• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

Diskutimi i Mehmet Shehut: “Fatos Arapi në poezitë e tij thotë se ‘këtu te ne s’ka lumturi, s’ka ndjenjë njerzore’, por ai…”/ Pleniumi sekret të ’66-ës
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit
“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit  ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

Nga Natasha Lako

Memorie.al / Akti i parë i jetës së Dhimitër Shuteriqit nuk përkon me aktin e parë të jetës sime, por unë, si çdo jetë tjetër, nuk mund ta kujtoj pa këtë rregull klasik që lidhet me lindjen, zenitin dhe perëndimin. Emri i tij, vetëm si emër, lidhet me udhëtimin tim si një vajzë e vogël drejt Tiranës, ku për herë të parë do të ndeshesha me faktin se kjo botë është e tejmbushur me njerëz. Aq të shumtë, sa të merret mendja. Për sa më sipër, në lidhje me figurën e Shuteriqit, kishte një pikë orientimi. Flas për vitet 1960 – ‘61, për njëfarë liberalizmi jetëshkurtër, kur sapo kishin mbetur prapa vitet ’50. Megjithëse atje ku më vonë u ndërtua godina e Muzeut Kombëtar, kafeneja ”Kursal”, një epiqendër takimesh, që i takonte kulmeve të viteve ’30 dhe nuk ishte prishur ende, po përpiqej të spostohej me sforco te një kafene-ëmbëltore pranë hotelit “Donika”, në bulevardin “Republika”, diku pranë “Zërit të Popullit”.

Pikërisht aty, pranë shtëpisë së Shuteriqit, mësoj adresën e një zotëruesi të jetës intelektuale tiranase. Pranohej ende disi nga ajo çfarë ishte e mundur të mbetej nga vitet ’30, duke përfshirë këtu dhe jetën e studentëve që kishin parë Europën, si Perëndimin, dhe ktheheshin në vendin e tyre. Kështu ndodhte edhe me mjekët, midis të cilëve mund të përmendet doktor Ndroqi, i palodhshëm dhe sakrifikues dhe, sigurisht, për mua edhe Dhimitër Shuteriqi, që gjatë periudhës së Luftës, sikurse ma kishte përshkruar im atë, udhëtonte mbi kalë. Për më tepër, Shuteriqi ishte një figurë shumë e respektuar e ndërlidhjes së të gjithë letërsisë arbëreshe. Dhe kjo nuk ishte pak.

Akti i dytë:

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

Rasti e solli që si anëtare e rrethit letrar të Korçës, të merrja pjesë në një takim të letrarëve të rinj të vitit 1964. Unë, një nxënëse e shkollës Pedagogjike, u gjenda befasisht në presidium, në ambientet rreth Teatrit, pasi ishin botuar poezitë e mia të para. Aty pashë nga afër njeriun me llullë, ashtu si ka mbetur në kujtesën e të gjithëve. Çudia tjetër ishte se i pëlqente të skiconte, gjë që tani e mendoj si ta kishte frymëzim prej Pol Valerisë. Dhe vërtet, asokohe qarkullonte ideja se po të mos lexoje poezinë franceze, nuk e kaloje dot shkollën

poetike. Kur u ktheva në shkollë, më dukej se isha një vajzë tjetër. Ëndrra ime, sigurisht, ishte universiteti, aq më tepër që isha një nxënëse, si i thoshin asokohe, e shkëlqyer, jo nga ato që sot duhet të marrin patjetër gradën e ekselencës, që u siguron edhe bursën.

Mua do të më mjaftonte vetëm e drejta e studimit. Për shumë arsye që mund të përmblidhen me periudhën e një revolucionarizimi më të skajshëm si dhe me revolucionin kulturor të influencave të ekstremeve majtiste që ndodhën në Kinën e largët, nuk munda ta ndiqja universitetin. Kjo ngjarje, në perceptimin tim, i ngjante një dënimi. Dhe megjithëse poezitë e mia ishin pritur aq mirë, shkova të punoja mësuese në Pogradec. I vetmi ngushëllim ishte fakti se do të mësoja anglishten si përfitim prej asaj periudhe, pa magnetofona dhe mësues privatë. Vitet ‘66-’67 ishin vite depresive, pasi mendoja se mund të bëheshin pengesë për mua nga shkaqet biografike, të cilat mund të më linin fare pa studime.

Kujtoj këtu se si një pianisti të ri dhe të talentuar korçar, pas liceut dhe pas një viti pune, po në rrethin e Pogradecit, iu lejua të vazhdonte studimet e larta pa mbushur kriterin e punës dyvjeçare, ashtu sikurse ishte vendosur për ata që vazhdonin shkollat profesionale. Atëherë kuptova se gjërat nuk zgjidhen vetvetiu, si me frymën e shenjtë. Përpara mund të kisha një vit vendimtar. Kisha frikë se mos thyhesha dhe shkurajohesha për të shkruar. Është diçka që ngjan me komplikacionet e aktit të dytë, dhe shumë të rëndësishme të takimit me Dhimitër Shuteriqin, të cilin e prisja të ishte tepër zyrtar, por, përkundrazi, ia doli të ishte jashtëzakonisht i ngrohtë.

Ky ishte një udhëtim plot ankth drejt Tiranës për në Lidhjen e Shkrimtarëve, selia e së cilës ishte e vendosur si në një godinë të fshehtë midis gjelbërimit të oborrit, dhe teksa ngjisja shkallët e asaj shtëpie, përkatësi e Musa Jukës, ish- ministër në periudhën e Monarkisë së Zogut, më ngjante me një godinë hijerëndë. Por ndryshe nga sa e prisja, u takova me një njeri që më dëgjonte i buzëqeshur. Shpeshherë mendoj se në raportet mes  brezash, më të ngrohta janë ato mes gjyshërve dhe nipërve, sesa ato midis etërve dhe bijve. Ishte pikërisht buzëqeshja e Shuteriqit që në ato momente më dha zemër dhe shpresa se do të mund vazhdoja studimet.

Për herë të parë po hyja në një zyrë, që për mua nuk ishte e tillë. Dhe kështu, për Shuteriqin unë mund të vazhdoj të tregoj pa ndonjë kronologji të plotë, që nga libërthi i vogël ‘Milosao’, që u botua së pari në saj të kujdesit të tij, deri tek apartamenti i tij atje, ku sapo fillon “Rruga e Elbasanit”, si ishte përcaktuar orientimi drejt qytetit të lindjes, ku ai u s’postua më vonë. Dalëngadalë u harrua që ai kishte qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, pozicion që e lëshoi gati si me shkujdesje dhe pa u vënë re, pavarësisht nga kritikat që iu bënë në plenumin IV të vitit 1973, se nuk kishte arritur të frenonte idetë liberale. Pyetja që të çonte në humnerat e asaj kohe ishte se kush ishte më i rrezikshëm; liberalizmi apo konservatorizmi.

Që prej asaj periudhe, gjithnjë me një pushtet dijesh, Shuteriqi, me beretën e tij të famshme, vazhdoi të hynte dhe të merrte pjesë në çdo takim që mbahej në Lidhjen e Shkrimtarëve, gjithnjë i ulur në rreshtin e parë, me llullën e tij, duke skicuar. Për një periudhë të gjatë, i palodhur, ai shkëlqeu në tregimin shqiptar me një stil të veçantë, duke ushqyer breza të tërë me koloritin e një tradite të pasur gjuhësore, të lidhur ngushtë me vetë koloritin e një tradite të madhe të jetës, sa njerëzore, aq edhe historike. Rasti ma solli ta dëgjoj me kujdes diskutimin e tij në mbrojtje të fatit letrar të shkrimtarit Koço Kosta.

Kjo ndodhi ishte menjëherë dhe gati me alarm pas botimit të një novele të tij në revistën “Nëntori”, kur ishte dhënë porosia që në kryesinë e Lidhjes ”të fshikullohej si duhej Kosta, që vazhdonte të jetonte i patrazuar në jetën e vet në Gjirokastër”, duke diskutuar për të madje edhe për privim lirie. Aty Shuteriqi foli me një qetësi gati sublime, si për të shuar një zjarr që ai e dinte se mund të ndizej lehtë. Unë e ndjeva se ai, Kadareja si dhe Agolli, po i dilnin në mbrojtje gjithë letërsisë shqipe të rrezikuar çdo çast. Pushteti nuk iu imponua dot shijeve dhe qëndrimeve të Shuteriqit, sepse ai diti të mbronte me mjeshtëri. Ashtu si më kishte mbrojtur mua, për të fituar një të drejtë studimi.

Akti i tretë

Në periudhën pas viteve ’90 e shihja gjithnjë të pandarë nga

bashkëshortja. Shpesh e takoja pranë “Pazarit të Ri”. Kishte njerëz që filluan të mendonin se mund t’i imponoheshin Shuteriqit me shijet dhe qëndrimet e tyre, pa marrë parasysh se ai nuk harronte se vinte nga betejat e Luftës së Dytë Botërore dhe se qëndrimet varen nga shumë rrethana, si p.sh. të një formimi jetësor. Oruelli nuk e pranonte krijimtarinë e Salvador Dalisë, aq të pranuar nga shoqëria e gjerë e “aristokracizmit” që, sipas tij, në shekullin XIX, nga pasioni për gjahun kaloi në rolin e mercenatit për kulturën.

Oruellit, asokohe, i censuruan një ese për veprat e Dalisë, të cilat ai i analizonte deri dhe për perversionin e tyre. Por kjo nuk e bënte më të vogël as veprën e Dalisë, as atë të autorit të “Fermës së kafshëve”. Gjithashtu, kjo nuk e bën më të pavlerësuar edhe ndonjë poet shumë të rëndësishëm që nuk hynte dot në tekstet shkollore të “fitimtarëve”, në këtë paudhësi ekstreme. Ka zëra që në periudhën e fundit të jetës së Shuteriqit, duke u nisur nga pozicionime krejt të kundërta, filluan ta kritikonin, madje për mënyrën se si e kishte sjellë De Radën në shqipen e sotme, pa i njohur qoftë meritën, aq edhe rrezikun.

Breza të tërë, pa atë botim nuk do ta kishin njohur arbëreshin e madh, ku gjuha, si një thesar i pafundmë, mund të sjellë nivele të reja. Dhe pa lexuar madje as parathënien e tij, në atë libreth madhështor, ku ai vetë, duke njohur përgjegjësinë dhe pamundësinë për të depërtuar deri në thellësitë e shprehjes së De Radës, i kërkon falje lexuesit për mungesën e një perfeksioni. Dhe pikërisht për këtë ai jetoi i zhytur midis librave. Dhe përsëri, libra dhe shënime nga të katër anët, të cilat kompozojnë të gjithë kujdesin dhe atmosferën e ngrohtë, të gjithçkaje në vendin e vet.

Kështu e kam parë edhe në një vizitë aq mikpritës në shtëpinë e tij, së bashku me bashkëshorten. Shuteriqi dinte të krijonte gjithnjë një atmosferë të ngrohtë. Ndjeje menjëherë njëfarë rehatie që të ofronte aty ku banonte. Shpërfillte, pa i bërë asnjë lloj përshtypjeje, të gjitha qëndrimet që gjykonin me një lloj totalitarizmi të ri, sepse ose nuk i mjaftonte koha për studimet e tij erudite dhe krijimtarinë e tij, ose sepse e kuptonte jetën më gjerë dhe e dinte se çdo qëndrim shprehte vetëm një pamje të jetës njerëzore.

Ishte koha që e vizitonte dendur Moikom Zeqo, si t’i lidhte me njëri-tjetrin respekti për traditën kulturore shqiptare, por edhe skicimet dhe pikturat. Po ashtu dhe mikpritja e tij ishte fisnike, sepse ia ndjeje menjëherë gjithë gjallërinë. Shuteriqi nuk e vuri veten asnjëherë në rolin e një më të moshuari, sepse në bisedë të konsideronte plotësisht të barabartë, aq sa dukej sikur në çdo çast të thoshte se e respektonte shumë jetën e njeriut përballë.

E theksoj këtë takim të rrallë në shtëpinë e tij sepse kuptova se sa e njëjtë ishte për të sjellja në bashkëbisedim, me po atë ngrohtësi që nuk ndryshonte për vite të tëra që kur e kisha takuar për herë të parë. Ndoshta sepse atje, në zyrën e tij, brenda godinës si vilë pompoze, ku e kishte selinë Lidhja e Shkrimtarëve, ku për herë të parë kisha trokitur, gjeta njeriun që e ndjente veten si në shtëpinë e tij: i njëjti qëndrim, e njëjta vëmendje, e njëjta mikpritje. Një njeri që, siç ishte në shtëpinë e tij, ishte në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjitha ngjarjet. Ndoshta këtë fuqi ia kishte dhënë edhe prania e jetës së Kristoforidhit brenda asaj kalaje.

Në atë kohë nuk e kisha lexuar ende korrespondencën e klubeve që bënin përgatitjet për Kongresin e Manastirit, ku Elbasani do të luante një rol të rëndësishëm ashtu siç e tregoi edhe “Normalja” e përgatitjes për mësues. I ati i tij, Simoni, ishte shkruesi kryesor i kësaj korrespondence, prej nga fillonte edhe gjithë dashuria e Shuteriqit për atdheun e vet. Ai thoshte me njëfarë dorëzimi se përballë pallatit të tij, po ngriheshin godina që po i zinin pamjen e Dajtit, këtij tempulli të Tiranës. Këto fjalë të tij më kanë mbetur thellë në mendje. / Memorie.al

Marrë nga libri “Dhimitër S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist”, i autorit Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese ‘Mediaprint’ Tiranë, qershor 2026

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria...”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

Artikuj të ngjashëm

“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

August 22, 2026
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
Art & Kulture

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

August 18, 2026
“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod
Art & Kulture

“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod

August 15, 2026
“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli
Art & Kulture

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

August 8, 2026
“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha
Art & Kulture

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

July 9, 2026
“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe…”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur
Art & Kulture

“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe…”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur

July 1, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme