• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s

“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s
“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

Nga Auron Tare

Pjesa e parë

Memorie.al / Në prillin e 1939-s, trupat ushtarakë italianë pushtuan Shqipërinë, e cila pas një rezistence të shkurtër i dorëzoi armët dhe pranoi fatin e një vendi të vogël në prag të një lufte të madhe. Agresioni italian dhe indiferenca evropiane ndaj këtij pushtimi, ka qenë pikë debati në shumë shkrime apo analiza historike. Në përgjithësi, të gjithë kanë rënë dakord me faktin se askush në Europë nuk ishte i interesuar të prishte balancat e vendosura në Europën e dominuar nga ngjitja marramendëse e Gjermanisë naziste dhe ëndrrat e Italisë fashiste, për ndërtimin e një perandorie të re romake. Por me sa duket, nga botimi i disa dokumenteve që vijnë nga Arkivi i Zbulimit Ushtarak Amerikan, duket se jo të gjithë kanë qenë indiferentë ndaj pushtimit italian të Shqipërisë.

Sipas dëshmive të dhëna gjatë marrjes në pyetje nga Shërbimi i Zbulimit Ushtarak Amerikan të gjeneral-kolonel Alfred Jodl, ish-Shefi i Oberkomando Wehrmacht Gjermane (Stafi Operacional i Komandës së Lartë i Forcave Ushtarake Gjermane) del se personi i cili kundërshton me forcë pushtimin e Shqipërisë, nuk është askush tjetër, përveçse Hitleri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha më bëri një listë me materiale, po kurrë s’bëri një bisedë strategjike për luftën, nga shokët e tij kuptova se pas lufte…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan

“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson

Nga deponimet e tij, por edhe të oficerëve të tjerë që shërbenin në Komandën e Lartë gjermane, del se Hitleri është përpjekur të ndalojë invazionin italian kundër Shqipërisë.

Si duket, Hitleri është vënë përpara faktit të kryer nga Duçja, i cili sipas dëshmive historike të botuara, ishte mjaft xheloz ndaj fitoreve të ushtrisë gjermane dhe, për këtë arsye, pushtoi një vend të vogël që nuk mund të ofronte rezistencë efektive.

Dëshmia e gjeneralit Jodl, e marrë nga dokumentet origjinale të Zbulimit Ushtarak Amerikan, përforcon mendimin se Duçja ka vepruar në momente impulsive dhe jo sipas një plani të studiuar mirë, nga ekspertë ushtarakë.

Nëse pushtimi italian do të ishte planifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm italian, sigurisht që aleati më i ngushtë i Italisë do të kishte dijeni paraprake dhe do të përpiqej që të koordinonte këto veprime në një plan më të gjerë për Ballkanin dh Mesdheun.

Gjenerali Jodl shprehet qartë se Hitleri ishte kundër veprimeve italiane në Ballkan, pasi në këtë mënyrë ushtria gjermane, e cila po përqendronte vëmendjen maksimale ndaj Bashkimit Sovjetik, do të shpërqendrohej në prapavijat e saj, duke e komplikuar situatën ushtarake dhe politike në një rajon, i cili nuk ishte armiqësor ndaj Gjermanisë.

Gjenerali Jodl thotë se Hitleri u mundua shumë që të ndalonte pushtimin e Shqipërisë, duke ofruar në shkëmbim një pushtim të Kretës, si një ishull shumë strategjik për veprime operacionale në Mesdhe.

Sakaq, sipas këtyre deponimeve, Hitleri ka qenë kundër pushtimit të Greqisë, pasi në këtë mënyrë do të tërhiqte Britaninë në Ballkan, duke e komplikuar shumë operacionin “Barbarosa” (pushtimin e Bashkimit Sovjetik) dhe do ta vononte atë në objektivat e tij për ekspansionin në Lindje.

Humbjet e turpshme të Italisë në frontin italo-grek, me sa kuptohet, kanë qenë arsyet përse Gjermania u detyrua të hynte në Ballkan dhe të pushtonte në mënyrë të rrufeshme Jugosllavinë dhe Greqinë.

Gjenerali Jodl, i cili ishte në një pozicion shumë të privilegjuar për të njohur të gjitha operacionet e ushtrisë gjermane, deponon se Gjermania nuk ka pasur asnjë synim për të pushtuar Ballkanin dhe aq më tepër Shqipërinë.

Dërgimi i një divizioni këmbësorie gjermane në Shqipëri, është marrë në konsideratë nga Oberkomanda e Wehrmaht-it për të ndihmuar frontin italian në jug të Shqipërisë dhe gjenerali Jodl ka dërguar vëllain e tij, për të shikuar mundësinë e ndërhyrjes gjermane.

Nga raporti i gjeneralit gjerman kuptohet se Shqipëria nuk ishte një vend që ofronte mundësi për të dërguar një divizion gjerman dhe, për këtë arsye, u krye pushtimi i Greqisë nga kufiri bullgar.

Mosinteresimi i Gjermanisë ndaj një pushtimi eventual të Shqipërisë, duhej të ketë qenë i vërtetë, nëse marrim në konsideratë dëshminë e gjeneralit Jodl dhe kjo e mbështet idenë e një numri nacionalistësh shqiptarë pro-gjermanë, të cilët gjatë luftës pretendonin se Gjermania ishte vetëm kalimtare dhe jo pushtuese.

Megjithatë, në momentin kur trupat gjermanë hynë në Shqipëri, për të ruajtur rrugëkalimet dhe bregun e Adriatikut, gjërat kishin shkuar shumë larg dhe rezistenca antifashiste kishte fituar një terren mjaft të gjerë.

Megjithëse pushtimi i Shqipërisë në 1939-n kishte hasur në rezistencën e Hitlerit, tashmë në 1943-shin, e detyruar nga rrethanat politike dhe kapitullimi italian, ushtria gjermane hyri më në fund në një vend, për të cilin jo më shumë se katër vite më parë, ishte përpjekur që ta mbante larg nga ambiciet romantike të Duçes, për krijimin e një Perandorie të re romake.

Dëshmia e gjeneral-kolonelit Albert Jodle

E marrë më 30 gusht 1945 në Nuremberg, Gjermani

Nga ora 14.30 deri më 16.45.

Nënkolonel Thomas H.Hinkel

IGD, OUSSC

Përkthyesi zyrtar: Bernard Reyman

Çfarë e shtyu pushtimin gjerman në Ballkan?

Gjermania ndërhynte për ta mbajtur Jugosllavinë sa më neutrale. Jo detyrimisht të rreshtohej me forcat e Boshtit, por të paktën të ruante neutralitetin. Me sa duket, ne ishim të suksesshëm në Traktatin e Vjenës.

Tashmë është i njohur fakti se disa javë pas këtij Traktati, në Beograd u rrëzua qeveria në mënyrë të dhunshme. Ky ndryshim solli në fuqi një parti, e cila ishte tërësisht anti-gjermane, e cila e anuloi Traktatin e Vjenës.

Kjo qeveri, a institucionalizoi veprime kundër Gjermanisë?

Jo, ata nuk ndërmorën veprime ushtarake kundër nesh, por ata u përgatitën që të ndërmerrnin veprime anti-gjermane. Rrëzimi i qeverisë u bë në mars dhe veprimet ushtarake u ndërmorën midis 6 dhe 8 prillit. Po kështu, duhet të marrim në konsideratë se në tetor 1940, Italia kishte sulmuar Greqinë kundër dëshirës sonë.

Çfarë nënkuptoni “kundër dëshirës sonë”?

Ashtu si ju thashë më parë, ky sulm nuk ishte në konceptin e Fyhrerit dhe Fyhreri kishte fluturuar në Itali, për ta ndaluar këtë sulm kundër Greqisë. Ai arriti në Itali në momentin kur Duçja i tha atij se; “sot në mëngjes kemi sulmuar Greqinë”.

Përse duhej ndërhyrja gjermane, kur sulmi kundër Greqisë ishte kundër planeve të luftës gjermane?

Për disa arsye. E para, ne nuk kishim asnjë qëllim armiqësor kundër Greqisë. E dyta, humanizmi dhe kultura antike greke, nuk ka qenë vlerësuar askund më shumë se në Gjermani.

E treta, ne mendonim se në momentin që Greqia do të ishte në luftë, ajo do të thërriste në ndihmë Anglinë, e cila do të përfshihej në Luftën Ballkanike, diçka që ne nuk e donim.

Përse atëherë Gjermania ndërhyri në luftën italo-greke?

Kundër dëshirës sonë, Italia e sulmoi Greqinë dhe, si zakonisht, italianët në vend që t’i mundnin grekët, u thyen rëndë. Në këtë moment Italia filloi të kërkojë ndihmën e Gjermanisë.

Unë dërgova një oficer të Vermahtit, i cili ishte vëllai im, në Shqipëri, për të parë se si dhe deri ku mund të përdoreshin trupat gjermanë në avantazh kundër grekëve.

Me sa u kuptua nga raporti, e gjithë Shqipëria ishte një vend i vështirë për trupat tanë këmbësorë dhe ne nuk përdornim dot tanket dhe mjetet e motorizuara në malet shqiptare. Në këto momente, ne nuk kishim në dispozicion asnjë divizion malor, që mund ta përdornim atje.

Ndërkohë, ndërhyrja britanike u rrit shumë dhe u kthye në rrezik. Për këtë arsye, ne pyetëm Bullgarinë që të na lejonte të kalonim nga territori i tyre për të dalë në prapavijën greke.

KONFIDENCIALE

Ref. No. SAIC / FIR / 11

24 Korrik 1945

BALLKANI

Vendimi për të marrë pjesë në fushatën ballkanike, u mor vetëm pasi italianët demonstruan in kompetencën e tyre të plotë në Greqi. Ky operacion i italianëve nuk ishte parashikuar në asnjë prej planeve të luftës gjermane dhe italianët në asnjë rast nuk e kishin treguar qëllimin e tyre, për fushatën kundër Greqisë.

Komanda e Lartë Italiane e mohoi të kishte një plan kundër Greqisë në takimin që u bë midis mareshallit francez PETAIN dhe Hitlerit në gusht të 1940-s. Në këtë kohë, Hitleri urdhëroi devijimin e planit të trenit të tij special, duke shkuar vetë në Firence, për t’i mësuar planet e italianëve nga vetë Musolini. Ai arriti në Firence në pasditen e vonë të ditës së invazionit. Italianët e kishin sulmuar Greqinë atë mëngjes prej Shqipërisë.

Vendosja përpara faktit të kryer ishte një përsëritje e sjelljes së italianëve të demonstruar në pushtimin e Shqipërisë në pranverën e 1939-s. Në atë kohë, delegacioni ushtarak italian i kryesuar nga gjeneral Pariani, i ndërpreu bisedimet e para ushtarake italo-gjermane në Insbruk, pa dhënë asnjë shpjegim.

Kur Field Mareshali Kaitel, kryetar i delegacionit gjerman mbërriti në Berlin, gjeneralin Maras, Atasheu ushtarak italian i tha atij se Italia do të pushtonte Shqipërinë, mëngjesin e ardhshëm.

Hitleri menjëherë u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve për ta braktisur këtë operacion të pavarur dhe të planifikonin një operacion për pushtimin e ishullit të Kretës, por këto përpjekje dështuan. Disa muaj më vonë, diku rreth Krishtlindjes, doli ideja e përdorimit të trupave gjermanë në këto operacione.

Ky konkluzion doli si rezultat i vëzhgimit ushtarak të ndërmarrë nga gjenerali gjerman ZEITZLER, mbi performancën shumë të dobët të trupave italianë në kufirin shqiptaro-grek, si dhe në vëzhgimet që ai bëri në rrugëkalimet e Ballkanit dhe në malet Rodope.

Sipas burimit të pyetur, Hitleri “ishte penduar shumë” për ndërhyrjen që ai bëri në Greqi, pasi “kishte një dashuri të madhe për kulturën greke!”.

MS / T-101

FYHRER DHE KOMANDANT I

PËRGJITHSHËM

Komanda e FYHRERIT

17 Maj 1942

OKW / WFst / Abt. L (I OP)

Numri 8 i 25 kopjeve

Nr.44.717 / 41gk / Shefat/ Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 5 Nëntor 2026

Next Post

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën
Intervista

“Enver Hoxha më bëri një listë me materiale, po kurrë s’bëri një bisedë strategjike për luftën, nga shokët e tij kuptova se pas lufte…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan

November 5, 2026
“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson
Intervista

“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson

October 28, 2026
“Spiro Kote, që i kushtohej filmi, s’dinte të lidhte dy fjalë dhe s’pranoi të vinte me ne  konsulent, kurse ngjarjen e vërtetë, mua ma tregoi marinari tjetër…”/ Dëshmia e Reshat Arbanës, për “Dyelin e heshtur”
Intervista

“Spiro Kote, që i kushtohej filmi, s’dinte të lidhte dy fjalë dhe s’pranoi të vinte me ne konsulent, kurse ngjarjen e vërtetë, mua ma tregoi marinari tjetër…”/ Dëshmia e Reshat Arbanës, për “Dyelin e heshtur”

October 7, 2026
“Përveç hakmarrjes, ishin armët, paratë veshmbathjet, pasi Gamucci kishte me vete një milion lekë dhe një çek nga Banka e Italisë…”/ Libri i studiuesit italian, për masakrën e Xhelal Staraveckës, nëntor ‘43
Intervista

“Përveç hakmarrjes, ishin armët, paratë veshmbathjet, pasi Gamucci kishte me vete një milion lekë dhe një çek nga Banka e Italisë…”/ Libri i studiuesit italian, për masakrën e Xhelal Staraveckës, nëntor ‘43

October 7, 2026
“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian
Intervista

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

September 21, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Intervista

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

September 16, 2026
Next Post
“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme