• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si…”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit
“Kam ardhur nga Italia për të kërkuar eshtrat e gjyshit tim, ish-ministër dhe Kryetar Parlamenti, që u pushkatua me Gjyqin Special…”/ Dëshmia e kolonelit nga Roma
“Ministri i Ekonomisë ka bërë favore dhe selektivitet në mes firmave tregtare në dogana…”/ Kur Parlamenti i Zogut bënte interpelanca dhe ziente nga debatet e deputetëve
Gjyqi Special 1945
“Kam ardhur nga Italia për të kërkuar eshtrat e gjyshit tim, ish-ministër dhe Kryetar Parlamenti, që u pushkatua me Gjyqin Special…”/ Dëshmia e kolonelit nga Roma
Terenc Toçi
Francesco Jacomoni Maliq Bushati duke drekuar me Babain e Teqese se Krujes 1943 Poshte Francesco Jacomoni Mustafa Kruja dhe Terenc Toci ne nje ceremoni zyrtare ne Pallatin e Brigadave 1942 1
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Pjesa e dytë

Memorie.al / Asnji shqiptar brenda a jashtë Shqipnijet, nuk më ka terhjek e shty të baj diçka për ‘të, duke i lënë dy gisht letër si kujtim që të ngulitet në kujtesën e pasardhësve, që ta kujtojnë me nderimin ma të madh, njeriun që e deshi me gjithë zemër Shqipnin. Megjithëse të parët e tij janë largue që në shekullin e XV-të, prap se prap Terenci gjenë forca e kujtohet për vendin e të parëve të vet. Ka shkruar shumë, jo se ishte shkrimtar, se profesioni i tij për të cilin u shkollua qe jurisprudencë, po gjeti kohë që të merrej edhe me shkrime, të cilat unë, kur i kam lexue, jam befasue për thellësinë e mendimeve e konsistencën primare që ka pasur për shqiptarët të lindur e rritur nën hijen e Kanunit të Maleve.

                                                              Vijon nga numri kaluar

Mandej, mund të pohojmë me zemër në dorë se i ndjeri Lumi që ishte larguar nga vendlindja në vitin 1911, se gjoja e ndiqnin turqit “për veprimtari anti-osmane, kur turqve po u dridheshin këmbët për vete e Terenc Toçi krijonte Qeverinë e Përkohshme në Mirditë, për t’mos iu nënshtruar turqve, nuk i ka njohur patriotët që shkruanin me pseudonime, si: “Patriotikus”, E.D., “Dashuni e Shqipërisë”, P. Kordha, “Brutus”, “Critukus”, “Gilasius”, etj. etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si…”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit

Mos vallë, “patriotin Lumi” ka pasur parasysh Terenci, kur shkruante: “Të mos kishim pasur bashkë-atdhetarë në mërgim, në dheun e huaj, ndoshta ne do të ishim kujtuar shumë ma vonë, se gjuha jonë asht shumë e bukur, e amël, e zhvillueshme dhe në shkallë ma të naltë se disa gjuhë të tjera evropiane, pse turmat t’ona kanë lē dhe lindin me zemër vjershëtorësh”.

PËRKRAH INTELEKTUALËVE ME KULTURË PERËNDIMORE

Terenci, përmes punimeve të tija, u përpoq që të fuste kulturën italiane në Shqipëri. Për këtë qellim ai botoi në vitin 1928 një gramatikë italiane, në shërbim të shqiptarëve. Atë gramatikë, kritika e asaj kohe e priti mirë dhe dha gjykime të drejta. Punoi sa s’bën që populli italian ta njihte Shqipërinë si një vend fqinj me kulturë të lavdishme. Atë arriti ta bënte duke përkthyer në italisht veprën e Pashko Vas Shkodranit;  “Shqipëria dhe shqiptarët”.

Ajo vepër ishte përkthyer në frëngjisht nën vëzhgimin e autorit dhe gjermanisht në Berlin. “Kjo vepër është firmosur nga autori Vasa Efendi, nëpunës kristian – shqiptar i Turkisë”, lexojmë në “Historia e Shqipnis” të autorit Tajar Zavalani. Autori këtë përkthim e bëri nën pseudonimin; “Milo Shini”, të cilin e kishte përdorur edhe kur kishte shprehur mendime për poetin kombëtar, Gjergj Fishta.

Për Shqipërinë e fatet e saj, mbrojtjen e virtyteve si trashëgimi të racës arbërore, kanë shkruar edhe shumë misionarë katolikë të huaj, si: Ernesto Cozzi, Lavro Mihaçeviç, Fabian Barcato, etj. Disa prej tyre në vitet e pasçlirimit u burgosën e pushkatuan, siç qenë: At’ Zef Maksen, misionar gjerman, At’ Jak Gardini i shoqërisë së “Jezuitëve” që, me origjinë ishte italian, po me mendje e zemër, shqiptar i vërtetë me fjalë e vepra. Kjo gjë u realizua nga diktatura komuniste, jo se ishin të huaj, se të tillë qenë dhe Mugosha e Popoviç, por se ata demaskuan pangopësinë e fqinjëve në dëm të shqiptarëve dhe ngritn lart virtytet e tyre. Fishta shkruante: “Populli shqiptar si racë e si fis, është më bujar e më kreshnik se popujt sllav të Ballkanit”.

Qëndrimet ndrydhëse ndaj intelektualëve dhe elitës së tyre erdhën gjithnjë duke u ashpërsuar. Terenc Toçi, me mendimet e tij të pjekura u rreshtua si njeri erudit me dije të gjëra përkrah intelektualëve me kulturë perëndimore si qenë: Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Lasgush Poradeci, Jakov Milaj, Eqrem Çabej, Stavri Shundi, Enriko Grassi, Arshi Pipa, Lefter L. Dilo, etj.

Ai, gjatë viteve që udhëtoi nëpër të gjitha trevat e Shqipërisë, jashtë e brenda kufijve të sotëm, u njoh me jetën e vështirë të popullit fukara, por krenar për karakteri e tij që trashëgonte si racë evropiane.

Këto cilësi e virtyte të larta Terenc Toçi i pasqyroi me vërtetësi, duke u përkulur para tyre me veprën që e titulloi;  “Shqipja Arbërore”, të cilën e botoi me 1943, një vit para pushtimit komunist të Shqipërisë. Në atë vëllim me tregime të shkurtra, që radhë i kalojnë dy faqe, autori ka pasqyruar shumë neje të Kanunit, të cilin, si jurist që ishte, e vlerësonte si një Kushtetutë e cila udhëhiqte popullin tonë në ato vite kur i mungonin ligjet moderne. Aty shkruan: “… ne populli më i moçmi i Evropës, bëjmë të gjitha gabimet e një populli të ri … na ka mungue arsimi politik … nga padisiplina na duket si një kuvend qezarësh, a si një fshat i vogël, ku secili asht i bindun se asht i vetmi i aftë për me rrokë në dorë shkopin e kryeplakut”.

Shpesh në shkrimet e tij ka kritikuar e ka kundërshtuar politikën italiane dhe atë austriake, duke nxjerrë në pah politikën e Anglisë dhe armiqësinë e Francës me Rusinë. Me sa kuptohet, Terenci kishte ndërmend të mos pajtohet me askënd që punonte në dëm të Shqipërisë. Pas vendosjes së Princ Vidit në Shqipëri nga Fuqitë e Mëdha, ai shkruan: “U dërgua Princ Vidi pa organizim ushtarak … i rrethuar prej intrigave të huaja me grekë brenda shtetit…! U radhitën në krah të sovranit sekretarët, njëri kapiten karabinierësh italianë dhe tjetri konsull austriak”.

Kongresin e Lushnjës, që i zhvilloi punimet në janar të vitit 1920, Terenci e vlerëson duke e quajtur: “Kongres Kombëtar”, po që aty nuk doli njeriu i Historisë… një burrë me autoritet… që të vihej në krye të kombit…”! Në qeverinë e krijuar me 1920, pas Kongresit të Lushnjes, ministër i Brendshëm u emërua Ahmet Zogu, presidenti i ardhshëm i shqiptarëve. Terenci kishte simpati për atë njeri e më vonë do të shkruante një libër për të, me titull: “Mbreti i shqiptarëve”, të cilin do ta botonte në Milano më 1938, një vit para pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë, që do të ndodhte me 7 prill 1939.

Pikërisht, këtë libër biografik do të shfrytëzonte Ilir Ushtelenca, për të shkruar studimin disavjeçar, “Diplomacia e Mbretit Zog I-rë”, Tiranë, 1996.

Aso kohe, Mbretin e shqiptarëve Terenci e përshkruante: “Shtatlartë, atlet, energjik, syshqiponjë, i pashëm, njëzetepesëvjeçar, i kishte të gjitha të dhënat për ravijëzimin e një të ardhme të mirë për Shqipërinë”. Në vitet ’20-të, Terenc Toçi u dërgua konsull Gjeneral i Shqipërisë në Egjipt, ku qëndroi deri në maj 1922 dhe më vonë e shohim si drejtues shtypi të qeverisë dhe drejtonte gazetën që dilte një herë në dy javë, “Shtypi”.

Gjatë atyre viteve përktheu nga italishtja librin për fëmijë, “Zemër”, të autorit Edmond de Amiçis, duke e shoqëruar me parathënie të gjatë që t’u vinte në ndihmë lexuesve të vegjël shqiptarë. Është libri që, them, i ka rënë në dorë çdo vogëlushi shqiptar kur shkonte në shkollë dhe që e kemi parë film një tregim të tijin; “Nga Apeninet në Ande”, titulluar “Marku në kërkim të nënës”.

Më 31 janar 1925, Toçi u zgjodh kryetar i Kasacionit Penal, ku kontribuoi për firmosjen e Traktit të Miqësisë me Italinë me 26 nëntor 1926. Deri në atë vit, Terenci jetonte në Shkodër, por, për arsye pune, që ta kishte më afër, u transferua në Tiranën e Re. Këtu vajzat e Toçit ndiqnin shkollën shqipe, madje dhe e ëma e tyre lexonte abetaren shqip. Gjatë atyre viteve Toçi punoi dhe nxori në dritë një studim me vlera; “E drejta ndëshkimore (penale)”, parathënien e së cilës e shkruan dy juristë të njohur në fushën e jurisprudencës, Enriko Ferri e Eugenio Florian.

TERENCI POLITIKAN ME VIZION PERËNDIMOR

Për hir të së vërtetës duhet të themi, se Toçi, gjatë atyre viteve përktheu në shqip fjalime të Musolinit, që botoheshin aso kohe në shtypin periodik italian e gazeta shqiptare. Një nga ato qe: “Fashizmi”, Tiranë 1928, vepër të cilën e kishte vlerësuar edhe Mit’had Frashëri, i cili më vonë do të ishte themelues i Partisë Nacionaliste Shqiptare. Mit’had Frashëri shkruante në “Dituria”: “Në se lexuesi shqiptar lexon shqip, aty ku është shkruar italisht dhe ‘Shqipëri’, aty ku është shkruajtur ‘Itali’, ai libër mund të konsiderohet … këshillues i mirë që meriton të dëgjohet e të zbatohet”.

Shpesh Terenci në fjalimet e shkrimet e tij do të ishte në mbrojtje të shtypit shqiptar. Ai shkruante: “Asnjëherë nuk e kam parashikuar që një ditë do t’më duhej të mbroja kundër përfaqësuesve të popullit lirinë e shtypit, të drejtat e flamurtarëve të progresit të vendit. Me dashurinë e madhe për librin, Terenci kishte në Tiranë një nga bibliotekat më të pasura, me mbi 5000 vëllime me tematikë të ndryshme e vlera të pallogaritshme, sepse, si pohon e bija; “ … aty kishte libra të shtypura para vitit 1500, ku bënin pjesë vëllime të rralla me pergamene”.

Për këtë bibliotekë Terenci, duke menduar se do t’i shërbente një ditë dhe se do të dilte “i pa lagur” nga burgu komunist ku do ta prangosnin një ditë, i thotë në hetuesi atij që e pyeste që, bibliotekën e tij ta kontrolloni njerëz kompetent që e vlerësojnë librin, po, çfarë u bë me atë bibliotekë sot e asaj dite nuk dihet?! Gjatë viteve që Shqipëria ishte republikë, Terenci punoi si sekretar pranë Zogut, po, kur u shpall Mbretëri, për të cilën Zogu pohonte se “…më detyruan”, Toçi u tërhoq.

Më vonë ai bëri një studim me titull, “Xhandarmëria sipas së Drejtës Internacionale”, që u përshtat për shkollën e xhandarmërisë të hapur në Burrel. Me përpjekjet e tij, Terenci arriti të fuste në Institutin magjistral Femëror (“KYRIAS”) në Tiranë gjuhën italiane, si gjuhë kulture në vend të gjuhës angleze e frënge që e kryenin gjer atëherë. Sigurisht këtu ai shpreh tendencat e tij nacionaliste, pa marrë parasysh karakterin ndërkombëtar të dy gjuhëve: angleze e asaj frënge.

Në pranverën e vitit 1938, ishte anëtar i Qeverisë si Ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe me atë rast kishte sjellë nga Italia specialistë të të gjitha fushave. Ata ishin në rang shkencëtarësh në zootekni, në agronomi, në ekonomi, në veterineri, në bakteriologji, në bonifikime, në pemëtari e pylltari. “Ata specialistë iu vunë punës për t’ia ndërruar faqen e plakur Shqipërisë”. Falë interesit të specialistëve italianë e karakterit energjik e punëdashës të popullit, ekonomia shqiptare mori zhvillim të paparë.

Filluan të specializoheshin e arsimoheshin shqiptarë që më vonë të merrnin në dorë frerët e ekonomisë së vendit të tyre. Një nga ata specialistë ishte artisti i talentuar i Teatrit të Varietesë në Tiranë, bletërritësi i pasionuar pas bletarisë, Ali Duma.

Diku kemi lexuar: “ …më tej, që puna e Ali Dumës të kishte më shumë duk’ në mbarë vendin, Ministri i atëhershëm i Ekonomisë Kombëtare, Terenc Toçi, e mori në digaster specialistin…”.

Dorëheqjen nga Ministër i Ekonomisë, Terenc Toçi e bëri me 31 maj 1938, si e kemi thënë më sipër.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste me 7 prill 1939, Mbreti Zog, kur u largua dhe po kalonte në rrugën pranë Selanikut, i drejtoi Terenc Toçit mesazhin e lamtumirës dhe mikut intim që e shoqëronte i tha: “Në se do të kisha dëgjuar Toçin, tani nuk do të gjendesha në këtë rrugë”. Më vonë Terenci iu kushtua një studimi të titulluar: “Gjysmë shekulli jetë ballkanike”, ku shkruan: “Unë asnjëherë nuk pata besuar se qeveria fashiste e Romës, ka dashur me të vërtetë të pushtojë Shqipërinë…, kisha përshtypjen se ushtria italiane po vinte të çlironte kombin shqiptar nga sistemet qeveritare që po asfiksoheshin”.

Kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia Fashiste, Toçi i shkruante Mëkëmbësit të Mbretit, Jakomonit, ku i thotë se; duhej të shqetësohej nga varfëria cerebrale e disa zemër ngushtëve e të sëmurë nga daltonizmi politik, që duan t’i caktojnë Italisë detyrën e padrejtë e të pafalshme, atë të varrmihësit të njerëzve të gjallë”. Këto mendime do t’ia bënte të ditura edhe Padër Gjergj Fishtës dhe veteranit e luftëtarit trim të ardhur nga Kosova martire, Patër Pal Dodaj.

Në dimrin e viteve 1939 – 1940, fashizmi po bënte për Shqipërinë jo shkrirjen e dy popujve, por skllavërim, shkombëtarizim dhe mënjanim të Statutit. Për fashimin Terenci, pa e ditur se ç’kishin shkruar “Hylli i Dritës” dhe “Dituri”, thoshte: “Fashizmi nuk ka shpikur asgjë të re …, por ka vrarë tri gjëra; grabitjen e tokave të të tjerëve, vjedhjen dhe mbytjen e lirisë së kritikës së popullit. Ka lindur mirë, por u zhvillua dhe vdiq keq. Në falimentim! Por kjo nuk mjafton”. Toçi saktësoi që në kohën e vet gabimet e politikës së Musolinit, Çianos e të gjeneralit Pariani.

FUNDI “I PALAVDISHËM”

Kur hynë nazistët në Shqipëri, shumë italo – shqiptarë u larguan për Itali, kurse Terenc Toçi ndejti në vilën e tij në Tiranën e Re, gjersa pas derës së tij u dëgjua gjysmë-opinga partizane. Ata, pa trokitur, u futën në dhomën e tij dhe, si të ishte kriminelë e prangosën pa i dhënë shpjegime e pa pritur sqarime.

Terenci mendoi se ishte ndonjë keqkuptim i tyre dhe s’u shqetësua shumë, meqë veprimtaria e tij së fundmi kishte qenë; punë – shtëpi e anasjelltas. Ai vetë thoshte: “Kur s’pata punë në zyrë, qëndrova në shtëpi dhe punova ato dy pëllëmbë tokë”.

Nga burgu i Tiranës Terenci i shkruante së shoqes dhe së bijës se; nuk duhej të shqetësoheshin, mbasi nuk kishte bërë asgjë…! Po “rripi” i shtrëngohej çdo ditë, sidomos kur shtëpia e tij u zaptua nga familja e Bedri Spahiut, që ishte një familje partizane me 10 pjesëtarë. Ata u kufizuan të zotërve të shtëpisë kuzhinën dhe për të hyrë në banjo, u caktuan orar! Përmes letrave që Terenci u dërgonte familjarëve nga burgu, i porosiste që të mos shqetësoheshin dhe të rrinin të qetë, me mendimin se drejtësia shqiptare s’do të kishte materiale për ta akuzuar dhe shpresonte në fjalën e tij mbrojtëse, meqë ishte avokat!

Gjatë atyre ditëve mendoi t’i shkruante një letër At Pal Dodaj, që t’i botonte në “Hyllin e Dritës”, kapitullin e fundit të librit “Shqiponja Arbërore”, ku gjendej tregimi, “Polikroni”, i cili, sipas mendimit të tij, mund t’i jepte precedencë absolute për problemet sociale, që mund t’ia lehtësonin sadopak torturat çnjerëzore që po ushtronin në burg xhelatët komunistë. Na atë artikull Terenci, mes të tjerave, shkruante: “Kolonat e vendit tonë janë: Zoti, Atdheu, Familja, Nderi, Kurajoja”. As kjo nuk mjaftoi t’u mbushte mendjen gjyqtarëve me shkollë juridike që e kishin kryer në mal kur bënin luftë civile me ballisto – legalistë.

Toçi, përmes fakteve logjike, në gjyq u mundua të sqaronte se ka punuar për nderin e shqiptarëve dhe heroizmin e tyre dhe se nuk është kursyer, “ashtu siç mund ta dëshmojë ushtaraku trim mjaft i njohur, Spiro Moisiu, të cilin e kam mbrojtur nga akuzat shpifarake fashiste”. Bataku ku kishte rënë ishte i pakalueshëm për Terencin. Çka kishte bërë për Shqipërinë, për partizanët ishte vetëm “tradhti”, se vetëm ata kishin “luftuar” për vatanin dhe komunizmin fitimtarë e shpëtimtar të njerëzimit.

Nuk kishte si t’i shpëtonte jeta një njeriu që kishte brenda në Tiranë një vilë disakatëshe, se do t’u duhej zbatharakëve nga Dibra, Mati, Mallakastra e Kurveleshi…! Edhe sikur Toçi të mos kishte pikë faji, komunistët ishin mjeshtra për fabrikimin e tyre, të pushkatonin pa gjyq e të jepnin faljen mbrapa, ashtu si kishin bërë me bashkëvëllezërit në male, kur harboheshin me galeta mishi e kapota angleze, dhuruar nga misionet anglo – amerikane.

Me 17 burra shqiptarë, patriotë e intelektualë të thekur, me shkolla të larta, kryer në Perëndim, me 14 prill 1945, në orën 19.00, u pushkatua edhe Terenc Toçi me akuzën shpifarake; “Kriminel Lufte”. Sot, në Shqipërinë paskomuniste, a thua do të kujtohet ndonjë qeveritar që Terencit t’i jepet një vend nderi për përpjekjet e tij në dobi të Shqipërisë, meqë po shpallën “Qytetarë Nderi i Shqipërisë” e “Nderi i Kombit”, njerëz që s’kanë dhënë gjë për vendin, në mos kanë penguar ngritjen e flamurit shqiptar?!/ Memorie.al

Përgatiti; Broz Simoni

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 17 Mars 2026

Next Post

“Përbindëshi’, u publikua dhe më pas u ndalua, në periudhën e stalinizmit kishte shkrimtarë si Bulgakovi Maldestam, Ana Akmatova, që...”/ Intervista e panjohur e Kadaresë në “La Stampa”, maj 2010

Artikuj të ngjashëm

“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

March 15, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si…”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit

March 16, 2026
“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!
Personazh

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

March 15, 2026
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
Personazh

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

March 14, 2026
“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

March 13, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

March 13, 2026
Next Post
“Përbindëshi’, u publikua dhe më pas u ndalua, në periudhën e stalinizmit kishte shkrimtarë si Bulgakovi Maldestam, Ana Akmatova, që…”/ Intervista e panjohur e Kadaresë në “La Stampa”, maj 2010

“Përbindëshi’, u publikua dhe më pas u ndalua, në periudhën e stalinizmit kishte shkrimtarë si Bulgakovi Maldestam, Ana Akmatova, që...”/ Intervista e panjohur e Kadaresë në “La Stampa”, maj 2010

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme