• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

“Oficeri ia dorëzoi letrën autoriteteve austriake në Shkodër dhe qysh atëherë, edhe me nxitjen e Faik Konicës, Austria e humbi besimin ndaj Ismail Qemalit,…”/  Prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë, në 1912-ën
“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë
“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
“Pasi ishte deputet në Parlamentin e parë shqiptar, Ali Koprencka, emigroi si fanolist dhe u kthye në atdhe me amnistinë e 1928-ës, e kur Zogu i propozoi disa detyra, ai i tha…”/ Saga e bejlerëve të Skraparit
“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha…”/ Refleksionet e historianes së njohur

Nga Mehmet LATIFI

Memorie.al / Ndër delegatët pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, me rastin e shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912, ishin edhe shtatë delegate nga Struga e Ohri, duke mos llogaritur edhe djalin e telegrafistin e Ismail Qemalit, Qazim bej Qemal Vlora dhe Bejzat Saliun (telegrafist). Duke shikuar me kujdes dokumentin me nënshkrimet e nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, latohet edhe emri “Dr. H. Murteza”!? Struga dhe natyrisht struganët, krenohen me të gjitha figurat dhe personalitetet e Rilindjes Kombëtare, e bashkë ata edhe me Dr. Ali Murtezain, jo vetëm delegate por edhe nënshkrues i Aktit të Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28.11.1912.

Deri më tani, nuk është publikuar diçka më shumë për këtë personalitet, ose së paku autori i këtyre rreshtave nuk ka hasë në shënimet dhe publikimet për këtë figurë të historisë shqiptare në përgjithësi. Zbardhja e figurës dhe personalitetit të Dr. Ali Murtezait, fillon aty, prej nga nis jeta e tij dhe veprimtaria shoqërore, profesionale dhe politike – në Strugë!

Rastësia është mbret i botës – thotë një fjalë popullore dhe krejt rastësisht, në qytetin e Strugës, kam takuar Dr. Genc Struga nga Tirana. Mbiemri i tij Struga, më bëri kureshtar, të di se kush ishte Dr. Genc Struga. Edhe vetë ai ishte kureshtar edhe më i madh, për të ditur se kush ishte? Për veten e tij u shpreh: “Jam mjek, kam mbaruar Fakultetin e mjekësisë në Tiranë dhe kam specializuar neurologjinë në Angli”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

Në mungesë të informacioneve më të hollësishme, dinte vetëm se është me prejardhje nga Struga, ndaj dhe mbajnë mbiemrin e qytetit buzëliqenas. Rrëfimin e tij, Dr. Genc Struga e filloi duke me fjalët: “Gjyshi im, i quajtur Zenel Struga, ka ardhur nga Struga në Tiranë, që para Luftës së Dytë Botërore. Ai ka mbaruar studimet për farmaci në Austri. Ndërkaq, vëllai i tij, (xhaxhai i babait tim), Ali Murtezai (Struga), ka qenë mjek, që po ashtu ka mbaruar studimet në Austri apo Rumani (!?) dhe ka shërbyer si mjek në Strugë.

Se Dr. Ali Murtezai, ka shërbyer si mjek në Strugë, e dëshmon edhe autori i librit monografik kushtuar shëndetësisë në Strugë, Dr. Stojçe Kovaçevski, duke thënë mes tjerash se; ‘ka qenë mjeku i parë shqiptar në këto troje’. Kanë ardhur në Tiranë dhe ka hapur një farmaci-barnatore dhe ordinancë mjekësore. Kaq dijë për gjyshin. Babai më ka lindur në Tiranë dhe kështu…”!

Edhe i ati i Dr. Gencit, Gëzim Struga, (me të cilin asokohe biseduam përmes telefonit), nuk dha ndonjë sqarim të plotë për familjen, pos që na udhëzoi që të takojmë Ismail Ate! Ismail Ate, na sqaroi për aq sa kishte njohuri, duke thënë se kjo familje është autoktone strugane!

Pohimi për autoktoninë strugane të kësaj familje, paksa e dezorjentoi kërkimin. Për t’i rënë në gjurmë familjes së Dr. Genc Struga (pasardhësit të Dr. Zenel dhe Dr. Ali Murtezait-Strugës), u drejtuam tek shumë njerëz, kronist të lëvizjeve, dyndjeve dhe migrimeve të struganëve, por edhe atyre që janë marrë me kërkime historike dhe historiografike.

Në këtë drejtim, pa dyshim ndihmesë të madhe na dha Prof. Dr. Nebi Dervishi, i cili me të përmendur emrin, me plot respekt dhe krenari u shpreh: “Zejnel Efendiu (Struga), siç e kanë njohur bashkë-kohanikët, ka qenë farmacist. Ndërkaq, vëllai i tij, Dr. Ali Myrteza Efendiu (Struga), me profesion mjek, ka qenë një nga delegatët pjesëmarrës strugan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.

Të dy vëllezërit, Zeneli dhe Ali Myrtezai, janë nga një familje e nderuar arsimdashëse, intelektuale dhe me tradita e taban kombëtar. Sipas shënimeve që posedoj, në vitin 1935, në Strugë kanë hapur një barnatore (farmaci)…” – theksoi mes tjerash Prof. Dr. Nebi Dervishi.

Duke vazhduar interesimin e kërkimit të zbardhjes së plotë të identitetit të kësaj familjeje, arritëm të konkludojmë (?) se kjo familje në Strugë ka ardhur nga Dibra dhe është degë e patriotit Hoxhë Vogli, Said Najdenit – “Hoxhë Voka” apo “Vogli” njëri nga veprimtarët e dalluar të rilindjes kombëtare!

Ç’ndodhi me këtë familje? Si erdhi nga Dibra në Strugë? Si e braktisën Strugën? Kush e “trashëgoi” shtëpinë dhe pronën e tyre, janë pyetje që kërkojnë një kërkim të përkushtuar nëpër dokumentet arkivore, por atë që për momentin dihet është kjo:

Dy vëllezërit, Zejneli-farmacist (ka mbaruar studimet për farmaci në Austri), dhe Ali Myrtezai-mjek, (ka mbaruar studimet e mjekësisë në Austri ose Rumani), kanë ardhur në Strugë dhe kanë jetuar deri rreth viteve 1936-‘37, kur janë shpërngulur në Tiranë-Shqipëri, ku kanë hapur barnatore dhe aty kanë ngelë.

Shtëpinë e tyre, shumë afër lumit Drini i Zi, dhe shumë afër shtëpisë së Dr. Ibrahim Temos, pas largimit të tyre, e ka “blerë” ose e ka “nacionalizuar” ose përvetësuar i ashtuquajturi Mitre Radozhda! Poashtu edhe tokën që e kanë pasë në Strugë, e ka “përqafuar” po ai Mitre Radozhda, që sipas dëshmitarëve, ka qenë një nga zyrtarët me ndikim dhe “autoritet” në komunën e Strugës. Siç pohuan dëshmitarët, shkolla fillore “Vëllezërit Milladinovci”, është ndërtuar në tokën që ishte pronë e familjes së Zejnel dhe Ali Myrteza Strugës.

Kjo pak a shumë hedh dritë mbi figurën dhe personalitetin e Dr. Ali Murtezait, një nga nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912, duke qenë përfaqësues dhe delegate nga Struga e Ohri, bashkë me delegatët tjerë, me në krye Ismail Kemal (Qemali), dhe delegatët tjerë:

Kaçorri (Dom Nikollë Kaçorri), Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra), Jorgji Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Harçi, Qazim Kokoshi, Josif Minga, Rexhep Mitrovica, A. Rruçi, Abdi Toptani, Abas Dilaver (Çelkupa), Mid’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal Kopernacka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani, Iljas Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Berati, Dhimitër Emanuel (Mborja?), Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Luz (Luigj) Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro (Don) Ilo, Tanas Floqi, Lef Nosi, Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemaledin Deliallisi, Nebi Sefa-Lushnja si dhe delegatët nga Struga e Ohri:

Nuri Sojliu, Zyhdi Ohria, Xhemal Beu, dhe Dr. Ali Murtezani, (që në të gjitha publikimet e gjertanishme shënohet si Dr. H. Myrteza) edhe pse nga Struga kanë qenë edhe delegate të tjerë si p.sh. Murat Barutçiu, Hamdi bej Ohri, Devish Hima (?) dhe natyrisht Qazim Bej Qemal Vlora, djali i Ismail Qemalit, shef i kabinetit të Ismail Qemalit. Poashtu, duhet përmendur edhe Bejzat Saliun nga Ohri, i cili sipas pohimeve ka qenë telegrafist në Vlorë, (detyrë që e ka ushtruar edhe në Ohër)./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 8 Janar 2026

Next Post

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

Artikuj të ngjashëm

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!
Personazh

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

March 15, 2026
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
Personazh

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

March 14, 2026
“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

March 13, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

March 13, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Personazh

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

March 12, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
Next Post
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme