• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, May 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
“Hajria e Qazim Mulletit i tha komandantit të kampit; amerikanët po shkojnë në hënë dhe në mars, ne krenohemi se kemi mbjellur pras…”!/ Dëshmia e ish-të internuarës
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë

Nga Marsida T. Najdeni

Memorie.al / Njihet mirë lavdia e Hysen Kusit me pseudonimin Dake si fitues i kampionatit të parë shqiptar me Tiranën në vitet ‘30, por ajo që nuk dihet është si diktatura e rrënoi këtë kampion duke e burgosur për 5 vite, nga të cilat ai nuk doli më i njëjti. Hyseni ishte kunati i Qazim Mulletit, ndaj e gjithë familja u godit pa mëshirë nga pushtetarët e rinj. As dashuria e së fejuarës që e priti dhe u martua me të pas daljes nga burgu, as familja që krijoi nuk ia kthyen dot jetën normale, duke mbetur, deri në fund të saj, mbartës vuajtjesh të mëdha

Kush ishte Hysen (Dake) Kusi?

Ai lindi në një familje të vjetër qytetare tiranase më 20 qershor 1912. Familja Kusi bën pjesë në ato fise sa intelektuale, aq dhe punëtore e patriote. Hyseni u rrit nga një familje e shëndoshë, ku mbizotëronte mbi të gjitha dashuria për njëri-tjetrin. Babai tij, Ismail efendi Kusi ishte ekonomist në komunitetin mysliman. Ndërsa e ëma, Qamile Mara, rridhte gjithashtu nga një familje qytetare tiranase.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

“Trim i çartur, Adem Allçi, revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracë, përleshej e gjakosej me policët, por kur vinte kapter Ali Kurti…”/ Historia e tmerrit të Burrelit, që Arshi Pipa e ekranizoi në SHBA-ës  

Çifti pati 6 fëmijë, 4 djem: Ramazan Kusi, akademik ushtarak; Abdulla Kusi, i pushkatuar nga komunistët më 1945, i cili kishte shërbyer si kryetar komune i Petrelës; Nazif Kusi, i cili vdiq shumë i ri fill mbas mbarimit të fakultetit në Milano; Hysen Kusi, jo vetëm një sportist i shkëlqyer, por dhe një ekonomist i mesëm dhe njihte mirë italishten dhe frëngjishten.

Dy motrat ishin; njëra Hajrie Kusi, e cila do të martohej shumë shpejt me Qazim Mulletin, prefektin e famshëm të Tiranës. Kalvari i vuajtjeve të saj mbas 1944-ës, nëpër internime bashkë me djalin, Reshitin, janë histori rrëqethëse. Ndërsa motra tjetër Lutfija, do t’i vdiste nuse e re në familjen e mirënjohur Gjinali. Siç shihet fatkeqësitë në familjen e Ismail Kusit nuk ishin të vogla. Fatkeqësi të tmerrshme që rënduan dhe te Hyseni.

Sipas së bijës së Hysen Kusit, babai saj ka luajtur futboll profesional nga mosha 17-vjeçare, deri në vitin 1936, kur vetëm 24-vjeçar e la sportin dhe punoi si ekonomist i mesëm. Në librin “Tirana Personalitete”, të Shoqatës “Tirana” në fq. 53, mësojmë se Hyseni shkollimin fillor e kreu në Tiranë.

Më pas ndoqi gjimnazin e famshëm “Zosimea” në Greqi. Kishte një rreth shoqëror të madh dhe kudo la emër të mirë. Hyseni ishte shumë i dhënë mbas futbollit dhe e luante qysh në vogëli. Ai u rrit duke parë ndeshjet e ekipit të Tiranës në fushën e “Shallvares” gjatë viteve ’20-të.

Ishin vite, të cilat do të linin mbresa në formimin e tij, edhe kështu vetëm 17-vjeçar do të bëhej pjesë e ekipit të Tiranës. Talenti i tij ra në sy direkt prandaj nuk nguroi kush ta merrte pranë skuadrës dhe pse në moshë fare të re. Qysh herët mori dhe nofkën “Dake”.

Kuptimin e gjejmë te karakteri i Hysenit. Ai nuk ishte shtatlartë, por i guximshëm dhe energjik. Nuk i trembej asnjë dueli në fushë dhe kurdoherë i pari në stërvitje. Pra, pavarësisht se s’qe mbase i madh në trup, ai ishte i madh në karakter dhe shpirt, i fortë si një dake. Nuk lodhej sa në mbrojtje dhe në mesfushë.

I bëhej kundërshtarit si pullë poste. Jepte shpirtin dhe zemrën për fanellën prandaj nuk habiteshin tifozët kur e shikonin ndonjëherë dhe në sulm. Dake Kusi i përket plejadës së artë të futbollit tiranas dhe atij shqiptar. Ishte ndër ata që vuri themelet e para të një futbolli profesionist në Shqipëri.

Ai bashkë me “Tiranën”, në vitin 1930, fituan kampionatin e parë të futbollit shqiptar. Nga studiuesi dhe gazetari sportive, Besnik Dizdari, kam mësuar se Hysen (Dake) Kusi është ndër të parët (në mos i pari) lojtar shqiptar, i cili do të huazohej me kontratë sportive me pagesë nga “Sport-Klub Tirana” për te “Sport-Klub Teuta” në vitin 1934.

Tek “Tirana” Dakja luajti përkrah emrave të mëdhenj si; Selman Stërmasi, Irfan Gjinali, Adem Karapici, Rexhep Maçi, Shefqet Ndroqi, Isuf Dashi etj. Ndërsa te Durrësi, do të krijonte një miqësi shumë të ngushtë me të madhin Niko Dovana. Duke parë emrat e ekipit të Tiranës vetëkuptohet se jo më kot “Tirana” do të fitonte 6 kampionate në vitet ’30-të. Dake Kusi do t’qe fitues i katër prej këtyre kampionateve më 1930, 1931, 1932 dhe 1936. “Tironën” e zemrës nuk e harroi deri ditën e fundit të jetës.

Jeta e Hysenit nga kampion i parë në kënetën e Maliqit

Dhe pse ishte 10 vjet më i madh se ajo, goca tironse, Ikbale Cullhaj e kishte ndjekur Hysenin kur luante futboll te Fusha e “Shallvares”. Ajo i ka treguar së bijës se kur ishte 14-vjeçare shkonte bashkë me kushërirat për të parë futboll dhe aty e kishte parë Hysenin për herë të parë.

Çifti do të fejohej në vitin 1942. Asokohe tradita e kërkonte që fejesa të zgjaste më e pakta dy vjet. Nuk arritën ta shijojnë njëri-tjetrin se erdhi 1944-a bashkë me peripecitë që e tronditën çiftin. Hyseni s’qe marrë kurrë me politikë, por të ishe kunati i Qazim Mulletit, nuk vinte pa çmim në Shqipërinë komuniste.

Dhe pse nuk kishte marrë pjesë në asnjë organizatë, edhe pse kishte qenë thjesht një ekonomist i mesëm në Bashki edhe pse nuk kishte aderuar kurrë me asnjë parti politike, edhe pse jeta për të ishte vetëm sporti, u pa gjithsesi si armik. Pra, i pushkatuan vëllain Abdullain, po ashtu e motra, Hajrie Kusi, do përfundonte bashkë me të birin, Reshit Mulletin e vogël, në të gjitha kampet e internimit.

Në 17 nëntor të 1944-ës, e morën pushtetin komunistët dhe s’pritën fare, direkt më 21 janar 1945, e arrestuan Hysen Kusin. Për tre muaj e mbajtën në birucë, torturat nga më çnjerëzoret teksa priste ditën e gjyqit, gjyq i thënçin. Ngulte këmbë se nuk kishte bërë asgjë kundër popullit të tij.

Më 28 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi si “kriminel lufte” me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 1946, Hysenin do ta dërgonin për të tharë kënetën e Maliqit. Hyseni u mbyll fort në vetvete nga torturat dhe kushtet mjerane.

Ushunjëzat ia thithnin gjakun pa pushim dhe puna e rëndë pa u ushqyer la pasoja shëndetësore tek ai. Mbas 5 viteve në gjendje të rënduar, doli nga burgu. Edhe pse i tjetërsuar, ajo vajza tironse e priste, e donte, e përqafoi pranë vetes. Në vitin 1950 u martuan të dy, 8 vjet mbas shpalljes së fejesës. Martesa solli në jetë dy fëmijë, Mirën dhe Ismailin, por vetë martesa s’do të qe e shëndoshë.

Ana shëndetësore dhe psikologjike e rënduar e Hysenit nga fatkeqësitë e vuajtjet e shumta lanë pasoja dhe te gruaja e fëmijët. Ai vdiq vetëm në moshën 62 vjeçare nga kanceri. Një çift i shkatërruar, një familje e vuajtur, fëmijë që u rritën e jetuan me frikë krejt të pafajshëm./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Personazh

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

May 3, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Personazh

“Trim i çartur, Adem Allçi, revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracë, përleshej e gjakosej me policët, por kur vinte kapter Ali Kurti…”/ Historia e tmerrit të Burrelit, që Arshi Pipa e ekranizoi në SHBA-ës  

May 1, 2026
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
Personazh

“Shqipnín e shpëtuen Austrí-Hungaría me Italínë, që me humbjen e saj shihshin në rrezik edhe për t’ardhmen e tyne, pasi…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-kryeministrit të periudhës së pushtimit

April 29, 2026
“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog
Personazh

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog

April 28, 2026
“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026
“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/  Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne
Personazh

“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/ Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

April 27, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme