• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha…”/ Refleksionet e historianes së njohur
“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Dr. Laurant BICA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Të thuash Dibër nuk mund ta përmendësh pa apelativin e Madhe, jo me kuptimin e qytetit të Dibrës së Madhe, të Sheherit por për ndihmesën që ka dhënë në lëvizjen kombëtare shqiptare në shekuj. “Të thuash Dibër = Shqipëri. Të thuash Dibër = Komb Shqiptar. Të thuash Dibër = Shqiptari. Të thuash Dibër = Maqedoni, është zemra, nukli i saj”. Ndihmesa e Dibrës është e madhe për Ballkanin , Perandorinë Osmane e për mbarë Botën. Dibra është nga ato krahina që flasin e shkruajnë pak por bëjnë shumë. Vepra e tyre është e madhe. Të thuash Dibër do të thotë Histori. Dibra bëri histori, shkroi histori dhe mbeti në histori. Me të drejtë patrioti Ismail Strazimiri që është në thelb sinonim i shqiptarizmit shkruan se “Historia është baraz : Dje, Sot dhe Nesër”.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase

Ja ç’thotë për të, miku i tij Ismail Strazimiri: “Hoxhë Vokri, emnin e vërtetë e ka Said Efendi Najdeni, ka qenë një dijetar i famshëm, me kulturë të mjaftë fetare, shkencore, filozofike e politike, i pajuem me një karakter të fortë e moral të naltë idealist i vërtetë, shok e bashkëpunëtor i pandamun i Ismail Qemalit e i Rexhep Pashë Matit që ka qenë sundimtar i Tarabolosit (Libia) dhe mbrojtës i idealistëve të internuem në Fizan. Me këto cilësi Hoxhë Vokri e ndoq qëllimin e naltë të Lirisë Kombëtare, tue ba çdo sakrificë dhe tue i dhanë shqelmin çdo interesi të vet e të familjes. Çeli shkollën e parë në Dibër…”!

Dihet që Said Najdeni vdiq më 1903, por shokët e miqtë e tij si Ismail Strazimiri e Hamdi Ohri etj., punuan me mish e me shpirt për çeljen e shkollave shqipe në trevën e Dibrës e më gjerë pa reshtur. Hoxha Said Najdeni ose i quajturi ndryshe dhe Said Efendi Dibrani, qysh në fillim të vitit 1901, zhvilloi në Dibrën e Madhe një propagandë të dendur, për një Shqipëri autonome. Në krah ai pati edhe Hamdi Ohrin, bashkëkohës e mik i ngushtë i tij, atdhetar tjetër i shquar, që gjithashtu ka zhvilluar një veprimtari të gjerë patriotike në favor të çështjes kombëtare. Ai hapi shkolla shqipe në Dibër të Madhe në vitet 1895-1899, madje edhe në burg u mësonte të dënuarve gjuhën shqipe. Për veprimtarinë patriotike siç shprehet Ismail Strazimiri, mik i të dyve u arrestua dhe u burgos disa herë nga autoritetet osmane.

Nga ato që cituam më lart, del se në vitin 1903, Said Najdeni ndërmori hapa për t`u lidhur me patriotët shqiptarë si Ismail Qemali, mik i afërt i tij (i cili që në vitin 1900, ishte arratisur nga Turqia dhe ndodhej n’atë kohë në Itali), me Rexhep Matin etj., për të gjallëruar lëvizjen për pavarësi në luftë kundër Perandorisë Osmane, që tashti kishte marrë tatëpjetën. Për këtë Saidi, si mandator i vilajeteve të Kosovës dhe Manastirit, niset për në Tripoli të Libisë, për t`u takuar me Ismail Qemalin e Rexhep Matin, patriot shqiptar guvernator i Tripolitanisë. Ky i fundit në 1908 u helmatis nga sulltani në Stamboll si person i dyshimtë.

Said Najdeni, ky pionier i arsimit kombëtar, mik dhe bashkëpunëtor i respektuar i vëllezërve Frashëri e Ismail Qemalit, Rexhep Matit, Dervish Himës, Hamdi Ohrit, Sermedi Seit Toptanit, Kristo Luarasit, Shahin Kolonjës, Josif Bagerit, P.N. Luarasit, Nikolla Naços, Ismail Strazimirit e shumë atdhetarëve të tjerë shqiptarë, mbeti një figurë e shquar e dashur dhe e nderuar për të gjithë kombin shqiptar. Jo më kot në Kongresin e Dibrës 1909, gjithë delegatët, grumbull në shenjë nderimi, vizituan varrin e këtij shqiptari “të vleftë”…! Epope më vete është pjesëmarrja e Strazimirit në Kongresin e Dibrës më 1909, gjë që flet për atdhetarinë e qëruar të tij. Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në këtë kongres, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij dhe historisë së kulturës shqiptare, që u ndodh shumë afër hapit të kthimit prapa.

Aty Ismaili bashkë me atdhetarë të tjerë, u shpreh kundër rikthimit në përdorim të alfabeteve të gjuhëve orientale dhe pro alfabetit latin, për shqipen. Në këtë kongres morën pjesë delegatë nga të pesë vilajetet; i Shkodrës, Shkupit (Kosovës), Manastirit, Janinës dhe i Selenikut. Ismail Strazimiri nga ato që thotë në kujtimet e tij, kuptojmë që është në të njëjtën rrjedhë me Naim e Sami Frashërin, Abedin Dinon, Mit’hat Frashërin, Kristo Luarasin e një takëm rilindësish të tjerë, që ndonëse zyrtarisht pranuan si vijë të lëvizjes kombëtare shqiptare, Shqipërinë me katër vilajete, në fakt ishin partizanë, i përmbaheshin Shqipërisë me pesë vilajete, duke përfshirë dhe vilajetin e Selenikut brenda.

  1. A ishte Ismail Strazimiri në Shpalljen e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë? Edhe jo edhe po! Fizikisht ai nuk qe, por mendërisht e shpirtërisht ai ishte aty. Ai ishte aty nëpërmjet shokëve e miqve të tij që përfaqësuan Dibrën, Strugën e Ohrin, po dhe disa delegatë të tjerë që ishin me origjinë dibrane, apo kishin punuar ne trevën e Dibrës dhe për Dibrën. Le t‘i shohim një nga një delegatët dibranë që morën pjesë në tubimin atdhetar të Pavarësisë në Vlorë me 28 Nëntor 1912 dhe lidhjet e tyre me Ismail Strazimirin. Në radhë të parë me plakun e Vlorës; ndofta direkt nuk njihej por rruga e tij në jetë, qe po e njëjtë me atë të Qemal Vlorës.

Familje apo prejardhje fisnike, pjesëmarrje në lëvizjet e mëdha kombëtare shqiptare, si Lidhja e Pejës “Besa – Besën” e vitit 1899, me në krye Haxhi Zekën; pjesëmarrje në lëvizjen xhonturke “Bashkim e Përparim”, pjesëmarrje në kryengritjet e mëdha shqiptare të 1910, 1912, po ashtu dhe ne organizatën “Liri dhe Marrëveshje”, të krijuar nga Ismail Qemali dhe Riza Tefik Dibrani apo dhe Hasan Basri Beg Dukagjini etj. Sigurisht pjesëmarrja në këto dy organizata politike përparimtare për kohën në rang perandorie, qoftë edhe në trevën e Dibrës, i bën nder Ismail Strazimirit dhe është një sinjal pozitiv për personalitetin e tij me një frymëmarrje të gjerë dhe meriton kërkime të posaçme për aktivitetin e tij në to, krahas shokëve dhe miqve të tij. Ajo është dhe një tregues për nuhatjen e tij të hollë politike.

Kur pa se ato filluan ta humbnin karakterin e tyre përparimtar, ai u largua menjëherë prej tyre. Për të në çdo kohë “nordi” orientues kanë qenë interesat e Shqipërisë, të kombit shqiptar në përgjithësi. Konstatojmë që është në një hap me plakun e Vlorës, si dhe me një veprimtar tjetër që peshoi rëndë në pavarësinë shqiptare, Aqif Pashë Elbasanin, i cili e emëroi me iniciativën e vet, nënprefekt të Dibrës, Dibrës së Poshtme, apo e thënë ndryshe, Dibrës së vogël, Peshkopisë me “nëntë malet” e saj.

Ecim më tej. Një figurë madhore e pavarësisë është Vehbi Agolli (Dibra) që ishte zëvendës i Ismail Qemalit dhe kryetar i Senatit. Vehbiu ishte përfaqësuesi kryesor i Dibrës në Kuvendin e Vlorës, figura e dytë madhore e Kuvendit famëmadh të shpalljes së Pavarësisë. Me Vehbi Dibrën ka pasur njohje të afërt, kanë qenë gati moshatarë. Në kujtimet e tij ai e përmend qoftë për Lidhjen e Pejës, si njeri që e njihte nga brenda këtë Lidhje dhe kryetarin e saj, Haxhi Zekën, e përmend në Kongresin e Dibrës më 1909, të cilin e kryesoi në punimet e tij, e përmend në krye të Parisë së Dibrës së Madhe, në kryengritjen e vitit 1912, për marrjen e vendimit për shpërthimin e saj. I referohet në një rast në kohën e Princ Vidit, që i ishte drejtuar ai vetë (d.m.th. Ismail Strazimiri) kryemyftiut Vehbi Dibra, më 1915 në kohën e serbëve me njëfarë rezerve e, në ndonjë rast tjetër.

Opinioni i Ismail Strazimirit për këtë burrë të Dibrës që qe figurë e dytë pas Ismail Qemalit në Vlorë, qe përgjithësisht pozitiv. Kuptohet që midis tyre kanë ekzistuar marrëdhënie të ngushta në emër të çështjes kombëtare, militantë të së cilës ishin që të dy. Delegati i dytë i Dibrës në Vlorë ishte Hafiz Sherif Langu. Ka pasur aktivitet të gjerë patriotik. Me Ismail Strazimirin ata kanë pasur lidhje të ngushta . Ai ishte nip i Selim Rusit, një nga figurat qendrore të lëvizjes kombëtare në Dibër, krahas Iljaz Pashë Çokut. Madje nën hijen e gjyshit të vet të famshëm, zëmadh, u rrit e u burrërua. Ai është një nga figurat qendrore të Dibrës dhe të lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare, mik me atdhetarët e njohur si Hamdi Ohri, Zyhdi Bej Ohri, Hajdar Blloshmi, shok me Ibrahim Temon e Dervish Himën në Stamboll, në kontakte dhe me Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën e Mehmet Pashë Dërrallën, që lanë gjurmë në jetën e tij.

Ai mori pjesë në Kongresin e Dibrës të 1909. Kongresin e Dytë të Manastirit më 1910, në kryengritjen e vitit 1910. Disa kohë, me kërkesën e banorëve të Dibrës, shërbeu si mësues i gjuhës shqipe. U përfshi dhe në kryengritjen anti-osmane të vitit 1912, si luftëtar dhe organizator në rrethinat e kësaj krahine. Ismail Strazimiri shkruan: “Aso kohe bashkë me ne qenë Sadullah Strazimiri, Hafiz Sherif Langu, Shyqyri Bej – nip i Iljaz Pashës, Eqerem Cami…. e të tjerë nga qyteti i Dibrës së Madhe”. Në peripecitë e ngjarjeve të luftës së parë botërore dhe më pas, të dy kanë qenë shpesh në krah të njëri tjetrit. Natyrisht Ismail Strazimiri sipas mendimit tonë dhe siç del nga faktet, përfshi kujtimet e tij, ka qenë dhe në lidhje e raporte të caktuara edhe me delegatët e tjerë të Strugës e të Ohrit, si Zyhdi Bej Ohri që kish mbaruar “Robert Kolezhin” në Stamboll, me Dr. H. Myrteza, Nuri Sojliu, Mustafa Barutin e Dervish Himën.

Po ashtu dhe me dibranin nga Lura, Dom Nikoll Kaçorri që qe delegat i Durrësit në Kuvendin e Madh të Vlorës. Po ashtu ai ka qenë në relata të caktuara me delegatin e Pogradecit, Starovës, Hajdar Blloshmin apo, me Shefqet Daiun që në vitet 1911-1912, punoi si mësues në Dibër. Në Vlorë Shefqeti qe delegat i Elbasanit. Ai ka qenë në lidhje edhe me Hamdi Ohrin. Në një letër dërguar këtij në tetor 1911, i thotë se; “Së bashku me Vehbi Efendinë, po bëjmë përçapje për të marrë fshehtas librat që na ka dërgue Josif Bageri i Rjekës prej Sofje, por xhonët (xhonturqit L.B.) kanë ushtrue kontrolle të rrepta”. Në kujtimet e tija Ismail Strazimiri jep dhe caktimin e atdhetarit Shefqet Daiu, si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Dibrës së Madhe.

Unë nga kjo mori delegatësh, do të veçoja për t’u ndalur Hamdi Ohrin, me të cilin Ismail Strazimiri, ka pasur relata shumë të mira dhe në kujtimet e veta e përmend disa herë, jo vetëm në vitet e nxehta, të para, gjatë e të pas pavarësisë por dhe më vonë. Ai ka ushqyer një respekt të madh dhe një nderim të veçantë për Hamdi Ohrin dhe aktivitetin e tij si djali i Allamanit dhe nip i Iljaz Pashë Dibrës (Qoku). Ismail Strazimiri i ka nderuar dhe respektuar dhe ka bashkëpunuar me të gjithë pasardhësit e Iljaz Pashë Dibrës, si Shyqyri Çoku, Ramiz Çoku (Dibra), Hamdi Ohri (Çoku), etj. etj. Lidhjet e tij me fisin e Çokëve (apo Qokëve, njëlloj është. L.B.) kanë qenë tepër të ngushta; në këtë suazë përfshi Hamdi Ohrin. Ai ka qenë organizatori kryesor i kryengritjes së Shtatorit të vitit 1913 të Dibrës, apo siç quhet ndryshe të Petrinës, ku mori pjesë aktive dhe Ismail Strazimiri.

Pas vitit 1920, kur dhe Strazimiri u vendos në Tiranë, për dy dekada ata të dy kanë qenë krahas njëri tjetrit dhe i ka bashkuar një miqësi e vjetër, që gjithmonë mbeti e pastër si kristali në tërë peripecitë e kohërave. Hamdi Ohri, siç tregon dhe mbesa e tij, Valbona, e bija e Mentor Çokut, ka qenë në Vlorë ditën e dytë pas shpalljes së pavarësisë dhe firmosi aktin e saj. Ismail Qemali e pyeti se; “Çfarë ministrie pranon të marrësh”? – “Këtë punë t’jau lamë të rinjve, Ismail Bej. Gishti ynë është trashur nga përdorimi i pushkës, nuk bën për punë intelektuale”. Kështu patrioti i shquar shqiptar, nuk pranoi asnjë nga portofolet ministeriale.

Pyetja e Ismail Qemalit, tregon sa e çmonte dhe ç’personalitet kish e ç’reputacion gëzonte Hamdi Ohri si atdhetar e si intelektual, si nip i Iljaz Pashë Dibrës, midis atyre që shpallën Pavarësinë. Ai ish një rilindas i brezit të tretë, bashkëmoshatar me Ismail Strazimirin. Fakti që Ismail Strazimiri e ka njohur, ka bashkëpunuar me të, ka pasur miqësi deri sa mbylli sytë ky patriot me 24 nëntor 1938 në Tiranë etj., flet shumëçka dhe për lartësinë e vetë Strazimirit dhe aktivitetin e gjithanshëm atdhetar të tij.

  1. Ismail Strazimiri ka qenë një punëtor i palodhur i Rilindjes Kombëtare. Në Kryengritjen e vitit 1910, ai qe një nga organizatorët e saj në zonën e Dibrës. Pas dështimit të saj ai thotë plot mençuri: “Vërtet kryengritja dështoi, por lëvizja kombëtare shqiptare eci përpara”. Dëshmi për këtë qenë kryengritjet shqiptare të vitet 1911 dhe të 1912-ës. Këtë të dytën, Dibra ishte ajo që e filloi e para dhe e fundit që u tërhoq. Ismail Strazimiri si një nga burrat veprimtarë më në dukë të kësaj lëvizjeje, luajti një rol tepër të rëndësishëm në mbarëvajtjen e saj. Ai qe një nga organizatorët e saj në Sheher në Dibrën e Madhe. Pas ngritjes së flamurit në Shkup në fillim të gushtit 1912 dhe kur Hasan Prishtina i njoftoi për plotësimin e kërkesave të kryengritësve, atëherë dibranët e ulën flamurin e kryengritjes.

Pra Dibra e filloi e para dhe e mbylli kryengritjen e fundit. Pas vendimit barbar të Konferencës së Londrës të vitit 1913, kur 2/3 e trojeve shqiptare mbetën jashtë kufijve të shtetit të sotëm shqiptar, dibranët prapë në shtator të 1913-ës, ngritën flamurin e kryengritjes që u quajt e “Petrinës” dhe që përfshiu Dibrën, Strugën e Ohrin. Ismail Strazimiri qe një nga përkrahësit më aktivë të saj. Pas disfatave të para pushtuesit serbë sollën trupa të mëdha dhe e shtypën me zjarr e me hekur kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 të Dibrës. E kush më tepër se Gjakova në Kosovë Ulqini në Mal të Zi dhe Dibra e Madhe në Maqedoni, kish të drejtë të bashkohej me shtetin amë? Ajo që u bë sidomos ndaj këtyre tre qyteteve shqiptare e vatra të shqiptarisë, ishte një krim i pashembulltë.

Në këto kushte Ismail Strazimiri dhe familjet e mëdha dibrane dhe dibranët në përgjithësi, përpara mizorisë serbe dhe shtëpive që u dilte flaka e tymi, pasi u grabitën në mënyrë të paskrupullt, e mbajtën frymën si muhaxhirë në Tiranë e Elbasan.

Ismail Strazimiri prapë nuk ndenji rehat. Në kohën e pavarësisë ai u emërua nënprefekt i Dibrës së Vogël, nga Aqif Pashë Elbasani. Më pas ai punoi në shërbim të Princ Vidit. Në kohën e pushtimit bullgar e austriak të Dibrës, prapë qe Nënprefekt e gëzonte një emër të mirë në popull si krahinar. Populli e donte, e respektonte dhe e nderonte. Ndaj dhe të huajt që shkelën në Dibër, u përpoqën ta shfrytëzonin influencën e tij. Por me pushtuesin serb ai nuk pati asnjë relatë.

Edhe kur i detyruar nga rrethanat hyri në lidhje me autoritetet pushtuese serbe, manovroi me zgjuarsi dhe u theksoi se; “Dibra e dibranët nuk pranojnë të hyjnë në zgjedhën e kurrkujt”. Më 1915, e mundur nga austro-hungarezët, hordhia serbe kaloi nëpër tokat shqiptare. Dibranët të prirë nga dyshja Elez Isufi dhe Ismail Strazimiri e shumë të tjerë, bashkë me lumjanët në brigjet e Drinit të Zi, duke shfrytëzuar terrenin dhe kohën e keqe, u bënë varrin 12.000 ushtarëve serbë, duke u shpaguar për masakrat që kishin bërë më parë mbi popullin shqiptar të pambrojtur të atyre anëve serbomëdhenjtë. Në vitet më pas, Ismail Strazimirin e shohim me mëndje e me zemër në krah të mikut e shokut të vet të pandarë, Elez Isufit, e nipit të tij Suf Xhelilit, përballë ushtrisë serbe.

Në kujtimet e tij s’ kanë të mbaruar ngjarjet që përshkruhen dhe bëmat e luftërat e përpjekjet me okupatorët barbarë serbë. Vetëm ai popull i Dibrës e di se ç’vuajtje hoqi e ç’barbari përballoi mbi shpatullat e tij. Dibra me luftën e saj, jo vetëm u vuri pushkën pushtonjësve serbë, po sensibilizoi dhe opinionin e vendit e të huaj, qarqet diplomatike, derisa serbët pas kryengritjeve dibrane më 1920 e 1922, me hir apo me pahir, u shporrën në kufijtë e 1913-ës. Ishte heroizmi i pashoq dibran me në krye burra si Elez Isufi, “gjenerali me tirqe pa spaleta” dhe Ismail Strazimiri, i mençuri i padukshëm dhe i dukshëm dhe burrë i Dibrës me karakter të fortë, që i shporri serbët. Dibra e Madhe megjithatë mbeti në atë pjesë që nga burrat e kombit të kohës u quajt Shqipëria e robëruar.

Ismail Strazimiri mori pjesë gjallërisht dhe në Revolucionin e Qershorit 1924 me armë në dorë, në krah të Bajram Currit e të Elez Isufit; përjetoi dhimbshëm vrasjen e këtij të fundit, mikut të tij më të mirë e kurrë s’u pajtua me regjimin zogist. Kur vendin e tij e zunë pushtuesit Italo – Gjermane në vitin 1943, Ismail Strazimiri, roje vigjilente e pavarësisë dha jetën me armë në dorë në moshën 75 vjeçare, gjë e rrallë kjo dhe në historinë e botës. “Kujtimet” e tij janë një thesar për Dibrën dhe dibranët, janë një himn që i këndohet Dibrës. Ai diku në to vlerëson Luftën e Vlorës që bëri populli shqiptar më 1920. Njëkohësisht thekson dhe të vërtetën e madhe se pati prapa qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes, me në krye Sulejman Delvinën, pati mbështetjen materiale e morale të saj me njerëz, armatime dhe nga krahinat e tjera të vendit.

Kurse dibrani me luftërat e tij kundër serbëve, qe pothuajse i vetëm dhe u “tiganis me dhjamin e vet”. Kjo e bën luftën e dibranëve më heroike dhe më madhështore. Pikërisht kur fatet e Atdheut ishin “në teh të briskut” dhe në kurriz të popullit luheshin lloj – lloj intrigash, kësaj gjendjeje sidomos për Dibrën, Ismail Strazimiri në librin e tij historik, i referohet kështu:

“Drin, o lumi gjanë, plaku i malësisë
A ke me ia lënë Dibrën Serbisë?
Dibra do shpëtohet dera e Kastriotit,
Dibrani i nderue si ka qenë qëmoti?
Kurrë nuk durohet kjo robëri,
Dibra e Moisiut asht Shqipni!
Çohi burra çohi, gjithë me besë – besë,
Për Dibrën luftoni, për të madhen shpresë”!

Ismail Strazimiri erdhi nga legjenda si pasardhës, si pinjoll i princërve Balshaj, u bë me tërë veprimtarinë e tij një legjendë e gjallë, dhe me vdekjen e tij heroike me armë në dorë në moshë të kaluar e lartësoi emrin e vet dhe të vatanit të vet, Dibrës, u bë një hero legjendar, hyri në legjendë dhe mbeti në legjendë…! Historia jo vetëm ka shkruar por shkruan e do të shkruajë më shumë në të ardhmen për burra të tillë me emër, që ka nxjerrë krahina e lavdishme e Dibrës!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 22 Mars 2026

Next Post

“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai...”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

Artikuj të ngjashëm

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Nga Dibra është Riza Tefik Bylykbashi, një personalitet i rangut botëror, filozof, mik i Ismail Qemalit në parlamentin turk, i njohur ndryshe edhe si ‘Volteri’ i Turqisë, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

March 20, 2026
“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase
Personazh

“Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që Beshirët u falnin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase

March 19, 2026
“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit
Personazh

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

March 16, 2026
“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

March 15, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si…”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit

March 17, 2026
“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!
Personazh

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

March 15, 2026
Next Post
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai...”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme