• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Abat Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve, pasi”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

“Imzot Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё; At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin dhe…”! Historia e panjohur e Abatit të Mirditës
“Lura është shembulli unikal, ku dy besimet janë brenda një shtëpie; gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman, nipi e daja…”/ Refleksionet e studiuesit e publicistit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Imzot Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё; At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin dhe…”! Historia e panjohur e Abatit të Mirditës
“Imzot Serreqi, i lidhur me krerë të fiseve të Veriut të Shqipërisë, është autori i hartimit të memorandumeve, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve…”/ Raporti i diplomatit italian, më 13 shkurt 1912
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Nga Ndue Dedaj

Memorie.al / Pikëvështrim nga duhet parë vepra e “munguar”. Shpesh ka ndodhur që figurat e mëdha të kulturës, të cilët jetën e tyre e kanë gërshetuar me politikën, të mos vlerësohen në kohë. Stinët politike që kanë ardhur më pas nuk kanë lejuar klimën e duhur për ndriçimin e veprës së tyre. Është dashur kohë që të dalin nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit të gjatë ka ndodhur që ndonjëri të ngjitet në “zenit” nga dishepujt, pas nënçmimit ka ardhur si për çudi mbiçmimi. Kjo luhatje e skajshme ka qenë shërbimi më i keq për disa korifenj të kulturës.

Në lidhje me Prend Doçin, ka ndodhur vetëm proçesi i nënçmimit. Me sa duket nuk ka për të ndodhur dhe e kundërta. Madje vendosja e tij në vendin që i takon ka për të qenë punë e vështirë. Me gjithë njëfarë evokimi e shpalimi të figurës së tij këto vitet e fundit, për shumicën e shqiptarëve, ai vazhdon të mbetet gati ashtu si në kohën e tij, shumë i përmendun e, pak i njohur, siç e ka përcaktuar Shahin Kolonja. Mbase prej domethënies së kësaj sentence duhet nisur hulumtimi e analiza.

Shumë i përmendur, por pak i njohur?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

Pse kështu? Për shkak të veprës së “munguar”? Si ka ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi më vonë? Apo çështja qëndron krejt ndryshe? Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, arbëreshë të shquar si Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencën e tij me De Radën; gjuhëtarë si Justin Rrota, Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi; politikanë si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publicistë si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo Duçi; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si At Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatçia, Pal Dukagjini; studiues të letërsisë si Dhimitër Fullani, Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, Ëngjëll Sedaj, Isak Ahmeti; prijës e krerë të Mirditës si Prengë Bibë Doda, Prengë Marka Prenga; personalitete të Europës si Edit Durham, Franc Nopça e deri Peter Bartl në ditët tona; duke veçuar sidomos kontributin e e biografit të tij Pal Doçi, në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më 1997.

Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të Veriut, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga myslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës.

“Imzot Doçi s’ka shkrue pak, por gjithherë pa emën”!

Prend Doçi shkroi me pseudonimet “Primo Doçi”, “Një djalë prej Shqypnije” dhe mendohet se dhjetëra artikuj janë të tijtë. Ai kishte bashkëpunuar që herët me revistën e De Radës “Flamuri i Arbërit”, bashkëpunëtorë të së cilës ishin shqiptarë dhe arbëreshëm si Zef Jubani, Thimi Mitko, Spiro Dine, Nuçi Naço, P. Doçi, Gavril Dara (i Riu), Aanton Santori etj. Edhe kur ishte në Indinë Lindore me mision apostolik, përsëri bashkëpunon me revistën e De Radës, ku në tetor të vitit 1883, boton artikullin “Topografia e Lezhës në Shqipëri”.

Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare që dërgon Vatikanit dëshmojnë një stil modern, ndonëse ka munguar deri tani një hulumtim i mirëfilltë i gjithë lëndës së shkruar prej tij, çka do të krijonte mundësinë për një gjykim më të plotë. Jo më kot disa herë është vënë në dukje se “Emzot Doçi s’ka shkrue pak, por gjithherë pa emën”. Doçi përmendet si një gojëtar i spikatur. Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve të Shqipërisë.

Është po ky që përkrah Ndre Mjedën në hapat e parë duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftë me dhunti e përkushti për shkencën, gjuhën, kulturën. Akoma më tepër, “humbësi i madh”, i vetvetes nxiton ta presë shekullin e ri me një institucion letrar e gjuhësor brilant në qendrën më të rëndësishme kulturore të vendit që nga antikiteti, në Shkodër, mes ajkës së dijetarëve dhe atdhetarëve rilindas. Pikërisht në këtë kohë ndodh “konvertimi” i shkrimtarit, me njeriun e shkencës.

Veprën e tij tash e mbrapa duhet ta kërkojmë pikërisht te shoqëria prestigjioze “Bashkimi”, ashtu si një pjesë e të krijimtarisë së Konicës në vetë revistën “ Albania ” si drejtues i saj në radhë të parë. Dihet se Doçi ka qenë një ithtar i rrallë i gjuhës shqipe. Si i tillë detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht në pastërtinë e gjuhës së vjershave të tij. Vëzhgimet vetjake për të folurën e krahinave të veçanta, trajtimet modeste të gjuhës gjuhësire në shkrimet publicistike etj.

Jeta dhe vepra e Abat Doçit, ndahet në disa periudha. Periudha e parë i përket kohës kur Preng Doçi ishte meshtar i ri dhe plot vrull. I frymëzuar nga meshtarët e zellshëm dhe atdhetarë, që në rini vihet në ballë të punës meshtarake dhe atdhetare; periudha e dytë kur ai, si i pjekur kalon nëpër burgje dhe në mërgim; periudha e tretë kur ai mori detyrën e Abatit, dhe si prelat i lartë dhe diplomat i pjekur udhëhoqi Abacinë, e cila ishte në rangun e një dioqeze dhe këshillonte mendjen shqiptare të rilindësve; periudha e katërt, kur abati me mençurinë e vet i bëhej krah Qeverisë Shqiptare, e cila gjatë luftave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, gjendej në sprova të rënda qeverisje.

Kush ishte Abati i nderuar?

Preng (d) (k) Doçi (Dochi), lindi më 7 shkurt vitit 1846, nga baba (Pren apo Pjetër) dhe nëna Mria (Maria) në lagjen e “Parasporit”, në luginën më të bukur në botë, atë të Bulgrit, siç e quante këtë luginë, romancieri i njohur Fabian Barkata, në romanin e vet Lule. Lugina e Bulgrit, gjendet në rrjedhën e poshtme të lumit të njohur të Fanit. Kurdo, në çdo stinë të vitit, në këtë luginë syri sheh vetëm blerim, dhe përreth e qark syri vëren një rreth të bukur pyjor. Në këtë luginë duke u shoqëruar më gurgullimën e lumit Fan të Mirditës, i cili krijonte tinguj të bukur kumbues, nisi Prendi i vogël, të dashurohej me vendlindjen.

Hapat e parë të njohurisë më Kishën dhe më germat e abetares, Prendi i bëri së bashku më të emën, duke shkuar në Kallmet, ku ishte rezidenca ipeshkvnore e Lezhës. Aty vazhdoi të qëndronte për disa vite deri sa përfundoi shkollën fillore. Në moshën 14 vjeçare, pikërisht në vitin 1856, hyri në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku qëndroi deri më 1861. Në Seminar u dallua për zell dhe mësime të mira, kështu në vitin 1861 u dërgua në Kolegjin Urban të Romës për studime të larta teologjike. Gjatë studimeve në Romë, pati rastin të njihej më letërsinë Arbëreshe, historinë e Shqipërisë dhe poetin e madh Jeronim De Rada.

Veprimtaria meshtarake

Pas përfundimit të studimeve në vitin 1871, Dom Preni i pajisur më njohuri u kthye në Shqipëri, dhe pa u çmallur me të afërmit dhe vendlindjen u caktua famullitar në Korthpulë. Krahas kujdesit për gjendjen shpirtërore të popullit, ai shqetësohej shumë për gjendjen e vështirë të mirditasve nën zgjedhën Osmane. I frymëzuar qysh në fillim të rinisë së vet, me idenë e thjeshtë atdhetare, sapo shkeli në tokën e të parëve, në Mirditë, për shkak të trysnive të vazhdueshme të pushtuesve, krahas përkujdesit shpirtëror të besimtarëve, u dha pas çështjes kombëtare. Ai, çështjen kombëtare e përforcoi edhe kur ishte si kapelan dhe sekretar tek Abati i Oroshit, Dom Gasper Krasniqit, gjatë viteve 1872-1875.

Kryengritja e viteve 1876-1977, të mirditasve kundra osmanlinjve, ishte rezultat i organizimit të Dom Prekë Doçit dhe bajraktarit të Mirditës, Preng Bibë Dodës. Puna rreth këtij organizimi bëri që ipeshkvi i dioqezës së Lezhës, Françesko Malçinski, (shtetas austriak me kombësi nga Ukraina), ta suspendonte (shkishëzontë) Dom Prengun nga shërbimet meshtarake. Dom Prengu, duke qenë tashmë i vetëdijshëm së çfarë mendimi ka ipeshkvi për të, duke mos kërkuar mëshirë nga ai, mori arratisjen në mal, së bashku me shumë bashkëfshatarë. Kështu në muajin maj të vitit 1877, Dom Prengu së bashku me disa shokë, u nisën nëpër shtigje malore për të shkuar në Cetinë dhe më larg.

Por udha e tij ishte shumë e shkurtër sepse në Vuthaj të Guicë u zu nga ushtarët turq dhe prej andej e dërguan në Pejë dhe më në fund në Stamboll të Turqisë. Nga kjo ditë për Dom Prenkë Doçin, 31 vjeçar, rifilloi një jetë me plot sprova, e cila do të zgjaste plot njëmbëdhjetë vjet, duke kaluar nëpër tre kontitente të botës.

Prend Doçi 11 vjet në mërgim

Pasi u dërgua në burgun e Stambollit, falë një bashkëvendësi, Nikollë Përlaskajt, i cili kishte qëlluar roje në burgun e Konstadinopolit të atëhershëm, Doçi arriti të kontaktojë me patriarkun katolik të këtij kryeqyteti, armenin Stefan Azarjan, i cili sapo u njoftua për këtë çështje ndërmori aksionin për ta liruar Dom Prendin. Në fund ia doli kësaj pune në krye dhe Doçi u lirua nga burgu, me kusht që të largohej jashtë perandorisë osmane.

Dhe i gëzuar pa masë, Dom Prendi me ëndje u nis për në Romën e ëndërruar. Ai më 7.VII.1877, nga Roma, i dërgoi letër argjipeshkvit të Shkodrës, duke i lajmëruar se mrekullisht doli nga kthetrat e ushtarëve turq dhe se tashmë gjendej në Romë, në Kolegjin ‘Urbano’, ku i kishte përfunduar studimet e veta.

Meqenëse e kishte të ndaluar të kthehej në Shqipëri, Doçi duke e marrë miratimin nga Selia e Shenjtë, u nis për mision në Tokën e Re (Amerikë) në vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parë që shkeli kontinentin e ri. Dom Prendi, duke qëndruar në anën tjetër të rruzullit tokësor, nga malli për vendin e vet shpesh në mëngjes i drejtohej diellit: “Ç’prune prej dheut të Evropës? A mi ke pa ata të mijët”? Ndërsa në mbrëmje thoshte: “Mule e mu ço shnet atyne të mijve atje nalt, ku vet e di”?

Për qëndrimin e Doçit në provincën kanadeze Brunswick, dëshmoi edhe gazeta e kohës “The morning Freeman”, të Brunswickut më 22 tetor të vitit 1881. Në kujtimet e disa priftërinjve kanadezë, Doçi paraqitet si një shembull shumë interesant i atdhedashurisë. Në vitin 1883, Dom Prendin e kishn thirrur në Evropë, me shpresa kthimi në Shqipëri. Kështu ai më 2 prill të viti 1883, u gjend në Romë. Për të qenë sa më afër Shqipërisë, Selia Shenjtë e dërgoi më 5 maj po të këtij viti, misionar në Tivar, ku ndejti plot gjashtë muaj.

Por, përkundra përpjekjeve që bëri Selia Shenjte dhe kryeipeshkvi i Shkodrës P. Guerrini, për t’ia mundësuar kthimin në vendlindje, Doçi me plot hidhërim u detyra të marrë anijen e përgjatë brigjeve të Shqipërisë, të merrte rrugën për në Athinë. Për shkak të shpifjeve të cilat i bënte Ipeshkvi i Lezhës, Malçinski, drejtuar për nga Stambolli dhe Roma, Dom Prendi në vitin 1884, u detyrua përsëri të largohej nga Evropa, për të marrë rrugë tashmë në kontinentin e Indisë, pikërisht në Bombei, i caktuar sekretar i kardinalit Antonio Agliardi. Atje, si njohës i mirë i italishtes, latinishtes dhe frëngjishtes, zuri një vend të merituar mes të intelektualëve të Bombeit.

Kthimi në vendlindje

Sado që ishte mirë nëpër vende të cilat ishin të lira, Doçi nuk gjente prehje e qetësi. Dëshira e tij e vetme ishte të kthehej në Shqipëri. Kështu pas kërkesave të pareshtura nga ana e tij, nga Bombei dhe Roma, për t’u kthyer në vendlindje, më 6 nëntor 1888, i shoqëruar nga djem të Mirditës, i pritur katund më katund, tashmë si Abat i Abacisë Nullius (Abaci e veçantë) të Mirditës, mbërriti në Orosh.

Papa Leoni i XII-të, me dekretin “supra montem Miriditarum”, datë 25 tetor 1888, e kishte përtërirë Abacinë e Shën Lleshdrit, duke e shkëputur nga juridiksioni e Ipeshkvisë të Lezhës, duke e lënë drejtpërdrejt të varur nga Selija e Shenjte. Sipas atij dekreti, Abacia që përbëhej prej famullive te Oroshit e të Spaçit, i shtoheshin edhe pesë famulli të tjera, të shkëputura nga Diqeza e Lezhës: Ndërfanda, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti e Fandi. Kongregacioni i Shenjt i Propagandës, me dekretin “Ssmus D: N: Leo”, datë 27 tetor 1888, lajmëronte Dom Prengë Doçin, së Papa Shejt e kishte zgjedhur Abat të Mirditë.

Duhet theksuar se kësaj Abacie iu shtuan edhe disa famulli të tjera, me dekret të 30 shtatorit 1890, të Selisë së Shenjte: Vigu, Mnela e Gomsiqia, duke i shkëputur nga dioqeza e Sapës. Me dekret të 31 marsit 1894, Selia e Shenjte i shtoi edhe pesë famulli të tjera, shkëputur nga dioqeza e Lezhës: Kashnjetin, Korthpulen, Shën Gjergjin, Ungrejt e Kaçinarin dhe me dekret 2 korrik 1906, Abacisë iu shtua edhe Gryka e Gjadrit, që i përkiste Sapës. Abati qëndroi 28 vjet në detyrën e bariut të mirë.

Veprimtaria letrare

Abati Prend Doçi, përvese një diplomat i shquar, nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinë dhe prozën e shkroi me një gjuhë të rrjeshshme dhe të përdorur mirë, duke i botuar në Kalendarin “Vepra Pijore”, të vitit 1916 dhe “Kalendar për të Gjithë”, të vitit 1925. Ai edhe pse në të shumtën e rasteve shkroi pa emër, ka publikuar rreth 32 vepra. Ndër të tjera edhe fjalorin e Dom Dodë Koletsit, të botuar për nëntë vjet nga shoqëria “Bashkimi”.

Prend Doçi, me themelimin e shoqërisë “Bashkimi” në vitin 1899 dhe të ortografisë shqipe, me germa latine, zë vend të merituar në literaturën shqiptare. Përveç librave të botuar prej kësaj shoqërie, kemi edhe Alfabetin që Kongresi i Manastirit, i mbajtur në nëntor të 1908-ës, që u miratua më pak ndryshime. Abati cilësohet edhe si mbrojtës dhe nismëtar i hapjes së shkollave shqipe në Mirditë e rrethina.

Vdekja e Abatit

Më 17 shkurt 1917, duke dalë nga dhoma e nxehtë për të shëtitur në mes të murrlanit, në oborr të Abacisë, abati ndjeu një dobësi! Rrëzohet! E ndien veten keq! E vizitojnë dy mjekë austriakë që ndodheshin në Orosh me ushtri. Diagnoza: bronkopneumoni e dobësim zemre! “I ka ditët e numëruara”!, thanë mjekët! Lajmërohet kleri e të afërmit. Abat Doçi kujtohet e thotë: “dies annorum nostrorum septuaginta anni”, (jeta e një njeriu është normalisht shtatëdhjetë vjet, (Ps. 89.10)”, të cilat i kishte mbushur e kaluar. Thërret Dom Zef Skanen; ai e rrëfen, ia ndan kungimin dhe sakramendin e vajimit. Kështu i bërë gati, vdekja i arriti me 22 shkurt 1917, në orën 14.30. Vdiq bariu i mirë, letrari, atdhetari, duke ia ndërtuar vetes monumentin me vepra të pavdekshme./ Memorie.al

 (Materiali është pjesë e botimit studimor “Toka e Katedraleve”, me autor Ndue Dedaj)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 24 Mars 2026

Next Post

“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë ...”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 - ‘80-të

Artikuj të ngjashëm

“Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerjet e organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, etj,…”/ Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë
Personazh

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

March 22, 2026
“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran
Personazh

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

March 21, 2026
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

March 23, 2026
“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase
Personazh

“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase

March 19, 2026
“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit
Personazh

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

March 16, 2026
“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

March 15, 2026
Next Post
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të

“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë ...”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 - ‘80-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme