• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Për portolanet mesjetare, bregdeti shqiptar fillon në veri me Tivarin, duke vijuar për në jug, deri rreth Butrintit ku jepen largësitë…”/ Studimi i detit Adriatik dhe Jon, në librat e autorëve të huaj   
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij

Nga Aleksandër Cangonja

Memorie.al / Nëse do vizitojmë Tiranën, Kavajën, Elbasanin etj., do vërejmë diçka të përbashkët midis tyre, që në sheshet qendrore të këtyre qyteteve do të shohim kulla të ndërtuara në periudhën Osmane, të cilët shërbenin si kulla sahati, të gjitha këto janë të ndërtuara në shekullin XIX-të. Por një gjë të tillë nuk e shohim në Durrës, pse?! Sipas dokumenteve dhe fotove që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, mbas tërmetit të dhjetori të vitit 1926, i cili në Durrës shkaktoi shumë dëme, në ndihmë të autoriteteve shtetërore shqiptare, ofrohet dhe shteti italian i cili sjell në Durrës specialistë të cilët asistojnë në shembjen e objekteve të dëmtuara dhe në kuadër të këtij operacioni, nga fotot do të shikojmë që punonjësit e Kryqit të Kuq, së bashku me ushtrinë, po demolojnë disa objekte ku midis tyre dhe kullën e sahatit të Durrësit.

Fatmirësisht këtë gjë e tregojnë fotot e bëra nga mjeshtri Ymer Bali, i cili e ka fiksuar këtë moment. Edhe pse ekzistencën e saj e dallojmë nëpërmjet fotove të shumta të atyre viteve, të cilat tregojnë se kulla aty ka qenë. Në plan të parë kur shihet në foto, ajo ngjan si një kullë me kambanën e ndonjë kishe, gjë që diskutohet shpesh në rrjetet sociale! Po kujt kishe?! Pyetja ngel pa përgjigje!

Duke qenë se për të është folur pak në disa nga autorët e qytetit, në kërkimet mia në Arkivin e Shtetit por edhe më gjerë, arrita të gjejë disa fakte për ta vërtetuar që Durrësi ka pasur një kullë të sahatit dhe kjo vërtetohet me anë të dokumenteve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

Fakti?! Durrësi në fundin e shekullit të XIX-të bëhet Sanxhak (prefekturë) e vilajetit të Shkodrës, dhe si Sanxhak kishte në varësi Kaza (Bashki) të tjera si Tirana, Shijaku, Kavaja dhe Kruja. Normalisht si kryeqendër e prefekturës që ishte, Durrësit nuk kishte si t’i mungonte dhe asaj një kullë sahati.

Aktualisht sot nuk kemi gjurmë të saj dhe shumë pak veta në Durrës e dinë se ajo ka qenë e vendosur në krah të bashkisë, ku ndodhet sot busti i Hafiz Ali Podgoricës, sipër murit turk i cili vazhdon të jetë aty. Ekzistencën e një kulle sahati në Durrës, e vërtetojmë nga dokumentet që gjenden në arkivin Osman të Stambollit.

Nëpërmjet Osmanologut Ermal Nurja, arrita të siguroj një dokument të përkthyer ku thuhet: “Drejtuar Inspektoratit të përgjithshëm të Lartë të vilajeteve të Rumelisë, Naltësisë së tij të veshun me pushtet! (Pas elozheve të rastit).

Ju parashtroj me gëzim pa masë se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë ndërtuar nga themelet (pra janë ndërtime të reja jo të mëparshme) dhe inagurimi i tyre do të realizohet në ditën e lumtur që kemi përpara (përvjetori i radhës i fronëzimit të Sulltan Abdulhamitit të II-të që është 19 gushti).

Urdhri dhe fermani i takojnë vetëm të zotit të çështjes. Data aktit 27 korrik 1907 Mytesarifi i Durrësit Kazim (vula)”(1)Pra nga ky dokument i datës 27 korrik 1907 ku Mytesarifi i Durrësi i drejtohet inspektoratit të përgjithshëm të lartë të vilajeteve të Rumelisë, dhe i informon se dhoma e karantinës, posto-blloku i portit dhe kulla e sahatit janë objekte të reja të ndërtuara nga fillimi dhe si datë për inaugurimin e tyre do vendosej 19 gushti ditë kjo që përkon me rastin e fronëzimit të sulltan Abdulhamitit të II-të”.

Nga ky dokument vërtetojmë se kulla ka qenë ndërtim relativisht i ri (me një orëmatës me tinguj), pra e fillim shekullit XX-të dhe jo njëlloj si kullat e Tiranës, Kavajës, Elbasanit etj., që janë ndërtime të viteve 1800 (por fakti që kulla po ndërtohet nga e para, nuk e përjashton ekskluzivisht idenë se më përpara edhe mund të ketë pasur kullë tjetër, thjesht ky dokument tregon se hera e fundit që është bërë një kullë sahati në Durrës ka qene ky vit, pra 1907).

Po pse nuk u rindërtua përsëri në të njëjtin vend kulla e sahatit? Për këtë gjë mund të ketë disa hipoteza, një prej të cilave dhe më bindësja është se mbas tërmetit të vitit 1926, ndërtimtaria e objekteve civile dhe shtetërore filloi me hov të madh, krahas shtëpive dhe objekteve tregtare në Durrës, filloi ndërtimi i objektit të bashkisë.

Godina do pozicionohej në fillim të sheshit “Liria” ku sipas projektit ajo do ishte 3 kat + 1 kat podrum, dhe mbi godinë në cepin e krahut të majtë, do ndërtohej sahati e cila do kishte një mekanizëm të prodhuar në Gjermani nga kompania “Eduard Korfhage dhe bijë” dhe dy kambana (2).

Kjo mendoj se ishte një arsye domethënëse për të mos u rindërtuar më në pozicionin e mëparshëm, por të integrohej në godinën e bashkisë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mustafa Kruja pranoi propozimin italian për t’u bërë kryeministër, pasi Italia ra dakord të bënte disa koncesione në drejtim të autonomisë shqiptare, si...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Next Post

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që...”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune

Artikuj të ngjashëm

“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria
Dossier

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

December 28, 2025
“Në Shqipëri, s’ishin të lejuara raportet e marrëdhëniet jashtëmartesore, ato quheshin prostitucion dhe dënoheshin me punën të detyruar, por te Hotel ‘Dajti’, pashë…”/ Kujtimet e italianit Canciani
Dossier

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

December 26, 2025
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 25, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Dossier

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 26, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Edhe pse isha i verbër, policët Mustafa Lika, Agim Kërtuka, Nikollë Skana dhe Ramazan Lika, më kanë futur në birucë me lagështirë dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit, që vuajti 26 vite burg

December 24, 2025
Next Post
“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që…”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë, nuk kryhet asnjë vepër, dashuria e sinqertë dhe të thellë, duhet të jetë si ata trëndafila që...”/ Letrat e dashurisë së Mit’had Frashërit, për të dashurën rumune

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme