Nga DASHNOR KALOÇI
Pjesa e katërt
Memorie.al / Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.
Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.
Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?
Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?
Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.
DOKUMENTI ARKIVOR LIDHUR ME AKOMODIMIN E DELEGACIONIT TË KRYESUAR NGA RAMIZ ALIA, ME DHOMAT PËRKATËSE NË HOTEL “INTERNATIONAL” NË ZYRIH DHE HOTEL “PLAZA” NË NJU JORK
Vendoja në Hotel – Cyrih
HOTEL INTERNATIONAL ZÜRICH
Sh. Reis 2905
Sh. Sofo 2911
Sh. Behar 2904
Sh. Sinan 2906
Sh. Arben 2904
Sh. Vahid 2917
Sh. Zef 2906
Room service 86180 (për sonte)
2902 (sh. Ramiz)
Vendosja në Hotel – Nju Jork
The Plaza (Nju Jork)
Sh. Ramiz 427 – 441
Sh. Reis 449
Sh. Sofo 451
Sh. Behar + Beci 444
Sh. Sinan + Zefi 435
Sh. Mikel + Vehidi 445
Sh. Dasho 434
Policia hotel 447
FIFTH AVENUE AT CENTRAL PARK SOUTH NEW YORK, N.Y. 10019 – 212 PLAZA 9-3000]
DOKUMENTI ARKIVOR ME FJALIMIN E SHQIPTARO-AMERIKANIT SHPEND HAXHAJ, QË DO MBAHEJ NË BOSTON ME 1 TETOR, ME RASTIN E PRITJES SË DELEGACIONIT SHQIPTAR, I CILI IU DHA MË PARË PËR TA MIRATUAR RAMIZ ALISË DHE REIZ MALILES
Për sh. Ramiz dhe shokëve që e shoqërojnë në Boston
Përgatitur nga Shpend Haxhaj
New York, me 1 tetor 1990
FJALA E SHOQATËS KOMBËTARE “ISUF GËRVALLA” ME RASTIN E PRITJES SË KRYETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË TË PUNËS SË SHQIPËRISË, ZOTIT RAMIZ ALIA, NË BOSTON TË SHBA
Zoti Kryetar, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Kombëtare “I. Gërvalla”, të shprehi kënaqësinë tonë të madhe për prezencën Tuaj këtu në mesin tonë. Për ne dhe për gjithë shqiptarët e mërguar që jetojmë anë e kënd të SHBA, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar na i shndërruat në ditë feste.
Fjala e Juaj në Sesionin e 45-të të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pikëpamjet tuaja të drejta dhe në dobi për zgjidhjen e situatës shumë të ndërlikuar ndërkombëtare, do të jetë edhe një kontribut në dobi për afirmimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për ne, popullin tuaj i cili gjendet në mërgim, fjala e Juaj e fortë dhe në dobi për zgjedhjen e drejtë të çështjes kosovare, na e forcon bindjen se fjalët e Naimit të madh:
“Ti Shqipëri më jep nderë, më jep ëmrin shqiptar”, kanë gjetur shprehjen e vetë të plotë gjatë këtyre 45 vjetëve të fundit të Shqipërisë së Re, e cila me punë dhe me suksese të arritura gjerë më tani në çdo fushë të jetës shoqërore-politike, na bëri që të themi më me krenari se ne jemi shqiptarë.
Zoti Kryetar, megjithëse në Kosovë po ndodhë një tragjedi e paparë në botën e qytetëruar gjerë më tani, megjithatë populli kosovar është i fortë dhe as kësaj radhe nuk mund të mposhtet nga rrebeshet goditëse të pushtetit policor serbomadh, të cilit po i vjen fundi.
Populli kosovar ka vendosur që t’i kapërdij disfatat e shumta, por kjo tregon një pjekuri politike sepse disfatat e këtilla në afat të gjatë transformohen në fitore, e kjo do të thotë se ka shpresë për popullin kosovarë, i cili do të jetë plotësisht i barabartë me popujt tjerë të Jugosllavisë.
Që ta përjashtosh një komb nuk është fisnikëri, por primitivizëm i cili i sjellë dëme më të mëdha popullit të vetë, në këtë rast popullit serbë. Zoti Kryetar, ne shqiptarët e mërguar jemi vënë në shërbim të deklaratës që rrjedh nga mbledhja e delegatëve të Kuvendit të Kosovës të 2 korrikut të këtij viti.
Për punën mjaft të frytshme në kushtet tona të vështira, që bëhet në Kosovë dhe në mërgim, qeveria serbomadhe e Beogradit ka shfaqur dhe po shfaq një shqetësim të madh, e kjo po refleksohet edhe këtu në mërgim ku duket një tendencë veprimi sipas parimeve Pashiqiane:
Që gjendja të ngatërrohet apo të turbullohet sa më shumë dhe pastaj nga ajo turbullirë të nxirret ajo zgjidhje e cila më shumë i përgjigjet palës, por populli shqiptarë ka forcë, ka dashje dhe ka dije që me sukses t’i kundërvihet çdo veprimi që është në kundërshtim me interesat e kombit tonë. Zoti Kryetar, Ju urojë qëndrim të këndshëm në mesin tonë dhe suksese të mëtutjeshme në dobi të interesave kombëtare.
Falënderojmë me respekt patriotin tonë të madh Zoti Antonio Athanasin dhe familjen e tij, për pritjen vëllazërore.
RROFTË POPULLI SHQIPTARË.
ME NDËRIME MË TË SINQERTA
PËRGATITUR NGA SHPEND HAXHIAJ
USHTRUES I DETYRËS SË KRYETARIT
TË SHOQATËS KOMBËTARE “ISUF GËRVALLA” NË NEW YORK.
ADRESA: 5118 14TH AVE APT. 1C
BROOKLYN N.Y. 11219 USA
Mori dhe u pa nga sh. Ramiz dhe nga sh. Reiz Malile
DOKUMENTI ARKIVOR ME FTESËN E DREJTUESVE TË UNICEF, LISABET PALME DHE JAMES P. GRANT, DËRGUAR KREUT TË DELEGACIONIT SHQIPTAR RAMIZ ALIA, NË PRITJEN E SAMITIT BOTËROR ME FËMIJËVE DHE FJALIMI I TYRE NË ATË AKTIVITET
UNICEF
Kryetarja e Bordit Ekzekutiv
Znj. Lisbet Palme
dhe Drejtori Ekzekutiv
Z. James P. Grant
Kërkojnë nderin e prezencës Tuaj në një Pritje me rastin e Samitit Botëror për Fëmijët
E diel, 30 Shtator 1990
Selia e Kombeve të Bashkuara
Nju Jork
Nga ora 17:00 deri në orën 19:00
Ju lutemi, merrni me vete këtë ftesë, së bashku me një kartë identifikimi të Samitit Botëror. Kjo ftesë nuk është e transferueshme.
“Për të shpëtuar brezat pasardhës”
Me iniciativën e Kryeministrit të Kanadasë, Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Presidentit të Republikës së Malit, Presidentit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, Kryeministrit të Republikës Islamike të Pakistanit dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Suedisë, është thirrur një Samit Botëror për Fëmijët, i cili do të mbahet në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 29-30 Shtator 1990, për të rritur angazhimin politik në dobi të fëmijëve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kryeministri Brian Mulroney i Kanadasë dhe Presidenti Moussa Traoré i Malit do të bashkë-kryesojnë këtë samit global të paprecedentë Veri-Jug-Lindje-Perëndim.
Qëllimi i Samitit Botëror për Fëmijët është të tërheqë vëmendjen dhe të promovojë angazhimin, në nivelin më të lartë politik, ndaj qëllimeve dhe strategjive për të siguruar mbijetesën, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve si elemente kyçe në zhvillimin socio-ekonomik të të gjitha vendeve dhe shoqërisë njerëzore. Qëllimi është të stimulohen iniciativa të reja në të gjitha vendet dhe në komunitetin ndërkombëtar, për të adresuar ato çështje që prekin më kritikisht fëmijët për dekadat në vijim. Takimi do të miratojë një Deklaratë dhe Plan Veprimi për arritjen e këtyre qëllimeve në vitet 1990. Besimi i Iniciatorëve se Samiti mund të përshpejtojë gjithashtu ratifikimin dhe zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës është vërtetuar nga hyrja e saj në fuqi më 2 Shtator 1990, në më pak se një vit që nga ratifikimi i saj nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në procesin e përgatitjes për Samitin, Iniciatorët kanë inkurajuar të gjithë sektorët e shoqërisë të shqyrtojnë mundësitë e tyre për të kontribuar në përmirësimin e mbijetesës, mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Punë e rëndësishme në këtë fushë bëhet nga organizata dhe institucione ndërkombëtare, organizata joqeveritare, media dhe shoqata profesionale, organizata komunitare dhe liderë publikë, si dhe autoritetet qeveritare në nivele të ndryshme.
Iniciatorët kërkuan ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të thirrur Samitin Botëror dhe kërkuan që Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të shërbejë si Sekretariat. Që nga fillimi i shtatorit, mbi 80 Krerë Shtetesh ose Qeverish kishin konfirmuar synimin e tyre për të marrë pjesë personalisht në Samitin Botëror për Fëmijët, duke e bërë atë tubimin më të madh të liderëve botërorë në histori.
QENDRA PËR VEPRIM GLOBAL e Japonisë, SHBA-së dhe Afrikës
Shpreh mirëseardhjen e tyre më të sinqertë dhe të përzemërt për Krerët e Shteteve dhe Krerët e Qeverive që kanë ardhur në këtë takim samiti në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për qëllimin e vetëm të përmirësimit të cilësisë së jetës për fëmijët. Ne duartrokasim përpjekjet tuaja dhe jemi gati të mbështesim këtë kauzë në partneritet me ju.
Singo Nomura
President
VEPRIM GLOBAL
DOKUMENTI ARKIVOR ME BIOGRAFITË E SHKURTRA TË KRERËVE TË SHTETEVE DHE QEVERIVE PJESËMARRËSE NË SESIONIN E 45 TË ASAMBLESË SË KOMBEVE TË BASHKUARA NË NJU JORK, 30. IX. 1990
“Diplomatic World Bulletin” –
E diel, 30 Shtator 1990
Krerët e Shteteve dhe krerët e Qeverive
(biografi të shkurtra)
DANIMARKA
Kryeministri Poul Schluter
Poul Holmskov Schlüter u lind më 3 prill 1929 në Tønder. Ai është djali i Johannes dhe Else Schlüter. Ai u martua për herë të parë me Lisbeth Schlüter në 1979 (vdiq në 1988); ka dy djem dhe një vajzë. U martua për herë të dytë me Anne Marie Vessel Schlüter në 1989. U diplomua në drejtësi në Universitetet e Aarhus dhe Kopenhagen. Schlüter u bë Kryeministër në shtator 1982.
EGJIPTI
Presidenti Mohamed Hosni Mubarak
Muhammad Hosni Mubarak u lind më 4 maj 1928, në Kafr El-Moselha, Guvernatorati i Minufiya. U arsimua në Akademinë Ushtarake, Akademinë e Aviacionit dhe iu bashkua Forcave Ajrore në 1950. Ai u bë President i Egjiptit në tetor 1981.
DOMINIKA
Kryeministrja Mary E. Charles
Mary Eugenia Charles u lind më 15 maj 1919 në Pointe Michel. Ajo është vajza e John B. dhe Josephine (mbiemri i vajzërisë Lablanche) Charles. Ajo u bë Kryeministre e Dominikës dhe Ministre e Punëve të Jashtme, Financave dhe Zhvillimit në korrik 1980.
EL SALVADOR
Presidenti Alfredo F. Cristiani
Alfredo Cristiani u lind në 1948. Është i martuar me Margarita Cristiani. U arsimua në Universitetin Georgetown, Uashington D.C., SHBA. Ai u bë President i El Salvadorit në qershor 1989.
EKUADORI
Presidenti Rodrigo Borja-Cevallos
Rodrigo Borja-Cevallos u lind në 1937. Është i martuar me Carmen Caliste de Borja; ka një djalë dhe tre vajza. U arsimua në Universitetin Qendror të Ekuadorit. Ai u bë President i Ekuadorit në 1988.
FINLANDA
Kryeministri Harri Holkeri
Harri Hermanni Holkeri u lind më 6 janar 1937, në Oripää. Ai është djali i Antti Edvard Holkeri dhe Marie Kyllikki Ahlgren. Është i martuar me Marja-Liisa Lepisto që nga viti 1960. Ka dy vajza. Ai u bë Kryeministër i Finlandës në prill 1987.
FRANCA
Kryeministri Michel Rocard
Michel Louis Léon Rocard u lind më 23 gusht 1930 në Courbevoie. Është i martuar për herë të dytë me Michèle Legendre në 1972 dhe ka tre djem e një vajzë. U arsimua në Liceun Louis-le-Grand, Paris; Universitetin e Parisit, Ecole Nat. d’Admin. Ai u bë Kryeministër i Francës në maj 1988.
GAMBIA
Alhaji Sir Dawda (Kairaba) Jawara u lind më 16 maj 1924, në Barajally. Ai është djali i Almami dhe i ndjerit Mama Jawara. U arsimua në Kolegjin Achimoto, Universitetin e Glasgout. Ai u bë President i Republikës së Gambisë në prill 1970.
GJERMANIA, REPUBLIKA FEDERALE
Richard von Weizsäcker, u lind më 15 prill 1920. Ai është djali i Ernst von Weizsäcker. Është i martuar me Marianne von Kretschmann që nga viti 1953. Ka tre djem e një vajzë. U arsimua në Berlin; studime juridike në Oksford, Grenoble, Göttingen. Ai u bë President i Republikës Federale të Gjermanisë në korrik 1984.
GUATEMALA
Mario Vinicio Cerezo Arévalo, u lind më 26 dhjetor 1942. Ai është djali i Marco Vinicio Cerezo. Është i martuar që nga viti 1965. Ka katër fëmijë. U arsimua në Universitetin e San Carlos. Ai u bë President i Guatemalas në janar 1986.
REPUBLIKA SOCIALISTE SOVJETIKE BJELLORUSE
Kryetari i Sovjetit Suprem N.I. Dementeí
KAMBOXHIA
Kryeministri Son Sann
Son Sann u lind në 1911 në Phnom-Penh. Është i martuar me Nema Machhwa që nga viti 1940. Ka pesë djem dhe dy vajza. U arsimua në Ecole des Hautes Etudes Commerciales de Paris. Ai është Kryeministër i Qeverisë së Koalicionit të Kampuchea Demokratike që nga qershori 1982.
KANADA
Kryeministri Brian Mulroney
Brian (Martin) Mulroney u lind më 20 mars 1930 në Baie Comeau, Quebec. Ai është djali i Benedict dhe Irene (O’Shea) Mulroney. Është i martuar me Mila Pivnicki që nga viti 1973 dhe ka tre vajza e një djalë. Ai u bë Kryeministër i Kanadasë në shtator 1984.
REPUBLIKA E AFRIKËS QENDRORE
Presidenti Andre Kolingba
Andre Kolingba, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Ai rrëzoi Presidentin David Dacko (shih) me grusht shteti në shtator 1981. Ai u bë President i Republikës së Afrikës Qendrore më 21 shtator 1981. Ai është gjithashtu Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes i Veteranëve të Luftës që nga tetori 1985.
KILI
Presidenti Patricio Aylwin
Patricio Aylwin u lind në 1919. President i partisë Kristian Demokrate (PDC) në 1973 dhe përsëri nga gushti 1987 e në vazhdim. Aylwin u bë President i Kilit në mars 1990.
KOLUMBIA
Presidenti Cesar Gaviria
César Gaviria Trujillo u lind në 1947 në Pereira, Risaralda. Është i martuar me Ana Milena Muñoz, një ekonomiste kolumbiane. Ata kanë dy fëmijë, Simon 9 vjeç dhe Maria Paz 7 vjeçe. Dr. Gaviria u diplomua në krye të klasës së tij në Universitetin e Andeve. Votuesit kolumbianë zgjodhën Cesar Gaviria Trujillo, një ekonomist 43-vjeçar, President më 27 maj 1990.
KOSTA RIKA
Presidenti Rafael Angel Calderon-Fournier
Dr. Rafael Angel Calderón-Fournier u lind më 14 mars 1949. Është i martuar me Gloria Bejarano Almada, me origjinë meksikane. Ka dy djem dhe dy vajza. Ai u bë President i Kosta Rikës në 1990.
REPUBLIKA FEDERALE ÇEKE DHE SLLOVAKE
Presidenti Vaclav Havel
Václav Havel u lind më 5 tetor 1936 në Pragë. Ai është djali i Vaclav M. Havel dhe Bozena (Vavreckova) Havel. Është i martuar me Olga Splichalova që nga viti 1964. U arsimua në Akademinë e Arteve, Departamenti i Dramës, Pragë. Ai u bë President i Çekosllovakisë në dhjetor 1989.
XHIBUTI
Barkad Gourad Hamadou, ish-anëtar i Senatit Francez. Ish-Ministër i Shëndetësisë dhe është Kryeministër i Xhibutit që nga shtatori 1978.
IZRAEL
Kryeministri Yitzhak Shamir
Yitzhak Shamir u lind (si Yitzhak Yezernitsky) më 15 tetor 1915, në Ruzimir, Poloni. Është i martuar dhe ka një djalë e një vajzë. U arsimua në Shkollën e Mesme Hebraike, Bialystok, Universitetin e Varshavës dhe Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. Ai është Kryeministër i Izraelit që nga tetori 1986.
KUVAJT
L.M. Sheiku Jaber Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah
Sheiku Jaber al-Ahmad al-Jabar al-Sabah u lind në 1928 në Kuvajt. U arsimua në Shkollën Almubarakiya, Kuvajt dhe privatisht. Ai u bë Emiri në janar 1978.
ITALI
Kryeministri Giulio Andreotti
Giulio Andreotti u lind më 14 janar 1919, në Romë. Është djali i Philip Andreotti. Është i martuar me Livia Danese që nga viti 1945 dhe ka dy djem e dy vajza. U arsimua në Universitetin e Romës. Ai është Kryeministër që nga korriku 1989.
LIBAN
Kryeministri Selim El-Hoss
Dr. Selim el-Hoss u lind në 1930. Ai është një profesor libanez i Ekonomisë. Kryeministër në detyrë që nga qershori 1987 e në vazhdim, si dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Mërguarve; Kryetar i Compagnie Maritime Internationale d’Investissement 1981 e në vazhdim. Ai është gjithashtu Drejtor i Banque Arabe et Int. d’Investissement që nga viti 1983.
JAPONI
Kryeministri Toshiki Kaifu
Toshiki Kaifu u lind në 1931. Është i martuar me Sachiyo Kaifu. Ai u bë Kryeministër i Japonisë në gusht 1989.
LUKSEMBURGU
L.M. Duka i Madh, Jean
Jean Benoit Guillaume Marie Robert Louis Antoine Adolphe Marc D’Aviano, L.M. u lind më 5 janar 1921. Është i martuar me Princeshën Josephine Charlotte të Belgjikës që nga viti 1953. Ai ka tre djem dhe dy vajza. Ai u bë Duka i Madh i Luksemburgut me abdikimin e Dukeshës së Madhe Charlotte në nëntor 1964.
MALDIVE
Sh.T. Maumoon Abdul Gayoom, u lind më 29 dhjetor 1937. Është i martuar me Nasreena Ibrahim dhe ka dy djem e dy vajza. U arsimua në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Ai u bë President i Republikës së Maldiveve në nëntor 1978 dhe Ministër i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, i Financave në 1989.
MALI
Moussa Traore, u lind më 25 shtator 1936 në Kayes. U arsimua në Kolegjin e Trajnimit në Kati dhe në Kolegjin Fréjus, në Kati. Udhëhoqi grushtin e shtetit për të rrëzuar Presidentin Modibo Keita në nëntor 1968. Ai u bë President i Komitetit Ushtarak për Çlirimin Kombëtar (CMLN) dhe President i Komitetit të Forcave të Armatosura në nëntor 1968. Ai u bë President i Malit në 1979.
MALTË
Edward Fenech-Adami, u lind më 7 shkurt 1934 në Birkirkara. Ai është djali i Luigi Fenech Adami dhe Josephine Pace. Është i martuar me Mary Sciberras që nga viti 1965 dhe ka tre djem e një vajzë. U arsimua në Kolegjin St. Aloysius, Universiteti i Maltës. Ai u bë Kryeministër në maj 1987.
MEKSIKË
Carlos Salinas de Gortari, u lind në 1948 në Mexico City. U arsimua në Universitetin Kombëtar të Meksikës dhe në Universitetin e Harvardit. Ai u bë President i Meksikës në dhjetor 1988.
GAMBIA
Presidenti Alhaji Sir Dawda Kairaba Jawara
Joao Bernardo Vieira u lind në 1939, në Bissau. Iu bashkua Partido Africano da Independencia da Guine e Cabo Verde (PAIGC) në 1960. Ai është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm që nga viti 1982. Ai udhëhoqi grushtin e shtetit për të rrëzuar Presidentin Luiz Cabral dhe ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Revolucionar që nga nëntori 1980. Ai u bë President i Guinea Bissau në 1980.
SELIA E SHENJTË
Sekretari i Shtetit (Kreu i Qeverisë) Kardinali Agostino Casaroli
Kardinali Agostino Casaroli u lind më 24 nëntor 1914, në Castel S. Giovanni, Piacenza. Ai është djali i Giovanni Emilio dhe Guiditta Casaroli. U shugurua prift në 1937. Ai u bë Sekretar i Shtetit dhe Prefekt i Këshillit për Çështjet Publike të Kishës në korrik 1979.
GJERMANIA, REPUBLIKA FEDERALE E
Presidenti Richard von Weizsäcker
HONDURAS
Presidenti Rafael Leonardo Callejas
GUATEMALA
Presidenti Marco Vinicio Cerezo Arevalo
ISLANDË
Kryeministri Steingrimur Hermannsson
Steingrimur Hermannsson u lind më 22 qershor 1928. Ai është djali i Hermann Jonasson dhe Vigdis Steingrimsdottir. U martua për herë të parë (u divorcua) me Ragnheidur Hermannsson, dhe së dyti me Gudlaugur Hermannsson në 1962. Ai ka katër djem dhe dy vajza. U arsimua në Institutet Teknologjike të Illinois dhe Kalifornisë. Ai u bë Kryeministër i Islandës, 1983-1988 dhe përsëri në shtator 1988 e në vazhdim.
GUINEA BISSAU
Presidenti Joao Bernardo Vieira
IRLANDË
Kryeministri Charles J. Haughey
Charles James Haughey u lind më 16 shtator 1925, në Castlebar, Co. Mayo. Ai është djali i Komandantit John Haughey dhe Sarah Anne McWilliams. Është i martuar me Maureen Lemass që nga viti 1951 dhe ka tre djem e një vajzë. Ai është Kryeministër që nga shkurti 1987. / Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm






















