• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet
“I arratisuri Kaso Hoxha, ka deklaruar në policinë e Igumenicës, se në kampin e Spaçit ka qenë së bashku me 18 ish-ministra dhe disa oficerë të lartë…”/  Raporti i shefit të Sigurimit, Neim Reçi
“Kapiten Riza Osmani, kreu i ‘Grupit Kosovar’ i dërguem prej Xhafer Devës me misionin parashutist, që kishte florinjtë me vete, u vra prej…”/ Letra e panjohur e Ernest Koliqit
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)

Pjesa e njëzetenjë

Memorie.al / Një pjesë e madhe e shqiptarëve të larguar jashtë vendit gjatë regjimit komunist, thuhet se bashkëpunuan me CIA. Në një dokument të de klasifikuar nga shërbimi sekret amerikan, tregohen emrat e disa shqiptarëve që u rekrutuan dhe u dërguan në Shqipëri për operacione të ndryshme, me qëllim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Mes tyre përmenden emra si Xhevdet Bloshmi apo Alush Lleshakanu. Ata dhe disa të tjerë janë desantuan me parashuta në shkurt 1949 në Mirditë dhe u pajisën me radio të posaçme. Më pas tregohet se si agjentë arritën që të largohen nga Shqipëria në prill të 1949, nga Greqia.

                                                                       Vijon nga numri i kaluar

Agjentët e rekrutuar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes.

Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të sërrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë.

Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak.

Më 24 prill, Ismail Vërlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoriaja në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi, kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Ndërhyrja nga fqinjët

Gjatë veprimeve të revolucionit forcat e stërvitura prej rreth 4000 shqiptarësh që pretendohet se ekziston në Jugosllavi dhe forcat ushtarake të Greqisë e Jugosllavisë, duhet të qëndrojnë të gatshme për asistencë nëse lind nevoja.

Forcat greke dhe jugosllave duhet të tërhiqen menjëherë prapa kufijve të tyre, sapo revolucioni të ketë shpallur suksesin. Flota e Gjashtë Amerikane do të bëjë manovra në detin Adriatik e Jon gjatë revolucionit, për të mbuluar zbarkimet amfibe dhe për të ndihmuar revolucionarët në rast nevoje.

Ajo nuk do të ketë një rol aktiv nëse nuk thërritet për këtë. Flota do të mbetet në zonë për disa javë për të shkurajuar dhe parandaluar veprime antagoniste nga Bashkimi Sovjetik apo satelitët e tij. Të organizohen zgjedhje të lira për qeverinë demokratike.

Teksa shumë nga rekomandimet individuale në paragrafët e mësipërm mund të mos jenë të nevojshëm, është me rëndësi të kërkohet neutraliteti miqësor i Italisë, Greqisë e Jugosllavisë, për përmbysjen e qeverisë shqiptare, në mos bashkëpunimi i tyre aktiv.

Trajnimet në Gjermani

Grupet e vlerësimit të CIA-s kanë analizuar më shumë se 200 individë në Kompaninë e Gardës në Gjermani dhe kanë zgjedhur 66 prej tyre si më të kualifikuar për operacione. Strukturat ekzistuese për trajnimin e agjentëve në Gjermani janë tashmë, pas kompletimit të trajnimit për agjentët bullgarë, të gatshme për stërvitjen e agjentëve shqiptarë.

Trajnimi i operatorëve radio do të bëhet në kohë për të furnizuar operacionet e fundit të verës. Kontraktorët tanë kanë marrë një tjetër qendër stërvitjeje në Gjermani, përveç asaj në Hambuechen dhe është më efektive sesa qendra jonë e parë atje.

Kampi i refugjatëve shqiptarë në Lavrion në Greqi është analizuar nga Partia e Legalitetit dhe është hartuar një listë prej 117 shqiptarësh që mund të shërbejnë si agjentë, të cilët aktualisht po u zbardhen të dhënat nga grupet e sigurisë. Një broshurë në lidhje me episodin e bombës është hartuar në Londër prej 8 prillit, por nuk është lëshuar mbi Shqipëri për arsye të masës së ndalimit të vendosur nga Departamenti i Shtetit.

Por gjithsesi misioni i furnizimit u lejua të lëshonte 50.000 kopje të kësaj broshure në disa lokalitete si instrument mashtrimi. 500.000 kopje të broshurës që njofton nisjen e transmetimeve klandestine radio kanë mbërritur në Athinë, duke u bërë në total 1.500.000 broshura që do të shpërndahen me heqjen masës së ndalimit në 3 qershor 1951.

Transmetimet radio

Mjeti detar me stacionin e radios klandestine ka krijuar bazën e tij në Patras të Greqisë dhe një oficer ndërlidhjeje mes detit dhe tokës do të shkojë në Patras në maj. Nisja e transmetimeve besohet të nisë rreth 15 majit, pasi është penguar nga vështirësitë teknike dhe të personelit. Ndërkohë po kryhet riparime në pajisjet e telegramit të dëmtuara gjatë kalimit të oqeanit.

Mbledhja e stafit të propagandës po përfundon në Greqi dhe pritet të arrijnë në vend redaktori i propagandës dhe një tjetër teknik radio. Tekstet që do të transmetohen dërgohen fillimisht në Uashington. Dega e propagandës në Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë” po rrit prodhimin e saj dhe materiali i kalon nevojat e përmuajshme prej 500.000 broshurash. Përveç kësaj Komiteti po prodhon material të bollshëm edhe për gazetën e Komitetit që botohet në Nju Jork.

Aktivitetet politike ende nuk janë zgjidhur problemet e brendshme politike mes grupeve të Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë”, megjithëse ai vazhdon të funksionojë si një njësi duke dhënë mbështetje të konsiderueshme me juntën e tij ushtarake dhe me degën e propagandës.

Dy numrat e prillit të gazetës së Komitetit u botuan në kohë. Said Kryeziu, anëtar i kryesisë së Komitetit për “Shqipërinë e Lirë” (NCFA) dhe drejtues i Partisë Agrare, i cili ka vizituar Kompaninë e Gardës në Gjermani, pritet të jetë në SHBA-ës më 10 maj, në një vizitë që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes tij dhe anëtarëve të tjerë të NCFA`

1951-1952

Memorandum

Përshkrim i projektit dhe zhvillimeve të tij në Shqipëri

Objektivi i projektit “OBHUNT” është infiltrimi i agjentëve në Shqipëri, me qëllim krijimin e rrjeteve të rezistencës, bazave të sigurta dhe inteligjencës operative. Komiteti Kombëtar i “Shqipërisë së Lirë” po reklamohet si sponsor i këtyre operacioneve dhe objektivi final i tyre është krijimi i një bërthame force sulmuese dhe drejtuese për popullatën, kundër regjimit aktual në kohën e duhur.

Një nga asetet kryesore të projektit është grupi prej 25 shqiptarësh të stërvitur që mbahen në Athinë, por me vlerë konsiderohen dhe elementë të tjerë në Kampin grek të Lavrionit, të cilët përbëjnë material premtues me anë të refugjatëve që vijnë aty nga Shqipëria herë pas here. Një tjetër aset, me më pak vlerë është Kompania shqiptare e Gardës në Honenbrun në Gjermani, me rreth 4000 anëtarë, ato mund të përdoren nga CIA në rast nevoje për një forcë të armatosur, për veprim aktiv kundër regjimit komunist.

Rivaliteti mes amerikanëve dhe britanikëve

Në diskutimet tona të ardhshme me britanikët në lidhje me Shqipërinë, duhet të ngrihen disa pika që ndikojnë në pranimin ose jo të propozimeve të britanikëve. Një prej tyre është fakti se operacioni ynë “BGFIEND” është shumë më i madh dhe më kompleks sesa operacioni britanik “Valuable” dhe gjatë viteve të fundit operacionet tona kanë qenë shumë më të suksesshëm se ato britanike, duke dhënë shumicën e inteligjencës dhe duke shtuar prestigjin amerikan në rrethet shqiptare anti-komuniste.

Ka disa sinjalizime se britanikët duket disi të pakënaqur nga arritjet tona në Shqipëri, pasi shqetësohet se ne mund të fitojmë një pozitë më të favorizuar influence si brenda vendit ashtu edhe në rrethet e emigracionit./ Memorie.al   

                                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku...”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

Next Post

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se...”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

Artikuj të ngjashëm

“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 30, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Vasil Gjymyshana nga Berati tregonte; Enveri është sjellë ndaj meje si prind, përzemërsia dhe dashuria e madhe që tregonte për mua, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 28, 2026
“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Regjimi i Enver Hoxhës përballet me lëvizjet kundërshtare me masa represive, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje, që operojnë në…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 28, 2026
“Mehmet Shehu e Hysni Kapo, me forcat që komandonin, filluan veprimet luftarake me sulmin ndaj Dukatit…”/ Historia e panjohur e masakrës ndaj fshatit “Ballist” në nëntor ’43, e njohur si “Nata e Shën-Bartolomeut”
Dossier

“Mehmet Shehu e Hysni Kapo, me forcat që komandonin, filluan veprimet luftarake me sulmin ndaj Dukatit…”/ Historia e panjohur e masakrës ndaj fshatit “Ballist” në nëntor ’43, e njohur si “Nata e Shën-Bartolomeut”

October 28, 2026
“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Foto Bala tregonte se Enveri, shkonte në sallën ‘Le Jardin de l’esplanade’ ku jepte konferenca Partia Komuniste franceze, më kish thënë edhe mua, por unë…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

October 27, 2026
“Pak para se të arratisej, ai ishte shumë i shqetësuar, dyshonte për vdekjen e vëllait dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gruas së Panajot Plakut, ish-ministrit dhe gjeneralit që u arratis në Jugosllavi
Dossier

“Sipas informacioneve tona, në mes të vitit 1948, raportohet se kundërshtimi i heshtur ndaj regjimit të Enver Hoxhës, mbizotëron në rreth 80% të popullatës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 29, 2026
Next Post
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur, ai vetë u ka deklaruar shokëve se...”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme