• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

Nga Eva Marku

Memorie.al / Dëshira për letërsinë ka nisur që në hapat e parë. Ajo dëshira e vogël që rritet çdo ditë e më shumë tek lexon veprat e autorëve të mëdhenj, siç janë Serembe, Frashëri, Ali Asllani, Çajupi. Këta dhe të tjerë ndriçuan mendjen e malësorit Gjokë Beci dhe zgjuan tek ai një ndjenjë kaq të bukur për poezinë. Si çdo fëmijë, me dëshirën e tij shpërthyese, mundohet të lexojë dhe të studiojë me përpikëri atë çfarë i duket më interesantja, ajo që e “shqetëson” për mirë, për të kuptuar më shumë rreth ëndrrës së tij. Ëndërr që e ndjek atë dhe gjatë adoleshencës me vendosmëri, për t’i dhënë drejtimin e duhur. Kështu nisi në një moshë jo të vogël, por as të rritur, udhëtimi i Gjokë Becit drejt realizimit të pasionit të tij për të shkruar.

Edhe pse i ati e ka lënë në moshën 4-vjeçare, figura e tij ka qenë një frymëzim për artistin. Gjokë Beci ka lindur në fshatin Zajsë, në zonën Selitë, në Malësinë e Mirditës. Ky është fshati i bukur ku shkroi vargjet e para për të dashurën vendlindje. E që nga ajo ditë e deri në fund të jetës, ai vazhdoi të shkruajë me dashurinë më të madhe, poezi recitale e të këndueshme, siç i quan dhe vetë artisti Beci.

Jo vetëm se ishte vëllai i vetëm i motrave Beci, por sepse ai ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, mënyra se si fliste, si shprehej, si sillej me bashkëmoshatarët e tij dhe të rriturit, e diferenconte atë nga të gjithë, sigurisht për mirë. Ka filluar të shkruajë poezi e prozë që nga periudha e arsimit 7-vjeçar. Ky pasion u fuqizua më tej, kur Gjoka u transferua me studime në gjimnazin “Ndrec Ndue Gjoka” në kryeqytet, nën trajnimin e profesorëve të nderuar si Petro Marko, Gjergj Zheji dhe Gazmend Biba.

Gjithashtu mund të lexoni

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

“Ishte një vitalitet i jashtëzakonshëm pedagogjik dhe kishin një ndikim pozitiv te secili nxënës”, – kujtonte Gjoka. Ai e vazhdoi më tej pasionin e tij për letërsinë, tashmë i futur më në brendësi të saj, duke shkruar dhe vargjet e para në vitin e dytë të gjimnazit. Ishte fillimi i rrugëtimit të tij në fushën e artit, në botën e krijimtarisë.

Si çdo shkrimtar që kujton momentet e para të frymëzimit për të shkruar, si çdo poet që kujton kohën kur ka marrë penën për të hedhur mbi të bardhën fletë, bojën e zezë me ide të pafajshme rinore e të gjalla, ai thoshte përmallshëm:

“Në gjimnaz u zgjuan interesat për letërsinë për dy arsye, e para, sepse lexova bashkë me shokët, leximi të lë përshtypjet e veta, të detyron të ngacmosh tematikat e veçanta, kuptohet se tematika në atë kohë ka qenë uniformë.

Ishte vështirë të shkëputeshe nga uniformiteti i krijimtarisë dhe të dilje në atë fushë që krijuesi vërtet lakmon, krijimin e spikatur, gjurmë lënien. Mendoj se një pjesë të krijimeve folklorike kanë shënuar jetën e tyre të pasqyruar në krijimtarinë time”, rrëfente Beci.

Gjithçka po shkonte mirë, poezia, studimet, familja, shëndeti, deri në momentin e diplomimit, i cili i shkoi me sukses, sigurisht! Por ishte diçka tjetër që e cungoi ëndrrën e Gjokës. Dëshira e madhe për të vazhduar studimet e larta, u ndërpre pikërisht në momentin kur ai po e priste me aq gëzim. “Ishin arsye politike, që po t’i them, janë sigurisht shumë qesharake, por më ndaluan studimet”!

E kujton me dhembje atë ditë kur mori vesh se nuk mund të studiojë në universitet, por nuk u dorëzua. Dhe pse që nga viti 1965 e deri në ‘86-n, u detyrua të kryente punë tjetër në vend që të ishte në bankat e Universitetit të Tiranës me bashkëmoshatarët e tij, shokët dhe shoqet e gjimnazit. Por, gjithsesi, kjo periudhë pauze nuk i shërbeu për keq.

Ai u kthye në vendlindjen e tij dhe u mor me muzikë, pa dalë nga fusha e artit, ku dha një kontribut të veçantë për folkun e Mirditës, i cili në atë kohë ishte në periudhën e tij më të keqe. Aty lulëzoi dhe karriera e Gjokë Becit, duke filluar me çmimet e marra në Festivalin e Gjirokastrës, 1978, ku kënga “Xhamadan i trimërisë”, u vlerësua me çmimin e parë.

E jo vetëm kaq, Gjoka kishte një të veçantë kur shkruante, ai nuk ndahej nga idetë e tij, dhe nëse i pëlqente ajo që pasqyronte në bllokun e tij, nuk i ndryshonte as presjen më të vogël, por nëse vetëm një frazë i dukej e papërshtatshme e ndryshonte atë njëqind here, deri sa t’i tingëllonte aq bukur, saqë të mos ketë nevojë për ta prekur më.

Duke vazhduar më tej me; “Një zambak i bardhë mbi gur”, “Dy gëzime në një ditë”, të cilat janë me çmime të para, në Festivalin e ’90-s, saktësisht katër vite pasi Gjoka filloi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986.

Edhe pse në moshën 47-vjeçare, ulet në sallat e universitetit për të ndjekur orët e leksioneve dhe seminareve me bashkë-studentët e tjerë, ku binte në sy figura e tij, jo vetëm për shkak të moshës, por tashmë kishte ardhur me një “fytyrë” tjetër, një njeri i formuar, një personalitet i njëjtë me pedagogët, të cilët gëzonin të njëjtin respekt si ai në bordin e shkrimtarëve.

Gjoka është autor i 10 librave. Vëllimi i parë me poezi që mban vulën e Gjokë Becit, është ai i vitit 1970, titulluar “Kur zgjohen bjeshkët”. Por, pas një pauze të gjatë prej 20 vitesh, ka botuar librin “Zambaku im”, 1990. Për të vazhduar më pas me disa vëllime të tjera poetike, si: “Qiell e dhe”, “Antologjia e shpirtit” (1,2,), “Thuj vetes ec” dhe “Plis në Luvër”.

Vargjet e muzikës

Gjokë Beci bëri emër në muzikën shqiptare, dha një kontribut të veçantë në muzikën popullore. Ai ka bashkëpunuar me artistë të vlerësuar shqiptarë, brenda dhe jashtë trevave shqiptare, të cilët i kanë besuar penës së tij, duke e shpalosur me zë atë çka ai ka gjallëruar e ka sjellë në jetë.

Interes të veçantë për këngët e shkruara nga Gjoka, kanë pasur këngëtarët nga diaspora, ata të rrymës popullore, siç janë: Shkurte Fejza, Ismet Rexhepi (Maqedoni), Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, Myfarete Laze, Kastriot Tusha, Gëzim Nika, Arif Vladi, Manjola Nallbani, Artiola Toska e shumë të tjerë.

Në periudhën kur Gjoka bënte ekzaktësisht pjesën e dytë, pra shkruante tekste këngësh, procedonte ndryshe. Atëherë nuk ishin kopertinat që janë sot, këngëtarja apo këngëtari vjen e porosit, merr paratë dhe e mbyll me kaq.

Për Gjokën dhe autorët, kompozitorët e asaj kohe kanë qenë ndryshe: realizohej fillimisht kënga, produkti nuk shitej, por falej. Madje Gjoka përmend një rast për këngën “Xhamadani i trimërisë”: “Unë kam marrë 180 lekë të vjetra, 18 lekë të reja sot, dhe është quajtur se kam marrë shpërblim të madh. Tekstin tim e ka paguar shteti me honorar, nuk e kam shitur.

Përpos faktit që nuk paguheshim, kujtoj që sigurisht shumë ndryshe nga ditët e sotme, që të shkruaje një tekst kënge, duhet të kishe parasysh ca pika, të cilat nuk duhej t’i shkelje. Ishin disa vija të holla, të cilat duhej t’i shikoje me kujdes që të mos nxije asnjërën prej tyre, ndryshe të zinte gjarpri” – kujtonte Gjoka.

Frymëzimi është një element kyç në krijimtarinë e një tekst-shkruesi. Për mjeshtrin Beci, frymëzimi është pjesë e pandarë e thesarit të tij kulturoro-folklorik. Ai shkruante atëherë kur e kishte të domosdoshme për të shkruar, “mund të vijnë 20 këngëtarë dhe të mos shkruajnë asnjë tekst, mund të mos vijë asnjë e unë kam shkruar 4 të tilla”, pohonte ai.

Për më tepër ai citon të madhin Kadare: “Unë jam shkrimtar dhe do të vdes i tillë. Jam thjesht shkrimtar shqiptar e, nuk kam asnjë kontratë të shkruar me popullin tim, se si të shkruaj, pra jam sovran me veten time”. Në vitin 2009, artisti Gjok Beci u nderua me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës” nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bamir Topi./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi.../ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

Next Post

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke...”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

Artikuj të ngjashëm

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?
Art & Kulture

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

November 11, 2026
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Next Post
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke...”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme