• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Irfan bej Ohri, i tha delegacionit jugosllav, se Mbreti Zog kishte refuzuar të merrte pjesë në kombinimet politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Letra për Ramiz Alinë: “Fadil Hoxha më porositi t’ju them, që ju të kritikoni Lidhjen e Komunistëve, por mos e përmendni…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit në ’68-ën
Fotot e panjohura/ “Kur ambasadori gjerman, Von Luckwald dhe ai amerikan, Bernstein, vizitonin klerikët bektashinj në Krujë, Tiranë dhe…” Imazhet e rralla të periudhës së Monarkisë së Zogut
“Lëvizja donkishoteske që filloi në Lushnjë dhe tentoi të përhapej në Fier, dështoj pasi…”/ Si e pasqyroi shtypi i Monarkisë “Kryengritjen e Fierit”, 17 gusht 1935
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në luftën që u bë në Martanesh prej Haziz Biçakut, kundër forcave partizane, u plagos rëndë gjenerali englez Davis, kurse Baba Faja, shpëtoi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Pjesa e shtatë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të deklasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka deklasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigranët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtërnguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                                Vijon nga numri kaluar

Ish-mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu tentoi të merrte mbështetje nga jugosllavët për të rrëzuar regjimin komunist. CIA ka zbardhur një dokument të vitit 1952, në të cilin tregohen detajet e një takimi të mbajtur në Shkup, mes përfaqësuesve të Zogut dhe Titos. Aty tregohen detajet e bisedës mes palëve, ndërsa dëshmohet se si jugosllavët i mashtruan, duke përdorur identitete të rreme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 31 gusht 1944, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen dhe me 2 shtator, me kërkesën tonë, Abaz Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të…”/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik në Shqipëri

“Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Shehu ministrin sovjetik në Shqipëri, Chuvakin dhe kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu…”/ Dokumentet e panjohura të CIA-s

23 tetor 1952

Takimi mes përfaqësuesve të mbretit Zog dhe Marshallit Tito

Përfaqësues të Marshallit Tito dhe përfaqësues të Mbretit shqiptar Zog, u mblodhën për një takim tre-ditor, më 28 deri në 30 gusht 1952, në fshatin Saraj, rreth 10 km. në lindje të Shkupit. Delegacioni jugosllav përbehej nga Branko Miliç dhe koloneli Çedomir Mijoviç. Ndërsa delegacioni shqiptar që përfaqësonte Mbretin Zog, përbëhej nga Safet Lutfi Tozani, Avni Deralla dhe Irfan bej Ohri. Delegacioni shqiptar kishte ardhur me avionë në Shkup nga Selaniku.

Sesioni i parë

Gjatë takimit të parë të delegacioneve, koloneli Mijoviç përshkruhej si mjaft i ngrysur. Diskutimet u hapën nga Tozani për palën shqiptare, i cili deklaroi se misioni i tyre ishte ngritja e bazës së bashkëpunimit me qeverinë e Jugosllavisë dhe se fillimisht detyrat e tyre përfshinin vetëm diskutime shpjeguese. Delegacioni gjithashtu ishte instruktuar të caktonte një takim të ardhshëm të përfaqësuesve më të fuqishëm të Mbretit Zog dhe marshallit Tito. Ohri, duke folur në gjuhën shqipe, ngriti çështjen e njohës nga ana e Jugosllavisë së legjitimitetit të Mbretit Zog dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Ai solli në vëmendje të delegacionit jugosllav faktin se Mbreti Zog qëllimisht kishte refuzuar të merrte pjesë në kombinimet politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, pasi Zogu ishte i mendimit se pa njohurinë dhe miratimin jugosllav, një aventurë e tillë do t’i kushtonte shumë shtrenjtë popullit shqiptar. Delegacioni shqiptar, vazhdoi më tej Ohri, ka vullneti e sinqertë të diskutojë problemin e bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e Kominform. Duke parë rëndësinë e negociatave të tilla, delegacioni shqiptar i Mbretit Zog, fton qeverinë e Jugosllavisë të dërgojë përfaqësuesit e saj të plotëfuqishëm për diskutime me të.

Mbreti Zog do të pranojë çdo kohë dhe vendndodhje të përcaktuar nga qeveria e Jugosllavisë. Nëse takimi vendoset të mbahet në Egjipt, ai duhet të kryhet para se mbreti të vendosen në rezidencën e tij të përhershme në Francë. Nga ana e delegacionit jugosllav, Miliç u përgjigj se u gëzua dhe se nuk e kishte pritur qasjen realiste të delegacionit shqiptar. Ai deklaroi se qeveria e tij ishte dakord me parimet e delegacionit shqiptar mbi pavarësinë territoriale të vendit në kufijtë aktualë. Më tej, në lidhje me synimet greke, Miliç tha se marrëdhëniet aktuale mes Greqisë dhe Jugosllavisë arrinin atë masë sa për të influencuar Greqinë të hiqte dorë nga pretendimet e saj territoriale mbi Shqipërinë.

Propozimi për takimin e përfaqësuesve të lartë të Titos dhe Mbretit Zog do të duhet zgjidhur në një datë të mëvonshme, pasi asnjë nga dy përfaqësuesit nuk kishte aktualisht fuqi vendimmarrjeje. Miliç shtoi se shpresonte për një përgjigje të shpejtë nga qeveria mbi propozimin. Ai më pas siguroi delegacionin shqiptar për respektin e qeverisë jugosllave për integritetin territorial të Shqipërisë, de në një farë mënyre sugjeroi që delegacioni shqiptar të njihej me programin e grupit shqiptar të emigracionit në Jugosllavi, Lidhja e Prizrenit.

Sesioni i dytë

Koloneli Mijoviç, i cili kishte qenë i vrenjtur gjatë seancës së parë, dukej më me humor dhe shfaqi njohuritë e tij të rrjedhshme të gjuhës shqipe. Miliç hapi sesionin e bisedimeve me njoftimin se kishte marrë një përgjigje pozitive nga qeveria mbi propozimin e përfaqësuesve për takimin e të dërguarve fuqiplotë të liderit Tito dhe Mbretit shqiptar Zog. Koha dhe vendi i takimit do të komunikoheshin në një të ardhme të afërt. Miliç pyeti delegacionin shqiptar, se ç’mendim kishin për grupin politik të emigracioni Blloku Kombëtar Indipendent, të drejtuar nga Ismail bej Vërlaci, bir i Shefqet bej Vërlacit në Itali. Ohri u përgjigj se në këtë grup kishte shumë njerëz të aftë dhe se Mbreti Zog ishte i gatshëm t’i harronte mëkatet e tyre të së shkuarës.

Më pas kolonel Mijoviç pyeti përfaqësuesit shqiptarë mbi disa personalitete politike shqiptare dhe më tej iu përgjigj pyetjeve ndaj tij nga Ohri dhe Deralla. Në të gjitha rastet Mijoviç dha përgjigje të detajuara mbi personat, si të njohur dhe të panjohur. Më pas ai pyeti Derallën dhe Ohrin për komente mbi personat e mëposhtëm: Gjon Markagjoni, anëtar i Bllokut Kombëtar Indipendent, lideri katolikëve shqiptarë; Kol Bib Mirakaj, ish-sekretar i Partisë Fashiste shqiptare, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit italian; Myslim Peza, gjeneral i Hoxhës, partizan i njohur dhe ish-bashkëpunëtor i Ohrit; Lutfi Spahiu, zv. Presidenti i Lidhjes së Refugjatëve Shqiptarë; Kolonel Muharrem Bajraktari, partizan i njohur, tashmë në Greqi; Peshkopi Fan Noli, ish-kryeministër, tashmë në Shtetet e Bashkuara, si dhe disa emra të tjerë që nuk u përmendën nga burimi.

Ohri iu përgjigj të gjitha pyetjeve mbi personat me interes, duke u përpjekur me kujdes që të mos jepte gjykime mbi ta apo të mos i denonconte në ndonjë farë mënyre. Delegacioni vërejti me simpati interesin e treguar drejt grupeve fashiste, veçanërisht kur Mijoviç komentoi pozitivisht ndaj emrave si Markagjoni, Mirakaj dhe të tjerë. Në një pikë të diskutimit, Koloneli Mijoviç pyeti mendimin e Mbretit Zog dhe përfaqësuesve të tij, mbi komunistët shqiptarë. Ohri u përgjigj se komunistët ishin shqiptarë si gjithë ata, që kishin bindje të tjera politike, dhe se Mbreti Zog nuk kishte ndërmend hakmarrje kundër tyre. E vetmja dëshirë e Mbretit Zog, sipas të dërguarve, ishte zhdukja e influencës së Kominform, pas së cilës Partia Komuniste e Shqipërisë dhe partitë e tjera mund të mbronin veten e tyre lirisht para opinionit publik të Shqipërisë.

Sesioni i tretë

Në sesionin e tretë të bisedimeve më 29 gusht 1952, Miliç pyeti nëse Mbreti Zog kishte një organizatë, të gatshme për të lëvizur kundër regjimit të Hoxhës. Ai kërkoi të dinte më tej nëse Mbreti Zog merrte informacionet aktuale mbi Shqipërinë nga kanalet e tij, apo kishte nevojë për informacione nga qeveria jugosllave. Ohri u përgjigj se në sensin formal të fjalës, Mbreti nuk kishte një organizatë të gatshme për veprim, por ai nuk dëshironte të krijonte një organizatë të tillë derisa të kompletohej plotësisht bashkëpunimi me Jugosllavinë.

Ohri tha më tej se sigurisht që Zogu kishte mbështetësit e tij në Shqipëri, të gatshëm për të vepruar, dhe se tashmë ishin dërguar në Shqipëri disa dhjetëra agjentë zogistë. Gjithsesi, këtyre agjentëve u ishin dhënë urdhra të qartë të mos përfshiheshin në aktivitete ofensive, por të prisnin deri në ditën e përcaktuar, për të evituar rreziqet e veprimit të parakohshëm. Miliç u shpreh plotësisht dakord me pohimet e Ohrit, dhe me pikëpamjet e mbretit Zog. Ai më tej kërkoi ndjesë, dhe që atë natë u largua për në Beograd.

Sesioni i katërt (30 gusht 1952)

Me largimin e Miliç, bisedimet vazhduam vetëm mes përfaqësuesve shqiptarë dhe kolonelit Mijoviç. Ky i fundit nëse të bëhej mjaft miqësor, veçanërisht me Derallën, të cilit i tha: “Edhe ne dëshirojmë shkatërrimin e Kominform. Ne nuk mund të rrimë duarlidhur teksa shohim ngjarjet në Shqipëri. Nëse ju nuk e krijoni dot revolucionin, atëherë ne do të detyrohemi të ndërhyjmë vetë. Por gjithsesi ne do të preferonim një revoltë të nxitur nga vetë shqiptarët, të cilët që padyshim që do ta ndihmonim fshehtësisht”. Mijoviç pati një thirrje gjatë takimit dhe kur u kthye njoftoi se ishte thirrur menjëherë në Beograd. Duke u larguar, Mijoviç tha se kjo thirrje urgjente ishte një shenjë e mirë për çështjen, dhe më pas u tha përfaqësuesve lamtumirë. Më 31 gusht 3 anëtarët e delegacionit shqiptar u kthyen në Stamboll me avion nga Shkupi dhe Selaniku. Ndërsa në 8 shtator, Ohri dhe Deralla u larguan nga Stambolli për në Aleksandri të Egjiptit.

Koment 1

Përfaqësuesit jugosllavë duket se kanë përdorur emra të tjerë në bisedat e tyre me anëtarët e delegacionit shqiptar. Branko Miliç u prezantua me këtë emër te Ohri dhe Deralla, por me Tozanin përdori emrin Branko Stankoviç. Ndërsa Çedomir Mijoviç u prezantua me këtë emër te Ohri dhe Deralla, por u prezantua si Miliç Sava me Tozanin. Në bisedat mbi njëri-tjetrin, dy jugosllavët përdornin emrat Branko dhe Çedo.

Koment 2

Branko Miliç pyeti Tozanin nëse ishte e vërtetë që Mbreti Zog i kishte dërguar shuma parash ish-Mbretit jugosllav Peter. Tozani u përgjigj se nuk ishte në dijeni të ndonjë huaje, por u shpreh i sigurt se nëse kjo është e vërtetë, nuk ka qenë për motive politike. Për takimin në fjalë qeveria jugosllave u sigurua që atmosfera të ishte sa më pozitive dhe miqësore. Fshati i Saraj ishte zgjedhja e përkryer me ambientet mikpritëse, ushqimin e mirë dhe shërbimet e organizuara. Çdo seancë diskutimesh u mbajt në një dhomë të ndryshme të resortit. Shqiptarëve u plotësohej çdo dëshirë dhe nuk paguan asnjë qindarkë. Kur arritën atyre iu ndalua të këmbenin valutën, madje dhe në largim jugosllavët tentuan të blejnë biletat e tyre të kthimit në Stamboll.

Por kur shqiptarët u zemëruan, jugosllavët insistuan që të blinin biletat e tyre deri në Selanik. Të tre përfaqësuesit shqiptarë ishin të gëzuar dhe optimistë për pritjen dhe mbarëvajtjen e bisedimeve. Ata pranonin të tre se përfaqësuesit jugosllavë flisnin me autoritet dhe se thelbi i çështjeve ishte pritur me seriozitet nga qeveria e Jugosllavisë. Në mendjet e tyre shqiptarët nuk kishin dyshime se qeveria jugosllave ishte e sinqertë në qëllimet për t’u takuar me Mbretin Zog, dhe se kjo ishte një epokë e re në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave.

19 shtator 1949

Sipas kërkesës për informacion mbi ish-Mbretin e Shqipërisë Zog, Zoti Church deklaroi informacionet e mëposhtme për të:

Asetet që kishte Ahmet Zogu

Ai ka 108.000 dollarë në bankën National City Bank, rreth 5000 dollarë në fondin “Guaranty Trust”, toka dhe një ndërtesë në Aleksandri me vlerë rreth 40.000 lira egjiptiane, xhevahiret e kurorës së Shqipërisë me vlerë rreth 200 dollarë, dhe rreth 750 000 dollarë në flori, nga rreth 3.000.000 që mori me vete nga Shqipëria.

Detyrimet që kishte

Zogu ka detyrim moral të japë 115 dollarë në muaj për gjyshen e gruas së tij. Ajo është 82 vjeç, jeton në SHBA-ës dhe njihet si Madame de Strahl D’Ekna. Ai nuk ka detyrime të tjera në SHBA-ës. Në vende të tjera duhet të kujdeset për katër motrat e gruas së tij dhe vëllain e saj John Apponyi, i cili vuan nga tuberkulozi në një sanatorium të Siçilisë. Më tej nuk di të them, miku i tij Faruk, Mbreti i Egjiptit, nuk e lë të futet në borxh në Egjipt.

Burimet e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja financiare

Asgjë nuk ka në SHBA-ës, përveç llogarisë së tij në bankë. Ai nuk merr gjë nga shqiptarët këtu apo në vende të tjera.

Kujt ia bën Zogu pagesat, në çfarë forme, në çfarë intervalesh?

Ai paguan gjyshen e gruas së tij 115 dollarë në muaj, pagesat bëhen një herë në dy-tre muaj.

Njerëzit që merren me çështjet financiare në rrethin e Zogut

Kryeministri i tij dhe roja personale, Martini, mbikëqyr gjithçka. Operacionet e tij të tregut të zi kryhet nga Konti Aleksandër de Villa, një zotëri elegant dhe shumë dinak. Por Zogu kryen shumë nga punët vetë, teksa përkthimet i bën gruaja e tij Geraldinë.

Si komunikon me Zogun kompania e zotit Church?

Vetëm zoti Church dhe askush tjetër nuk komunikon me Zogun. Shumica e komunikimeve bëhet me letra te zonja Geraldinë, asnjë herë të drejtuara Zogut. Për çështjet urgjente përdoret telegrami. Nuk përdoren ndonjëherë korrierë, por Church e ka edhe këtë mundësi./ Memorie.al

                                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 31 gusht 1944, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen dhe me 2 shtator, me kërkesën tonë, Abaz Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të...”/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik në Shqipëri

Next Post

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe...”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

Artikuj të ngjashëm

“Si do të ndjehem unë i pajtuar me ish-komunistët, kur në Parlamentin Shqiptar, bashkë me mua, si deputet i PD-së, ishte edhe ai i Partisë Socialiste, ish-hetuesi im…”?! / Refleksionet e ish-deputetit
Dossier

“Më 31 gusht 1944, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen dhe me 2 shtator, me kërkesën tonë, Abaz Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të…”/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik në Shqipëri

August 30, 2026
“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet
Dossier

“Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Shehu ministrin sovjetik në Shqipëri, Chuvakin dhe kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu…”/ Dokumentet e panjohura të CIA-s

August 31, 2026
“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën
Dossier

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën

August 31, 2026
“Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste, ky rrezik ekziston edhe këtu tek ne, pasi…”/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89
Dossier

“Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste, ky rrezik ekziston edhe këtu tek ne, pasi…”/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89

August 28, 2026
“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar
Dossier

“Dy oficerë shqiptarë që kohët e fundit u arratisën në Greqi, raportuan se që prej vdekjes së Stalinit, rezistenca ndaj regjimit të Enver Hoxhës është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

August 29, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist, që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

August 28, 2026
Next Post
“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe...”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme