• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dhjetë

Memorie.al/ Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?

Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?

Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                               Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË KREUT TË SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA, ME PRESIDENTIN E RUMANISË, ILION ILESKU, MË 28 SHTATOR 1990, NË HOTEL “PLAZA”

PROBLEMET E BALLKANIT PËRBALLOHEN ME VULLNET E DËSHIRË TË MIRË NGA TË GJITHA VENDET BALLKANIKE

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, u takua më 28.9.1990 në Nju Jork në hotel “Plaza” me Presidentin e Rumanisë, Ion Iliesku.

Midis shokut Ramiz Alia dhe Ion Ilieskut u zhvillua kjo bisedë:

Ion Iliesku: Gëzohem shumë që takohem me ju, shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Edhe unë gëzohem shumë që takohemi. Midis Shqipërisë dhe Rumanisë ka tradita miqësie. Rumania ka qenë një vatër e patriotëve shqiptarë. Shumë emigrantë shqiptarë gjenin atje strehë e kushte të përshtatshme. Edhe sot ka shumë shqiptarë në Rumani.

Të dy vendet dhe popujt tanë ecin në rrugë të ndryshme. Qëllimi është që të dy vendet tona të jenë të pavarura, dy vende ku populli të ndërtojë vendin në të mirën e tij, të socializmit e të së ardhmes.

Ne jemi të predispozuar të kemi marrëdhënie sa më të mira, që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë të forcohen në fushën politike, ekonomike, kulturore etj. Jemi dy vende ballkanike. Ndonjë problem midis dy vendeve tona nuk ka, kështu që marrëdhëniet miqësore t’i zhvillojmë. Besoj se i këtij mendimi jeni edhe ju.

Ion Iliesku: Shoku President, ju falenderoj shumë përzemërsisht për vlerësimet tuaja. Ashtu është. Ka tradita shumë të mira midis të dy vendeve tona. Midis dy vendeve tona gjithnjë ka ekzistuar simpatia e solidariteti. Unë kam qenë në Shqipëri në vitin 1947. Kam punuar në hekurudhën e rinisë.

Shoku Ramiz Alia: Aa, gëzohem shumë. Në atë kohë kam qenë Sekretar i Rinisë.

Ion Iliesku: Po. Kam punuar në Durrës, në Rrogozhinë dhe e përfunduam hekurudhën. Pastaj kemi bërë një vizitë në Vlorë, në një bregdet të mrekullueshëm. Gjirokastra ishte shumë e bukur. Pra, kemi pasur kontakte direkte. Kam takuar shumë shqiptarë që me studionin në Rumani, por edhe jam miqësuar me shumë shqiptarë të brigadave të ndryshme të rinisë.

Midis dy vendeve tona ka tradita të mëdha, interesa dypalëshe, në kushte të reja që po kalojmë, në periudha mjaft të vështira. Ne po përpiqemi t’u përshtatemi kushteve të reja për të ngritur ekonominë. Po kalojmë në ripërtëritjen e jetës ekonomike, politike, demokratike etj.

Ka vështirësi të shumta që duhen kapërcyer, por shpresojmë se me popullin do t’i forcojmë bazat e zhvillimit ekonomik. Ne duhet t’u përshtatemi kushteve të reja ndërkombëtare mbi bazën e respektit, të sovranitetit e të bashkëpunimit të vërtetë reciprok. Ne mendojmë se këto gjëra kanë rëndësi të madhe.

Jemi gjithashtu të mendimit që Ballkani të luajë një rol pozitiv, sepse është një rajon që ka pasur historira shumë të turbullta. Kanë kaluar perandori e pushtime të ndryshme, si ajo turke, ruse etj. Mendojmë gjithashtu se duhen forcuar marrëdhëniet midis vendeve ballkanike, për ta kthyer Ballkanin në një rajon paqeje.

Besoj të gjejmë gjuhën e përbashkët në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Marrëdhëniet midis Evropës dhe Lindjes nga pikëpamja strategjike janë me shumë rëndësi. Prandaj e shikojmë me interes bashkëpunimin e këtyre vendeve. Zëvendësministrat e punëve të jashtme të vendeve ballkanike u mblodhën në Bukuresht. Mbledhja ishte shumë pozitive.

Në tetor do të mbahet në Tiranë mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit. Shpresoj se ajo do të jetë një fillim i mbarë i forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ballkanik. Këto zhvillime ne i shohim si shumë të rëndësishme. Marrëdhëniet tona dypalëshe, janë me shumë interes, por ato duhen konsoliduar jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe politike. Të rëndësishme janë edhe marrëdhëniet shumëpalëshe ballkanike.

Shoku Ramiz Alia: Jam plotësisht dakord se ne ballkanasit kemi shumë punë. Ballkani, e thashë edhe sot në fjalimin tim, ka qenë dhe është fuçi baruti. Ka mjaft probleme, por ato nuk janë të pakapërcyeshme. Në qoftë se ekziston vullneti i mirë, në qoftë se ekziston dëshira e mirë, mendoj se këto probleme zgjidhen.

Është koha të largohemi nga disa paragjykime, sepse ka shumë paragjykime. Pa likuidimin e tyre është e vështirë të hapet rruga për zgjidhjen e problemeve. Nuk dua të futem në probleme të caktuara të Ballkanit, por të shikojmë mundësitë e bashkëpunimit e të ecjes përpara.

Ka probleme që me guxim e urtësi zgjidhen e këtu kam parasysh në veçanti situatën në Jugosllavi, e veçanërisht qëndrimin ndaj shqiptarëve, që është shumë arkaik e, që nuk shkon në përputhje me zhvillimet e sotme. Sigurisht, ky është një problem që na takon neve dhe jugosllavëve, por edhe një problem ballkanik. Duhet gjetur gjuha e përbashkët.

Situata në vendin tonë në tërësi është e mirë, por kemi shumë për të bërë. Po bëhen ndryshime në jetën ekonomike të vendit, në marrëdhëniet shoqërore, si edhe në fushën e politikës së jashtme. Të gjitha masat e marra në jetën e vendit shkojnë në rrugën e zhvillimit.

Në këtë rrugë ne do të ecim me konsekuencë, duke zhvilluar vendin në fushën ekonomike, politike, shoqërore, por kurdoherë duke pasur parasysh dy faktorë: traditat tona, kushtet kombëtare të Shqipërisë dhe, së dyti, që varet nga e para, fjalën e fundit të mos e prani nga me marrë me mend, sepse e kemi një fjalë popullore: “mat shtatë herë dhe vepro një herë”.

Ne gjykojmë se nxitimet sjellin perturbacione. Demokracia nuk është një fenomen që u zbulua sot, por ekzistonte që në kohën e Greqisë së lashtë. Prandaj duhen pasur parasysh kushtet e vendit. Po, ka pasur shumë kopjime, imitacione, diktate. Duke dënuar imitacionet, kopjimet dhe diktatin e vjetër ne jemi për të demokratizuar edhe të të demokratizuar edhe të sotmen, sepse shabllonet, të reja apo të vjetra mbeten shabllone. Shabllonet nuk janë në dobi të vendit. Këto konkluzione e mësime i kemi shumë parasysh. Kur keni ardhur në Shqipëri nuk kishte hekurudhë, sot ka, por ka ende shumë për të bërë.

Ka pasur, ka dhe do të ketë vështirësi, por ne nuk u trembemi atyre. Duhet të jesh i urtë, por edhe i vendosur për të çuar për-para çështjen e popullit. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të shkojnë gjithnjë përpara sepse ekziston dëshira e përbashkët. Vështirësitë aktuale mendoj se duhet të largohen.

Me thënë të drejtën, për Rumaninë shumë gjëra nuk i dimë, këtë e them në kuptimin e zhvillimit ekonomik, politik, shoqëror, sepse ka ndryshuar tabloja tërësisht. Unë kam takuar shokë rumunë dhe pas dhjetë ditësh ndryshoi çdo gjë. Të gjitha ato që dëgjova nga këta shokë u fshinë. Besoj se tani keni zgjidhur shumë probleme.

Ion Iliesku: Jo akoma.

Shoku Ramiz Alia: Në ç’drejtim janë vështirësitë?

Ion Iliesku: Në radhë të parë në drejtimin ekonomik. Forca të djathta mundohen ta shfrytëzojnë situatën për qëllimet e tyre politike. Njihet sot ofensiva e së djathtës në Evropë. Duhet të gjejmë forca për të mbrojtur vendin dhe për t’i bërë ballë së djathtës. Kjo gjë nuk është e lehtë. Shpërthimet ndodhen si rezultat i një politike jorealiste që ishte ndjekur, bile të një politike antikombëtare që sakrifikoi masat e popullit, që krijoi një gjendje ekonomike dhe shoqërore që çoi në shpërthime të mëdha.

Një nga problemet, jo vetëm tek ne, por duke filluar që nga Bashkimi Sovjetik e një sërë vendesh të tjera, ishte neglizhenca ndaj popullit, ndaj minoriteteve. Ka shumë probleme të tilla, si për shembull në Bullgari, rumunët në Bashkimin Sovjetik. Një difekt i madh politik ishte injorimi i problemeve shoqërore. Jeta tregoi se kishte formula, problemet nuk zgjidheshin. Ka shumë probleme dhe vështirësi që duhen kapur.

Problemi pluralist nuk duhet trajtuar si më përpara, duke evituar atë që thuhesh se gjithçka është në rregull. Mendoj se duhet diskutuar hapur për zgjidhjen e problemeve, për respektimin e interesave, të gjenden rrugë për të krijuar baza reale të zgjidhjes së mirë të vështirësive. Mendoj se edhe në Ballkan duhet krijuar klima e stabilitetit, me qëllim që problemet më të ndërlikuara të kapen dhe të zgjidhen.

Shoku Ramiz Alia: Ky është një problem me rëndësi për Ballkanin. I duhet hyrë e diskutuar sepse ka vështirësi të mëdha në disa drejtime. Ne kemi qenë e jemi të mendimit se duhet folur hapur. Kjo është bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve tona me të tjerët. Ne kemi folur hapur, por e kemi pësuar. Ne nuk mund t’i themi së bardhës e zezë ose së zezës e bardhë. Ne flasim hapur, por shohim sot se jepen shumë receta, kanë dalë shumë profesorë që thonë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria, se çfarë duhet të bëjë Rumania, Bullgaria etj. Mirë, profesorët japin shumë leksione, por jeta është ndryshe.

Meqenëse jeta është më ndryshe, këto çështje duhen diskutuar mirë, nuk duhen thelluar sepse është më keq. E di që jugosllavit nuk i erdhi mirë për atë që fola, por e vërteta duhet thënë hapur. Janë tre milion shqiptarë në Jugosllavi. Deputetët shqiptarë u arrestuan të gjithë, televizioni u mbyll, gazetat u mbyllën, njerëzit po vriten e burgosen, por ata nuk po gjejnë kuislingë. Situata atje nuk është normale. Kur e them këtë nuk kam parasysh dhe nuk e them me kuptimin që çështja do të zgjidhet menjëherë, përkundrazi, do të dojë kohë, sepse është e lidhur me tërë Jugosllavinë, sepse është një problem jugosllav.

Ideja që keni ju është racionale dhe, nuk ka dyshim, që duhen bërë përpjekje. Besoj se Ministrat e Punëve të Jashtme në mbledhjen në Tiranë do t’i përballojnë problemet e Ballkanit. Të fillohet ku do të vemi, si do të dalim nga vështirësitë. Kjo varet nga vullneti i mirë. Ne nuk na ka munguar ky vullnet dhe kjo dëshirë, besoj se as juve. Pra, u bëmë dy, kjo është gjë e mirë, do të gjendet edhe një i tretë, një i katërt e kështu me radhë. T’i shikojmë gjërat jo me pesimizëm, por me optimizëm, se po i pamë kështu do të gjenden edhe rrugët e zgjidhjes.

Lidhur me marrëdhëniet tona dypalëshe dëshirojmë dhe duhet të gjejmë mundësitë për kontakte më të shpeshta në fushën ekonomike, politike, kulturore etj. Nuk është mirë kur popujt nuk njihen me njëri-tjetrin, kur kontaktet janë të kufizuara. Për këtë nuk bëjmë me faj as ju dhe askënd tjetër. Situatat kanë qenë të tilla që pak kontakte kemi pasur. Të flasim hapur, duhen më shumë kontakte, të gjenden mundësitë jo vetëm zyrtare, por edhe të tjera.

Kemi shumë për të bërë. Ministrat e Punëve të Jashtme kanë fantazi, prandaj le t’i gjejnë rrugët me qëllim që marrëdhëniet tona të jenë sa më të ngushta. Këto marrëdhënie i duam jo vetëm në kuadrin reciprok, por edhe në dobi të popujve të Ballkanit. Nuk i duam këto marrëdhënie në dëm të askujt, ne duam miqësi me njeri-tjetrin, por kjo miqësi t’u shërbejë edhe të tjerëve.

Ion Iliesku: Është e drejtë.

Shoku Ramiz Alia: Kur do të flisni në OKB?

Ion Iliesku: Më datën 3 tetor.

Shoku Ramiz Alia: Unë do të largohem më 1 tetor. Do të marr pjesë në mbledhjen e fëmijëve, pastaj do të takoj shqiptarët e do të kthehem në atdhe.

Ion Iliesku: Ju falenderoj shumë për pritjen. Ishte një rast shumë i mirë që u takuam. Kemi shumë çështje me interes të përbashkët. Ju uroj të gjitha të mirat!

Shoku Ramiz Alia: Shumë faleminderit, ju uroj edhe unë suksese. Uroj që Rumania të jetë një Rumani e fortë, e lirë dhe e pavarur. Për popullin rumun kemi simpati të veçantë, dhe për ju si rumun dhe si ish-shqiptar.

Ion Iliesku: Shumë, shumë faleminderit! / Memorie.al

(Marrë me stenogramë)

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sabri Peqini më tregonte se; Kadri Hazbiu i nxirë në fytyrë, nxori një letër nga çanta dhe lexoi emrat e të pushkatuarve, por ne, futbollistët s’njihnim asnjë, përveç Sabiha Kasimatit...”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit

Artikuj të ngjashëm

“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 14, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

November 13, 2026
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

November 12, 2026
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

November 10, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme