• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Miranda kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje, sepse ishte dhe mbeti e tillë, sharmi aristokratik ia vinte më në pah, aty në internim në Kurbnesh mes maleve…”/ Refleksionet e publicisit dhe gazetarit të njohur

“Kolonel Iljaz Ahmeti, drejtor i Prapavijës së Ushtrisë, faktoi privilegjet e ‘Bllokut’ dhe i tha Enverit, mos…”/ Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, të shkruara në Beograd
“Rrugës për Skoci, qëndruam në Austri, ku Agron Hazbiu me mua e Vasillaq Zërin, shkuam te ambasada jonë në Vjenë, ku ai la një zarf të mbyllur dhe…”/ Denoncimi i shokut të skuadrës së “Dinamos”!
Memorie.al Koço Theodhosi
“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës

Nga Luan Rama

                                                – Portret in memoriam: Miranda e mira…! –

Memorie.al / Ecte gjithnjë me të njëjtin ritëm. Ecte bukur. Edhe shpejt…! Ecte me hap të lehtë. Trupin e mbante drejt. Kokën nuk e uli asnjëherë. Gjatë gjithë kohës që jetoi në atë qytet, tri ishin udhët e saj; nga shtëpia në punë tek spitali dhe anasjelltas, nga shtëpia tek dyqani i bukës dhe anasjelltas dhe nga shtëpia në vend-paraqitjen e të internuarve, tek Arshiva matanë urës së qytetit dhe anasjelltas. Kjo ishte edhe rruga më e gjatë që ishte e detyruar të përshkonte. (Vendësit e quanin arshiva ish-ndërtesën e Arkivit të Shtetit, një objekt i rëndësisë së veçantë që ruhej më forca të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe ku bëhej tri herë në ditë edhe apeli i të internuarve.  Ata, ishin të detyruar të paraqiteshin në ora 07:00 të mëngjesit, në ora 15:00 pasdreke dhe në mbrëmje në ora 19:00).

Silueta e saj më dukej si diçka e ndërmjetme mes një gruaje dhe një engjëlli, të cilën halli i madh e kishte sjellë në atë qytet vendosur thellë mes malesh, për t’u bërë gjithaq edhe shëmbëlltyrë e mirësisë ndër ata njerëz. Dëbimi, internimi, vrasja, dhimbja, braktisja nuk ia zvetënuan dot mirësinë. Të gjithë e shihnin me admirim. Dhe nuk rezervoheshin t’ia shfaqnin admirimin, edhe pse shumica nuk i flisnin. Ajo e ndjente dhe rrëzëllente mirësi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

Një mirësi të pafjalë, të fisme. Eterne dhe tokësorë po aq. Edhe imponuese. Ende e kam në sy portretin e asaj gruaje të mirë. Edhe pse kanë kaluar 48 vjet që prej kur e kam parë për herë të parë, ai portret në kujtesën time ka mbetur i njëjti. I pandryshuar. Isha fëmijë atëherë. Janë bërë 46 vjet. Por, edhe më pas, kur u rrita e u bëra burrë ajo grua gjithmonë më ka magjepsur. Po, po, më ka magjepsur. Nuk e teproj në asgjë. Kushdo që e ka njohur do të më japë të drejtë. Fytyra e bukur.

Sytë e vëmendshëm, tejçues të një drite që me siguri i buronte prej shpirtit. Flokët e krehura bukur. Gjithmonë njësoj.

Dhe gjithmonë të mbledhura pas veshëve, për ta bërë më të dukshëm konturin e portretit të fismë. Mbase edhe për ta shpërfaqur më të plotë mirësinë. Fliste pak. Shumë pak. Atë që nuk e thonin fjalët, e përcillte e gjithë qenia e saj. Me shumë dinjitet. Miranda Theodhosi kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje. Sepse qe dhe mbeti zonjë. Sharmi aristokratik ia vinte më në pah. Internimi në Kurbneshin mes maleve, nuk ia zbehu aspak dinjitetin. Ia vuri në provë. Por ajo e sfidoi edhe provën e zjarrit ku e hodhën.

Vrasja e bashkëshortit (ishte gruaja e Koço Theodhosit, anëtar i Byrosë Politikë të PPSH-së dhe Ministër i Industrisë e Minierave, i dënuar me pushkatim në vitin 1977!), edhe pse qe “vrasje” edhe për atë vetë dhe dy fëmijët, Ninën dhe Benin, nuk ia uli dot kokën dhe as ia cënoi krenarinë. Nuk ia zvetënoi asnjë grimë as sharmin e as mirësinë. Ajo qe dhe mbeti gjithmonë zonjë e fisme në atë qytet, grua e çuditshme në mirësinë e vet, të cilën e deshën, e respektuan dhe e nderuan të gjithë. Ajo qe dhe mbeti Miranda, e mira…! / Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte...”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

Next Post

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

Artikuj të ngjashëm

“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
Personazh

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

November 6, 2026
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
Personazh

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

November 4, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

November 3, 2026
“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
Next Post
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme