• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin
“Pa nënvizuar Greqinë dhe Italinë, partia jonë shikon si rrezik eminent, krahun verior të Shqipërisë, ku jugosllavët…”/ Dokumenti sekret i takimit të delegacionit ushtarak, Pekin 1972
Memorie.al

Nga Erneta Shevroja

Memorie.al / Studiuesi irlandez, Jon Halliday, në librin e tij për Enver Hoxhën, me titull “Shqiptari dinak”, rreket të zbërthejë misteret, intrigat, pabesitë, paranojat, vrasjet, manovrat, raportet mes figurave, komplotet dhe planet brenda kështjellës së regjimit komunist në Shqipëri, por edhe të gjithë vendeve të Lindjes komuniste. Figura e Enver Hoxhës është në qendër të librit të studiuesit Halliday, ndërsa të gjithë liderët e Lindjes, duke nisur që nga Stalini dhe më pas Hrushovi, trajtohen në raport me Enver Hoxhën. Duke iu referuar vëzhgimeve, raportimeve, dëshmive, dokumenteve sekrete, detajeve etj, studiuesi bën një përshkrim të figurës së Enver Hoxhës, i cili la pas çdo diktator lindor, sa i takon shpejtësisë së konsolidimit të pushtetit të tij.

Në libër, Halliday flet për dyshimet e forta të Stalinit mbi Enver Hoxhën, ndërsa përshkruan pesë takimet e Enver Hoxhës me udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik. “Ndryshe nga shumica e udhëheqësve të Europës Lindore mbas luftës, ai ishte me të vërtetë shumë i pashëm, edhe shumë tërheqës, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Forcën tërheqëse dinte ta shfrytëzonte për bukuri.

Ishte aktor i përkryer. Këtë aftësi si aktor ai e gërshetoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se gjithmonë kishte të drejtë, por kishte edhe kokëfortësinë që të vazhdonte gjersa i lodhte kundërshtarët. Këto janë cilësi për ta fituar dhe për ta mbajtur pushtetin. Ato janë gjithashtu cilësi që e tërbojnë bashkëbiseduesin”, – shkruan studiuesi irlandez në librin “Shqiptari dinak”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

Dyshimet e Stalinit

Studiuesi irlandez shkruan se Stalini ka qenë shumë dyshimtar për Enver Hoxhën. Diktatori shqiptar ka qenë ndër të vetmit në Bllokun Sovjetik, që nuk ka kërkuar ndihmë dhe nuk ka pasur nevojën për ushtrinë sovjetike.

“Molotovi po i hidhte fjalë të mirë Stalinit, i cili ishte edhe kurioz, edhe dyshimtar për të vetmin udhëheqës të një regjimi komunist në Bllokun Sovjetik, që nuk kishte pasur asnjë lidhje historike apo kontakt me Bashkimin Sovjetik.

Dhe kjo ishte e vërtetë jo vetëm përsa i përket Enver Hoxhës si individ, por pothuajse gjithë grupit udhëheqës në Shqipëri. Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend brenda Bllokut që ishte çliruar vetë, pa pasur nevojën që në territorin e saj të shkelte Ushtria e Kuqe Sovjetike”, – thotë Jon Halliday në librin për figurën e Enver Hoxhës.

Dyshimet e Hrushovit

Studiuesi irlandez, Jon Halliday, në librin e tij për Enver Hoxhën përshkruan kujtimet e diktatorit Hrushov mbi Enver Hoxhën. Në libër thuhet se Hoxha ka qenë gjithmonë vigjilentë mbi njerëzit që e rrethonin dhe gjithmonë dyshimtar për miqësinë e tyre.

“Ajo çka u jep kujtimeve të Hoxhës një veçantësi të spikatur mbi të gjitha kujtimet e tjera, qoftë edhe ato të Hrushovit, është se si ndërthur inteligjencën dhe aftësinë e tij vëzhguese, me një çiltërsi brutale dhe me vetë-lëvdata të dredha.

Ç’është e vërteta, ai i nxjerr të tëra. Dhe vret mendjen. Në një cep të vogël të Ballkanit për 25 vjet, atij i duhet të vriste mendjen të interpretonte shenjat e të deshifronte veprimet, mesazhet dhe dredhat e miqve dhe armiqve të tij”, shkruan studiuesi.

Pse u prish Enver Hoxha me Titon, Hrushovin dhe Mao Ce Dunin?

Historiani irlandez, Jon Halliday, në librin e tij “Shqiptari dinak-Enver Hoxha”, sjell fakte dhe dëshmi se si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore me udhëheqësit më me peshë të shteteve komuniste.

Halliday pohon se, gjatë bisedave që Enver Hoxha ka zhvilluar me Josip Broz Titon, ia ka shtruar disa herë çështjen e Kosovës. Por, jo vetëm që Tito nuk e merrte përsipër këtë çështje, sipas Enver Hoxhës, por Beogradi po përgatiste aneksimin e Shqipërisë.

“Në rrëfimin e Hoxhës mbi lidhjet e tij me Titon dhe regjimin jugosllav, ka njëherësh vërtetësi dhe trillime. Akuza themelore e Hoxhës se Jugosllavia synonte ta aneksonte Shqipërinë, është e drejtë. Prandaj, arsyet e tij për t’i parë me dyshim motivet e jugosllavëve, duken me vend.

Nga ana tjetër, kapërcimi i tij në akuzën se, duke dashur ta aneksonte Shqipërinë, Jugosllavia i zhvati asaj edhe pasuritë, nuk gjen mbështetje në dokumentet që kemi parë. Përkundrazi, Jugosllavia i dha Shqipërisë një ndihmë të madhe gjatë periudhës 1945-‘48, në aspektin thjesht ekonomik”, thuhet në libër.

Gjithashtu, Enver Hoxha e kritikonte mjaft Titon. “Enver Hoxha e kritikon Titon kryesisht në planin personal, që bënte jetë luksoze, sillej me fodullëk dhe nuk i kushtonte shumë kohë njohjes me probleme të fushave të veçanta, sidomos ato ekonomike.

Hoxha kujton një bisedë rreth Kosovës. Ato çka thotë ai janë të besueshme, por nuk mund të verifikohen. Është e pamundur që Tito të jetë shprehur kaq haptas, qoftë edhe për një çështje parimore”, – thotë historiani Halliday.

Prishja e marrëdhënieve me Moskën

Historiani Jon Halliday rrëfen në librin e tij, se si u prishën marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës pas vdekjes së Stalinit. Enver Hoxha kishte lidhje tepër të ngushta me Stalinin, dhe madje e merrte si shembull në vendimet e tij, por ardhja në pushtet e Nikita Hrushovit, do të vuloste fundin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Deri nga fundi i viteve ’50-të, marrëdhëniet midis Moskës e Tiranës, në sipërfaqe, dukeshin të mira. Sipas Hoxhës dhe kjo është plotësisht e besueshme, marrëdhëniet zunë të ftoheshin pak kohë pas vdekjes së Stalinit dhe, qysh kur Hrushovi nisi të kërkonte pajtim me Titon, ata morën në tatëpjetën pa kthim.

Pajtimi i Hrushovit me Titon më 1955 dhe denoncimi prej tij i krimeve të Stalinit më 1956, ishin dy çështjet kryesore që qëndronin prapa ftohjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare, të cilave iu shtuan dhe dallimet që kishin mes tyre, përsa i përket personalitetit, Hoxha me Hrushovin”, – thuhet në libër. Ndërkaq, edhe Hrushovi nuk kishte konsiderata për udhëheqësit komunistë të Shqipërisë, veçanërisht Enver Hoxhën.

“Edhe një herë tjetër, kemi dy versione që bien mjaft ndesh me njëri-tjetrin, atë të Enver Hoxhës dhe atë të palës tjetër. Në kujtimet e tij, Hrushovi shprehet hidhur për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Hoxhën, kryeministrin Shehu dhe ministrin e Mbrojtjes, Balluku, duke thënë se; “ata janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha”.

Hrushovi thotë, me shumë të drejtë, se: “Çarja që erdhi duke u thelluar midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, lindi kryesisht ngaqë shqiptarët i trembeshin demokratizimit””, thotë Halliday në librin e tij.

Prishja e marrëdhënieve me Kinën

Sipas Jon Halliday-t, Enver Hoxha arriti që t’i jepte fund edhe bashkëpunimit me Kinën, ndërkohë që ky shtet komunist ishte shumë bujar me Shqipërinë dhe e ndihmoi me ndihma pa asnjë lloj interesi. Halliday rrëfen s; “Enver Hoxha thoshte se Kina po ushtronte presione ekonomike, ushtarake dhe më pas politike ndaj Shqipërisë, duke i krahasuar këto me presione me presionet e Hrushovit”.

“Enver Hoxha i përshkruan me hollësi presionet ekonomike dhe, së fundi, politike që Kina po ushtronte ndaj Shqipërisë dhe i krahason këto me presionet e Hrushovit. Por, ashtu siç i paraqet gjërat në këtë pikë, Hoxha tregohet tepër zemërngushtë e, duke i hequr nga defteri, tepër i pasaktë.

Para së gjithash, ndihma që Kina i dha Shqipërisë gjatë periudhës në fjalë ishte mjaft e madhe dhe sidomos largpamëse e bujare, në kuptimin që ajo kishte për qëllim t’i jepte mundësi Shqipërisë të ndërtonte një bazë industriale relativisht të gjerë e të ecte me këmbët e veta”, – thuhet në libër.

“Jo larg por nga mesi i vitit 1975, – thotë Halliday, – ndërsa Enver Hoxha në Shqipëri dënonte disa kuadro drejtuese duke i akuzuar se bashkëpunonin me kinezët, Kina po nënshkruante një marrëveshje për t’i dhënë Tiranës sasi të mëdha ndihmash, pa asnjë përqindje interesi. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ashtu si zotnija juej – jam i mendimit se politika e Titos, cilat do qofshin qëllimet e tij të mshefta, i ka sjellë nji dobi të madhe çâshtjes s’Kosovës...”/ Letrat e panjohura të Tahir Zajmit, për Mustafa Merlikën

Next Post

Kalendari 24 Prill 2026

Artikuj të ngjashëm

“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 12, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

November 13, 2026
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

November 12, 2026
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
Dossier

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

November 10, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!
Dossier

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026
Next Post
Kalendari 01 Prill 2026

Kalendari 24 Prill 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme