• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, December 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”
“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947
“Urim Elezi nga Korça, djali më i nurshëm e më i fuqishëm në kampet e burgjet e politike, mbeti ulok i përjetshëm, pasi policët donin të provonin rezistencën…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
Memorie.al
“Urim Elezi nga Korça, djali më i nurshëm e më i fuqishëm në kampet e burgjet e politike, mbeti ulok i përjetshëm, pasi policët donin të provonin rezistencën…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“S’kish tallje më të kobshme, kur shihje policët e spiunët, t’iu hidhnin në surrat burrave pleq me një barrë mustaqe, morrat me qeska, t’i zhvishnin lakuriq dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Nga URIM ELEZI

Pjesa e nëntë

                                          Parathënie

Memorie.al / Urim Elezi, lindur më 18.10.1941 në Floq të Korçës, hyn te të dënuarit dy herë nga regjimi komunist me shumë vite vuajtjeje. Ai u burgos më 26.10.1963 dhe doli që andej më 10.2.1989. hyri në 22 vjeç dhe doli 48 vjeç, madje i verbuar. Në moshën 18-vjeçare kreu shkollën e Instruksionit në Gjirokastër, ku gradohet nënoficer. Në dënimin e parë ishte ushtar në Repartin Nr.9357 Gjirokastër. Herën e parë u akuzua në bazë të nenit 64, në kombinim me nenet 10 e 14 të Kodit Penal. Ishte me shërbim ushtarak, së bashku me shokun e tij Hekuran Shyti, në Gjirokastër. Sipas gjykatës, i kish propozuar Hekuranit të arratiseshin sepse bëhej jetë e mirë në vendet kapitaliste e sidomos në SHBA. Hekurani lirohet më parë nga ushtria dhe gjatë kësaj kohe gjen personat e tjerë, me të cilët do kryenin arratisjen. Hekurani i nis një telegram Urimit në Gjirokastër, me kërkesën që të të niset se nëna ishte sëmurë.

Kësisoj Urimi bashkohet me shokët e tij, Hekuran Shyti, Durim Shyti dhe Robert Morava. Të pa orientuar mirë, të spiunuar nga një banori i zonës, ata u kapën nga forcat e kufirit në postën kufitare të Nikolicës në rrethin e Korçës. Gjykata Ushtarake Tiranë me vendimin nr.21, datë 27.2.1964, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drejtës zgjedhore për 4 vjet dhe të gradës së rreshterit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

U la në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.3.1964 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.

Për herë të dytë u arrestua më 19.2.1980. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal me artikulime shumë rënduese. Dega e Punëve të Brendshme Fier, me shkresën nr.112, datë 15.1.1980, i kërkoi Drejtorisë së Hetuesisë miratimin e arrestimeve për tre shtetas, midis të cilët edhe i përmenduri Urim Elezi. Ishte marrë në përpunim aktiv më 17.5.1979 se zhvillonte propagandë në radhët e të dënuarve.

Raportonin për të “I penduari” dhe “Tekniku”. Për të thuhej të ishte shprehur: “Sigurimi i ka lyer duart me gjakun e këtij populli. Kanë bërë krimet më të shëmtuara që mund të ketë në histori, Sigurimi është sjellë me popullin dhe me njerëzit, më keq se ç’janë sjellë fashistët dhe nazistët..! Nuk ka më të poshtër se komunistët. Unë quaj komunistë të gjithë ata që kanë yllin në ballë si një domate, pavarësisht nëse besojnë mjekrën e Marksit apo mustaqet e Stalinit…! Krimet më monstruoze në Shqipëri, janë bërë në kohën kur kanë ardhur në fuqi komunistët! Jeta te ne është burg”.

Gjykata e Rrethit Fier e drejtuar nga Sokrat Dautaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Kiço Koçi, me vendimin nr.94, datë 18.4.1980, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. I bindur në kotësinë e vendimeve komuniste, Urim Elezi nuk e ankimoi vendimin. Pasi i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, ku e cilësonte “përbindësh të pangjyrë, të sëmurë me mani persekutimi”, më 6.12.1981, u rrah nga policët e Burgut të Burrelit, deri sa u verbua. U lirua më 10.2.1989, nga Reparti nr.305 Përparim, i rrethit të Sarandës.

                                                         Vijon nga numri kaluar

Në përkujtim të ish-bashkëvuajtësve të mi të paharruar

Megjithëse jam në moshën 79 vjeçare, i verbër dhe me shumë fraktura në kokë, memoria ime në këtë moment më kujton disa nga klerikët katolikë, të cilët më kanë dhënë dije por, nga dhjetëra e dhjetëra që kam takuar në Burrel, po përmend dy priftërinj, veprimet dhe thëniet e të cilëve më kanë mbetur në kujtesë.

Atë Pjetër Mëshkalla nga Shkodra

Në një nga shumë rastet ish kryeministri Mehmet Shehu shkon në Shkodër, në famullinë e tij, dhe i thotë që; At Pjetri, të bëhej kryeministër. Ati i përgjigjet: “Unë jam prift dhe nuk mund të bëhem kryeministër, për të bashkëpunuar me ata që janë në krye të vendit e që janë më të këqij se djalli”. Pak kohe pas kësaj At Pjetri u burgos. At Pjetri më shpjegonte sa herë që e pyesja për mitologji dhe shkenca të tjera, e unë që mbaja shënim me endje fjalët e tij.

Mbasi kaloi shumë tortura gjatë njëmbëdhjetë viteve burg, në dhomën nr. 10 në burgun e Burrelit, Mehmet Shehu shkon e takon Atin dhe i thotë: “Hë Pjetër Mëshkalla, kush është më i keq, ne apo djalli”? Ati i përgjigjet, duke rënkuar: “Eh, i mjeri popull fisnik kë ka në krye, me 11 vjet prova që as djalli vetë nuk i ka ba dhe thotë kush është më i keq, na apo djalli”?!

Mehmetit ju ngritën qimet përpjetë dhe i xhindosur dha urdhra prej xhahili, që terrorizuan jo vetëm Ati Pjetrin, por edhe dhjetëra të tjerë, shumica e të cilëve u morën dhe nuk u kthyen më të gjallë. Mbas shumë vitesh, ndërmjet 1974 dhe 1979, në burgun e Ballshit, unë dhe tre bashkëmoshatarë pyesim At Pjetrin për disa mitologji, në qoshe të kapanonit.

Në këtë moment vjen komandanti i burgut Sami Kamberi me 4-5 policë e oficerë të tjerë dhe pyet: “Çfarë po bëni”? Njëri nga ne i përgjigjet: “Zoti komandant, ne po rrimë”. – “Po ai më i moshuari që po ju flet, ndërsa ju e dëgjoni me aq vëmendje, mësues ka qenë”? – “Jo zoti komandant, nuk është mësues, është prift katolik”.

Komandanti u afrua dhe i thotë Atit: “Shumë na luftoni ju ne komunistët”. At Pjetri i përgjigjet: “Po zoti komandant, ne ju luftojmë me këtë (duke vënë gishtin tregues në gjuhë), kurse ju na luftoni me këtë” (duke lëvizur gishtin tregues sikur qëllon me armë). Një nga xhahilët tentoi ta godiste Atin dhe ta fuste në birucë, por burrëria dhe karakteri i komandantit nuk e lejoi këtë veprim të shëmtuar, duke i dalë në mbrojtje At Pjetrit.

Dom Nikoll Mazreku

Në dhomën nr.5 në Burgun e Burrelit, disa muaj para vrasjes së Mehmet Shehut, i vdes nëna një nga bashkëvuajtësit që kishte qenë operativ Sigurimi. Të burgosurit po shihnin njëri-tjetrin në sy, nëse duhej apo jo t’i shprehnin ngushëllimet. Dom Nikolla thotë: “Dëgjoni këtu, ne duhet t’i vemë për ngushëllim t’i themi kryet shëndoshë, se nuk jemi si ata, që kur ju vdes një i afërmi tyre, nuk i venë për ngushëllim, por për t’i rrëmbyer ndonjë plaçkë, a ndonjë send”. Këto fjalë vajtën në komandë dhe në dhomën ku flinim mbi 30 vetë, rrinin edhe një pastrues dhe një kuzhinier, ish koloneli D.G. i diktaturës, të cilët pa pikë dyshimi spiunuan. Pas 2-3 ditësh vjen në dhomë operativi i burgut me 5-6 xhahilë dhe direkt shkojnë tek Nikoll Mazreku, të cilit i thotë operativi:

“A e di që është e ndaluar të shkosh nga njëri dyshek tek tjetri që nuk është pranë teje? – “Po zotni, por nuk vajtëm për t’i dhënë mësim, se e di që nuk lejohet, por i vajtëm për ngushëllim, se i ka vdek nana”. –“Po pse i vajte”? – “I vajta se na kështu e kena, kur vdes baba, ne vemë për ngushëllim dhe jo si ju, që vini për t’i rrëmbyer ndonjë send”. Në këtë moment policët ju vërsulën duke e goditur, i thyen nofullën dhe të mbytur në gjak, e futën 30 ditë në birucë prej nga Perëndia e di si doli gjallë. Në të njëjtën kohë edhe mua me gjashtë shokë të tjerë që i shkuam për ngushëllim, na futën në birucë për 30 ditë.

Hafëz Ali Zëmblaku

Teolog i shquar dhe me karakter burrëror të veçantë, politikan dhe antikomunist me bindje patriotike të shquara. Kur fliste ky në burgun e Burrelit, të gjithë të burgosurit intelektualë, kleri katolik dhe dy vëllezërit, Koço e Arqile Tase, e dëgjonin me shumë vëmendje. Unë, me këtë figurë si dhe dy vëllezërit Tase, teologë, politikanë, filozofë, nuk kam jetuar, sepse ata ishin të moshuar dhe shumë vite para meje në burg, por thëniet e tyre, filozofitë e tyre, sido që regjimi i egër kishte censurë shumë të rreptë, shkonin nga memoria në memorie. Unë i pyesja, i dëgjoja me vëmendje e kënaqësi dhe mbaja shënime që i mësoja përmendësh.

Profesor Gjergji Komnino

Këtë poliglot, linguist etj., etj., e kam patur nëntë muaj në dhomën nr 9. Gjatë Luftës së II-të Botërore, kishte qenë këshilltar i misionit anglo-amerikan në Shqipëri. Edhe ky më ka dhënë mësime nga më të ndryshmet, deri në astronomi por, kur u ndamë nga dhoma, më la disa dorëshkrime të tij të periudhës së luftës, ku ndër të tjera tepër sekrete ka trajtuar dhe veprimet agjentureske dhe aventureske të diktatorit të kombit shqiptar.

Kur u ndamë më la një porosi, duke më marrë librin e astronomisë më thotë që; mos u merr më me astronomi, se tipi tënd dëmton shumë sistemin nervor. Mua më bëri shumë përshtypje kjo fjalë dhe pyeta një katolik me emrin Viktor Kujxhia nga Shkodra, i cili kishte bërë mbi 20 vjet burg. I them: “Profesor Gjergji më la një porosi, që mos merrem më me astronomi”. Zotëria më thotë: “Astronomët në përgjithësi, para se të vdesin, lajthitin”.

Kudret Kokoshi

Ishte vlonjat, shumë inteligjent, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Itali. Pavarësisht se nuk kam jetuar me të sepse ka qenë para meje në burg, por nga shumë thënie të tij regjistrova në memorien time që në Burrel, një poezi e nënës së tij. Edhe vlonjatët e tjerë tregonin që ajo ka qenë një nënë heroinë, sepse vinte në Burrel në këmbë, e rreckosur dhe e rraskapitur, për të takuar djalin e saj. Edhe nëna ime, jo se është nëna ime, por është heroinë se e kanë prozvalur dhe i kanë bërë presion të jashtëzakonshëm, madje edhe sekretari i parë i Qarkut Korçë, i pashpirti Mihallaq Ziçishti.

Xhelatët e kuq, i burgosuri politik dhe miu

Në një nga shumë qelitë e mallkuara të diktaturës, ndodhi e pamundura dhe e pabesueshmja, por R.A. dhe 5-6 ish- bashkëvuajtësit e tij brenda në qeli… sa herë fusnin lugën në gojë, nuk kishte sesi të mos u kujtohet, kur 3-4 xhelatë u vinin në birucë, jo më pak se tre herë në ditë-apel dhe i torturonin në mënyrën më shtazarake. Birucat ishin plot minj. Gjaku në çimento, kishte një erë më të tmerrshme sesa minjtë e ngordhur. Kur hynin xhelatët në qeli, me shkopinj gome, dikush me dru e tub gome, i vërvitnin mbi trupat e të burgosurve. Në një rast vritet një mi i vogël.

Të gjashtë të burgosurit ishin shtrirë përtokë, të gjakosur, dikush pa ndjenja. R.A., i thyejnë një dorë e para fytyrës së tij, ndodhej miu i vogël i vrarë. Xhelati i shkel dorën e gjakosur e të thyer viktimës. Me çizmen e zezë të tij dhe  shkopin e gomës në kokë, i thotë: “Haje miun”. Viktima

ulërin nga dhimbja, por xhelati i rëndon më tepër në dorën e dëmtuar viktimës dhe shkopin e gomës ia lëshon mbi zverk. Viktimave dorën e lirë të nxirë nga shkopinjtë, thuajse krejt i pafuqishëm, e hedh miun në gojë, i cili kalon në barkun e vet.  Xhelatët largohen tepër të kënaqur, se  e  kryen me  sukses detyrën e tyre./ Memorie.al

DISA NGA BASHKËVUAJTËSIT, I PAHARRUARI QOFTË KUJTIMI I TYRE…

  1. HEKURAN SHYTI – KORÇË
  2. DURIM SHYTI – KORÇË
  3. SKËNDER SHAHOLLI – BILISHT
  4. BENJAMIN CAKRANI – FIER
  5. ESHEREF ZAGORÇANI – POGRADEC
  6. PJETËR ARBNORI – SHKODËR
  7. DHORI GËRNJOTI -KORÇË
  8. TODI NAKO – KORÇË
  9. FOTO PROKO -KORÇË
  10. MARKO PAPAPAVLLO – KORÇË
  11. MARKO VRETO – KORÇË
  12. VEHBI HOXHA -DIBËR
  13. SAKIP KALOSHI – DIBËR
  14. FAIK HOXHA –SHKODËR
  15. BEL STAROVA – POGRADEC
  16. HAKI SLATINA – POGRADEC
  17. SKËNDER BARIU –DURRËS
  18. JASHAR MEKA – BILISHT
  19. SELAMI MEKA – BILISHT
  20. RREXHAI, NJAZI DHE ZENI AGOLLI – KORÇË
  21. GËZIM MEDOLLI – KORÇË
  22. EDI KAPSHTICA – KORÇË 

 RROFSHIN E QOFSHIN… 

  1. ËNGJËLL FIDANI – KORÇË
  2. PETRIT BAZELLI – KORÇË
  3. YLBER MERDANI – KORÇË
  4. MINELLA ÇAMI- KORÇË
  5. KASTRIOT HASANKOLLI – KORÇË
  6. SAMI HASANKOLLI – KORÇË
  7. ILIR KAPO – TREN, BILISHT
  8. EDMOND HAXHIA – BILISHT
  9. SULEJMAN DEDE – BILISHT
  10. ZENI HADRI – KORÇË
  11. BEDRI ÇOKU- TIRANË
  12. KURT KOLA – TIRANË
  13. EDMOND HALIMI – TIRANË
  14. TOMORR MAÇI – TIRANË
  15. ADEM XHAFERI – TIRANË
  16. SHIK STËRMASI -TIRANË
  17. HALIT ZAIMI – TIRANË
  18. VLADIMIR BALLUKU – TIRANË
  19. VLADIMIR XHELO – TIRANË
  20. TANUSH KASO – TIRANË
  21. KUJTIM LUZI – VLORË
  22. KUJTIM MURATI – VLORË
  23. LEK BEJO – VLORË
  24. ENVER SHAQIRI – VLORË
  25. MURAT & BARDHOSH GJONZENELAJ – VLORË
  26. ETEM IBRAHIMI – VLORË
  27. PETRIT VELO – VLORË
  28. GJON LALA – DURRËS
  29. HYSEN HAXHIA – DURRËS
  30. AGRON HADRI – DURRËS
  31. NJAZI LULI – DURRËS
  32. MEHDI DEGOLI – DURRËS
  33. DEMIR & MET POJANI –ELBASAN
  34. ADEM ALLÇI – DURRËS
  35. RUZHDI KRAJA – SHKODËR
  36. PETRIT KRUJA – SHKODËR
  37. BAJRAM DERVISHI – BERAT
  38. BASHKIM NUREDINI – BERAT 
ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në qershor 1965, Federata e Basketbollit bën një nga padrejtësitë më të mëdha që njihte sporti shqiptar: vendos që finalja ‘Vllaznia’- ’17 Nëntori’ të zhvillohej në...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv

Next Post

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si...”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

Artikuj të ngjashëm

“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Dossier

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 26, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Edhe pse isha i verbër, policët Mustafa Lika, Agim Kërtuka, Nikollë Skana dhe Ramazan Lika, më kanë futur në birucë me lagështirë dhe ata…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit, që vuajti 26 vite burg

December 24, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Ridënimin tim në kampin e Ballshit, ma përgatitën operativi i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës, me hetuesin Enriko Anastasi, të cilët…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit

December 24, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”

December 24, 2025
“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Petrit Dume na mbajti për kafe, pasi ai ishte në dijeni të skenarit për Teme Sejkon dhe na tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral-lejitnant Rrahman Parllakut, për ish-Kundëradmiralin e Flotës Detare

December 20, 2025
Next Post
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si...”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme