• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, February 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?

“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?
“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?
“Në vitin 1951, Hasan Dosti, përfaqësuesi i Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’, deklaroi në Radion ‘Evropa e Lirë’ se, ishte marrë vesh plotësisht me Zogun…”/ Dosja e UDB-së, për emigracionin politik shqiptar
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
“Emnin e trimit Esat Pasha, e njeh Shqypnia dhe bota mbarë, kur bani luftra të rrepta në mbrojtje të Shkodrës…”/ Shkrimi i panjohur i ‘Përlindja e Shqypniës’ në 1913-ën
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur

Nga Albert Nikolla

Memorie.al / Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët, Serbët vranë 500.000 njerëz. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë, gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA – ës, në vitin 1982, nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih, me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre.

Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në saj të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman, me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në kroatisht libri u përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S. Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

Serbia, “macja që kërkon të behet luan”

Pas traktat të Shën Stefanit, mes Turiqë që humbi luftëra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perandorisë së Carëve Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për tu kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi vetëm 900 mijë banorë. Por, nëse deri në vitin 1911, synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perandorisë Turke, nën të cilën ndodhej Shqipëria, por thjesht nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878, nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundërshtuan me armë. Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga na e ushtrive turke.

Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane, ndërmori një sërë pushtimesh të cilët i shoqëruan me masakra masive kundër një popullisë krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë. Ndërkohë ka të dhana të sigurta se shifra mund të jetë edhe një gjysëm milioni. Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë, që numëroheshin brenda territoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX-të, në vitet ’30-të kishin mbetur territore shqiptare vetëm 80 mijë km. katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shteti shqiptar.

Sipas historianëve të kohëve moderne, ekspansioni sllav që u shoqërua dhe me shpërngulje masive dhe dukje të popullsive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekspansionin komunist më vonë i mori popujve gjermanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj., territore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë, nga të cilat një dhjeta i takonin territoreve shqiptare. Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perandorisë së kalbur Osmane, humbi më shumë se gjysmën e territoreve të veta.

Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novi-Pazarit) Nishit, Rrethinat e Manastrit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluar ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër ati-shqiptare të ekspansionit sllav kundër popullit më të vjetët në Ballkan dhe Evropë. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare” Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe “Nënë Tereza”, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmuan të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.

Shqiptarët në holokaust para Hebrenjve

(Shënime të gazetarit gjerman Hans Peter Rullmann)

Më 1913, të dielën e pashkëve, sa pa shpërthyer Lufta Ballkanike një shkrimtar vjenez, Izraeliti Leo Frojdlih botoi një libër të titulluar “Akuza që ulërijnë” (Accusation Records). Në të përfshihen dokumeta akuzuese të cilat rrëfejnë barbarizmat masive të bëra nga Serbët në krahinat shqiptare të veriut, jo më larg se 80 vite më parë, ose më saktë rreth 30 vite më parë se të ndodhte Lufta e Dytë Botërore. Holokausti i parë Evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frondlih përshkruan ngjarjet nga mezi i tetorit 1912 deri në marsin e vitit 1913.

Në një periudhë kohe më pak se pesë muaj, ushtria dhe bandat çetnike serbe; “egërsisht dhe në mënyrën më antihumane që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, bëri barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me qindra e mijëra burra të paarmatosur, të therur, gra të përdhunuara, pleq të mbytur, me qindra gra të djegur dhe të rrafshuar për tokë” Gjatë luftërave evropiane të shekullit të XVIII dhe XIX, nuk ka pasur asnjëherë synime për shfarosjen kolektive të ndonjë kombi. Në rastin më të keq, një vend orvatej për të pushtuar një vend tjetër.

Përpara luftës serbe kundër shqiptarëve më 1912, askush nuk është përpjekur për të zhdukur një popull të tërë. Në vitin 1912, kur mbi shqiptarët po ndodhte katastrofa e madhe, Frojndlih kishte një parandjenjë se sundimi serb kundër ekzistencës së një kombi të tërë, kishte përmasat e një sinjali historik. Ai ishte i vetëdijshëm se ky kthim i papritur kundër qytetërimit dhe shpirtit human, siç kishte nisur Serbia nuk do të venitej aspak në të ardhmen, në qoftë se bota nuk do të ndëshkonte popull në mënyrë të menjëhershme.

Freundlih përshkruan masakrimin e shqiptarëve

Mënyra sesi ushtria serbe, veproi më 1912-1913 ndaj shqiptarëve gjatë luftës ballkanike, përbën edhe rastin e parë të një zhdukje masive të një populli nga një popull tjetër. Megjithëse Mbretëria Serbe u njoftua se Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve, menjëherë sapo situata të qetësohej, do të niste punë për përcaktimin e kufijve, ushtria e këtij shteti nuk i njohu paralajmërimet e fuqive të mëdha dhe vazhdoi pushtimin e territoreve jo serbe. Më 22 tetor të vitit 1912, këmbësoria serbe pushtoi qytetin e Prishtinës në Kosovë. Më pas ajo vazhdoi sulmin në dy drejtime.

Nga krahu i Shkupit dhe tjetri nga Prizreni për t’u futur në drejtim të luginës së Drinit të Zi. Pas një muaji, më 20 nëntor 1912 serbët pushtuan edhe gati gjithë Shqipërinë e veriut dhe më 29 nëntor 1912, pararoja e kësaj ushtrie u vendos në Durrës. Lufta e serbëve kundër shqiptarëve, nuk kishte karakter pushtues, por shumë më tepër. Ajo mori karakterin e spastrimit etnik, dhe synonte që brenda një kohe të shkurtër t’i tregonin botës, se shqiptarët qenë zhdukur nga Ballkani. Pikërisht për këtë arsye e ta i quanin shqiptarët turq dhe me këtë justifikim ose i shpërngulnin ose i masakruan. Frojdlih i përshkruan masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912 – pranverën e ’13-të në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni kështu:

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin ti shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtazana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasu u nxirrej fëmija nga barku vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Pas krimeve, Edit Durham nis e urren serbët

Gjatë kohës që në Shqipërinë etnike, shqiptarët masakroheshin në shtëpitë e tyre, anglezja Mery Edit Durham, punonte për “Macedonia Relief Organisacion”. Kur shkeli për herë të parë në Ballkan, historiania dhe antropologia angleze ishte admiruese e popullit serb, si shumë njerëz të tjerë në perëndim. Por siç vëren anëtari i Parlamentit anglez, Aubrey Hernert “ishte vetëm mizoria e serbëve që e ktheu dashurinë e saj në përbuzje”. Pas masakrave të njëpasnjëshme, ajo vendosi të dalë hapur kundër serbo-malazezëve: “E mbështolla medaljen e florinjtë që ma kishte dhënë Krajl Nikolla, duke e bërë të qartë se nuk mund të pranoja një medalje nga ata që kishin miqësi me Abdul Hamidin dhe merrnin dekoratat dhe paret e tij”.

“Unë e kam kuptuar, – i shkruan Durham krajlit Malazez – se pasuesit e tu, janë shumë më mizorë sesa turqit, dhe unë nuk mund ta mbaj më për asnjë çast dekoratat e përlyer me gjak të pafajshmish”. Vendimin e saj ajo ai komunikoi shtypit anglez dhe austriak. Meqenëse nuk kishte mundësi për të takuar Mbretin serb Petër, ajo i tha shtypit anglez, se do të ruante rastin e përshtatshëm, për t’ia kthyer urdhrin e “Shën Savës” që në takimin e parë.

Të dhëna mbi shqiptarët, para masakrave serbe

Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog Francez, i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë në fillim të Shekullit të XIX-të, gjatë viteve 1836–’37, ndërmori një udhëtim në ballkën, i cili në atë kohë i përkiste Perandorisë së madhe Turke. Pas kthimit në Gjermani më 1840, Bue përmblodhi në katër volume, secili me nga 400 faqe të mëdha, përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore. Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët.

Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se; “Librat e Buesë janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”. Sipas shkencëtarit, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të, ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqipëria mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij gjeografike, Shqipëria etnikisht e pastër ka ka qenë një hapësirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull- gjithmonë sipas tij – kishte shumë më tepër Shqiptarë sesa Grekë dhe së paku dy herë më shumë shqiptarë sesa Serbë.

Kronologjia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve

Pranverë 1912: Rreth 6 mijë familje shqiptare shpërgulen me forcë nga zona e Nishit, në drejtim të Turqisë. Po në këtë kohë, nisin masakrat e malazezëve në krahinat shqiptare të Hotit e Grudës. 12 nëntor 1912: “Dejli Chronicle” shkruan se 2 mijë shqiptarë në krahinën shqiptare të Shkupit dhe 5 mijë në afërsi të Prizrenit janë therur në mënyrë masive. Dhjetor 1912 – Gazeta parisien “Humanite” shkruan se në Drenicë dhe Palikurë u mbytën të gjithë banorët. Në këtë vend është zbuluar një vargan varresh masive, një pjesë e të cilëve si gurë varri kanë kafka njerëzish.

Në fund janë varret e atyre që janë djegur të gjallë. Gjatë masakrave 31 fshatrat dhe qytete shfarosen krejtësisht.
1913: Masakrohen 300 shqiptarë në krahinën e Lumës. Gazeta gjermane “FRANGFURTER ZEITUNG”, shkruan se fëmijët u dogjën në kashtë në sy të prindërve, dhe më pas u masakruan prindërit me batare pushkësh dhe bajoneta. Pranverë 1945- vriten 40 mijë shqiptarë në krahinë e Kosovës, me pretekstin se ishin antikomunistë dhe të shitur në Perëndim. 1930 – përfundon asimilimi me forcë i gjithë shqiptarëve të Sanxhakut.
1949-50-të – Largohen forcërisht nga zonat kufitare Kosovë Lindore serbi rreth 300 mijë shqiptarë, pas një marrëveshje turko-jugosllave.

1989 – Helmohen në sholla fillore nga ushtria serbe mbi 6000 fëmijë të vegjël shqiptarë. Mars 1998, masakrohen 32 banorë të fshatit Raçak në Kosovë. Mars – Qershor 1999, gjatë luftës në kosovë, përzihen nga shtëpitë e tyre 1 milionë shqiptarë dhe vriten mbi 12 mijë gra, burra, fëmijë dhe pleq. 2000 – Kosova Lindore (Preshevë, Medvegjë – Bujan), vazhdon të mbetet e pushtuar prej Serbisë, nën shtetrrethim. Mbi 300 shqiptare janë vrarë nga vera e vitit 1999, deri në verën e vitit 2000, në këtë krahinë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 02 Shkurt 2026

Next Post

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi...”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

Artikuj të ngjashëm

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Art & Kulture

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

February 1, 2026
“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”
Art & Kulture

“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

January 30, 2026
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
Art & Kulture

“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

January 27, 2026
“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!
Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

January 21, 2026
“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë
Art & Kulture

“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë

January 19, 2026
“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri
Art & Kulture

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

January 16, 2026
Next Post
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi...”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme