• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90
“Shefi i Komisariatit të Policisë në Emance, tha se; ata refuzojnë pastrojnë dhomat e tyre, sepse në Shqipëri, këto punë i bëjnë gratë…”! / Si u prish imazhi i refugjatëve shqiptarë për një muaj në Paris
“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90
“Me gjithë të sharat dhe ofendimet, ‘vullnetarët e Enverit’ me portretet e tij vazhdonin përpara, grupi i vogël e humbi durimin dhe…”/ Shkurt 1991, kur djemtë e “Skelës” u përleshën me enveristët e Vlorës

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                                Vijon nga numri i kaluar

RAPORT-INFORMACIONI I GRUPIT TË INFORMACIONIT TË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, DËRGUAR RAMIZ ALISË, LIDHUR ME VËREJTJET E KRITIKAT NDAJ MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME DHE RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR

 PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME

  1. VLORA

– Po thuaj nga të gjitha organizatat-bazë janë bërë kritika që kjo ministri nuk u tregua vigjilente për ngjarjet e 2 korrikut dhe kërkohet të dalë përgjegjësia me emrat e personave që lanë të lirë hyrjen në ambasada etj.

– Vërejtje të shumta janë bërë për dhënien e pasaportave për jashtë shtetit edhe disave që kanë lidhje gjaku me kriminelë e të arratisur si të vëllait të Sadik Premtes, të afërmve të Vasil Malos, njerëzve të Mehmet Alemit e të Gjon Zenelajt etj. Dhënia e pasaportave të bëhet në bazë të ligjës, të mos u jepen atyre që kanë detyrime, që janë të dënuar, që nuk kanë mbaruar ushtrinë etj.

  1. KOLONJA

– Plogështia dhe mungesa e vigjilencës për ngjarjet e 2 korrikut u dënua nga mjaft diskutantë.

– Është ngritur me forcë kudo vendosja e sanksioneve ligjore për pranimin e pakove, dollarëve dhe për turistët të arratisur.

– Disa urdhëresa të ndryshme për hapjen e zjarrit në kufi, nuk kanë ndikuar për mirë tek kuadrot e ushtarit.

  1. LIBRAZHDI

– Nga mjaft organizata-bazë Partie janë bërë vërejtje e kritika për këtë dikaster, e sidomos për sigurimin e shtetit, për ngjarjet e 2 korrikut etj. Ka mendime që të thellohen e të dalë më mirë përgjegjësia dhe disa kuadro drejtuese të japin llogari para Partisë e popullit.

  1. MATI

– Shumë vërejtje e kritika për mungesë vigjilence. Kërkohet të dalë përgjegjësia për ngjarjet e 2 korrikut.

– Është kritikuar drejtoria e kuadrit për mos dërgimin e oficerëve në repartin e Batrës.

– Vërejtje të tjera janë bërë edhe për vonesën e përpunimit të rregulloreve të kampe-burgjeve.

  1. SHKODRA

– Ngrihet çështja e pajisjes së organeve të Punëve të Brendshme me teknikë bashkëkohore për përdorimin e metodave shkencore dhe për fuqizimin e sektorit të vëzhgimit.

  1. KRUJA

– Për të metat e dobësitë në organet e punëve të brendshme të merren masa më të rrepta (vërejtje nga shumë organizata-bazë e kolektiva).

  1. PUKA

– Janë bërë shumë kritika për mosnjohjen e gjendjes e për qëndrime indiferente.

  1. ELBASANI

– Vërejtje e kritika se nuk zbuluan në kohë organizatorët e ngjarjeve të 2 korrikut.

– Policia mban qëndrime indiferente ndaj prishësve të rregullit e të qetësisë publike në qytet.

– Punonjësit e këtij organi të rrisin forcën zbuluese.

– Kritikohen për lejimin e disa të arratisurve që kanë ardhur si vizitorë.

  1. KUKËSI

– Vërejtje e kritika për këtë dikaster e sidomos për shokun Simon Stefani për mungesë vigjilence etj. Kërkohet që të fshihen me “fshesë të hekurt” ato kuadro e punonjës të pandërgjegjshëm e liberal.

  1. KORÇA

– Kritika për MPB në përgjithësi, e veçanërisht për sigurimin e shtetit që nuk parandaluan ngjarjet e 2 korrikut.

– Mjaft organizata-bazë kanë bërë kritikë pse janë lejuar të hyjnë ose të dalin vizitorë që kanë pasur veprimtari armiqësore ndaj vendit tonë, dhe pse nuk është marrë mendimi i masës.

  1. POGRADECI

– Këto organe të jenë në krye të punëve, të zbatojnë me korrektësi rregullat e ligjet e shtetit.

  1. LEZHA

– Për punë të pakët, masat e dobëta e dobësi vigjilence për ngjarjet e 2 korrikut etj.

– Vërejtje për dhënie pasaporta e viza për njerëz me qëndrim të keq politik dhe zvarritje në dhënien e pasaportave të atyre që u takojnë.

  1. LUSHNJA

– Për forcimin e komunikimit me bazën, përmirësimin e metodës rritjen e nivelit e të efektivitetit të punës të organeve të MPB.

  1. TROPOJA

– Kërkojnë të nxirret përgjegjësia për ngjarjet e 2 korrikut dhe të zbulohet dora armiqësore.

– Ka kritika direkte për organizatën e Partisë të këtij dikasteri për mungesë të ndjenjës së përgjegjësisë.

– Të bëhet punë më e kontrolluar për vizitorët, sidomos për ata politik e që kanë probleme aktuale dhe të merret mendimi i bazës.

  1. DIBRA

– Ka vërejtje e kritika për indiferentizëm e mungesë vigjilence, sidomos për ngjarjet e 2 korrikut me ambasadat dhe ato të Kavajës.

  1. DURRËSI

– Kërkohet të kallëzohen armiqtë e brendshëm që organizuan ngjarjet e fundit dhe të mbahet qëndrim i ashpër ndaj tyre.

– Të nxirret përgjegjësia e atyre që dhanë urdhra për hapjen e ambasadave.

– Të mos lejohen të vijnë mallra e dollarë nga persona të arratisur dhe që njihen si armiq, si dhe nga ata që u larguan nëpërmjet ambasadave.

– Mos t’u jepen pasaporta personave e familjeve me përbërje dhe qëndrim jo të mirë moralo-politik dhe atyre që u larguan nëpërmjet ambasadave, si dhe pjesëtarëve të familjeve. Të diferencohet ardhja e të arratisurve si vizitorë në vendin tonë.

– Organet e diktaturës në shumë raste mbajnë qëndrim të tërhequr dhe nuk veprojnë ndaj personave që shkelin rregullat dhe rendin publik.

– Ka vërejtje se nuk duhej rritur çmimi i pasaportave.

– Për ngjarjet e Kavajës duhesh marrë masa edhe për kuadrot e Degës së Punëve të Brendshme.

– Në dhënien e urdhrave të jenë më të ekuilibruar.

– Të merren masa për kompletimin e shërbimeve të policisë me mjetet e nevojshme për të përballuar situata të veçanta.

– Të plotësohen nevojat me kuadro në bazë të propozimeve, sidomos në rajonin e Kavajës.

– Të anulohet urdhri i ministrit për ngritjen në përgjegjësi të punëtorit operativ Foto Liti.

– Ka mendime që jo të gjithë refugjatët të falen nga ligji, sidomos ata që kanë zhvilluar veprimtari armiqësore ndaj vendit tonë. 

PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË RADIOTELEVIZIONIT

  1. KOLONJA

– Kërkohen përmirësime të programeve televizive. Të jepen më shumë filma shqiptar, këngë për probleme madhore, nga folklori ynë etj. Enver Hoxha të zërë më shumë vend në programet dhe emisionet televizive. Të mos bëhen lëshime ndaj veshjeve ekstravagante, qafleshëve etj.

  1. SARANDA

– Kërkohen përmirësime në programet televizive, të pasqyrohet më mirë jeta e punonjësve, të zënë vend më shumë filmat shqiptar, figura e shokut Enver, të përfaqësohen më mirë zonat e krahinat.

  1. PUKA

– Për një informacion më të shpejtë, më konkret sidomos për mekanizmin e ri ekonomik e zbatimin e detyrave të tjera të plenumeve të fundit. Jo fraza të përgjithshme por përvojë konkrete.

– Disa filma të huaj që janë dhënë kohët e fundit nuk janë edukativ e nuk janë pëlqyer nga masa.

  1. ELBASANI

– Radiotelevizioni të bëjë e të ndikojë më fuqishëm në edukimin patriotik të brezit të ri.

  1. TIRANA

– Në emisionet për mekanizmin e ri ekonomik të mos jepen vetëm mendime të njërit e tjetrit, po më shumë konkluzione se si duhet vepruar konkretisht.

  1. KORÇA

– Ka kritikë për emisionin e transmetuar në televizion për kooperativën e Poros në Vlorë.

– Ka kritikë për disa emisione me veshje e paraqitje jashtë shijeve tona, ekzagjerime për artistë të veçantë.

  1. DIBRA

– Ekipe të televizionit me sinkron të vijnë më shpesh për pasqyrimin e veprimtarive politiko-shoqërore e social-kulturore të rrethit të Dibrës.

  1. DURRËS

– Radiotelevizioni të japë në mënyrë ballafaquse aspekte nga jeta e njerëzve tanë të larguar në vende të ndryshme kapitaliste nëpërmjet ambasadave. Ka sugjerime, nëse është e mundshme të shkojnë jashtë gazetar e operator që të filmojnë e intervistojnë për këtë problem, ashtu siç vepruan të huajt në vendin tonë.

– Propaganda të bëhet e shpejtë, reale, e faktuar, por edhe e ballafaquar me kontroll zbatimi detyrash, sepse ndodh që jepen në mënyrë të përsëritur ose flitet në Radiotelevizion e problemet nuk marrin rrugë.

– Të përmirësohet cilësia e emisioneve të Radiotelevizionit dhe shumëllojshmëria e tyre.

  1. MIRDITA

– Për kritikat që bëhen në rubrika të veçanta, sidomos për disiplinën, pronën etj., të pasqyrohen më shumë masat dhe puna e bërë për zgjidhjen dhe shëndoshjen e gjendjes.

  1. FIERI

– Përse ende Televizioni jep emisione të pakontrolluara për përmbajtjen e tyre që kanë krijuar edhe reagime, paqartësi, çoroditje. P.sh. emisioni i Poros së Vlorës për shpërndarjen e lopëve nga tufa e përqendruar për në oborrin kooperativist, apo më datën 19.9.1990 në pushimin midis ndeshjes ndërkombëtare “Partizani” Universitate” e Rumanisë, duke dhënë këngë popullore del edhe fytyra e të arratisurit Gjergj Leka etj.

  1. GRAMSHI

– Ka vërejtje e kërkesa për të ndërtuar një raport më të drejtë në program, ndërmjet këngës popullore e muzikës së lehtë. Kërkojnë të jepen diçka më shpesh edhe këngë nga Gramshi.

– Kërkohet të flitet më shumë për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës.

– Të vendoset përsëritësi televiziv në zonën e Lënies, i cili është dëmtuar./ Memorie.al

                          Grupi i Informacionit

Tiranë, më 21.9.1990           Alush Çekrezi

                                Arif Rreli

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

Artikuj të ngjashëm

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 22, 2026
“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

September 21, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 23, 2026
“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

September 20, 2026
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 21, 2026
Next Post
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme