• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju, pasi ai…”/ Dëshmia e trishtë e Friz Radovanit nga Melburni

Libri i panjohur i albanologut gjerman, ku ai tregon për Ulqinin, Shkodrën, Dibrën, Gjirokastrën, etj. / Nga pasuritë minerare, zejtaria, bujqësia, blegtoria, peshkimi, te import-eksportet
“Zef Gjeto Pllumbi, xhakua, ka krye të tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar, Mark Mirin e Zef Mirin dhe t’arrestuar, djalin e dajës…”/ Zbulohen dokumentet e gjyqit të fratit të famshëm
“Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju, pasi ai…”/ Dëshmia e trishtë e Friz Radovanit nga Melburni
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
“Dr. Kalivopulli, i diplomuar në Athinë, 50 vjet në shërbim banorëve të Gjirokastrës, vdiq në burgun e Burrelit në shkurt 1964, pasi bëri grevë urie dhe…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

Nga Fritz Radovani

                                 -SHTËPIA NR. 173, NË “RRUGËN E KAVAJËS” –

Memorie.al / Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…! Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krismat e xhamave të thyem përziheshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.

Ajo ishte pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue në kambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk di gja ma gjatë….veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, i shtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës kryesore të hymjes, u mbulue me gjak.

Gjithashtu mund të lexoni

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965

Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, i tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “Babë, çou!” Prej skeçes së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja në gjysmën e shkallave dhe preku anën e djathtë të ballit të tij, tue përshkue trunin e tue dalë mbas veshit të majtë (si më tregonte nana ma vonë), kishte marrë fund gjithçka.

Nana vërriste me një britmë kushtrimi: “Kuku, Kolë,…çka të gjeti…rrezik ziu ti…!” E, nëse rrihte kryet me grushta, tue kja, thërriste: “Kolë…si më lé!”. Unë vetëm vështroja me trishtim e, pa kuptue asgja ma gjatë i strukun për fustan të nanës, isha tue pritë kur po pushonte zhurma, rrebeshi e po kalonte drama.

Nuk di sesi u hap dera, veç kujtoj një prift me këmishë të bardhë dhe të shkurtë, që hyni brenda nëpër atë breshën bombash, me një gju në gjak, u ul pranë babës, përshpëriti diçka…! Unë mendova se po e çon babën prej atij pellgu gjaku,…por, kishte mbarue gjithçka.

Prifti nuk iku për pak kohë derisa nanës i erdhi axha i saj, At Mati Prennushi, i cili kishte marrë vesht fatkeqësinë e madhe që e kishte gjetë shtëpinë tonë, e kishte vrapue edhe ai me kenë pranë nesh.

Prifti doli me vazhdue vojimet ndër rrugët e Tiranës, të lame me gjak nga qindra të vramë e të coptuem. Rreth vitit 1962, pata marrë vesh prej nanës se prifti që i bani babës shartët e fundit, ishte kenë At Pjetër Meshkalla.

Pikërisht atë vit u njoha afër me té mbasi pat dalë prej burgut, mbas 15 vjetëve të para që kishte kalue në burgun e Burrelit. Natën që baba vdiq, u nisëm për Shkodër bashkë me nanën, At Matinë, dajën Paulin dhe disa ushtarë që erdhën për siguri rruge, nga plaçkitjet që baheshin tek Ura e Zogut, (flitej nga çeta të vogla partizanësh). Mbërritëm vonë, aty nga ora 10.00 e natës.

Kujtoj se të nesërmen, baba ishte i veshun ushtarak me tesha ngjyrë gri, në një shtrat të bardhë hekuri i rrethuem me lule të bardha. Shumë vetë përreth vajtonin. Vaji e gjamët me kishin topitë. Di se dikush më çoi hopa dhe unë i putha faqen. Ai ishte aq i ftohtë, sa nuk mund ta harroj kurrë atë akullin që edhe sot ma përqeth trupin.

Babën, nuk e pashë, as nuk e putha dhe, as e përqafova kurr ma…! Ai u varros në Rrëmaj, me një funeral madhështor, që drejtohej nga Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës, pothuaj gjithë Kleri Katolik me murgesha e xhakoj, personalitete civile dhe ushtarake, gjithë qytetaria e Shkodrës dhe mbarë Shiroka, vendlindja e tij.

Ndonse vdiq shumë i ri, 40 vjeç (datlindja 5 fruer 1903 ), pak ditë para gradimit me gradën nënkolonel, një ushtarak i naltë gjerman i gjendërmarisë, ndër varreza ka thanë këto fjalë: “Sikur Shqipnia, të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju!”. (Dëshmi gojore në vitin 1991, nga Don Ndoc Ndoja).

Nanën e kujtoj pothuej gjithmonë me tesha të zeza. Kam pas kujtue se koha asht kenë ma e shkurtë por isha gabue, mbasi plot një vit mbrapa, më 29 nandor 1944, u vesh gjithë Shqipnia me të zeza, pikërisht atë ditë, kur “patën hi këta”!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’...”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965

Next Post

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi...“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

Artikuj të ngjashëm

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912
Dossier

November 23, 2026
“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965
Dossier

“Titistët s’mund të konsiderohen si maja e revizionizmit modern, pasi revizionistët më ekstremë tashmë janë komunistët italianë, ose ‘Toliatistët’…”/ Biseda e Enver Hoxhës me Çu En Lain, mars 1965

November 23, 2026
“Ngushëllimet tona të thella për humbjen tragjike të bashkëshortit tuaj, një prej Presidentëve të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara…” / Zbulohet telegrami i Fan Nolit për Jacqueline Kennedy-n, 24 nëntor 1963

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt në qytetin e Shkodrës, janë për ne shqiptarët, si ato të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianët etj.

November 22, 2026
“Eksperienca ushtarake që kemi marrë nga republika e Kinës, po shfrytëzohet dhe po përshtatet për ushtrinë tonë, pasi ne jemi duke…”/ Takimi i Enver Hoxhës me kryeministrin kinez, Çu En Lai, mars 1965

November 24, 2026
“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës
Dossier

“Në librin e tij ‘Shqiptarë e Sllavë’, autori Lumo Skëndo shkruan se; qyteti dhe tërë kazaja e saj, kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës…”/ Reportazh nga qyteti shqiptar i Tetovës

November 22, 2026
Next Post
“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi...“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme