• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Shehu ministrin sovjetik në Shqipëri, Chuvakin dhe kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu…”/ Dokumentet e panjohura të CIA-s

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950
“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
“Vitet e fundit , udhëheqësi kryesor, nuk vinte të pushtonte të vila e Ujit të Ftohtë, ajo frekuentohej nga fëmijët, të cilët…”/”Reportazhi i panjohur i gazetarit të “Mediterane”
“Ja si do e demaskoni qeverinë e De Gasperit, që mbron kriminelët e luftës, si; Dosti, Koliqi e Kol Bib Mirakaj…”/ Urdhri i Enverit në ’53-in, për Legatën shqiptare në Romë
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Pjesa e gjashtë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të deklasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka deklasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigranët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtërnguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Publikuar në Shkup, “Flaka e Vllaznimit”

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën

“Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste, ky rrezik ekziston edhe këtu tek ne, pasi…”/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89

Shtator 1952

Lufta për pushtet e liderëve shqiptarë

Ky artikull mund të jetë me interes prej shpjegimeve të detajuara të marrëdhënies Shehu-Hoxha. Sipas tij, Hoxha do të ruajë pushtetin prej mbështetjes së sovjetikëve, por nevoja e tij për një krah të djathtë të fortë do ta ndalojë për të eliminuar Mehmet Shehun.

Manovrat e komplikuara për pushtet mes stalinistëve shqiptarë njihen tashmë nga të gjithë, me gjithë përpjekjet e tyre për t’i mbajtur të fshehta. Dihet gjithashtu se fituesi i këtij debati duhet të ketë mbështetjen e Moskës. Megjithëse veprojnë si miq në publik, dy drejtuesit e luftës së pushtetit janë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Shehu e ka të vështirë të durojë udhëheqjen e Hoxhës, pasi sipas tij ai nuk ka kompetencë ushtarake apo kurajo dhe në kohën e luftës Shehu kishte shumë më popullaritet se Hoxha.

Përplasjet mes dy rivalëve kanë shkaktuar ndarjen e të gjithë qeverisë në dy kampe. Prej ndikimit sovjetik, pa të cilin asgjë nuk mund të ndodhë në vendet satelite të BRSS-së, duket se po shërben vetëm për të komplikuar gjërat. Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin sovjetik Glebov, ndërsa Shehu ka mbajtur anën e ministrit të mëvonshëm sovjetik në Shqipëri, Chuvakin.

Kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës Manush Myftiu, u dërgua për të kërkuar qartësime nga Moska, mbi situatën e krijuar dhe mori disa instruksione e rekomandime nga gjenerali sovjetik Glebov. Në këtë kohë Chuvakin kishte shkuar në Moskë dhe mbështeste Shehun.

Kremlini dëgjoi ankesat e të dyja palëve dhe vendosi në favor të Hoxhës, pasi duket qartë se Kremlini i jep më shumë besimin e tij liderëve të paaftë dhe frikacakë. Por konflikti nuk ka përfunduar. Chuvakin nuk u kthye më në Shqipëri dhe vendi i tij tashmë mbahet nga gjenerali Levishkin. Ndërkohë Hoxha po konsolidon pushtetin e tij, duke emëruar emra të rinj në kabinet.

Ai liroi Myftiun nga posti i zëvendësministrit dhe e ngriti më lart në parti. Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj Shehut, ishte emërimi i Bedri Spahiut si ministër i Arsimit. Karaman Ylli i larguar gradualisht nga posti i ministrit të Kulturës, me lavdërime për punën dhe sukseset e arritura. Lefter Lakrori gjithashtu u shkarkua nga posti i Prokurimeve Bujqësore dhe Josif Pashko nuk është më ministër i Sigurimit.

Postet e tyre po mbushen tashmë me njerëz që kanë besimin e plotë të Hoxhës, si Maqo Çomo, zv.ministër i Sigurimit dhe Haki Toska, në Prokurimet Bujqësore. Gjithsesi posti Shehut është ende i sigurt prej nevojës së Hoxhës për një bashkëpunëtor të ftohtë e të ashpër në kryerjen e terrorit policor. Mund të citohen shumë shembuj që vërtetojnë se Hoxha ka frikë nga Shehu dhe nuk do të ndërmarrë hapa për eliminimin e tij, prandaj situata aktuale më shumë gjasa do të vazhdojë.

27 maj 1952

                       Memorandum

Komente të Jacob T. Beam, në lidhje me Shqipërinë dhe çështje të lidhura.

Në lidhje me dokumentet e strategjisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe observime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne. Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se jugosllavët i qëndrojnë politikave të tyre të një viti më parë.

Politika e tyre është të vazhdojnë të ruajnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të trazonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovjetikët. Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia, apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Situata në Shqipëri

Që prej vitit 1948 kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine, me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë.

Shërbimet e Inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë” (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

Propozimi

NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA-s dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozime

Botimi i gazetës “Shqipëria” në gjuhën shqipe, dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e itlalisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor.

(Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OBTUSE, i cili mbështetet dhe asistohet nga OBLIVIOUS)

Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio. Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio-Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë”.

Personeli

Një oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork. Të gjitha lidhjet e tjera të mbahen nga grupi i Shqipërisë së CIA-s, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipëria në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE.

Grupet dhe liderët vendas

NCFA është i përbërë nga përfaqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953, ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk përfaqësoheshin.

Grupet e shenjestruar

Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCF-a kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër regjimit dhe përfundimisht çlirimin e popullit prej tij. / Memorie.al 

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte...”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën

Next Post

“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte...”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

Artikuj të ngjashëm

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën
Dossier

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën

August 29, 2026
“Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste, ky rrezik ekziston edhe këtu tek ne, pasi…”/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89
Dossier

“Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste, ky rrezik ekziston edhe këtu tek ne, pasi…”/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89

August 28, 2026
“Gjon Marka Gjoni me të birin, bëjnë jetë vështirë, pa banesë, pa duhan, Kol Bib Mirakaj, me lëmosha, kurse Vërlaci e Koliqi, janë në kushte të mira…”/ Zbulohet dosja e UDB-së, për emigracionin shqiptar
Dossier

“Dy oficerë shqiptarë që kohët e fundit u arratisën në Greqi, raportuan se që prej vdekjes së Stalinit, rezistenca ndaj regjimit të Enver Hoxhës është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

August 29, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist, që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme

August 28, 2026
“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89
Dossier

“Politika s’bëhet me inat, pasi që nga koha e luftës në SHBA-ës kanë ndryshuar 15 administrata, por me këtë s’dua të them se do vendosim marrëdhënie me…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Byro, 25 dhjetor ’89

August 28, 2026
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
Dossier

“Malazezi Pajkoviç, drejtues në zonën e Kosmetit, gjatë një takimi me Ndue Pjetrin i tha: ‘Ti e ke vrarë Bardhok Bibën? Ke vrarë një komunist të rrallë, një hero të vërtetë dhe…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

August 29, 2026
Next Post
“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte...”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme