• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Në 13 mars ’89, para Komitetit Qendror të PPSh-së, do të zhvillohej demonstrata nga organizata e fshehtë dhe diplomati francez …”/ Grupi “Tipografikut” që hodhi 5000 trakte në Shkodër, Tiranë dhe Durrës
“Në vitin 1957, kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar për vrasjen e Gjinishit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Kur Prokurori i tha, a kishte ndonjë porosi për të lënë, dënuari përgjigjet: S’kam gjë, të rrojë Partia, Republika dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi…”! / Fjalët e fundit të Koci Xoxes, para pushkatimit, 11 qershor ‘49
“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950
“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu

Nga Mentor Nazarko

Pjesa e tretë

Memorie.al / Kjo intervistë me Ramiz Alinë, pjesë e një cikli të botuar në gazetën Abc në vjeshtën e vitit 2005, është pa dyshim intervista ekskluzive më e gjatë, më e plotë, më e çlirët, të ish presidentit komunist në fund të jetës. Kemi zgjedhur të ofrojmë optikën me të cilën ai sheh Mehmet Shehun, dhe duket qartë se Ramizi është shkëputur nga linja zyrtare e Enver Hoxhës, sipas të cilës Mehmeti ishte poli-agjent. 

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

Z. Alia, a ishte mungesë e kësaj mbështetjeje nga presioni i jugosllavëve që e çoi Nako Spiron në vetëvrasje, apo jo?

Alia: Kjo nuk është e drejtë. Unë nuk e di pse njerëzit duan ta rehabilitojnë Titon dhe Jugosllavinë në raport me Shqipërinë. Jo, vëllezër. Shqipëria ka qenë gjithmonë dhe sot është, mos e harro këtë, në tytë të pushkës së serbëve për arsyet e tyre. Ashtu siç ka qenë edhe për grekët. Tani duke kërkuar fajin e vetëvrasjes së Nakos tek të tjerët, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që mbrohen Titoja dhe jugosllavët.

Jo, ata janë që e vranë Nako Spirun, ata e shtynë në vrasje Nako Spiron. Dhe sikur t‘i jepnin kohën që kërkonte Nako për mbledhjen e Byrosë, pra edhe nëse Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe (Koçi Xoxe në atë kohë ka patur një pushtet të madh, madje më të madh se Enveri), do ta linin Nakon të fliste, fati i Nakos ishte përcaktuar prej jugosllavëve, pikë. Unë nuk e mbroj Enver Hoxhën.

Jam dakord që Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nakon, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte. Por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse ka edhe rrethana lehtësuese. Mos harro situatën, jemi në vitin 1947. Enver Hoxha ishte viktimë i Beratit, i sulmit jugosllav në Berat. Pra edhe Enver Hoxha ishte në tytën e jugosllavëve, kështu që nuk ishte i lirë plotësisht në veprimet e veta. Thashë, Koçi Xoxe kishte pushtet të plotë.

Nuk ishte i lirë, meqenëse ai kërkoi të emërohet Tito edhe sekretar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, apo jo? A ka kërkuar Enver Hoxha një gjë të tillë që rezulton nga dokumentet?

Alia: Unë nuk e di, nuk e di që të ketë kërkuar. Kam përshtypjen që këto të jenë abuzime me historinë.

Nuk janë retushime të historisë…!

Alia: Jo, jo, janë abuzime.

E kanë hequr ata që e kanë shkruar historinë në kohën tuaj dhe tani rezulton nga një përmbledhje për marrëdhëniet me Jugosllavinë se ka kërkuar një gjë të tillë…?!

Alia: Nuk e di unë e kanë hequr apo e kanë vënë. S‘e kam dëgjuar, është e para herë që e dëgjoj këtë çështje.

Ata që kanë shqyrtuar dokumentet për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave e thonë këtë…!

Alia: Mundet, por nuk kam lexuar vetë për këtë çështje. Problemi është që historia duhet parë duke patur edhe këmbët në tokë, pra duke gjykuar sipas kohës së caktuar. Në atë kohë të caktuar, mundet ta ketë thënë Enveri atë që thua ti, sepse dihet që në vitin 1947 edhe Enveri edhe Koçi Xoxe, në radhë të parë, ecnin drejt forcimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë, drejt bashkëpunimit të ngushtë me jugosllavët, duke unifikuar doganat, deri edhe paranë (monedhën). Pra, ne do të bëheshim gjoja një dhe të bashkuar.

Konfederatë?

Alia: Gati te konfederata.

Ka qenë dakord me idenë e konfederatës…?

Alia: Në atë kohë ai mund të ketë qenë dakord dhe mund të ketë thënë atë që thua ti. Por problemi është këtu që u duk sheshit që me vetëvrasjen e Nakos, u zbuluan të gjitha kartat.

Meqë ju thoni që duhet të mbajmë qëndrim kritik ndaj Titos,- unë jam nga ata që mbajnë,- unë po ju pyes si shpjegohet mos mbajtja e qëndrimit tuaj në atë kohë ndaj një krimi të tmerrshëm që u konsumua ndaj një pjese të nacionalistëve shqiptarë, të cilët u morën nga Kosova dhe u vranë në Mal të Zi, në një marshim që pati vdekje, vrasje gjatë rrugës dhe pastaj ekzekutim masiv në një vend rreth Ulqinit. Unë dua t‘ju pyes, për këtë: edhe ju jeni akuzuar pak…?!

Alia: Unë s‘kam patur lidhje me këtë fenomen, as nuk kam patur dijeni në atë kohë, sepse kur ka ndodhur kjo gjë, unë kam qenë në Sanxhak me Divizionin e V-të, kështu që s‘e di fare se ç‘është bërë poshtë. Por pavarësisht nga kjo…!

Kur e keni marrë vesh?

Alia: Unë e kam marrë vesh pas çlirimit, pasi kishte kaluar shumë kohë.

Partia kur e ka marrë vesh?

Alia: Nuk e di kur e ka marrë vesh, por duhet ta ketë marrë vesh në atë kohë, sepse, në fund të fundit, ata kanë kaluar nëpërmjet territorit shqiptar për të shkuar në Tivar. Unë nuk di të të shpjegoj asgjë për atë fenomen, di vetëm që ata njerëz janë marrë si ushtarë, por edhe të dyshuar si njerëz të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit.

Me pretekstin se për t‘i çuar në divizionet e tyre e kishin më të lehtë duke kaluar nga Mali i Zi dhe më tutje për t‘u bashkuar me forcat, ato i morën dhe bënë masakër me ta. Pra, plani jugosllav praktikisht ishte që këta njerëz që quheshin si bashkëpunëtorë e t‘i vrisnin. Është ngjashmëri me atë që bëri Zerva me çamët. Zerva vrau atje sa deshi. Kurse 30 mijë çamë të tjerë i përcolli, i nxori nga kufiri, i solli në Shqipëri, domethënë i përzuri nga tokat e tyre.

Komunistët shqiptarë ndiejnë një lloj pendese ndaj këtij fakti që e injoruan këtë…?

Alia: Nuk mund të bënin asgjë komunistët shqiptarë në atë kohë. Dëgjova në një konferencë shkencore një referues që i thotë vetes shkencëtar, që tha se; “divizionet tona duhet të qëndronin në Kosovë edhe t’a mbanin Kosovën të bashkuar me Shqipërinë”. Tani njerëz të tillë, ku e di unë, janë si ata kalamajtë e vegjël kur luftojnë luftërash dhe mund ta thonë një gjë të tillë, po të mendosh seriozisht një njeri i pjekur që e quan veten “profesor”, kur thotë që një divizion që përbëhej nga 5. 000 veta, të qëndronte në Kosovë dhe të thoshte se Kosova është e jona, pa pasur parasysh asgjë…!

As edhe normat ndërkombëtare. Nuk duhet harruar që ekzistonin disa norma ndërkombëtare në atë kohë, si Karta e Atlantikut. Por, e dyta, përpara një force si ajo e Jugosllavisë që në luftën kundër fashizmit, pas aleatëve Francës dhe Anglisë, në Evropë e kam fjalën, vinte Jugosllavia dhe të qëndronte divizioni ynë të “pushtonte” Kosovën, ishte e pamundur. Këto janë përralla dhe absurditete.

Po për Kosovën, a është ngritur zëri?

Alia: Është ngritur zëri që ç’ke me të. Puna është këtu, ju e keni lexuar, e ka shkruar Enver Hoxha takimin që ka patur me Titon, e ka shtruar problemin e Kosovës qysh në atë kohë. Tito i tha që ky problem duhet parë, – por neve, – tha ai, – tani s‘mundemi, sepse do të na krijonte problem me serbët etj, dhe u la për t‘u parë më vonë.

Këto ishin problemet të cilat mund të diskutoheshin midis aleatëve siç diskutohet sot midis aleatëve. Ka shumë probleme sot që diskutohen dhe mbyllen. Sot amerikani i thotë atij të BE-së, OSBE-së dhe si urdhëron, ai bëhet.

Po mirë, ju u thoshit atyre jugosllavë si urdhëron?

Alia: Po, sigurisht. Jugosllavët në atë kohë ishin aleatët tanë që kishin luftuar kundër fashizmit. Bashkimit Sovjetik mund t‘i hedhësh tani gurë sa të duash, por për Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, ngrije dolli. Edhe në Kolonjë ngriheshin dolli.

Qartë, qartë…!

Alia: Shiko, unë po flas që për kohën që ka kaluar nuk është kollaj të flasësh, siç flet për hallet e sotme…!

Ju tani jeni në një moshë që njeriu e shikon në mënyrë kritike atë çfarë ka bërë, domethënë pjesën aktive të jetës së vet. Për këtë pjesë pra, për marrëdhëniet me Jugosllavinë, cilat janë disa prej gjërave shkurtimisht që ju do t‘i shikonit në mënyrë kritike, domethënë i fus koefiçentët -mungesë e eksperiencës, konjuktura ndërkombëtare, dobësitë personale të njërit apo të tjetrit, punët agjenturore domethënë të jugosllavëve me njërin ose me tjetrin, po flasim tani si udhëheqës i Partisë së Punës. Tani po ju pyes disa prej momenteve që ju i konsideroni si gabime, si faje në qëndrimin ose raportet midis dy vendeve…?

Alia: Shiko, unë do të t’a them kështu, që në qoftë se flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë në fazën e parë, flas gjithmonë për periudhën ‘45-‘48, ne nuk kishim eksperiencën që duhej dhe jugosllavët mund të na e kenë hedhur në çështjet e marrëdhënieve ekonomike. Këtu ne s‘kishim fare eksperiencë dhe jam i bindur për këtë. Ata na e kanë hedhur në ato planet që përpunoheshin, për unifikimin e monedhës, unifikimin e doganave e të tjera.

Por Nako Spiru, dhe kjo është meritë e madhe e Nakos, e kuptoi këtë hile dhe prandaj iu kundërvu këtyre. Dhe duke iu kundërvënë Nakoja, ndodhi tërë ajo që u zbulua më pas, ajo politikë e jugosllavëve që synonte përfshirjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Për sa i përket problemit të Kosovës, unë e them me bindje se absolutisht nuk kemi bërë asnjë gabim. Ne gjatë tërë periudhës, madje deri në vitin 1990, që unë kam qenë i fundit në pushtetin e socializmit, kemi luftuar dhe kemi ngritur problemin e Kosovës edhe para opinionit botëror, në ato kushte që mund të ngriheshin.

Luftë me Jugosllavët nuk kemi kërkuar, nuk kemi bërë dhe nuk mund të bënim. Ai që mendon kështu është aventurier. Por që ta ngremë problemin e Kosovës në të gjitha anët- dhe shtypi jonë po të marrësh ka me dhjetëra e dhjetëra artikuj që janë shkruar, domethënë për të krijuar opinionin publik botëror për Kosovën. Nuk është bërë asnjë tolerancë veçanërisht në periudhën prej vitit ‘48 e këtej, për këtë çështje.

Na thoni diçka për rënien e komunizmit në Shqipëri. A kishte mundësi të evitohej dhe, nëse po, si? Ç’rol kishte në këtë rënie konceptimi rixhid i sistemit ekonomik të tij?

Alia: Rënia e komunizmit nuk ishte një fenomen vetëm shqiptar. Ky fenomen ishte rezultat i “Luftës së Ftohtë”, i përpjekjeve që bota perëndimore antikomuniste bëri gjatë dhjetëra vjetëve kundër Bashkimit Sovjetik fillimisht dhe vendeve të Lindjes evropiane më vonë, me qëllim përmbysjen e sistemit që u vendos në këtë pjesë të botës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadrin e “Luftës së Ftohtë” Perëndimi e tërhoqi Bashkimin Sovjetik në garën e ethshme të armatimit. Kjo bëri që në këtë drejtim të përqendrohen burime të mëdha financiare, duke lënë prapa, si rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, ashtu edhe nivelin e jetesës së qytetarëve sovjetikë.

Në librin e vet “E ardhmja është te liria”, Eduard Shevarnadze, që ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Gorbaçovit, ministër i Jashtëm i tij, ka shkruar: “Arritëm të bëhemi një superfuqi, falë, mbi të gjitha, potencialit luftarak. Por pikërisht ky zhvillim i tepruar i këtij potenciali, si dhe ekspansioni i tij i pakontrolluar, e kanë katandisur vendin si të ishte një fuqi e rangut të tretë dhe kanë gjeneruar procese që e kanë shtyrë atë në buzë të katastrofës…!

Siguruam vendin e parë në tregun botëror të armatimeve … por u gjendëm në vendin e 60-të në botë, përsa i përket nivelit të jetesës së popullsisë, në të 32-tin për jetëgjatësinë dhe në të 50-tin për mortalitetin infantil”. Natyrisht diversioni perëndimor përfitoi edhe nga këto dobësi të zhvillimit të brendshëm të Bashkimit Sovjetik.

Përsa i përket Shqipërisë, rënia e komunizmit erdhi si pasojë e përmbysjes që ndodhi kudo në Lindje pas rënies së Murit të Berlinit. Pra primar ishte faktori i jashtëm, ndikimi i ngjarjeve në Lindje, si dhe presioni direkt (politik dhe ekonomik) që bëhej ndaj “dominosë së fundit”, në shumë rrugë e mënyra.

Por padyshim, përmbysja erdhi edhe si pasojë e gjendjes së vështirë që kalonte vendi, e vështirësive ekonomike në të cilat ishte mbërthyer Shqipëria. Ju pyesni a kishte mundësi të evitohej përmbysja që ndodhi? Kur rendi socialist ra në të gjithë Evropën Lindore, ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të mbahej më këmbë ky rend shoqëror në një vend të vogël si Shqipëria.

Por mendimi im ka qenë dhe është se mund të kalohej më lehtë nga njëri sistem te tjetri, se, duke ndjekur kalimin gradual, mund të evitoheshin ato shkatërrime që shoqëruan të famshmet “terapi shock” apo fillimi nga “niveli zero”, se mund të evitohej ai duf antikomunist që shoqëroi dhe shoqëron tranzicionin, ajo urrejtje “klasore” që shfaqet edhe sot midis dy partive kryesore të skenës politike shqiptare./ Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 23 Qershor 2026

Next Post

“Në Shkodër, në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina...”/ Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu
Intervista

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 22, 2026
“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia
Intervista

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 21, 2026
“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste
Intervista

“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste

June 18, 2026
“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu
Intervista

“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu

June 10, 2026
“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze
Intervista

“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze

June 8, 2026
“Për masakrën e 21 tetorit të 43′-it, ku vetëm nga familja ime ishin pesë të pushkatuar, fisi ynë ka bërë një kallëzim penal në ’94-ën, ndaj Mehmet Shehut, por…”/ Dëshmia e avokat Artan Murrizit
Intervista

“Për masakrën e 21 tetorit të 43′-it, ku vetëm nga familja ime ishin pesë të pushkatuar, fisi ynë ka bërë një kallëzim penal në ’94-ën, ndaj Mehmet Shehut, por…”/ Dëshmia e avokat Artan Murrizit

June 6, 2026
Next Post
“Në Shkodër, në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”/ Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur

“Në Shkodër, në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina...”/ Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme