zbatim planin e tyre në qoftë se për Tukun, qoftë për mua, në atë kohë; por ndodhën tri ngjarje, kompleksiteti i të cilave i detyroi:

Në muajin maj (nuk më kujtohet saktësisht) 1959, në takimin që pati me familjen, salloni i burgut oshtiu nga britmat e Tukut: “Ç’janë këto që na bëni, o faqezinj? Ne nuk luftuam 20 vjet për këtë gjendje. Këtë as fashistët nuk na e kanë bërë!”. Tuku u inatos pasi i deleguari i hetuesisë, i cili asistonte në takimin e Tukut me familjen, refuzoi ta lejonte Tukun të puthte fëmijët. Vetë prania me të deleguarit, ishte e dënueshme nga pikëpamja ligjore, pasi ne nuk kishim asnjë lidhje me hetuesinë. Pak përpara kësaj ngjarjeje, Tukun e thirri një antiligjor, duke e bërë që roja ta lidhte me hekura dhe ta kalonte para se ta çonte tek ai, në të gjitha ato rrugë apo vende, ku kishte vuajtur në kohën e hetuesisë dhe të izolimit të vetmuar, pas gjyqit.

Ky antiligjor cinik, kujtonte se nga një trajtim i tillë po aq cinik paraprak, Tuku do t’i shkonte në duar si ajo pula e trembur nga qifti. Ndodhi e kundërta: kur antiligjori e porositi që të kërkonte rrugën e rehabilitimit, thënie kjo e nxjerrë nga goja e një profesionisti të proceseve fallco dhe drejtuar një personaliteti si Tuk Jakova, i cili vazhdimisht përpara dhe pas arrestimit ka qenë në pozita autokritike, donte të thoshte: Shërbena si jallanshahit se do të lirojmë, Tuku i’u përgjigj: “Mjaft që më keni mashtruar deri më sot. Këtej e tutje nuk do të mundni kurrë të më mashtroni!”.

Tuku u sëmur nga apendiciti dhe u shkoi në dorë si cjapi te kasapi. Unë nuk jam sëmurë. Vrasja në sëmundje e sipër është më me leverdi nga të gjitha të tjerat. Nga ana tjetër ai u shkoi në dorë pas ngjarjeve të lartpërmendura, kur zyrtarët antiligjorë ishin mbushur plot urrejtje, nervozizëm dhe dyshime ndaj tij, se mos u zbulonte makinacionin e vetakuzë për të cilin e dënuan. Shfarosja e të burgosurve për antiligjorët ka një bazë teorike, por ç’na duhet teoria kur praktika flet vetë? Zyrtarët antiligjorë tashmë e kanë deklaruar hapur tek të burgosurit se në prag të një rreziku eventual do të shfaroseshin preventivisht të gjithë ata. Sikur një gjë e tillë ta thoshte një shtetas i lirë i çfarëdoshëm, ligji do ta dënonte si disinformator të shtetit. Oh ç’ironi e fatit të njeriut të lirë! Hej, ti njeri i lirë i kohës sonë dhe i brezave të ardhshëm! Ti që asgjë s’ke vuajtur, asnjë s’ke parë me sytë e tu dhe që asgjë s’ke dëgjuar të tillë me veshët e tu, po të kishte mundësi që të lexojë të dy testamentet e mija, do të konkludojë se shkruesi është relatues i hatave fantastike./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Korrik

Next Post

“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur

“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!